Koha e luftës dhe koha e paqes?!

0
323
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Kur e kthejme kujtesën mbrapa, na kujtohen vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, kur edhe filluan të lëkundën themelet e Jugosllavisë avnojane. Ishte kjo e zgjimit demokratik në Kosovë-demonstratat e vitit 1981, dhe ishte kohë e lulzimit të ultranacionalizmit serbomadh. Kjo rezultojë pastaj më serinë e luftërave, në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Ishte kjo lufta më disproporcionale në historinë e lufterave botërore.

NATO, ishte e detyruar të intervenojë kunder Serbisë, për të ndalë gjenocidin dhe etnocidin ndaj myslimanëve në Bosnje dhe ndaj shqiptarëe të Kosovës. Erdhem të koha e pas luftës, por erdhëm gjithashshtu të koha e terbulencave ekonomike shpërthyese. Kur menduam së ka shkuar koha e luftës, Rusia e dikatorit Putin, bëri invazion ushtarak mbi Ukrainen sovrane. Kjo luftë në Ukrainë është duke provokuar edhe paqën në Ballkan.

Nese mendojmë së rajoni është i sigurtë, nuk është krejt ashtu.Rusia dhe Serbia janë duke provokuar një luftë të re, që do të kishte pasoja fatale jo vëtem në Ballkan. Si duket NATO bombat janë të nevoshjme për ta hequr qafe regjimin krininal të Vuqiqit, siq e hoqën qafe regjimin e Millosheviqit. Në shoqëritë demokratike dhe të suksesshme pushteti ndërrohet në çdo kater apo tetë vite, ku qëndrushmeria ekonomike është e gjatë.

Ballkani ende nuk po e ka këtë qëndrueshmëri që 20 vite e më shumë, kur kan përfunduar lufterat.Dhashtë Zoti që shtetet ballkanike mos të presin edhe 20 vite të tjera që të bëhën pjesë e BE-së. Kosova nuk guxon të largohet nga ideja e shtetit modern. Ideja e qdo shoqërie të prosperuar dhe demokratike, është që institucionet të forcohen. Secili duhet të dinë vendin dhe punen e vet, për të ecur ashtu si duhet përpara.

Është koha të veprojmë ndërshmerisht, e jo të flasim për ndershmëri të rrejshme. Ashtu siç është familja e rëndësishme, ashtu duhet të jetë i rëndësishem edhe shteti. Shumë gjatë u vodhë dhe u ropë shteti, nga ata që na kan folur për ndërshmeri dhe për moralitet. Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk ju duhet rrena dhe agresiviteti. Nuk kemi bërë ende hapa të duhur, apo ata hapa kanë qenë të vegjël nga vitet e 90-ta, të cilat vite shënuan, krizën më të madhe të pas Luftës së Dytë Botërore.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.