HAKIF HAMITI, VEPRIMTAR I PËRHERSHËM PËR LIRI

0
331
Hakif Hamiti

Hakif Hamiti

Gani I. Mehmeti

Ndodh që disa të rinjve u caktohet e ardhmja e tyre për shkaqe të ndryshme qç në rininë e tyre të hershme, pa dëshirën e tyre, kështu siç ndodhi me Hakif Hamitin.

Hakifi ishte nxënës i shkollës fillore kur u mor me organet e ndjekjes dhe të gjyqësisë, çka ndikuan edhe në ndërprejen e shkollimit dhe të orientimit të tij në punë fizike, përkundër dëshirës së madhe për shkollim që e kishte.

Për terrorin serb në tokat shqiptare, Hakifi i dëgjonte nëpër oda, ndërsa padrejtësitë mes serbëve dhe shqiptarëve po i shihte me sy në fshatin e tij. Kjo e frymëzon ta dua Lirinë dhe nis të shkruajë ndonjë vjershë për dshurinë ndaj Adheut dhe çlirimit të tij. Dhe, për shkakun  vjershave me tematika atdhetarie, Hakifit i bie të shohë drejtpërdrejt se çfarë ishte armiku, i cili përkundër torturave, nuk u thye kurrë, vetëm sa vinte duke u kalitur gjithherë e më shumë, pa u ndalur kurrë me çka mundi, deri me çlirimin e vendit, kur edhe u kthye nga Kroacia në Kosovë përgjithmonë.

Për herë të parë Hakifi ishte burgosur më 4 janar 1964 në kazermën, gjatë shërbimit ushtarak! E mbajnë në Leskovc 22 ditë dhe e nisin për në Beograd, nji natë, pastaj në Zagreb e prej Zagrebit në Rijekë. Në Rijekë e mbajnë tri netë.

  • Ama, vinte polici, pendrekun qushtu, – e mban dorën përpjetë Hakifi. – Po une isha i ri atëherë. Ka ardhë edhe m’ka kqyrë drejt e në sy edhe në krye! – rrfen Hakifi, që mban mend mirë atë kohë dhe ato ngjarje.
  • Ti, nuk je hajn! – tha edhe shkoi.
  • E diti mirë se nuk jam për hajni! Sharje e rrahje nga udbashat serbë në Prishtinë sa kam ndenjur në Prishtinë! – rrëfen Hakifi deri sa kishte ndërhyrë njëri nga shqiptarët, që ishte bashkfshatar i dhe, natyrisht, e njihte shumë mirë.

Hakif Hamiti është fëmija i parë i Shaban (Tan) Kadri Hamitit nga Sfeçla dhe i Shahe  Mehmeti – Hamiti nga Pakashtica, bija e Kadri Mehmetit. Hakifi lindi në vitin 13. 2.1943, pra në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur bota ishte në zjarr, por mirë që lindjet nuk ndalen as në kohën e luftës, se të rinjtë dhe dashuria nuk pyet as kushte e as nuk zgjedh momente. Ajo bën punën e vetë, dhe, mirë që është dashuria, kurrë mos u shoftë, se Dashuria është mbreti i botës.

Shaban Hamiti, i biri i Kdrisë, ishte një burrë i matur, trim dhe Atdhetar. Ai me tërë qenien ka bërë çmos që të luftojë armikun shekullor të shqiptarëve, Serbinë. Ai ishte plagosur në luftë si pjesëmarrës në luftën partizane kundër fashizmit gjerman. Kishte qenë në një nga spitalet në Serbi në shërim, pasi ishte plagosur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, edhe aty nuk kishte heshtur në asnjë moment, duke folur e kundërshtuar  secilin që kishte folur a kishte dashur të vepronte kundër lirisë së popullit shqiptar në Kosovë.

Ndërkaq, nëna e tij ishte një grua fisnike, edhe kjo donte lirinë, ani pse aso kohe Nënat shqiptarte ishin pothuaj të gjitha analfabete e të pazëshme. Ishte bija e Kadri Mehmet Pakashticës, që kishte vuajtur shumë, por kurrë nuk ishte dorëzuar dhe kishte fituar një autoritet si burrë i matur.

Shaban Hamiti ishte edhe orator dhe mjaft i ditur. Ai pati shtatë fëmijë gjithsejt: katër djem dhe tri vajza. Edhe pse vetë vdiq në fillim të viteve të 90-ta, djemtë e tij morën pjesë në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare  të Kosovës të gjithë, të katërtit, nisur nga Hakifi e pasuar nga tre djemtë tjerë, njëri pej tyre, emër i njohur edhe  si luftëtar e bashkëluftëtar me Bekim Berishën – ABEJNË më parë në Kroaci e pastaj edhe në Luftën e Kosovës.

Hakif Hamiti  nisi me veprimtarinë atdhedashëse qysh heret, si i ri, sa ishte në shkollën fillore. Ai nuk po mund të duronte shkiet, sidomos në Sfeçël që ka pasur një numër të madh kolonësh të vendosur pas vitit 1912, kur Kosova u pushtua nga serbët dhe mbeti nën sundimin e Serbisë.

Ai nuk kishte fuqi të bënte diçka të madhe aso kohe si i ri, por kishte mundësi të reagonte, të shprehte pakënaqësinë e të kundërshtonte ndaj tyre përmes ndjenjave të tij kombëtare e përmes vjershave të shkruara atë që ia ndiente zemra – për çlirimin e Kosovës nga serbët.

Pikërisht me zënien e një poezie të shkruar nga ai si nxënës i shkollës fillore, u burgos dhe nisën përndjekjet, vuajtjet e tij nëpër burgjet serbe. Serbët kishin menduar se ai do të hiqte dorë nga veprimtaria e tij atdhedashëse e politike, por jo, ai vetëm sa po kalitej më shumë, sa po e donte lirinë edhe aq më shumë, sepse edhe po e kuptonte se pikërisht atë që ta ndalon armiku duhet të luftosh e ta marrësh. Dhe të kundërtën, atë që ta jep armiku – mos e merr. Hakifi po kërkonte atë armiku e kishte ndaluar – Lirinë.

Dënimet që pasuan e ndanë edhe nga shkollimi, por edhe ashtu, ai nuk u ndal asnjëherë. Dhe kur e pa se duhej ndihmuar në çfarëdo mënyre familjen, pse po i mungonte edhe buka, ai shkoi në vende të ndryshme për të punuar, por vehten e gjeti tek kur shkoi në  Kroaci. Kroacia ishte një republikë më demokratike dhe aty nisi me punë deri në pension, mbasi më parë kishte bredhur për pak kohë edhe në Serbi, Mal të Zi e në Austri.

Ai me kroatët kishte gjetur një gjuhë të përbashkët, sepse edhe vetë kroatët po mendonin që një ditë duhet të bëheshin shtet më vete, duke e copëtuar Jugosllavinë e Titos dhe duke u ndarë nga Serbia, e cila kishte shtrirë ndikimin në çdo lëmi të jetës në Jugosllavi. Mirëpo, edhe kundër kësaj, Sllovenia dhe Kroacia me traditë demokratike, po punonin me të madhe dhe kishin ecur shumë më përpara se sa republikat e tjera të Jugosllavsë, pra edhe më përpara Serbisë. Ato kishin ndërtuar shumë fabrika dhe kishin nevojë për punëtorë, shumë prej shqiptarëve kishin marrë pjesë si punëtorë krahu në ndërtimin e Kroacisë.

Gjatë viteve të 90-ta, Hakifi ka bashkëpunuar me Pjetër Arbnorin, për të cilin ka fjalët më të mira si një patriot e shqiptar i vërtetë dhe shumë i matur.

Ka bashkëpunuar në Zagreb me vëllezërit Berisha, Fran Berishën, Mirash Berishën, Tomë Berishën,  dhe me të gjithë vaprimtarët që ishin në Kroaci, Slloveni e në Shtutgart të Gjermanisë, si dhe me të gjithë veprimtarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Kosova në Zagreb. Ai i ka siguruar shpeshherë  hotelin prijësit, vizionarit e kryetarit të parë historiktë Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke qenë me të sa herë gjendej në Kroaci.

Hkifi ndihmoi me organizime edhe luftën e Kroacisë kundër Serbisë. Ndihmoi shqiptarët e përndjekur nga Serbia që shkonin në Kroaci për pajisjen me dokumente atje, sepse shumica shkonin pa dokumente.

Gjithsesi, Hakif Hamiti ndihmoi e organizoi edhe luftën në Kosovë, duke i sjellur 244 shqiptarë nga Kroacia për t’u inkuadruar në luftën e Kosovë, pastaj ai  ndihmoi edhe me grumbullimin e sjelljen e armatimit në Kosovë gjatë luftës.

HAKIFI DHE DOBROSLLAV PARAGA

Hakif Hamiti ishte shok ideali me Avdi Latifin, Heroin e Mbijetesës së Kombit, ish të burgosurin politik, i cili ka vuajtur 18 vite burg të rregjimit fashsit të ish Jugosllavisë e Serbisë!

Po përmes Avdi Latfit, kishte marrë numrin e telefonit të disidentit kroat, Dobrosllav Paraga, tek i cili, Avdiu e paraqet një patriot dhe veprimtar të shquar  për luftën kundër serbëve.

Paraga, i beson Avdi Latifit, e pranon për shok Hakifin dhe bëhen shokë të pandashëm për gjithë kohën sa Hakifi po jetonte në Kroaci.

Në një rast, kur Dobrosllav Paraga ishte burgosur, se si kishin rënë në gjurmë lidhjes së Hakifit me të dhe tani ishin munduar ta paraburgosin edhe Hakifin. Hakifi kishte biseduar përmes telefonit me Paragën, por jo përmes telefonit të tij, por nga telefonat e qytetit. Tani po ju interesonte se nga kush e kishte marrë numrin Hakifi dhe nga ku e kishte thirrur Paragën. Por, Hakifi ishte i regjur  në këso situatash dhe asgjë nuk ju jep nga ajo se si kishte ndodhur. Për numrin që e kishte marrë Hakifi, u thoshte se e kishte marrë pse i interesonte ta gjente një avokat, e babai i tij kishte qenë avokat, pse gjoja se po donte të ndahej nga gruaja, që ishte një maskim,  e ky ishte djalë i avokatit.

Ndërsa, gjatë viteve të 90-ta, Hakifi shkonte lirshëm me Dobrosllav Paragën dhe ndjeheshin të kënaqur dy për shoqërinë që kishin. Hakifi nuk ishte emëruar këshilltar i Paragës, por i ndihmonte si këshilltar si shok, sidomos duke u interesuar se me kë prej shqiptarëve të shoqërohej e me kë jo.

Me të drejtë Paraga kishte fituar besimin tek Hakifi që ishte aq i besës dhe i fjalës së dhënë.  Hakifi kishte arritur në shoqërinë me Paragën, sa, po e këshillonte edhe për disa nga kroatët me kë mund të shoqërohej e me kë jo! Ka raste kur i ka dalë ashtu si e ka këshilluar Hakifi, sepse shoku më i ngushtë për të cilin e dinte Paraga, ia kishte ndarë edhe partinë dhe ishte përpjekur ta vë në pozita të vështira, në mënyrë që ta eleminonte si politikan e kryetar partie.

Ai shkonte pa paralajmërim tek Paraga në çdo kohë, pa pritur në radhë për të hyrë tek ai. Lirisht mund të themi se ishte shoku më i ngushtë i Paragës dhe nuk kishte gabuar Paraga asgjë në këtë drejtim, ndërsa  tjerët duhej të shkonin tek Paraga me regjistër e duke pritur në radhë. Sidomos kur bëhej fjalë për shoqërinë me shqiptarët, Paraga e pyeste Hakifin, a e njef, kush është, a bën për shok? Hakifi i rrëfente pastaj, bën apo nuk bën ta pranonte atë, pse i njihte shqiptarët pothuaj të gjithë.

Ndodhte të mos e dëgjonte Paraga, në ndonjë rast, por më vonë bindej se Hakifi kishte qenë në të drejtë.

Hakifit i ishin ofruar dy civilë të shërbimit sekret, nga i cili kishin  kërkuar eleminimin e Paragës, duke e paguar me qindra mijëra marka gjermnae, por Hakifi ua kishte kthyer preras se, nuk do bënte një punë të tillë për para, sikur edhe njeriun më të keq të kërkonin prej tij ta eleminonte për para!

Për këtë, Hakifi shkon tek Paraga dhe e informon, duke e këshilluar që të ruhet nga njerëzit e shitur.

HAKIFI DHE LIDHJA DEMOKRATIKE E KROACISË

Kur o formua Lidhja Demokratike e Kosovës në Kroaci, Hakifi ishte vetëm si pjesëmarrës, se kishin marrë qëndrim që krejt të burgosurit politikë, të mos kyçen në parti politike.

Mirëpo, Dr. Tomë Berisha e propozon dhe e zgjedhin Hakifin kryetar i Lidhjes Demokratike, duke lënë anash qëndrimin e gabueshëm që e kishin marrë, që të mos përfshiheshin nëpër udhëheqësi të burgosurit politikë, po këtu kishte ndikuar Dr. Tomë Berisha. Tani, Hakifi hyn në vallen e madhe të çështjes kombëtare dhe aty mbetet deri sa kthehet në Kosovë, pas përfundimit të luftës kundër Serbisë, i cili ktheht me krejt familjen, ku jetojnë edhe sot.

Duhet të cekim se Hakifi ka dhënë kontribut edhe më shumë se që u tha këtu në veprimtarinë e Lidhjes Demokratike në Kroaci dhe për Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hakifi ishte i pakënaqur në një rast me Komisionin e grumbullimit të mjeteve për financimin e Republikës së Kosovës në Gjermani, kur u kishte kërkuar para për armatim dhe ata i kishin thënë:

  • Ja, merr sa të duash! – pa i numëruar fare dhe pa marrë kurrfarë reversi me shkrim.
  • Çka edhe pa i numëruar fare, a! Që nesër të thhet se unë paskam marrë kaq e kaq para dhe nuk dihet ku i ka çuar! – Hakifi e refuzon tërësisht mënyrën e tillë të marrjes së parave dhe nuk i merr fare e kthehet pa mjete financiare, deri sa ai me sa mundet të mbledhë para në Keoaci, aq armatim blen dhe e sjell në Kosovë.

Hakifi është i zhgënjyer me kohën e pasluftës. I dhimben dëshmorët e rënë dhe gjaku i derdhur i të plagosurve, torturat e popullit në luftën për liri – për mjerimin që u soll, për humbjen e të gjitha vlerave kulturore, arsimore, edukative, ekonomike dhe në moszhvillimin e vendit, për padrejtësitë që iu bëhen të njerëzv me vlera, dënon përkrahjen e spiunëve të të gjitha kohërave.

Mesazhi i Hakifit është që, përpara intersit shtetëror e kombëtar, të mos vehen interesat individuale të njerëzve, por me vullnet, sinqeritet e dsshuri të punohet në ngritjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.