SHKODRA PROMOVON DHE VLERËSON Z. AZGAN HAKLAJ

2
626
Ilmi Kurti - Ferit Hoxha

Nga Ferit Hoxha

Kur bashkohet Pena, Mendja dhe Shpirti njerëzor, s’ka se si të ndodhë ndyshe vetëm se të mblidhen së bashku botues, shkrimtarë, historianë, profesorë e  intelektualë të fushave të tjera në një ditë të zakonshme si kjo  më datën 04.03.2023 në Shkodrën e Kulturës dhe Traditës, në Shkodrën e bujarisë e fisnikërisë, burrërrisë e trimërisë, të artit dhe shembullit të demoracisë e tolerancës fetare e njerëzore në përgjithësi.

Motivi i këtij bashkimi ishte z. Azgan Haklaj (Mjeshtër i Madh) Presidenti i Unionit Artistik Mbarëkombëtar që solli përpara lexuesve dy librat e fundit në radhë (i teti dhe i nënti):

“JAM DARDAN i MALËSISË së GJAKOVËS”.

“VËSHTRIM HISTORIKO-ANALITIK RRETH SHTETKOMBIT SHQIPTAR”, studim shkencor.

Ky bashkim u realizua falë vullnetit dhe zemërgjërësisë së bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës Atdhetare të Malësisë Madhe (Nderi Kombit) me Kryetar z. Ilmi Kurti (Mjeshtëri Madh), Revistës Pena e Artë me botuese znj. Prenda Sejdia dhe Revistën Fjala me botues z. Gëzim Vuçaj.

I ftuar në cilësinë e Kryetarit të Shoqatës Atdhetare kulturore “Benda” me ftesë të z. Ilmi Kurti, pata nderin të isha pjesë e këtij eventi si një mundësi për të takuar shumë miq nga treva të ndyshme të vendit, si dhe shumë mysafirë nga Dardania dhe Mali i Zi.

Ndjesi të veçantë (të dyfishtë) më dha prezantimi që më bëri mua z. Kurti për audiencën si Kryetari i Parlamentit Shpirtëror për Diasporën Shqiptare – Dega Shqipëri, ku pjesë e Kryesisë (përveç të tjerëve) janë edhe znj. Prenda Sejdia dhe z. Ilmi Kurti, dy nga organizatorët e këtij eventi.

Ky aktivitet u zhvillua në një nga sallat e Hotel “Rozafa” Shkodër nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh” z. Ilmi Kurti, ku me “xhelozi”, dua ta them me të madhe se është një ndër organizatorët  më të mirë përsa i përket eventeve të tilla. Më duhet ta cilësoj se vetëm intelektualë me shprt të madh mund të kenë suksese në evente të llojeve të ndyshme.

Jemi mësuar që promovime të tilla të  bëhen kryesisht në kryeqytete, ose në vendlindjet e autorëve, por falë organizatorëve, Shkodra po e “thyen” këtë tabu, pasi kohët e fundit ka realizuar promovime librash nga autorë të qyteteve të ndyshme brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë.

Ajo që duhet theksuar, është fakti se përveçse promovimit të dy librave me autor z. Haklaj, në këtë event nga diskutantë të ndryshëm u diskutuan shumë çështje të tjera me karakter Kombëtar, sepse për hir  të së vërtetës, vetë  përmbatja e këtyre dy librave është e tillë.

Autori e nis me ndjenjat e tij emocionale për vendlindjen, përshkron shumë qartë Dardaninë, Iliridën dhe përfundon në Çamëri. Ndërsa në aspektin historik ai jep fakte shkencore duke filluar që në gjenezën e Kombit Shqiptar. Me fakte konkrete, autori sqaron shumë qartë  përpjekjet dhe ndikimet e qarqeve të ndyshme (sllave, greke e jo vetëm), për të ndikuar në asimilimin e trojeve shqiptare për shekuj me radhë e deri në ditët e sotme.

Të gjitha këto dhe shumë çështje të tjera u trajtuan me shumë profesionalizëm nga diskutantët gjatë këtij eventi, ku mund të përmendim diskutimin e z. Sazan Guri,  znj. Prenda Sejdiu, Lulash Brigja, Naim Draga nga Ulqini etj.

Gjatë këtij takimi që mund ta krahasojmë me një Konferencë shkencore, përveçse u hodh dritë në shumë çëshjet të ndyshme, sigurisht duke paraqitur fakte dhe argumente të ndryshme duke përfshirë dhe ato shkencore, u dhanë  mesazhe dhe ide kokrete për aspekte të veçanta të çështjes kombëtare në përgjithësi.

Ishin të shumta urimet për z. Haklaj për botimin e këtyre dy librave historikë me vlera kombëtare si dhe për kontributin e tij sidomos në atë të artit dhe të kulturës ndër vite.

Të njëjtat mendime dhe urime me bashkëfolësit ndanë edhe përfaqësuesit e ardhur nga Mali i Zi,  duke e konkretizuar këtë përkrahje me një MIRËNJOHJE  në emër të  Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi me përfaqësues të pranishëm  z. Faik Nika.

Në përfundim të këtij eventi z. Haklaj pasi përshëndeti organizatorët që bënë të mundur realizimin e këtij eventi dhe të pranishmit në sallë, u ndal në disa çështje kombëtare e kryesisht në ato që janë akoma të pazgjidhura sidomos ajo e Luginës Preshevës dhe e çështjes Çame, duke u pajtuar edhe me mendimet dhe idetë e diskutantëve të tjerë.

Pas shpërndarjes së librave duke u shoqëruar me autografe nga autori dhe fotove të ndyshme nga të pranishmit, si rrallë herë ndodh që aktiviteti u “zhvendos”  në Shirokë e pikërisht në Restorant “ALEKSI”, ku për të gjithë të pranshmit u shtrua një drekë nga organizatorët.

Kjo drekë ishte e rrallë në natyrën e vet, sepse të tillë e bëri organizatori kryesor i saj z. Kurti, duke u dhënë mundësinë shumë të tjerëve për të përshëndetur dhe për të dhënë mesazhe të vlefshme. Nuk munguan as shakatë dhe batutat shkodrane, si dhe  këngët dhe vallet patriotike, të cilat dhanë ngjyra e ritëm mjaft pozitiv mes të pranishmëve.

Duke falenderuar z. Kurti për ftesën dhe për organizimin e shkëlqyer, i uroj autorit të këtyre dy librave, mikut tim z. Azgan Haklaj, suksese në shkrime e krijimtari të tjera në vazhdim, si dhe punë të mbarë në drejtimin e Unionit  Artistik Mbarëkombëtar!

KRYETARI I SHOQATES ATDHETARE KULTURORE BENDA
FERIT HOXHA

2 KOMENTE

  1. Mbrodhesite ju shoqerofshin ju dhe Atdheun tone e nderuar për Azgan Haklaj, sa na sillni me ate PENEN Tuaj – Naimjane sa MIGJENIANE. Ju prifte e mira Nga Toronto me org, perkatese me; mbi 100 bashkatrdhetare “Pasues VETERANE* bashkatdhetare, qe me atdheun e per atdheun jetojne, ju ndjekim.

    Ju prifte e mira e kaluar *dhimbjet qe po perjetojme*… Pranvere te begate Ju urojme, mes Atdheut tone… që i kalofshi andrallat që përjetoni. *dajte* sjelle. Juve suksese me PENEN tuaj te ARTE sa ATDHETARE!

    Toronto 18 Mars 2023. Pranvere-PRENVERE ju urojme ne atdheun tone!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.