Vështrim
Skënder MULLIQI
Është të pretendosh të jesh progresiv, democrat, liberal, luftetarë për barazi, deri sa dihet të përballosh atë në një situatë konkrete. Skena jonë politike e lodhur nuk ka zotësi për asgjë. Nese ndodhë që mos të zgjidhet presidenti i vendit, lirisht mund të themi se bëhët fjalë për aktorë të këqij, profitera dhe të lodhur nga dija. Dhe, kjo ndodhi. Këta që po parakalojnë në mediat tona, por për fat të keq në komunitetin akademikë janë si kashtë. Si mund të kemi shtet normal dhe demokratik, kur kemi lojëra të tilla shumë të ulëta, të cilat shumë janë duke i kushtuar vendit, madje mund të na kushtojnë të kthehemi në rezolutën në rezolutën e OKB-se 1244, që është humbje e pavarësisë!?
Askush nuk do të dëshironte një gjë të tillë, së shumë gjak u derdh historikisht dhe në luftën e fundit çlirimtare që të kemi shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan. Vendi humbi me miliona donacione nga BE-ja që është për çdo kritikë dhe dënim.Këto janë momentet me dramatike politike dhe institucionale më pasoja shumë të mëdha, e të cilave nuk ju dihet fundi. Si mund të zhvillohet vendi më qëndrime të tilla kontradiktore, që kanë krijuar një atmosferë shumë të zymtë ? Vendi po shkon në zgjedhje, ku do të kemi më gjasë serish zgjedhje në pamundësi të një koncenzusi politikë për president të vendit.
Nuk u shfrytëzua mundësia që ky ngërç i madh politikë më pasoja të mëdha të kapercehet në momentet e fundit për të shpëtuar Kosova fytyrën para botës demokratike, e cila po hesht për të parë së sa janë në gjendje shqiptarët në Kosovë, të ndërtojnë shtet, apo do të vjen në shprehje thënja e shovenitit serb, Nikolla Pashiqit dhe të gjithë pashiqëve të tjerë deri të Mollosheviqi dhe Vuqiqi, se shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë shtet.Kjo nuk ishte dashur të lejohet të na ndodhë në asnjë mënyrë. Serbia nuk lënë gurë pa levizur që Kosovën para syve të botës demokratike ta paraqees si shtet të dështuar.
Duket së nuk jemi liruar nga indokrinimi komunist ku ideologjitë vijnë në shprehje para kombëtarizmës. Kjo është e tmershme për shoqërinë demokratike që Kosova e konsideron veten. Nuk kemi liri mendimi, e lëre më besimi.Një gjë është e sigurt, nuk nuk ka popull në shoqëritë demokratike që toleron kaq gjatë lojërat e tilla shumë të rrezikshme për fatin e shtetit të vetë dhe kombit përgjithësisht. Si nuk kanë turp, inati dhe ndjenja patriotike që tia bëjnë qejfin të gjithë armiqëve të Kosovës, për diçka që nuk është dashur të diskutohet gjatë , siq është zgjedhja e presidentit të vendit.
Pse shqiptarët nuk i heqin qafe këtë klasë hileqare dhe zullumqare politike pas gjithë këtyre marifeteve të ndyera karshi vendit të tyre ? Kjo nuk guxohet të kalohet në heshtje. Ky duket së është një kompleks historik më shumë pak vlerë. Sikur jemi “mesuar” të na sundojnë të tjerët !Duket së urrejtja dhe mos uniteti janë rrënjosur tashmë thëllë në shoqërinë tonë. Kjo dëshmon më së miri faktin që të gjithë e dinë këtë prej kohësh, por askush nuk e konsideron punën e njerëve të tillë të politikës si diqka e neveritshme.
Jemi bërë spektatorë, që është gadi barazi më veprimet destructive të kësaj garniture politike të paditur dhe lakmitare vetëm për pushtet dhe të mira materjale. Jemi mësuar më ta, si dhe më krizat dhe më budallëqe të ngjashme që ”zbukurojnë“ jetën tonë shoqërore dhe politike. Kjo nuk mund të ndryshojë lehtë, se duket se problemi është shumë më i thellë dhe prek të gjitha nivelet e shoqërisë.
Kjo përbuzje kaq e madhe ndaj popullit nuk ka guxuar të na ndodhë!Jemi duke e bërë gjënë më të gabuar të mundshme që nga përfundimi i luftës në vitin 1999! Prandaj, nuk është qudi së në Kosovë po vazhdojnë të mbretërojnë varfëria, korrupcioni, nepotizmi dhe paaftësia që po mbretëron në këtë vend të bukur nga njerëzit e pa ndërgjegjshem, të padinjitet dhe pa ndjenja për shtet dhe për komb…! Kosovës po i bëhët tradhëti e madhe…! Po zgjohemi pa president të ri duke shkuar në zgjedhje më koston e lartë e të papërballueshme për Kosovën e varfër dhe më nevoja tjera të shumta. Kosova mund të sharrojë më këta njerëz të politikës në baltë deri në fyt.
Sipas deklarimit të fundit të kryeministrit, Albin Kurti, LVV do t’ia hapte rrugën serish zonjes, Osmani nese LDK-ja e propozon për presidente, por që blloku opozitar nuk u paraqitë fare në seancë. Motivacioni përfundimtarë i saj është që me zgjedhje të reja LVV të dobësohet, duke ditur së ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konsioderohet si politikane e cila do të jetë kundershtare e fortë e Albin Kurtit në tubimin e votave. Opozita (LDK), llogaritë që Vjosa Osmani do ti bashkangjitet ose do të bëjë paraprakisht një Listë të vet, duke u futur në koalicion pastaj më LDK-në. Këto mamtematika elektorale hudhen poshtë, kur ka ardhur seriozisht në pyetje fati i Kosovës se pavarur.
Krizat mund të thellohen aq keq sa do të jetë vështirë të riparohen.Po shihet ashiqare se shumë njerëz nga kjo garniturë politike, duhet të largohen më votën e lirë, për t’i lëshuar vend një gjaku të ri politikë, nese dëshirojmë të shpëtojmë atë që mundemi të shpëtojmë. Nese edhe këto zgjedhje nuk prodhojnë ndryshime përmbajëtësore që zor të besohet, atëherë unë për vete nuk e di se çka do të ndodhë më të ardhmën tonë si shtet dhe si komb në Ballkan? Kosova po vihet në rrezik të madh, se interesat përsonale dhe pasurimet , ashiqare janë vu para interesit të qytetarëve dhe para të shtetit të Kosovës …!
Shënim: Skënder, shqiptarët janë muslima jo-shtetformues, e kanë inatin më të madh se arsyen… Nën serbë shkojnë e Albinin nuk e pranojnë… /AÇ











