NJË LLOGARI E THJESHTË – PSE JAM KUNDËR RAMËS?!

1

Foto si ilustrim

Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

pastaj të shohim, a po më jepni të drejtë mua, apo Ramës

Shumë njerëz nuk hyjnë në detaje, por kjo botë është llogari, Olimbi! Rama po hyn në xhepin tim, e ka bërë tash 12 vjet!

Në Gjermani, një makinë normale paguan një taksë qarkullimi në vit, rreth 350 Euro.

Në Shqipëri, një pjesë të kësaj takse e paguan edhe përmes konsumit të naftës, sepse paguan edhe në dy vende të tjera. Të shohim se sa është kjo shumë në krahasim me Maqedoninë.

Tani në rastin tim, unë blej ta zëmë reth 500 Euro naftë në muaj (303 litra naftë, ku prej tyre Rama më merr 195 litra), nga këto në 100 Euro Rama më merr 39 litra naftë taksë në krahasim me Maqedoninë, i bie 39 x 5 x 1.65 lekë për litër = 321.75 lekë në muaj (ta zëmë 320 Euro). Pra Rama më merr mua në muaj 320 Euro në naftën që blej, në krahasim me Maqedoninë, gati aq sa më merr Gjermania në vit taksë qarkullimi.

Në vit taksa e qarkullimit, që unë paguaj përmes naftës në Shqipëri, edhe pse me makinë gjermane, i bie:

320 x 12 = 3 840 Euro në vit.

Nëse unë në vit blej 6000 Euro naftë, nga këto, Rama më merr mua 3840 Euro më shumë se në Maqedoni. A nuk është krim ky? A e kuptoni tani arsyen pse Rama nuk e ulë çmimin naftës? Se po e vjedhë mirë popullin shqiptar. Dhe pse unë jam hapur kundër kësaj hajnie të pafytyrë të qytetarëve shqiptarë, dhe kundër politikës së Ramës…


I shtojmë kësaj faktin, që thotë Adriatik Lapaj se në Shqipëri gjysma e naftës hyn kontrabandë. Dhe ajo shitet me të njëjtin çmim në treg. Sikur e gjithë nafta që shitet në Shqipëri me 50 cent për litër më shtrenjtë se në Maqedoni, ta zëmë, do të zhdoganohej, shteti do të fitonte të njëjtën shumë në vit, nëse çmimi i naftës do ulej automatikisht me 25 cent. Pra, kemi hajni të dyfishtë, se çmimi nuk ulet, plus gjysma e naftës hyn kontrabandë – pa doganë.

Duhet të merret parasysh edhe fakti, se çmimi i naftës rrit edhe çmimet e produkteve të tjera – siç edhe ka bërë realisht, pasi rritet kostoja e transportit.

Shënim: Krahasimi me Mqedoninë si vend i rajonit u bë pasi në Maqdoni me 100 Euro blen 96 litra naftë, në Shqipëri blen 57 litra, ose 39 litra më pak se në Maqedoni, në 100 Euro naftë.

1 KOMENT

  1. z. Çokaj,

    Ju lumt për shkrimin, të cilin e ilustroni edhe me foto.
    E keni bërë edhe llogarinë e përpikët – në lekë dhe në €uro,
    Keni plotësisht të drejtë Ju, e jo Rama, i cili i “hyn në hak” qytetarit (popullit) të vet, ndaj të cilit tregohet i paturpshëm.

    Të qeverisësh do të thotë të përpiqësh dhe të arrish të përhapësh, moral, karakter dhe kënaqësi të populli (yt).
    Edi Rama, bën të kundërtën!
    Po e përmbylli komentin me këtë urti:
    Nëse nuk ké cipë e turp, bëj çka të duash!…
    *
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.