Drejt kompromisit të fundit politik!

0
140
Albini - parada gay

Shkruan: Florim Zeqa, 09.06.2024

Në ditën kur në Serbi të gjitha forcat politike dhe fetare u tubuan në “Asamblenë Gjithëserbe” apo kuvendin panserb, kryeministri ynë merr pjesë në “Paraden e Krenarisë” nën slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në Prishtinë në mbrojtje të komunitetit LGBTIQ+, që rrënon në themel vlerat e shëndosha të familjes tradicionale shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi.

Rezoluta 1244 lak në fyt për Kosovën

Si asnjëherë më parë, Albin Kurti mes zhurmës së krijuar pas tensioneve në veri dhe tensioneve diplomatike në veçanti, papritur u shfaq në krye të paradës nën slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, duke mbajtur në duar moton e saj “T’du qashtu qysh je”.

Kjo pjesëmarrje e kryeministrit në paradën e komunitetit LGBTIQ e ka për qëllim mbulimin e dështimeve në qeverisjen e vendit dhe mbi të gjitha për t’i ikur presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit njëetnik serb në veri të vendit.

Deshëm apo s’deshëm ne, një ditë SHBA-ja dhe BE-ja do ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy gjëra janë të pakapërcyeshme, Kosova pa humbur kohë duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet ta njohë edhe “De jure” shtetin e Kosovës.

Është koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike mes dy popujve të Ballkanit, në mënyrë që t’i jepet fund luftërave dhe konflikteve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor, për t’i lënë vend paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm politik, me zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë popujt pa dallime etnike dhe fetare.

Sa më parë që të arrihet marrëveshja e detyrueshme ndërkombëtare ndaj të dyja palëve, aq më shpejtë do të shfuqizohet Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën!

Pa heqjen e Rezolutës 1244 dhe miratimin e një rezolute të re, Kosova asnjëherë nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Sigurimit dhe as të bëhet pjesë e organizatës më të madhe në Botë-OKB.

Arritja e marrëveshjes historike mes serbëve dhe shqiptarëve fillon me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, përkatësisht me formimin e Asociacionit nga ana jonë dhe të njohjes “De jure” të Kosovës nga Serbia.

Sikurse që nuk mund të ketë shtet të lirë dhe sovran të Kosovës nën Rezolutën 1244, nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme pa zgjidhjen e drejt të çështjes shqiptare në Ballkan. Përderisa të kenë më shumë ndikim në vendimarrjen tonë politike ambasadorët e shteteve të Quint-it sesa liderët shtetëror, as që do të bëhet fjalë për shtet të lirë dhe sovran!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.