Milazim Zeqiraj
Në shesh, kafe, qajtore e televizion
ka plot llafe të mënqura hiq pa hile.
Bisedohet shumë për politikë së nuk kushton,
është produkti i lirë që të gjithë e dinë
pa pritesë njeriu për politikë bisedon.
2.
Njëri thot si ka thën Shaban Binaku,
Tjetri thot si ka thën Hegeli,
Tjetri tho si ka thën Muhamedi a.s
Tjetri thot si ka thën Jezusi
Tjetri thot si ka thën Adem Demaqi
Tjetri thot si ka thën Ibrahim Rugova
Tjetri thot si ka thën Sali Berisha
Tjetri thot si ka thënë Hashim Thaqi
Tjetri thot si ka thën Edi Rama
Tjetri thot ka than Albin Kurti
e keshtu më rradhë thënjët e tyre duke i citu.
Gjdo njeri nga ata mundohet
thënjët e tyre më i interpretu
edhe pse ata, kurr në jetë nuk i kan taku.
Të gjithë flasi më rend, ndonjëher përnjëhere
bëht si më qenë në mulli.
Nuk kupton njeriu çka thonë
por as vet llafet e veta si kuptojnë.
Asnjëri nga ata që thënjët e tyre i tregojnë
Por as vat ata, ato thënjë si kanë thënë.
Andaj llafe rrugë duhet cilsu
vërtetë tek ata njerz, ato figura kan ndiku.
5.12.23