Libri që u prit mirë edhe në Londër

0
432
Abedin Bajraktari - promovim libri

Abedin Bajraktari përshëndet të pranishmit dhe prezenton librin “Shkolla shqipe në Gjenevë të Zvicrës” të Agim Paçarizit

Hamzë Morina

Në përfundim të muajit maj në kuadër të Qendrës shqiptare, Abedin Bajraktari themelues i Shkollës shqipe Drenica në Londer organizoi promovimin e librit “Shkolla shqipe në Gjenevë të Zvicres” të autorit Agim Paçarizi.

Në fjalën promovuese Abedini përshëndeti dhe përgëzoi autorin për Monografinë dhe falenderoi të gjithe pjesëmarrësit në këtë promovim.

Ky eveniment është vazhdimësi e bashkëpunimit të hershem dhe të suksesshëm që nga themelimi i shkollës shqipe Drenica në Londër me LAPSH “N. Frashëri” në Zvicër. Atëbotë autori i këtij libri A. Paqarizi e ndihmoi fillimisht Abedin Bajraktarin duke furnizuar me tekste shkollore dhe planprograme mësimore shkollën Drenica. suksesshëm përvojat me kolegët nga të gjitha vendet në Europë ku organizohej ky mësim.

Abedin Bajraktari në fjalen e tij përshëndetëse dha një pasqyrë të çartë të sukseseve Bashkëpunim që u thellua me pjesëmarrjen e Abedin Bajraktarit dhe Selman Lokajt, mësimdhënës i kësaj shkolle në Konferencen e parë kombëtare të shkollës shqipe në diasporë të mbajtur në Qershor të vitit 2003 në Bern të Zvicres, ku shkëmbyen të Shkollës shqipe Drenica duke falënderuar bashkëpuntorët që ndihmuan në themelimin e kësaj shkolle në Londër ku veçoj kontributin e z. Faik Zasella dhe Selami Sylejmani.

Para të pranishmëve prezentoi librin dhe përgëzoi autorin për punën e suksesshme në këtë monografi dhe fjalën ja dha Hamzë Morinës, mësues në pension në Zvicer, për të njoftuar të pranishmit me Autorin Agim Pacarizi dhe per të dhënë një vështrim të shkurtë për Monografinë ” Shkolla shqipe në Gjeneve”. Ai foli njëherësh për rëndësinë e botimit të kësaj monografie dhe në përgjithësi për rolin e mësimit shqip te femijët shqiptarë në kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave, duke u mundesuar këtyre fëmijëve për ta ruajtur dhe kultivuar gjuhën e tyre të shenjtë.

Ai pos tjerash potencoi:

“… Anipse nga kantoni i skajshëm i Zvicrës, nga Gjeneva, Agimi asnjëherë nuk u ndal që punën dhe sukseset e tij t i ndaj bashkë me kolegët në pjesët tjera të Zvicrës. Ishte prezent në të gjitha takimet dhe manifestimet që mbaheshin kudo në zvicër duke treguar shembullin e mirë të bashkëpunimit me të gjithë kolegët në kantonet tjera, anipse duhej sakrifica në kohë e shpenzime për të arrijtë në vende të caktuara ku prezentonte me nxënësit e tij dhe mësimdhënësit tjerë të Kantonit të Gjenevës në Programet e përvitshme me rastin e Festave kombëtare e ku shkëlqente me pregaditjet që paraqiste. Kështu i palodhshëm dhe i suksesshsëm dallohej si shembulli i mirë në drejtimin e shkollës shqipe të mësimit plotsues, gjithmonë i rregullt, bashkëpunues dhe udhëzues i drejtpërdrejtë.
Prandaj ishim të privilegjuar që ishim bashkëpuntorë të tij në misionin e shenjtë – kultivimin e gjuhës te gjeneratat…

Kështu Agim Paçarizi llogaritet ndër shqiptarët që arsimimin e kishte jo vetëm profesion por në radhë të parë mision kombëtar dhe këtë mision e kreu me sukses, duke vënë prioritet mbi të gjitha prioritetet.

Libri ka një strukturë të ngjeshur dhe paraqet një pjesë të rëndësishme të punës që LAPSH “N. Frashëri” në Gjenevë ka bërë brenda këtyre 3 dekadave pa ndërprerje. Monografia sjell tek lexuesi një pasqyrë suksesi ku janë të ngjizuara mirë puna e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve shqiptarë në këtë kanton e ndihmuar dhe mirëkuptuar edhe nga strukturat shkollore dhe pushtetore të Gjenevës. Si rrallëkund mund të shifet një bashkëpunim i ndërsjellë i këtyre segmenteve strumbullar i të cilave ishte vetë Agim Paçarizi, udhëheqësi dhe ideatori i tërë punës mësimore në këtë kanton dhe në fund edhe përpiluesi i kësaj Monografie.

Kush do ta jipte më mirë këtë pasqyrë pune se sa vetë ai që ishte i angazhuar drejtpërdrejtë dhe i kishte dhënë zë këtij aktiviteti sublim në këtë Kanton. S më mbetet tjeter pos ta përgëzoj për punën dhe kujdesin qe përmes kësaj monografie po e pasuron mbamendjen historike të një pune aq të nevojshme anipse të lodhshme. Shpresoj që edhe libri i tij të pritet mirë nga kolegët dhe opinioni arsimdashës shqiptar jo vetëm në Gjenevë e Zvicër po edhe më gjërë në trojet shqiptare dhe në diasporë, ku Agimin e njohin si njeri të sakrificës.

Ne kolegëve të tij na mbetet vetëm ti urojmë shëndet dhe punë të suksesshme në moshën e tretë, duke qenë gjithmonë të lumtur që në këtë rrugëtim patëm edhe mikun tonë dhe kolegun e nderuar Agim Paçarizi.”

Në takim folën edhe të pranishmit tjerë ku vlen të veçohet elaborimi i mësimdhënësit të suksesshëm të mësimit shqip në Londër Z. Lutfi Vata, Drejtor i shoqatës “Ardhmëria” dhe i shkollave shqipe në Londër i cili ka vite që udhëheq dhe kontribuon në masivizimin e mësimit shqip në Londër. Ai me kolegët vazhdojnë edhe më tutje organizimin e këtij mësimi dhe bashkëpunimin me LAPSH në Zvicër. Ai para disa vitesh me kolegët e tij të shkollës shqipe në Londër kishte bërë një vizitë disa ditore në Kantonin e Zürichut ku kishin shkëmbyer përvojat e tyre me koleget dhe kolegët e këtij kantoni.

Të veçanta ishin edhe prononcimet e kolegut të Abedinit, Z. Selman Lokaj i cili foli për rëndësinë e librit në mbamendjen historike si dhe Fjala e biznismenit Selami Sylejmani i cili s’la pa përmend ndihmën që ofrojnë shumë bisnese shqiptare për këto aktivitete të rëndësishme.

Fjala e artistit nga Shqipëria, Z. Tomorr Kokona nga “Anglo Albanien Art Association” kishte të bënte me rëndësinë e këtyre organizimeve për mërgatën dhe senzibilizimin e tyre në ruajtjen e kulturës dhe traditave të hershme si dhe bashkëpunimin me vendasit, duke transmetuar te ata drejtpërdrejtë pasurinë kulturore dhe gjuhësore të Shqipërisë e Kosovës.

Në fund Autori i librit Agim Paçarizi falenderoj Qendrën shqiptare dhe kolegët që organizuan këtë promovim në veçanti Z. Abedin Bajraktari dhe të gjithë pjesmarrësit për interesimin për librin.

Ekzemplarë falas të librit u shpërndau të pranishmëve, të cilët ishin shumë të interesuar për punën e autorit dhe përmbajtjen e librit.

Hamzë Morina flet për Autorin dhe librin para të pranishmëve

Autori i librit dhe Hamzë Morina para shtatorës së kryetrimit shqiptar Gjergj Kastriotit në Londër. Një krenari e ligjshme!

Bashkë me organizatorin Abedin Bajraktari pranë Urës së vjeter në Londër

Foto me pjesmarrësit në promovim

Me artistin shqiptar Tomorr Kokonën nga British Albanien Art Association në Londër

Një dhuratë edhe për biznismenin dhe prindin e nderuar Selami Sylejmani

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.