Betejë gladiatorësh në fushë të Diasporës!

0
LDK - Itali - nëndegët - Florimi

Shkruan: Florim Zeqa, 27.11.2024

Liberalizimi i vonuar i vizave erdhi si mundësi e artë e politikanëve (gladiatorëve) të vegjël, që të dalin nga “Koloseumi” i mbyllur i Kosovës në fushë të hapur të Diasporës, që të zhvillojnë fushatë tek elektorati i braktisur dhe larguar, pikërisht shkaku i tyre në shtetet evro-perëndimore.

Partitë pa elektorat në Kosovë, turr e vrap tek mërgimtarët

Kusarët politikë, të cilët tani do i quaj gladiatorë në fushë të hapur të Diasporës, pasi mbetën pa elektorat në Kosovë, turr e vrap tek mërgimtarët, pa fije turpi për t’iu kërkuar voten për mbajtjen, gjegjësisht marrjen e pushtetit!

Ata që në të kaluaren i quajtën “gërrnaqa” e çka nuk i quajtën mërgimtarët, tani po ju thurin elozhe si “pjesa më shëndoshë dhe më me vlerë e kombit tonë, më punëtorë e më atdhetarë, më të mençur dhe vizionarë”!

Kjo lëpirje e politikanëve të dështuar në prapanicë të mërgimtarëve po bëhet vetëm për vota dhe për asgjë tjetër! Ngase për asgjë tjetër politikanëve nuk ju intereson mërgata përveq votës dhe lekut!

Shumë prej atyre mërgimtarëve që sot ju vardisen në kohë fushate politikanëve, pas zgjedhjeve as që do të flasin me ta këta të fundit. Pra, politikanët do t’i harrojnë dhe injorojnë mërgimtarët ashtu siq e harroj Vjosa Osmani elektoratin rugovian pasi u bë presidente!

E nxuna në gojë presidenten, pasi ajo shënon kulmin e mashtrimit për interesa personale në Kosovë.

Por, në fakt të gjithë politikanët e tjerë janë të njëjtë dhe të mjerë, janë lëpirës të prapanicës së elektoratit në Kosovë dhe në Diasporë.

Situata mjeruese dhe trishtuese në Kosovën e zbrazur pa banorë e dëshmon katandisjen që i bën vendit kusarët politik të të gjitha llojeve dhe ngjyrave partiake.

Sot i kemi me qindra fshatra të braktisura dhe po ashtu me qindra shkolla të mbyllura në zonat rurale gjithandej Kosovës, me trend të mbylljes edhe në zonat urbane!

E gjithë kjo për shkakun e keq-qeverisjes 16 vjeçare dhe të politikave të gabuara, pa sigurime shëndetësore, pa përspektivë zhvillimore, pa përkujdesje sociale dhe pabarazi ligjore.

Partitë politike nuk e kanë hallin e shtetit, por të pushtetit

Qytetar të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, mos vraponi pas politikanëve mashtrues dhe të pasur dhe mos u mashtroni nga premtimet e tyre boshe, se pasuria e tyre nuk ka më shumë vlerë se “varfëria” jonë, pasi, si i pasuri ashtu edhe i varfëri në momentin që ikin nga kjo botë nuk marrin gjë më vete!

Veç tjerash, mos e harroni një gjë, pasuria më e madhe e një njeriu në këtë botë është dinjiteti dhe pasuria shpirtërore, gjë e cila u mungon njerëzve të pasur, e në veçanti politikanëve milionerë të pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe abuzive me paratë e taksapaguesve të varfër të shtetit të Kosovës!

Mbetem gardian besnik i atdheut tim dhe mbrojtës i devotshëm i interesave të qytetarëve që me trupat e tyre po qëndrojnë në mbrojtje të trashëgimisë së të parëve të tyre, si dhe mbrojtës i të drejtave të mërgimtarëve, të atyre që rrezatojnë dritë dhe shpresë për jetë në Kosovën Dardane.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.