Agim Gjakova (92 vjeç)
(Dardanisë)
Dardani
kam me të dashtë
edhe kur të më treten eshtrat;
për njerëzit e tu
kam me ndie ngrohtësinë e zemrës
edhe kur të mos bëjë tik – tak;
kam me e rrjepë edhe lëkurën
me të ardhë në ndihmë të jetës
kam për t‘i varrosur të gjitha të ligat e botës
që të jesh zonjë hyjnore.
Prishtinë, tetor 2026











