Noli leninist përballë dy intelektualëve disidentë anti-komunistë Prof. Arshi Pipa dhe Mons. dr. Zef Oroshi

0
2082
Arshi Pipa - Dom Zef Oroshi

“Shqiptarë! Koha e gjakpirësve imperialistë ka për shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë. Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t’i korrim me drapërin e t’i shtypim me çekanin, që t’i shuajnë një herë e mirë nga faqja e dheut”. – Fan Noli, Wien, 3 Shtator 1928, Për Komitetin e Çlirimit Nacional

Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovon çka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët… Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të.” – Prof. Mhill Marku

Regjimet komuniste e kthyen krimin masiv në një sistem të plotë të qeverisjes dhe janë përgjegjës për një numër më të madh të vdekjeve sesa nazizmi ose ndonjë tjetër sistemi politik. Komunizmi, karakteristika përcaktuese e ‘shekullit të shkurtër të njëzetë,’ që filloi në Sarajevë në 1914 dhe përfundoi në Moskë në 1991, e gjen veten në shtetet qendrore të historisë. Komunizmi, i parapriu fashizmit dhe nazizmi, i mbijetoi të dyja dhe la gjurmët e tij në katër kontinente. Duhet të bëjmë një dallim midis doktrinës së komunizmit dhe praktikës së tij. Si një filozofi politike, komunizmi ka ekzistuar me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.” – Stéphane Courtois Libri i Zi i Komunizmit: Krimet, Terrori, RepresioniHyrje: Krimet e Komunizmit

Klajd Kapinova

Noli i ka konsideruar trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar si minoritete dhe probleme të Greqisë dhe Serbisë

Ato pak “media”, që pretendojnë se përfaqsojnë komunitetin shqiptaro-amerikanë sistematikisht, po vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin ndonjë plaku pa kujtesë, që i sheh këto raporte histerike si “lajme”, pa informacion dhe për me tëpër pa asnjë vlerë dhe rëndsi për komunitetin tonë këtu.

Raporti tymnajë, ishte një klishe steriotipe, i zhgarravitur shpejt e shpejt nga proletarja Kozeta Zylo, e cila me shterpsi bën zhurmë, duke hedhur shaska, kur qysh në hyrje jep alarmin qesharak, se: “Në Bronx Diaspora Shqiptaro Amerikane protestoi me kulturë për mosemërimin e rrugës “Fan Noli” në Morris Park të Bronxit emrin e burrit të ndritur të Kombit Shqiptar dhe Amerikan Fan Stelian Noli.!!!

Tani lind pyetja se a ishte Noli burr i ndritur i popullit shqiptar apo amerikan!? Kësaj pyetje idiote dhe boshe do t’i japim përgjigje me prova dhe fakte, përgjatë shkrimit modest.

Nuk besoj, se amerikanët kanë njohje për peshkopin e kuq bolshevik, sepse SHBA nuk është ish B.R.S.S. e kohës së diktatorëve kriminelë komunistë: Leninit, Stalinit dhe Dullës. Kjo protestë-zhurmë, u udhëhoq “profesionalisht” nga mbështetësit e Partisë Demokratike Amerikane, që janë më afër me komunistët dhe socialistët ektremistë shqiptaro-amerikanë në shtetin e New York-ut dhe kudo, ku drejtojnë governatorët edhe kryetarët e bashkive “demokratë” dhe dyshja anti-amerikane e papërgjshme dhe e pa-aftë fizikisht dhe mendërisht Biden-Harris.

Dhe si gjithnjë në këtë këshill ndrikullash globalistë, sipas modelit bolshevik proletarë, në qendër të zhurmës mediatike është vënë Organizata e Korruptuar Neo-Komuniste Panshqiptare Vatra (1912) dhe “patriotët” në pension, që me uturakë apo bakala bëjnë pordha apo luftë intrigash e bërrylash brenda llojit të vet. Ata duan sot fatkeqsisht, që me ëndrra në syrtar t’a bëjnë edhe SHBA si kopje të komunizmit sharlatan të Shqipërisë së viteve 1944-1990.

Këto pensionistë të zhurmshëm, që nuk kanë se çfarë të bëjnë në shtëpitë e tyre, sot si larvat e pranverës dolën jashtë për të marrë ajër të pastër (pa maska të Covid-19) dhe iu përveshën misionit të vjetër propagandistik, për një “protestë kundër bllokimit të emërimit të rrugës me emrin e Fan Nolit. Ata akuzuan këshilltaren Marjorie Velazquez e cila ka bllokuar emërimin e rrugës “Fan Noli” rrugë në seksionin Morris Park të Bronx-it ku iu bashkuan dhe shumë aktivistë të njohur të komunitetit në protestë. Për gjithë Diasporën Shqiptaro Amerikane emërimi i rrugës me emrin e ndritur të Fan Nolit do të ishte një nga lajmet më të bukura çka do të bënte krenar çdo shqiptar e bir shqiptar në çdo cep të globit sepse është nje vlerësim që i bëhet kontributit të jashtëzakonshëm të Fan Nolit.”, sipas raportueses mediokre Zylo.

Ironia e fatit është se raportuesja euforike me folësit përçart mashtrojnë hapur, kur thonë se për arsye politike: “Ata akuzuan këshilltaren Marjorie Velazquez Marjorie”!!!

Kjo zyrtare demokrate hispaniko-amerikane nuk është antare e partisë republikane, por socialiste e ekstremit të majtë pra “demokrate”, sikurse janë të regjistruar shumë shqiptarë në protestë.

Lind pyetja: Pse z. Mark Gjonaj që ishte në të njëjtën pozitë në Albani (kryeqytet i shtetit të New York) që ka sot zevendesuesja e tij kështilltare Marjorie Velazquez, nuk e bëri më përpara realitet këtë ide “gjeniale” pa vlerë, por tani kritikon në kor gruan ispanike, që me të drejtë nuk do që New York të ndotet edhe më shumë me simbole komuniste të diktatorit Enver Hoxha!?

Më poshtë zhgarravitsja, ngre lart në qiell politikanët amerikanë, të nivelit të ulët dhe të papërfillshëm të dorës së 10 apo 20, që Nuk kanë asnjë peshë në New York, ku të tillë “politikanë” apo rrogtarë të rëndomtë në Shqipëri dhe Kosovë janë me shumicë, për të mbushur shumë autobuzë turistikë.

Ja një gënjeshtër trushpërlarje klasike: “Në këtë protestë përshëndetën mjaft politikanë të zgjedhur amerikanë dhe ajo që të bën përshtypje dhe të krijon respekt është se midis tyre Ansambleisti Michael Benedetto gjithmonë është pranë kauzës së çështjes shqiptare. Do të ishte një gjë e shkëlqyer për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan. Nuk e di pse ka një pengesë, tha Benedetto. Në protestë folën dhe kritikuan ashpër si znj. Nathalia Fernadez Ansambleiste e shtetit të Nju Jorkut një mike e madhe e shqiptarëve.  Z. Ardhmir Malziu ndihmës këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut gjithashtu moderoi një pjesë të programit gjatë protestës dhe me ovacione u mirëprit Z. Gjonaj shqiptari i parë i zgjedhur në Këshillin e Bashkisë së Nju Jorkut.”

Ajo që është më e keqja është se vetë shqiptaro-amerikanët e lindur dhe rritur në SHBA, fatkeqsisht dhe fatmirësisht (sepse do të turperoheshin), nuk kanë njohje apo asnjë haber mbi Nolin e kuq kontraversal.

Noli, ka shkruar vetëm shqip, në dialektin e tij të vjetër toskërisht. Shkrimet e tij janë trillime apo fantazi artistike letrare, që duhet të dish shumë mirë dialektin toskë, për t’i kuptuar esencën dhe domethënien e tyre.

Fëmijët, që kanë lindur dhe rritur këtu, nuk dijnë të lexojnë dhe flasin apo kuptojnë sa dhe si duhet gjuhën politike “letrare” shqipe (hartuar me dhunë në vitin 1972, përmes Kongresit të Ç’Drejtshkrimit nga rregjimi diktatorial i Enver Hoxhës), por flasin shqip, vetëm në gjuhën apo dialektet e prindërve të tyre, që kanë ardhur nga trojet të ndryshme etnike shqiptare.

Sot në vitin 2022, janë po ata njerëz që sot bëjnë blah blah blah edhe për “shkollat” shqipe, që në realitet nuk janë asgjë tjetër veçse kurse të mësimit të gjuhës shqipe, ashtu sikurse privatisht të tilla kurse për mësimin e gjuhëve të huaja ka me shumicë në Kosovë, Shqipëri, Europë dhe shtete të tjera të SHBA-së etj.

Kujtojmë, se kurset falas për nësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptaro-amerikanë në New York, janë hapur më parë, pranë ambienteve të kishës katolike shqiptare Zoja e Këshillit t’Mirë, në Bronx New York (sot Zoja e Shkodrës në Hartsdale NY), nën drejtimin e mons. dr. Zef Oroshit (1912-1989), kur ende nuk kishin zbarkuar në SHBA pushtuesit komunistë të Dullës dhe neo-komunistët, pas vitit 1990…

Ja një shembull i injorancës dhe mosnjohjes historike të të pafajshmit z. Mark Gjonaj. “Ai tha: “Fan Noli është hero. (Noli, nuk ka vdekur në luftë, por në shtrat në një spital në Boston, shënimi im K.K.) Të hiqet ky moment krenarie kulturore dhe të kapet pas politikës së imët, është një shuplakë për të gjithë ne.”

(Çfarë politike të imët, ka në New York, kur këtë shtet e drejtojnë liberalët, komunistët dhe “demokratët” tesh 100 vjet. Arsyeja e fortë e spanjoles është se Noli, nuk ka jetuar në New York, por gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij fetare dhe letrare i ka në Boston, dhe nuk ka pse një rrugë në Bronx, të marrë emrin e tij. Ai me shkrimet e tij pervese, i ka dhënë shuplakë kundërshtarëve politikë të regjimit dhe ka dashur që disidentët dhe nacionalistët (që po rezistonin me armë në dorë në malet e Shqipërisë së Veriut), të pranojnë komunizmin e zi proletar bolshevik rus dhe rendin e ri botëror të skllavërisë kombëtare të udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha…, shënimi im K.K.)

Dhe z. Gjonaj vijon më poshtë: “Ne do të luftojmë si shqiptaro-amerikanë, sepse ne kontribuojnë shumë për qytetin tonë dhe nuk do të lemë askënd t’i mohoj këto kontribute si të pa rëndësishme.”

Po deri tani ju po luftoni me fanatizëm për të vendosur në SHBA figurat kontraversale dhe idhujt e komunizmit dhe jo njerëzit e vërtetë, si: Abatin e Mirditës Prend Docin (i cili, ka jetuar në SHBA), Faik Domenik Konica, mons dr. Zef Oroshi, prof. Arshi Pipa, Kapidani i Mirditës Ndue Gjomarku, Prof. Rexhep Krasniqi, Ing. Xhafer Deva, Prof. At Andrea Nargaj O.F.M., Prof. Zef Nekaj, Prof. Mhill Marku, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni P. Hristo, Andon S. Frashëri, Andrea D. Elia, Nelo Drizari, Xhevat Kallajxhi, Eduard Liço etj.

Nuk po zgjatëm shumë, sepse raporti është fillim e mbarim një rapsodi humoristike, me fjalë të shpërlara standarte folklorike të përzgjedhura saktësisht qysh nga koha e Dullës, që e ngriti në qiell adhuruesin e tij të kuq Nolin dhe rrafshoi me themel prelatët e Klerit Katolik Shqiptar (1944-1990), kulturën dhe gjuhën e embël shumë shekullore gegë, kontributin e madh dhe të papërsëritshëm amtare dhe europiane të intelektualëve shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë…

Shikoni sa kontradiktore është raportuesja Zylo, kur shkruan përçart: “Protestuesit dhe gjithë Diaspora Shqiptaro Amerikane shpreson se së shpejti do të bëhet inagurimi i rrugës me emrin e Fan Nolit.”

Sikurse shihet kjo protestë, ka qenë një flluckë sapuni ose më saktë një Fake News, sepse emertimi i rrugës është dhënë.!!!

Dhe më poshtë, fabula e përrallës për kalamajtë e shkollës së Dullës mbyllet: “Fan Noli nderohet nga Diaspora dhe në Shqipëri si themelues i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” kampion i letërsisë, historisë, teologjisë, diplomacisë, gazetarisë, muzikës, bashkimit kombëtar dhe ekumenizmit. Ai luajti një rol të rëndësishëm në konsolidimin e Shqipes si Gjuhë Kombëtare e Shqipërisë me përkthime të shumta të kryeveprave të letërsisë botërore. Ai gjithashtu shkroi gjerësisht në anglisht: si studiues dhe autor i një sërë botimesh për Skënderbeun, Shekspirin, Bethovenin, tekste fetare dhe përkthime.” (26 Shkurt 2022, Diellionline, Kozeta Zylo)

Vatra dhe papagalja e lodhur Dielli vazhdojnë të notojnë në moçalin globalist të krijuar nga peshkopi i kuq Noli

Veterani dhe aktivisti i njohur i komunitetit tonë, ish Kryetari i Federatës Panshqiptare Vatra Dr. Gjon Buçaj, në një intervistë dhënë gazetarës Elida Buçpapaj, me titull:Elmi Berisha ka vazhduar veprimet shkatërruese në Vatër të Dritan Mishtos, ka ndryshu Kanunoren dhe ka futur praktikën e padive gjyqsore”, me realizëm bën me fakte dhe prova anatominë e mbetjeve bolshevike proletare të Vatrës dhe papagales së saj komuniste Diellit, që janë zhytur thellë në kënetën globaliste, ku ka notuar si kampion për disa dekada në SHBA kryekomunisti proletar Fan Noli.

Hapja e Kutisë së Pandorës, ka ekspozuar fatmirësisht para komunitetit tonë këtu fekalet e dekompozuara komuniste dhe neo-komuniste të korrupsionit, fodullekut, manipulimeve flagrante, shpifjeve ala shqiptarshe, nepotizmin, mashtrimit propagandistik, në emër të atdheut mëmë dhe nacionalizmit primitiv fshataresk qesharak, duke e mjelur me dy duar plakushen Vatra, që asnjëherë nuk doli nga vetëvetja si kopje identike e proletarëve e muzhikë, të krijuar me kujdes nga Noli i Dullës.

Për të mos bërë retorikë ekspozimi, për frymën dhe veprimtarinë pushtuese të pastër komuniste të Vatrës dhe Diellit, le të lexojmë se çfarë thotë i intervituari shumë realist Dr. Gjon Buçaj: 

Pyetje: I jati i Dritan Mishtos ka qenë ish prokuror i kohës së diktaturës dhe sipas dokumentave ka dënuar shqiptarë. Vatra deri në përfundimin e mandatit tuaj është drejtuar nga anti-komunistë dhe ish të persekutuar nga regjimi diktatorial, si shpjegohet ky ndryshim kursi?”

Përgjigja e vatristit veteran Dr. Gjon Buçaj, është esenciale dhe shumë konkrete, duke i rënë direkt të keqes në lule të ballit: “Për babën e Dritan Mishtos nuk e dijshim se ka qenë prokuror, por kjo u zbulue nga Agron Tufa kur vizitoi Vatrën bashkë me Ramiz Gjinin. Duel edhe faksimile i dokumentit, që tregon se ai kishte kërkue dënim me vdekje për Shtjefen Lacukun në Shkodër.

Ndryshimi i kursit të Vatrës, u ba me fitoren jo legjitime të Mishtos, fitore që ai e siguroi falë faktin se ishte i PD-së dhe kishte mbështetjen e disa përkrahësave të Berishës (na ka thanë Berisha në telefon përkrahnie, se ai asht njeri i joni e i Bashës). Nji fakt tjetër, nuk e kam besue se fiton, kur ky nuk i kishte pesë vjet në Vatër. Dhe nuk do të fitonte pa votat e manipulueme në kuvend. Llogarinat dalin se prej votavet legjitime, shumicën e ka fitue Prof. Mit’hat Gashi.

Vatra me kryetar z. Ahmet Xhafo kishte nji ekip intelektualësh të aftë dhe kompetentë dhe filloi veprimtarinë e saj kulturore e historike në hulli të traditës së ndërpreme për ma se dy vjet.

Përveç deklaratave për shtyp në raste të nevojshme, u shënue me nji seminar përkujtimor 100 vjetori i lindjes së prof. Arshi Pipës i cili, përveç vlerave të mëdha intelektuale e patriotike që kishte, pat shërbye si kryetar i Vatrës dhe editor i gazetës Dielli, në nji kohë kritike për këto dy institucione kombtare.

Gjithashtu, ky ekip organizoi edhe nji Symposium ndërkombtar mbi rolin e Arvanitasve, në luftën greke për pavarësi, me pjesëmarrje ekspertësh kompetentë shqiptarë e të huej, tue përfshi edhe historianë nga universitete të Greqisë.

Ndërkohë pala tjetër, gjithnji në kërkim legjimiteti, në vend që me zhvillue aktivitete të mbara në përputhje me programet tradicionale të Vatrës, vendosë me ba nji padi gjyqësore kundër kësaj Vatre legjitime, për t’ia shue veprimtarinë dhe emnin.

Më duhet me përmendë, se kur Komisioni përgaditor njoftoi mbajtjen e Sympoziumit për rolin e arvanitasve, editori (Dalip Greca, tashmë fatmirësisht i dorëhequr për arsye moshe, shënimi im K.K.) u vu në veprim që t’a sabotonte. Ai njoftoi me e-mail se i kishte kontaktue së paku 10 ligjërues, që kishin konfirmue pjesëmarrjen, të cilëvet u kishte kërkue të mos merrnin pjesë në Sympozium, sepse ajo Vatër nuk asht legjitime, dhe krenohej se ia kishte dalë me bindë së pakut nji nga ata që të hiqte dorë nga pjesëmarrja.

Në realitet Sympoziumi përfundoi me shumë sukses dhe asnji nga pjesëmarrësat nuk mungoi, por ky gjest tregon se sa larg kanë shkue përpjekjet “për të mbrojtë Vatrën”, që koha e ka tregue se në të vërtetë ishin, dashtë a pa dashtë, në mbrojtje të procesit shkatërrimtar të Vatrës.

Ia vlen të përmendet edhe nji gjest jo i mirë i editorit (rrogtarit me çek $2000 në muaj Dalip Greca, që e kthei fletushkën dhe Vatrën në nepotizëm si pronë private familjare, duke punësuar antarë të familjes së tij aty, si pastruesen ($500) dhe shpërndarësen Diellit pa diell ($800), me kursimet e arkës së varfër brekgrisur…, por human dhe zemërbujarë të antarëve vullnetarë naiv vatristë…. Këtë gjë si rutinë Rasputini rus me ideologji bolshevike e kishte bërë dhe me gazetën Illyria, ku unë kam punuar dhe se ishte pikërisht një naiv veteran vatrist që e sugjeroi dhe e mori si editor (për ta bërë lemsh e li atë vend me intriga 100% komuniste), duke menduar se kishin gjetur Shpëtimtarin e Planetit, pra Jesusin e rrejshëm (Dalip Grecën).

Ai filloi të shkruaj, sipas avazit standart shkrime kilometrike me lavderime, jarga dhe bythlepirëje, për vatristët që vuanin nga deliri i madhështisë në palogazetë si atdhetarë dhe nacionalistë anti-komuniste etj., ku editori finok depërtoi edhe më tej në skutat apo labirinthet e Vatrës, sipas teorisë së Perestrojkës…Vatra, gjithnjë është ankuar, se nuk ka fonde dhe ka bërë fushata apo darka fonmbledhëse dhe nga ana e tjetër punëson me urdhër të peshkut nga një familje 3 antarë pse kanë ngul gozhda me krye.

Asnjëherë nuk është hetuar apo investiguar nga një Komision Special aktiviteti misterioz i funksionarëve të Vatrës, që kishin lidhje me financat e saj (si arketari dhe organizatorët e darkave fondmbledhëse të organzaitës në fjalë). Asnjiherë nuk është treguar transparenca e dollarëve të mbledhur në emër të Vatrës… Komunistët dhe neo-komunistët 24 karatsh, që pushtuan Vatrën, mbjellën metodat e kulturës idiote neo-proletare të Perestrojkës të Gorbacovit të ish Bashkimit Sovjetik (për të pushtuar me cdo mjet dhe depërtuar në organziatat e partitë politike të djathta nacionaliste anti-komuniste kudo në botë, për të fshehur gjurmët komuniste dhe të shkuarën e zezë të tyre…) të intrigës, kurthit, depërtimit (sipas devizë: qëllimi justifikon mjetin), anatemimit për të tjerët naiv, që nuk mendojnë dhe veprojnë me djallëzi si ata; krijimi me propaganda non stop i fake news, me inskenime për të krijuar situate fallco, për të humbur gjurmë dhe kohë, etj., të gjithë skenaristët e tyre shënimi im K.K.).

Kur Komisioni Vatra 5 tetor 2019 lëshoi nji deklaratë, unë ua përcolla për dijeni tre miqvet Anëtarë Nderi të Vatrës. Akademiku kosovar, prof. dr. Jusuf Bajraktari iu përgjegj Komisionit dhe shprehu gjykimin logjik se kur ka mosmarrëveshje, mënyra për t’i zgjidhë asht veprimi i nji komisioni, të cilit ai i dëshiroi sukses për të mirën e Vatrës. Editori (Dalip Greca, shenimi im K.K.) ia hoqi emnin nga gazeta. (ai ndryshoi për pak kohë edhe logun historik të gazetës Dielli, shënimi im K.K.) Duhet të shtoj se emnimi anëtarë nderi i tre personaliteteve të kulturës shqiptare ishte vendim i Këshillit Drejtues, për t’i nderue ata, por për të nderue edhe Vatrën. Ky gjest nuk ia cenon aspak prestigjin Akademikut të nderuem, por ulë atë të gazetës Dielli dhe të Vatrës.

Ka edhe të tjerë, që janë diskreditue me qendrime negative e shpesh të pakuptimta, por për mue viktima ma e dhimshme e fenomenit “Mishto” ka qenë editori (Dalip Greca, shënimi im K.K.), i cili, ka punue shumë për gazetën dhe për Vatrën, por me ardhjen e Mishtos, Dielli, ka censurue bashkëpuntorë vatranë e jo vatranë (si: gazetarin veteran Gjekë Gjonlekaj, gazetarin veteran të gazetës mbarëshqiptare “Bota Sot” Beqir Sina, ish gazetarin e gazetës “Illyria” dhe editor i revistës “Jeta Katolike” studiuesin Klajd Kapinova, etj., shënimi im K.K.), ka botue shkrime false e shpifje që ia cenojnë vlerën.”

New York-u dhe as SHBA, nuk i kanë asnjë borxh Fan Nolit – Gani Perolli, aktivist veteran shqiptaro amerikanë

Për fat të mire dhe privilegj, me shumë respekt dhe kënaqsi, unë jam takuar disa herë më aktivistin veteran të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë zotin Gani Perolli, kur ai vinte shpesh për të takuar miqët e tij në Lidhjes e Tretë Shqiptare të Prizrenit me qendër në New York të SHBA-së (1966) dhe bisedonim së bashku me Kryetarin e Lidhjes Ismet Ukë Sadiku Berisha dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj studiuesin dhe publiçistin Tomë Mrijaj.

I mirëshkolluari Gani Perolli, për nga natyra është i qetë, i mpretë dhe shquhet për një logjikë historike të argumentuar, mbi bazën e fakteve dhe provave të përjetuara nga ai vetë.

Babai dhe ai vetë, janë njohësist shumë të mirë të komunitetit shqiptarë, sepse jeta dhe puna (në fillim në Boston, ku ata vendosën dhe qëndrojnë për shumë vite), i ka bërë të njohin jetojnë dhe bisedojnë, me shumë figura të njohur të komunitetit tonë këtu, që për nga natyra dhe historia janë komplekse dhe jo rrallë edhe kontraversale.

I tillë mendoj se është figura e Fan Nolit, të cilin komunizmi e ka parë vetëm bardhë, sepse i ka shërbyer atij me propagandë komuniste të trushpërlarjes së injorancës së varfër të shqiptarëve në vendlindje deri sa ai vdiq.

Kur Noli fatkeqsisht erdhi nga Rusia boshevike e revolucionit më të dhunshëm dhe përgjakshëm në të gjithë historinë e njerëzimit, Shqipëria ende jetonte fizikisht, historikisht, kulturisht dhe moralisht nën kthetrat e zymta të sundimit të Perandorisë Otomane, ku 98% e popullisisë nuk dinte shkrim dhe këndim, sepse Perandoria në fjalë e kishte ndaluar me ligj hapjen shkollave shqipe dhe mësimin e gjuhës amtare.

Vatrat e komunizmit të zi, u përhapën si sëmundje epidemike, duke shtrirë tentakulat kancerogjene pikërisht tek popujt më të vafër dhe trushpërlarë të botës, që ishin fatkeqsisht vendet më të prapambetura asokohe të botës së tretë, gjë e cila vijon edhe sot fatkeqsisht. Pikërisht këtë anë negative psikologjike të bashkëkombasve të vet, proletari i kuq Noli e ka keqpërdorur, për t’i shpërlarë vijueshmërisht për 5 dekada trurin popullsisë rurale fshatareske analfabete dhe naivëve shqiptarë “patriot” bolshevikë, që ishin dhe mbetën fatkeqsisht dritëshkurtër.

Nga përvoja dhe nga nëna histori argumentojmë, se këtë veprim anti-civilizues Noli e ka bërë me vetëdije dhe me përkushtim prej një fanatiku të vendosur, duke e ndihmuar shpirtërisht dhe ideologjikisht diktatorin Enver Hoxha, që të shtyp pa mëshirë, me gjak dhe litar edhe më lehtë kundërshtarët e vet politikë, Klerikët Katolikë Shqiptarë dhe shtresën e intelektualëve më të shquara të kombit tonë, që kishin studiuar në universitetet më të famshme të Europës Perëndimore. Për të parë se sa me vendosmëri i ka shërbyer Noli diktatorit të egër Enver Hoxha, brenda temës sonë do të ofrojmë vetëm fakte dhe prova historike pa komente, në mënyrë që lexuesit e ditëve tona të gjykojnë vetë, duke çvlerësuar edhe një herë zhurmën e madhe, që ka bërë pa pushim 24/7 propaganda komuniste e Dullës dhe vijon të bëj për incerci edhe sot pranë çerdhes neo-komuniste të Federatës Panshqiptare Komuniste Vatra dhe fletushkes online Dielli në ditët tona.

Ajo që dihet shumë mirë këtu është se binjakët shterpë, që i shërbejnë njera-tjetrës (Vatra e Dielli), në mënyrë rutitë, po ecin me përpikmëri në udhinë e shtruar dhe të pandryshuar për shumë dekada, që hapi dhe ndoqi leninisti i pandreqshëm Noli i kuq dhe fletushka propagandistike  komuniste e tij Dielli (1909), duke bërë për dekada mbulimin e turpshëm të vijës së mbrapshtë komuniste.

Këto ditë ndoqa me shumë interes një intervistë të spikatur, të mikut dhe kolegut tim gazetarit të komunitetit tonë Beqir Sina,  me Gani Perollin, me një titull interesant: “Gani Perolli shqiptari që u takua me peshkop Nolin në vitin 1956 në Boston”, botuar online në Bota Sot dhe shumëzuar në shumë website të botës shqiptare, në diasporë , Kosovë, Shqipëri dhe trevat shqiptare.

Interevista, ka zgjedhur të filloi me një përshkrim të shkurtër biografik ( nga Bajram Mjeku), i cili  tregon se Gani Perolli – veprimtari i hershëm të komunitetit shqiptaro-amerikanë, i cili jeton sot në shtetin e kopshteve dhe luleve në New Jersey, duke qenë ndër të vetmit aktivist gjallë sot, i cili ka takuar personalisht Fan Nolin.

Mirëpo, ajo që bie në sy, gjatë leximit të kujdeshëm të intervistës, së Beqir Sinës, është përputhshmëria e saktë e shumë konstatimeve, fakteve shumë negative, që i janë mohuar dhe mbuluar sistematikisht Nolit, me paramendim dhe propagandë non stop nga diktatura komuniste në Shqipëri dhe këtu edhe sot.

Perolli tregon duke ju pergjigjur pyetjeve se : “Peshkopi i kuq leninist, kishte adhurim deri në çmenduri histerike për diktatorin injorant Enver Hoxhën, sa që shpësh e krahasonte atë me Shën Gjergjin dhe Heroin Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin, në shumë letra, telegrame dhe artikuj perves, të mbushur plot elozhe, jarga dhe glorifikime shterpe, që vijuan rutinë si propaganda pro komuniste nga SHBA për disa dekada…”

Këto fakte dhe prova konkrete pseudo “shkencëtarët” komunistë dhe neo-komunistë sot i kanë mbuluar edhe pse i kanë ditur dhe i kanë parë nga afër vetë ato, sepse fatmirësisht ato ndodhen të botuara edhe në gazetën komuniste Dielli, ku ai i bënte jehonë, sepse kishte pikë të dobët komunizmin dhe diktatorin analfabetë Enver Hoxha.

Ai ëndrronte si marksist i thekur, që e gjithë bota dhe njerëzimi të behen trushpërlarë me idetë idote dhe të çmendura të komunizmit të zi, për të ndërtuar kampet dhe shtetet e skllavërisë së socializmit kudo në botë.

Nëse aktivisti Gani Perolli, do të lexonte me kujdes sot në ditët tona 7 libra me përralla dhe gënjeshtra të trasha kontradiktore dhe sajime fantastiko-letrare, të shkruar me fanatizëm nga “studiuesit” apo matrapazët agjitatorë të realizmit socialkomunist të Dullës, ai patjetër do të kapte krytin e tij me grushta, duke parë dhe lexuar se çfarë mashtrimi sistematik për disa dekada, ka bërë komunizmi i zi dhe vetë Fedarata Panshqiptare Vatra me fletushkën leniniste Dielli. Ky kor papagallësh edhe sot në SHBA dhe vendlindje e mbajnë Nolin si Perendi edhe pse ai si i krishterë ortodoks ishte kundër vetë vëllezërve të Krishtit në Rusi dhe Shqipëri.

Aktivisti veteran Gani Perolli, me mprehtësinë dhe zgjuarasinë që e karakterizon, esencialisht rrëfen të vërtetën e akumuar prej shumë dekadash në zemrën e tij, të trazuar nga idotësitë sherrbudalle të shqipfolësve sot.

Aktivisti i palëkundur nga koha dhe historia Perolli, i jep shuplakë me përgjigje të merituar pseudo-patriotëve neo-komunistë, që duan turpërisht të kërkojnë të njollosin dhe më tej qytetin e Bronx-it, me figura radikale komuniste të pavlerë në SHBA:

Përsa i përket emertimit të një rruge në Bronx me emrin e tij, jam krejt indifferent. Ajo nuk prishë asgjë, dhe as nuk ndreqë asgjë. New York-u dhe as SHBA, nuk i kanë asnjë borxh Fan Nolit. Ai përkundrazi nuk qe sjellur mirë ndaj vendit ku jetoj tërë jetën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pëk këtë ai qe quajtur “Peshkop i Kuq”(Albania’s “Red Bishop” Fan Noli … Liberation) me plot të drejtë.

Kjo intervistë ka edhe pyetje me komente : “Kisha e Shën Gjergjit në Boston e ka ikonën e vet Nolin, dhe ashtu si thua ti pajtohem se emrin e tij e mban vetëm brenda mureve të Kishës. Mbasi kjo kishë e ka ikonën e saj kishtare. Kjo mendoj se është edhe arsyeja që as edhe një përfaqësues i Kishës Ortodokse Shqiptare, nuk mori pjesë në protestën e t’ju bashkëngjitej reagimit të aktivisteve shqiptar.”

Ndërkohë, ajo që më pëlqej shumë, ishte pyetja therëse investigative dhe shumë e drejtë, por edhe e zgjuar e gazetarit Beqir Sina, i cili, drejtpërdrejtë dhe tekstualisht shtron pyetjen interesante para z. Perolli: “Problemi është se shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e në trojet shqiptare, e njohin Nolin kryesisht falë propagandës komuniste 50-vjeçare, dhe askush tjetër nuk e njeh Nolin më mirë se sa komuniteti shqiptaro-amerikan dhe dishepulli i tij At Artur Liolin. Megjithë përpjekjet e tri-dekadave të fundit që janë bërë për t’i rrëfyer historisë të vërtetën e aktivitetit të shumëanshëm të Nolit, jo nga goja e rregjimeve, por nga goja e bashkëkohësve të tij në Amerikë, përsëri jemi të “ushqyer” vetëm me propagandën komuniste dhe atë ideologjike 50-vjeçare.”

Por sërisht Perolli argumenton drejtë dhe saktë, se: “Përsa i përket biografisë së Fan Nolit, të gjithë ne informatat i kemi mësuar nga rregjimet sllavo-komuniste, të shkruajtura me qëllime të caktuara, që janë më shumë propagandë se çdo gjë tjetër. Këto rregjime erdhën në Shqipëri nga Rusia bolshevike, njëra në Qershor të 1924, me në krye Fan Nolin, e tjetra në vitin 1945 me në krye Enver Hoxhën. Të dyja këto qënë të organizuara dhe të financuara nga Rusia e Madhe.

“Nuk ështe që ka rezistencë, por pakkush e din biografinë e vërtetë të tij. At Arthut Liolin-i nuk dij sa e din, por mendoj që ai nuk merret me këtë gjë. Fan Noli, ka qënë kundërshtar i familjes së tij, por këta jo kundersharë të tij. Arsyen nuk e dij. Unë kam një artikull të shkruar për Fan Nolin që nuk e kam botuar, por mendoj që është mjaft objektiv, i cili, nuk do të jetë i mirëpritur, edhe mund të keqkuptohet,” ka thënë Perolli.

Por si e ka njohur Gani Perolli peshkopin e kuq Nolin? I riu asokohe Perolli pergjigjet në këtë intervistë : “Në përgjegje të pyetjes se si e njoha Fan Nolin, kjo është përgjegjëja ime: Familja ime (e Hamit Perollit) kemi zbritur ne aeroportin qe tash quhet J. F. Kennedy me 8 tetor, 1956. Aty na kanë pritur shqiparo-amerikanët vëllezërërit Kosmo me dy makina e na kanë çuar në qytetin Boston, ku kemi jetuar më shumë se një vit. Kemi takuar Fan Nolin dy herë me babën tim, të shoqëruar nga z. Robis, kryetar i shoqatës “Amerikan-Albanian VËII” të Veteranëve të Luftës së Dytë Botërore, kurse herën tjetër me Qerim Panaritin. Madje kam edhe disa artikuj, ku i kam dokumentuar këto takime.

Për pyetjen tende: Sa komplekse duket figura e Nolit si fetarë, patriot apo një lloj dëshmori intelektual ose një politikani i “kuq”, mendoj, se nuk është aq komplekse, sa duket për veçse e mbëshefur. Nuk është se nuk e din askush, por është që e din një numbër shum i vogël. Patriot joNoli, nuk ka besuar në një Shqipëri etnike. Ai i ka konsideruar troje e lëna jashtë shtetit shqiptar veç si minoritete, dhe probleme të Greqisë, Serbisë, etj. Noli, miqët më të mirë të shqiptareve i ka konsideruar sllavët dhe grekët. Ai ka qënë në kundërshtim me idetë e kombtarizmit shqiptarë, dhe ato të rilindsave tanë. Fetarë, ndoshta!!! Kjo do të ishte merita e tij më e madhe, por ka pikpyetje, kurse dëshmor intelektual Jo!!!”

Mirëpo gazetari më kurajoz, Beqir Sina, investigon me shumë kujdes në skutat e errëta të Nolit leninist, më shumë dhe me të drejtë, sepse sot është ndërtuar një mal me gënjeshtra dhe trillime fantastiko-shkencore për Nolin, mbi bazën e kultivimit sistematik non stop të mashtrimit të dhe gënjeshtrës glorifikuese galopante, qysh nga koha e diktaturës së Dullës dhe për interci vijon edhe sot, sepse Vatra dhe Dielli, kanë qenë dhe janë edhe sot pjesë e pandarë e diktaturës komuniste deri sa ai vdiq në shtrat dhe jo si hero…

Le të lexojmë pyetjen tjetër interesante: Simbas, polemikave me Nolin, patriotët vatran të kohës kan thënë se: “Ai (Noli) u besonte totalisht përfaqsuesve të Shtetit Shqiptar të asaj kohe, që zbarkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me misione diplomatike pranë OKB-se. Ata kan rrëfyer se Noli konfrontohej me të ardhurit si emigrante politikë (të arratisurit) që kishin ikur nga regjimi i Hoxhës. Përse?”

Dhe vjen natyrshëm përgjigja e saktë dhe brilante nga veteran i komunitetit tonë Gani Perolli: “Ka një pyetje enigmatike: A u mashtrua nga agjentët e Enverit në Amerikë Noli? Jo! sepse, Noli ishte shumë i zgjuar dhe nuk ishte aspak naiv. Por, shif me të cilët persona u takua në Amerikë: me Beqir Ballukun dhe shefat e Misionit Shqiptar në OKB disa here… Pra, kjo tregon se Noli, asnjëherë nuk është se u mashtrua, por se ishte i të njejtës ideologji. I kuq? Sa të duash!”

Falë kujtesës dhe eksperiencës faktike historike dhe memories së freskët aktivisti ynë për t’i thënë ngjarjet dhe historinë drejt dhe hapur, Gani Perolli, shton se: “Përgjegjja ime do të ishte kjo: duke parë këtë listë (Ahmet Zogu, Faik Konica, Fan Noli, Martin Camaj, At Gjergj Fishta, dhe së fundi Xhaferr Deva) të këtyre përsonave, bëhët pytja: Si u përzgjodhën këto persona? Më çfarë kriteresh? Pse u lanë jashtë persona po aqë të merituar, edhe më të merituar? Shumë prej tyre kanë qënë personalitete kontraversiale gjithnjë. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët. Pse të futën të gjith në një thes?! Duket që lista është bërë pa kritere fare. Dhe e dyta: Arsyeja që më shtyri mua për të shkruar për Xhafer Deven qe, pasi pashë shum debate televizive, ato nuk më kënaqen as pjesërisht. A kishte brum në këto debate dhe vendosa me shtua diçka reale me qëllim të një kontributi!!!!???”

 Noli përballë Pipës dhe Oroshit

 Prof. Arshi Pipa (1920-1997) dhe Mons. Dr. Zef Oroshi (1912-1989), janë dy intelektualë gegë erudistë cilësorë të kalibrit europianë dhe amerikanë; njëri nga qyteti antik Shkodra, ndërsa tjetri gegë stoik dhe largpamës nga Mirdita e zëmadhe e Oroshit, të Kapidanve Shtatë Shekullor të Mirditës…

Pipa-Oroshi, ishin miq të ngushtë të idealeve anti-komuniste, patriot konservative, për gjuhën, letërsisë të traditës së shkollës dhe kulturës zëmadhe gegë, lëvrues pasionatë të palodhur të gjuhës së ëmbël shqipe gegë.

Për më tepër dr. Oroshi ishte nxënës dhe adhures i madh i patriotit dhe burrit të madh të shtetit shqiptar dom Ndre Mjedës (1866-1937) dhe mbeti besnik dhe krenar si Sekretari i fundit i Abacisë së famshme të Mirditës tokë s së katedraleve (1316-1967), Abat Preng Doçi (1846–1917), duke qenë sekretar i Abacisë në kohën e imzot Frano Gjinit Abatit të fundit të Mirditës…

Oroshi & Pipa, u arratisën nga rregjimi hienave dhe deshmuan në Europën Perëndimore dhe SHBA me shkrime dhe fakte Gjenocidin komunist në vendin e mjerë të shqiponjave. Noli erdhi në SHBA për të përhapur idetë komuniste.

Pipa-Oroshi si intelektualë solide, dokturaturat e tyre shkencore, nuk i mbrojtën në kohën e propagandës komuniste në Shqipëri, sikurse të tjerët “profesorë & dokatorë” të dikaturës, duke sharë apo mallkuar intelektualët laikë dhe klerin katolikë pararendës diturakë, por ato dolën para auditoreve akademike të profesoreve të shquar të universiteteve më të famshme të Europës Perëndimore.

Pipa e Oroshi, nuk lejonin që në takimet e intelektualëve dhe nacionalistëve antikomunistë në SHBA të valvitet flamuri i diktaturës komuniste të Dullës me yllin bolshevik leninist. Noli kishte flamurin komunist të përdhunuar me yllin në kishën ortodokse të shën Gjergjit në Boston (themeluar në vitin 1908).

Të dy ishin miq dhe shokë të ngushtë të gegut tjetër erudit, shkrimtarit brilant prof. Ernest Koliqit Ministrit të Kulturës, ose babait të hapjes së shkollave shqipe në Kosovë.

Mons. dr. Oroshi, falë vizionit pastër dhe larpamësisë së tij themeloi dhe drejtoi këtu në SHBA revistën “Jeta Katholike Shqiptare”(1966), që vijon të botohet edhe sot www.jetakatolike.com në New York në dy gjuhë shqip dhe anglisht. Noli krijoi dhe drejtoi politikisht fletushkat pervese komuniste Dielli dhe Liria.

Prof. Pipa, konsultohej me dr. Oroshin për shumë tema dhe shkrime në gjuhën gegë, për kulturën e pasur historinë e lavdishme, figurat e mëdha kombëtare të para dhe mbas Rilindjes Kombëtare, etj.

Noli shpirtërisht komunikonte vetëm me Dullën dhe rusët, duke i bërë bekime rregjimit për masakrat e tij të përbindshme. Dy idhujt e përjetshëm të diktatorit dhe diktaturës bolshevike komuniste të Enver Hoxhës: Noli dhe Kadare, pothuajse 80% të veprave propagandistike të tyre socialkomuniste i vunë në shërbim të komunizmit të zi. Vetë Kadare kishte studiuar në ish Bashkimin Sovjetik dhe Noli kishte ardhur që andej para tij.

Poligloti Pipa, botoi shumë artikuj në revistën Jeta Katholike Shqiptare, e cila ishte kthyer në një tribune e bashkimit të mendimit intelektual në diasporën shqiptaro-amerikane dhe më gjerë. Pipa, ishte një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të kishës katolike shqiptare Zoja e Kshillit t’Mir (sot Zoja e Shkodrës, në Hartsdale New York).

Mons dr. Oroshi, u arratis nga ferri burg i Shqipërisë komuniste, dhe qendroi për 8 muaj në malet e ashpra të Mirditës, ku, u caktua njëzëri nga nacionalistët anti-komunistë të maleve kreshnike si komandanti shpirtëror dhe moral i të gjithëgrupeve të rezistencës me armë në dorë. Gjatë ditëve të rezistencës, edhe pse ishte në një pozicion të sigurt ai u qëllua nga një plumb, që e goditi në gush…

Nacionalisti i përbetuar anti-komunist dr. Oroshi, sikurse kujtojnë bashkëkohësit e tij, u shpetoi jeten në male dy nacionalistëve mirditorë, të cilët e kanë kujtuar dhe dëshmuar me respekt dhe mirënjohje këtë akt heroik dhe patriotik, gjatë takimeve mes miqve të tyne në shtetin metropolitan të New York-ut.

Edhe profesor Pipa u arratis nga Shqipëria, menjëherë mbas viteve të vështira të burgut dhe ferrit të Dullës. Grupi i intelektualëve të shquar dhe të paharruar gegë, si: Prof. Karl Gurakuqi, prof. Ernest Koliqi, prof. Arshi Pipa, mons dr. Zef Oroshi prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjecaj O.F.M., Gjon Shllaku, dhe disa të tjerë që asokohe jetonin në emigracion, si në Itali, Francë, Belgjikë, Zvicër, SHBA, Gjermani etj., ishin dhe mbetën bërthama e ajkës së intelektualeve më të shquar të kulturës dhe letrave shqipe, që për fat të keq po lihen të pluhrosen me qëllim në heshtje, në vendlindje dhe diasporë edhe në ditet tona.

Dr. Oroshi, të gjithë librat, qe shkroi dhe botoi i la si pasuri kombëtare në gjuhën geg, ashtu sikurse edhe prof. Pipa nga ana e tjetër të gjithë librat, dorëshkrimet dhe botimet e tjera publicistike i bëri në gjuhën e bukur geg.

Pipa, Konica, etj., që kanë jetuar dhe punuar në SHBA, në rininë e tyre kanë studiuar në shkollat katolike në Shkodër, duke marrë kështu një kulturë solide pro perëndimore.

E përbashkëta tjetër e këtyre dy intelektualëve të shquar geg, është se të dy si Pipa dhe Oroshi, ishin denuar me vdekje nga rregjimi komunist ateist, fanatik i Dullës. Ky fakt është zbuluar nga një listë origjinale, që ndodhet në Arkivin të Shtetit në Tiranë, një kopje e së cilës ka qarkulluar kohët e fundit edhe në New York.

Për mons. dr. Zef Oroshin në SHBA, janë shkruar dhe botuar me sukses pesë libra dinjitoz, voluminoz dhe serioz nga studiuesi dhe publiçisti bashkëkohor, antivisti i palodhur dhe njohës shumë i afërt i tij shqiptaro-amerikani Tomë Mrijaj dhe për fat të keq asnjë libër deri tani nuk është botuar në Shqipëri apo studiuesit mirditorë.

Pse duhet emëri i rrugës me emrin e disidentit anti-komunist Prof. Arshi Pipa (1920-1997) dhe Jo të bolshevikut Noli

Esencialisht dhe telegrafikisht, po paraqesim me shkurtime portretin e përmbedhur të professor Arshi Pipës. Ai ishte një ndër profesorët më të shquar të komunitetit shqiptaro amerikanë dhe qarqet e perzgjedhura intelektuale universitare amerikane. Ai ishte njëherazi kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra (1912) dhe editor i gazetës Dielli (1909).

Prof. Arshi Pipa lindi në Shkodër, në një familje intelektuale të qytetit antik. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në vendlindje, të parat tek Kolegji Saverian e më tej për 8 vjet në Gjimnazin e Shkodrës në degën klasike, që e përfundoi më 1938. Me përkujdesjen e të atit për edukatën fetare, ndiqte mësime në medrese pasditeve. Pipa, diplomohet për Filozofi, në Universitetin e Firences, në vitin 1942.

Më 1936 me poezinë Në lamën e luftës fitoi çmimin e tretë, në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja kulturore katolike Cirka. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku laureoi me tezën Morali dhe feja tek Bergson.

U kthye në Shqipëri dhe nga viti 1941 dhe deri në fund të vitit 1944 dha lëndën e filozofisë në licetë shtetërore të Tiranës, Shkodrës dhe Durrësit.

Në vitin 1944 drejtoi revistën Kritika, botuar nga Myzaferi. Kur Lidhja e Shkrimtarëve nisi botimin e organit Bota e Re, Pipa me Kutelin ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues.

Ai mori pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, drejtuar nga Skënder Luarasi. Për pak kohë, në vitin 1945, qe mësues i italishtes e i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, Tiranë. Pasi u arrestua miku i tij Hysen Ballhysa më 4 dhjetor 1946, Pipën e arrestojnë më 27 prill 1947 dhe pas tyre u arrestuan edhe Preng Kaçinari me poliglotin Pashk Gjeçin.

Pipa, u akuzua se gjatë kohës së luftës kishte “drejtuar revista me ideologji fashiste për të mashtruar popullin dhe për të maskuar okupacionin fashist” dhe se vijonte punën me studentët e vet, duke e akuzuar pushtetin komunist si terrorist, akuza për të cilat u dënua me 20 vjet heqje lirie.

Pipa, u burgos dhe vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 Gjirokastër, Korçë, Artizanati i Tiranës, Burrel etj.), ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit, ku shkroi librin me poezi Libri i Burgut

Profesor Pipa nga burgu në Atdhe, bëhet doktor filozofie në SHBA. Disidenti i mirëfilltë anti-komunist Arshi Pipa, fatmirësisht emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1959. Në fillim punoi si arkëtar në një hotel në New York. Gjatë kësaj kohe leninisti Noli, vazhdonte me ndërgjegje ti bënte elozhe Dullës dhe diktaturës së tij. Arratisja e Pipës nga “lumturia” socialkomuniste dhe ardhja e tij në SHBA ishte një shuplakë për dështimin e sitemit komunist dhe adhuruesin e tij peshkopin e kuq leninist Fan Nolin.

Ai dha mësim në Amerikë në Kolegjin e Arkansasit si profesor i filozofisë dhe më vonë si profesor në Universitetin e Minesotës, ku, ligjëroi letërsinë italiane.

Prof. Pipa, ka qene pedagog i gjuhës italiane në Universitetin Kolumbia, në vitet 1961-1962, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira. Ai ligjëroi tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-1966 ishte profesor i asociuar në vitin akademik 1963-1964 në departamentin e gjuhës italiane, në universitetin e Kalifornisë, Berkley. Atje jepte kursin e letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko, 1965), po ashtu si dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor më 1965, si dhe filozofi romake. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph.D).

Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-1969), dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane (Departamenti i Gjuhëve Romane gjatë vitit 1968).

Prof. Pipa, arriti të jetë pjesëtar i Universitetit të Minesotes, si anëtar me të drejta të plota dhe gjithashtu kontribuonte në planifikimin, hartimin dhe ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane.

Ai ka dhënë mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve frënge dhe italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve të master-it, në gjuhët Frënge dhe Italiane (1970), të konceptuar dhe hartuar me iniciativën e tij.

Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington DC, pranë së motrës, ku, edhe mbyll sytë. Prof. Pipa, shquhet për veprimtari botuese në larmin e shtypit periodik. Ai ka qenë botues dhe kryeredaktor organesh letrare e shkencore. Kulme në historinë e kritikës sonë letrare, kanë mbetur edhe këto punime të Pipës. Eseja e shkruar për Konicën e dëshmon atë si një kritik të kategorisë së parë.

Në vitet 1945-1946, qe anëtar i redaksisë së revistës Bota e Re. Më 1987, anëtar i redaksisë së revistës tremujore për mendimin kritik Telos (Kaliforni).

Në vitin 1990, filloi të botoj në Washington DC revistën “Albanica-A quarterly Journal of Albanological Research and Criticism”, revistë me vlera të mëdha shkencore albanologjike.

Mbas tre numrash, për arsye financiare, u ndërpre ky botim aq i nevojshëm e i rëndësishëm sidomos për paraqitjen para botës të gjendjes së vertetë ekonomike e politike të trojeve tona, dhe të shkencave tona albanologjike. Për kohën e vet, në diasporën shqiptare, jo vetëm në ate të Amerikës, nuk ka pasë nji të tillë të dytë që t’i afrohet sadopak.

Mbrojtja e çështjes shqiptare në të gjitha trojet tona qe qëllimi i revistës. Numri i parë iu kushtua “Tragjedisë së Kosovës dhe aktorëve të saj”. Në ballin e revistës u vizatua harta e Kosovës së bashku me pjesën veriore të Shqipërisë.

Pothuajse çdo vit ka heshtje rutinë ndaj figurës së madhe të intelektualit të shquar prof. Arshi Pipa edhe këtu në SHBA. Kjo për faktin e keq, se institucionet kulturore, letrare dhe kulturore në Shkodër (Bashkia e qytetit), Tiranë (Akademia e Shkencave të Shqipërisë), Qendrat Kulturore Shqiptaro-Amerikane etj., vazhdojnë të sundohen nga ish përfaqsues të rregjimit komunist, të cilët kanë pushtet kudo, duke vazhduar ta urrejnë kritikun e pafalshëm të tyre prof. Pipën, për inerci të diktatorit dhe diktaturës së largkjoftit të Dullës së Gjirokastrës.

Mllefi kundër Professor Emeritus Arshi Pipës në mediat e “djathta” në vendlindje

Miku im i ndjeri shkodran Bep Kuqani, ish i burgosuri politik, njëkohsisht ish-bashkëvujtës me të ndjerin prof. Arshi Pipa, para se të ndërroi jetë këtu në New York, më dhuroi dorëshkrimin e tij mbi prof. Arshi Pipën.

Ai ndër të tjera, me një shqetësim të madh më shprehu indinjatën e tij ndaj gazetës gjoja të “djathtë” me emrin e çuditshëm 55, të datës 4 tetor 2002 (që çirret se përfaqson nenin 55 të Agjitacion e Propagandës të ish Kushtetutës së Shqipërisë të kohës së komunizmit, që e mban vetën të “pavarur”, kundërkomuniste e rrjedhimisht e spektrit të djathtë), t’i lejojë vetës botimin e shkarravinave të tilla, plot mllefe dhe urretje kundër një disidenti të mirëfilltë kunërkomunisti dhe përsonaliteti të madh si prof. Arshi Pipa.

Kështu nën titullin: “Hetim i ri për vrasjen e Mehmet Shehut”, gazeta 55 synonte të njolloste padrejtësisht një ndër figurat më të mëdha e më të pastra të disidencës komuniste, që mund të quhet me të drejtë krenaria e kësaj desidence, jeta dhe vepra e të cilit e kanë nderuar dhe do t’a nderojnë gjithmonë Shqipërinë dhe shqiptarët e kudondodhur, sepse e tillë ka qenë e do të mbetet figura e të mirënjohurit Profesor Emeritus Arshi Pipa.

Për disa dekada në SHBA, Boston dhe New York, në drejtim të gazetës Dielli, organ i Federatës Panshqiptare Vatra, kanë vepruar personalitete të shquara në lëmin e atdhetarisë dhe të gazetarisë shqiptare.

Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me Vatrën dhe Diellin. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i Diellit.

Shqetësimet e tij për gjendjen e Vatrës, në këte kohë, dhe mendimet e tij për prosperitetin e saj, ai i shprehu, së pari, në Dielli, në artikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në fjalimin e rastit të 28 Nandorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botue në Diellin e 28 shkurtit, 1987.

Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i Vatrës, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qëndroi vetëm një vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh.

Ai e mori kryesinë e Vatrës me të vetmin qëllim për t’a vënë atë në shërbim të problemeve me rëndësi të jashtëzakonshme historike, që dolën para kombit tonë: zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtër, ai iu kushtua me të gjitha energjitë rimëkëmbjes së Vatrës, dhe kreu shumë punë me vlerë.

Prof. Pipa si arsimtar, publiçist, poet, gjuhëtar, kritik letrar, përkthyes dhe pedagog shqiptar, i ofroi Perëndimit të dhëna të dorës së parë mbi gjendjen e shkrimtarëve dhe intelektualëve në vitet e para të Shqipërisë staliniste.

Pse duhet emërtimi i rrugës me emrin prelatit dhe liderit brilant njujorkez mons. dr. Zef Oroshi (1912-1989) dhe Jo i bolshevikut Noli

Oroshi, është ish qendra e Mirditës, që ka gdhendur faqe të ndritura në historinë e popullit shqiptar. Mbiemri Oroshi, që prelati mbarti me dinjitet edhe në SHBA, lajmëron sipas regjistrave të kishës, se ai kishte lindur më 24 nëntor 1912, në tokën e kathedraleve, limanin vigan të kryengritjeve për flamurin e lirë, që ishte e mbeti Mirdita.

15 vjet më pas, i riu Jozef Oroshi, gjendet në auditoret e Seminarit Papnor në Shkodër. Librat, me sa duket ishin dhe mbetën pasioni i tij i vetëm. Përkushtimi i përshpirtshëm ndaj fesë e shërbesave fetare, ishte një traditë e hershme e trashëguar nga të parët e familjes Oroshi.

Mësimet fillestare Zefi i vogël, i mbaroi në vendlindje, ndërsa mësimet e mesme i nis në vitin 1927, në seminarin e mirënjohur të Jezuitve në Shkodër.

I etur për dije të thella e kulturë të pasur civilizuese dhe kristiane perëndimore, vijon studimet e larta më 1936-1940, në degën admiruese të Teologjisë e Filozofisë në Romë (Itali), pranë Universitetit të Urbino-s në Propaganda Fide, sëbashku me 14 djem të tjerë të rinj shqiptarë asokohe.

Mprehtësia dhe zgjuarësia, ishin të ngjizur thellë në mendjen e begatë të të riut. Kardinali italian Shkëlqësia e Tij mons. Fumasson Biondi, Prefekt i Propoganda Fide, e shuguron, duke i dhuruar petkat dhe koletin e meshtarit.

Fjala e Zotit, është fjala e popullit

Meshtari, gjatë gjithë jetës së tij, u gjend afër popullit të vet, në ditë të mira dhe të vështira, si një ushtar besnik i Krishtit. Ai ndau me besimtarët gëzimet dhe hidhërimet e një jetë të vështirë plot tallaze në emigracion.

Abati i Mirditës dhe Delegati (Regent) Apostolik (kur është dëbuar nga qeveria komuniste e Tiranës imzot Leone Nigris Delegat Apostolik në Shqipëri deri më 5 maj 1945, shënimi im K.K.) imzot Frano P. Gjini (1886-1948) e kishte dom Zef Oroshin meshtar të ri në moshë dhe njëkohsisht sekretar të tij të përkushtuar, brenda famullive, që administronte shpirtërisht (kishat sufragane).

Mbas 12 vjetëve (1940-1952), pasojë e përndjekjeve të Sigurimit dhe martirizimeve të vëllezërve në Krishtin, në kohën e ateizmit të gjirokastritit Enver Hoxha, mbasi thotë meshën e pagëzon një fëmijë të porsalindur, hoqi shpejt veladonin dhe mori udhën e arratisjes nëpër male, duke iu bashkuar forcave të rezistencës kundërkomuniste.

Kryqin, që kishte në qaf nuk e la në kishë, por e mori me vete, për t’ia prirë të mbaren në udhëkryqet e botës. Kryqi ishte dëshmitar historik i kalvarit të përsektutimit të klerit katolik dhe popullit të tij nën regjimin ateisto komunist.

E Zoti e deshti dhe e ndihmoi shumë

Ai ndihmoi në momentet më të vështira me qindra emigrantë, duke u dhënë ndihmë papushim, në të gjitha drejtimet, deri sa ai vetë kaloi në jetën e pasosun…

Për 8-9 muaj, qëndron mes maleve, në shpella, shi e borë, me bukë e pabukë, i veshur keq në dimër, duke provuar mundimet e Krishtit, që salvohet nga të pafetë.

Në ditën e Pashkëve të vitit 1952, për trimat e lirisë, mes maleve të Mirditës (pyjet e Molungut), thotë meshën në orët e para të mëngjesit, ku, Zoti i dëgjon lutjet, duke e shpëtuar e udhëhequr drejt tokës së lirë…

Në gusht të vitit 1952, ai gjendet në tokat etnike shqiptare në Dardani për disa muaj, duke kaluar e qëndruar për pak kohë në Gjakovë, Pejë, Mitrovicë… dhe shkon në Beograd.

Dera e Gjomarkajve të atdhelindjes së vet, falë mikpritjes, zemërgjerësisë, bujarisë tradicionale, i dërgon garanci, për të shkuar në Itali.

Ishte viti 1953, kur ai gjendet sërisht para ëndrrës rinore. Tashmë 41-vjeçari Oroshi, po e prekte realitetin dhe shijonte atë liri, që prej kohësh e kishte bluar në mendje e dëshiruar me zemër.

Sërisht me libra dhe pranë tyre, ndjehej i gëzuar dhe krenar si bir arbëror. Më të mbërritur në Romë, fillon përpjekjet e takimet me klerikë, për të vijuar studimet e larta në Teologji.

Këtë dëshirë zemre e përkushtimi, për dituritë, shumë vite më parë, ia kishte shprehur ish-eprorit të lartë abatit ipeshkëv imzot Frano Gjinit.

Dhe Zoti e ndihmoi, për t’i hapur me bujari portat e dijës universale, mbasi kishte ndjekur nga afër kalvarin e vuajtjeve, për të ardhur deri tek Portat e Piazza di San Pietro në Itali. Paralel me studimet e larta, i kërkoj Selisë së Shenjtë, që t’i miratoj kërkesën (dekretin), për të qenë kapelan katolik (bari misionar), për bashkëatdhetarët mërgimtar politik, që gjendeshin në Romë.

Një pjesë e grigjës së tij, kishin shprehur dëshirën, për të emigruar në ShBA, ku, imzot Oroshi i ndihmon, falë bujarisë të gjithë pa dallim feje.

Sikurse kujtojnë miqët e tij prelati, ka ndihmuar me bujari një hoxhë shqiptar, për të ardhur i qetë në Tokën e Bekuar të Amerikës.

Me bindje të plotë tek e ardhmja, menjëherë iu përvesh punës dhe filloj veprimtarinë intelektuale e baritore, duke u marrë pikësëpari me shqipërimin e librave të rëndësishme, me të cilat, do të përhapte fjalën Hyjnore të Krishtit dhe ruajtjen e gjuhës së bukur amtare, shqipen.

Por në Tokën e Bekuar të Botës së Re, një tjetër prelat katolik, kishte qenë përpara imzot Zef Oroshit. Ai ishte bashkëvendasi e atdhetari i flaktë, abati i Mirditës e rilindasi i madh imzot Preng Doçi.

Dy mirditas Doçi e Oroshi, në kohë të ndryshme, bëhen tribunë e mendimit përparimtar shqiptar në SHBA, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndihmë të besimtarëve dhe popullit shqiptar i ndodhur njeri mbas tjetrit në dy robëri: otomane islame barbare dhe diktaturën ateiste komuniste.

Falë pasionit e vullnetit të hekurt, për t’u marrë me libra dhe studime, që kërkonin shumë mund dhe kohë në përkthime, dr. Oroshi, përfundoi shqipërimin e librave: Katekizmi (1953), Ungjilli simbas Mateut (1953), Studimet e Bioshme (1953), duke mos lënë mbas dore studimin e leksioneve të disiplinave të universitetit në vitin e parë akademik (1953-1954).

Po më 1960, përkthen dhe boton Visarthin Shpirtnuer, një lloj katekizmi doracak, për familjarët emigrantë shqiptarë katolik.

Dashuria e respekti, për shkrimtarët e shkollës së traditës geg veriorë, që kishin vulosur me erudicionin e përkushtimin e tyre, u bënë objekt i studimeve të tij. Për të qenë më konkret, ai zgjodhi shkrimtarin e shquar dhe prozatorin modern prof. Ernest Koliqin dhe kontributin e tij shembullor shumëplanësh, në fushën e letërsisë bashkëkohore shqipe.

Në Universitetin e famshëm të Romës Angelicum (1958), vijon studimet e vitit të pestë në degën adhuruese të teologjisë, që ndryshe njihet si disiplina ose gjimnasitika e trurit. Këtu merr si subjekt, për të trajtuar gjerësisht e filozofikisht 20 teza në shkencën e Teologjisë, duke e mbrojtur (në vitin 1960) me sukses temën: “Një reformator i madh i Kishës irlandeze të shekullit XII”, për gradën shkencore Doktor.

Në komisionin e Këshillit Shkencor Vlerësues të Universitetit, bënin pjesë figura të shquara të kulturës, që punonin si lektorë në Universitetet e ndryshme italiane. Ekipi prej pesë profesorëve të njohur italianë dhe një nga Universiteti i Oxford-it në Angli, e dëgjonte me vëmendje dhe interesim shpiegimin e tezave, sipas një këndvështrimi dhe studimi të hollësishëm, që kleriku shqiptar, i kishte bërë punimit voluminoz shkencor të disertacionit shumëplanësh filozofik, teologjik, të cilin, e përshkonte një bosht i ngjeshur enciklopedik.

Prelati katolik kishte miq pendat e spikatura të mendimit elitar shqiptar në emigracion, si: prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjeçaj O.F.M…

Kështu, në një letër që prof. Ernest Koliqi, i shkruan nga Roma imzot Oroshit, ndër të tjera nënvizon: “Ju falena nderës për letër. Presim si zogla verës ndoi shkrim t’Uejin. Shndet e punë të mbara.”

Dom Zefi, ka celebruar meshë së pari në kishën sllovene të shën Cirilit në St. Morris Park 8th Street në New York, në kapelen e Universitetit të Fordham-it në Bronx, në shkollën e kishës së Mount Cornel në Bronx, në kishën e St. Raymond’s në Costle Hill Avenue në Bronx.

Emigrantët shqiptarë në Amerikë, kishin ardhur nga kampet e refugjatëve të Italisë e Austrisë.

Për më tepër, Lidhja Katolike, u formua në një mbledhje të mbajtur në kishën katolike sllovene të shën Qirilit, në Saint Mark’s Pace, New York. Në mbledhje, si mysafirë, morën pjesë, mes të tjerëve, prof. Rexhep Krasniqi, Kryetar i Komitetit Shqipnia e Lirë dhe aktivisti i komunitetit Stavri Qiriako nga Bashkësia Orthodokse Shqiptaro Amerikane.

Dhe më 1973, u realizua dëshira e madhe e klerikut të përkushtuar në trinomin Fe -Atdhe-Përparim, mbas fushatës fondmbledhëse prej bashkatdhetarëve, në praninë e besimtarëve, u bë më në fund bekimi i kishës së re, mes një atmosfere të madhe gëzimi, me të cilin ishte bashkuar, përmes mesazhit edhe ish Kardinali i New York-ut, i ndjeri, Arqipeshkvi Metropolitan Eminenca e Tij Terence Cooke.

Në një nga sallat e bukura të ambienteve të Fordham University (që administrohet nga Kuvendi i Urdhërit të Jeziutëve në SHBA), u mbajt programi i rastit dhe u shtrua darka madhështore, përgatitur nga Këshilli dhe Pleqsia e Lidhjes Katolike Shqiptaro Amerikane dhe tre komisione te formuara nga ata.

Bariu nacionalist e dijetari i ndritur i shqiptarëve, la një emër shumë të mirë në fushën e publicistikës e botimeve në gjuhën shqipe. Ai shqipëroi librin Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve (Romë, 1960, 1979), në gjuhën e ëmbël geg, aq të nevojshëm për shqiptarët.

Dr. Oroshi, edhe gjatë meshëve në kishat amerikane, bëri apel, për të drejtën e popullit për liri civile, besimi, për të cilën vuante shpirtërisht e punoi me devocion me miqtë amerikanë dhe aktivistë të palodhur bashkëatdhetarë kudo nëpër botë, për lirinë e fesë në Shqipëri. Përballë kësaj peshkopi ortodoks Noli, kur mbërriti në SHBA dhe deri sa vdiq i bëri jehonë diktaturës proletare bolshevike të ish B.R.S.S. të udhëhequr nga kriminelët Lenin-Stalin dhe Dullës në Shqipëri.

Kishte raste, që nga misionet e pambarim imzot Oroshi, gjente pak kohë të lirë, për t’u prerë në qetësi, vetmi e cila, i pushtonte mallin për atdhelindjen. Vetmia e tij, ishte një adhurim i përshtatshëm mbushur me lutje, për një kontakt më imtim me Zotin. Ai shpesh i mbushte sytë me lot dhimbjeje e malli të pashuar, për atdhelindjen Oroshin, familjen e shpërndarë në kampet e vështira të internimeve komuniste…

Noli fshehu me paramendim Krimet, Terrorin, Represionin komunist kudo në botë

Sikurse dihet, peshkopi i kuq leninist Noli, erdhi nga dyert e ferrit komunist të ish B.R.S.S. dhe me vetëdije dhe mashtrim gojor e mediatik i paraqiti bolsheviket muzhikë barbarë popullit shqiptar si engjej dhe parajsa komuniste e ardhshme e rendit të ri shoqëror futurist, për shqiptarët naiv dhe analfabetë, të lodhur dhe shkatërruar nga pushtime dhe luftrat e njëpasnjëshme… Le të futemi në temë.

Libri i Zi i Komunizmit, është përkthyer në shumë gjuhë të botës (kryesisht në ish vendet komuniste të Europës Lindore), është shitur në miliona kopje dhe në të njëjtën kohë konsiderohet si një nga librat më me ndikim dhe më të diskutueshëm, në lidhje me historinë e komunizmit në shekullin XX në veçanti historia e Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S.) dhe shteteve të tjera komuniste dhe regjimeve sadiste socialiste shtetërore kudo në katër kontinente të botës.

Autorët përdorin termin Komunizëm, për të nënkuptuar komunizmin leninist dhe marksist-leninist, regjimet ekzistuese komuniste dhe “socializmin real” të shekullit XX, duke deklaruar se komunizmi i zi filloi me revolucionin bolshevik në Rusi në vitin 1917 (krismat e tetorit), të cilin bashkautorët e përshkruajnë saktësisht si një grusht shteti.

Në kapitullin e parë të librit me titull: “Hyrje Krimet e Komunizmit“, redaktori i veprës historike Stéphane Courtois, shprehet se: “Regjimet komuniste e kthyen krimin masiv në një sistem të plotë të qeverisjes dhe janë përgjegjës për një numër më të madh të vdekjeve sesa nazizmi ose ndonjë tjetër sistemi politik.”

Ai nënvizon, se: “Komunizmi, karakteristika përcaktuese e ‘shekullit të shkurtër të njëzetë,’ që filloi në Sarajevë në 1914 dhe përfundoi në Moskë në 1991, e gjen veten në shtetet qendrore të historisë. Komunizmi, i parapriu fashizmit dhe nazizmi, i mbijetoi të dyja dhe la gjurmët e tij në katër kontinente. Duhet të bëjmë një dallim midis doktrinës së komunizmit dhe praktikës së tij. Si një filozofi politike, komunizmi ka ekzistuar me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.” (Stéphane Courtois Libri i Zi i Komunizmit: Krimet, Terrori, RepresioniHyrje: Krimet e Komunizmit“)

Si shembull ilustrues të lindjes së komunizmit, Courtois citon Republikën e Platonit dhe Thomas More (si komunist) shembuj të asaj që ai e quan filozofi utopike.

Për më tepër, në argumentin e tij Courtois shprehet se: “Komunizmi, që na shqetëson nuk ekziston në sferën transhendente të ideve. Ky komunizëm, është krejtësisht real; ai ka ekzistuar në momente kyçe të historisë dhe në vende të veçanta, të sjellë në jetë nga udhëheqësit e tij të famshëm, si: Fidel Castro, Jacques Duclos, Vladimir Lenin, Georges Marchais, Ho Chi Minh, Joseph Stalin dhe Maurice Thorez si shembuj.

Sipas hyrjes së librit në fjalë, del se numëri i njerëzve të vrarë nga qeveritë komuniste arrin në më shumë se 94 milion. Statistikat e viktimave përfshijnë vdekje përmes ekzekutimeve, urisë së shkaktuar nga njeriu, urisë, luftës, dëbimeve dhe punës së detyruar. Ndarja e numrit të vdekjeve jepet si më poshtë:

  • 65 milion në Republikën Popullore të Kinës
  • 20 milion në Bashkimin Sovjetik
  • 2 milion në Kamboxhia
  • 2 milion në Korenë e Veriut
  • 1.7 milion në Etiopi
  • 1.5 milion në Afganistan
  • 1 milion në Bllokun Lindor
  • 1 milion në Vietnam
  • 150,000 në Amerikën Latin
  • 10,000 vdekje “që rezultojnë nga veprimet e lëvizjes komuniste ndërkombëtare dhe partive komuniste që nuk janë në pushtet”.

Shifra me fakte nga Rusia

Peshkopi i kuq ortodoks Fan Stilian Noli, me demagogji dhe ndërgjegje të lartë, duke u betuar edhe në emër të “Krishtit” të tij, mashtroi emigrantët shqiptarë në SHBA dhe popullin shqiptar kur ishte Kryeministër i deshtuar, për lumturinë bolshevike në ish B.R.S.S., kur e vërteta ishte krejt ndryshe. Asokohe fetari formal komunist leninist Noli, urrente me fanatizëm klerikët anti-komunistë të lartë ortodoksë, katolikë, baptiste të 15 republikave të Bashkimit Sovjetik…

Nga viti 1918-1929, sipas një studimi të paraqitur nga ana e Kishës Katolike 6.775 prift orthodoks janë vrarë në Rusi. Më 1936, u mbyllën nga të kuqtë 8.322 priftë të kongregacioneve të ndryshme fetare. Prej 1945-1947, në dy vjet që operojshin bandat komuniste në Greqi, 380 priftën orthodoksë, diakonë e murgj u zhdukën pa lënë gjurmë prej masakrave barbare të tyre.

Në Rusi, mbas një periudhe pushimi të shkurtë, përsekucionet fetare filluan. Tani për tani viktima të këtyre përsekutimeve janë ndjekësit e Kishës Baptiste, ku 202 përsona, priftërinj e fetarë të thjeshtë vujnë denime politike nëpër burgje e punë të detyrueme. Sipas Eminencës së Tij Antoine, në Rusi, më 1914 kishte 78.204 kisha, ndërsa sot ka vetëm disa qindra. Kryeqyteti ukrainaz Kiev, më 1917 kishte 106 kisha, sot ka vetëm 1 (një).

Në Pietrograd ishin më 1917, 354 tempuj, kurse sot kanë mbetur vetëm 10. Nga 600 kisha që kishte në Moskë më 1917, kanë mbetur në këmbë vetëm 30. Komunistët e kuq bolshevik stalinist shtërnguan më 22 dhjetor 1964 For Lumturinë e Tij Patriarkun Aleksej, që të shpallë në të gjithë Rusinë vetëm në një Kishë duhet të bëhen pagëzime.

Për të gjetë një kishë të hapun në Rusi, sipas pohimit të Eminencës së Tij Antoine, duhet të ecësh qindra kilometra. Për të ndërmarrë një udhëtim të tillë bahet e nevojshme leja prej autoriteteve lokale, të cilët të shumtën e herës nuk e japin. Ndërsa një dënim i rëndë i pret të gjithë ata meshtarë që marrin guximin me pagëzu fëmijë pa autorizimin e organeve të qeverisë.

Si turistat perëndimorë ashtu edhe disa nështetas rus, të cilët mundin të dërgojnë jashtë Rusisë ndonjë reportazh, tregojnë se edhe ato kisha që gjenden të hapura në Rusi ruhen rreptësisht nga policia, e cila ndalon hyrjen në kishë të të rinjve 3 vjeç deri në moshën 18–vjeçare. Asnjë aktivitet i Kishës ruse, nuk lejohet të bëhet i lirë nga ndërhyrjet e të ashtëquajturve “Këshilla për Punë Fetare”, kryetar i të cilit është komunisti Kouroiedov.

Gjithnjë turistat perëndimorë, që kthehen nga Rusia, tregojnë se edhe ndër ato kisha të pakta që kanë mbetur ende pa u mbyllur, vihen re shpesh agjenta të Këshillit ose të Komitetit për Punë Fetare, të cilët mezi presin me gjetë një shkak që të mbyllin menjeherë kishën dhe të burgosin meshtarin.

Ata ruajnë gjithashtu që të mos bëhen pagëzime, me përjashtim të pak përsonave, që autorizon qeveria, sa për të treguar se ekziston liria e fesë në Rusi.

Mirëpo, realiteti i jetës së përditshme tregon të kundërtën, që është një e vertetë tragjike që po e vuan Kisha në Rusinë Sovjetike (“Catholic Albanian Life”, San Francisco, Saint Clara Cruse, California, Vjeti III, Nr.1 (9), Kallnuer-Mars 1968, 17-19, 23).

Sipas Courtois, krimet nga Bashkimi Sovjetik përfshinin sa vijon:

  • Ekzekutimi i dhjetëra mijëra pengjeve dhe të burgosurve.
  • Vrasja e qindra mijëra punëtorëve dhe fshatarëve kryengritës nga viti 1918 deri në vitin 1922.
  • Uria ruse e vitit 1921 e cila shkaktoi vdekjen e 5 milion njerëzve.
  • Një politikë e shtypjes sistematike kundër Kozakëve midis vitit 1917 dhe vitit 1933.
  • Vrasja e dhjetëra mijëra njerëzve në kampet e përqendrimit në periudhën midis viteve 1918 dhe 1930
  • Pastrimi i Madh etnik, i cili vrau gati 690,000 njerëz.
  • De-kulakizimi, duke rezultuar në dëbimin e 2 milion të ashtuquajturve “kulakë” nga viti 1930 deri në vitin 1932.
  • Vdekja e 4 milion ukrainasve (Holodomor) dhe 2 milion të tjerëve, gjatë urisë së viteve 1932 dhe 1933.
  • Dëbimet e polakëve, ukrainasve, moldavëve dhe njerëzve nga shtetet baltike nga viti 1939 deri në vitin 1941 dhe nga viti 1944 deri në vitin 1945.
  • Dëbimi i gjermanëve të Vollgës në vitin 1941.
  • Dëbimi i Tatarëve të Krimesë në vitin 1944.
  • Operacioni Thjerrëza dhe dëbimi i Ingushëve në vitin 1944.

Stéphane Courtois i konsideron komunizmin dhe nazizmin të jenë sisteme të dallueshme, por të krahasueshme si tipike totalitare, duke deklaruar se regjimet e egra komuniste kanë vrarë “afërsisht 100 milion njerëz në krahasim me afërsisht 25 milion viktima të nazistëve.”

Courtois pretendon se metodat e Gjermanisë Naziste, për të shfarosja masive u miratua nga metodat dhe praktika komuniste sovjetike të siamezve ideoligjik Lenin-Stalin. Si shembull, Courtois citon zyrtarin nazist SS Rudolf Höss, i cili organizoi kampin famëkeq të shfarosjes, kampin e përqendrimit Auschëitz, duke shkruar:

Zyra Qendrore e Sigurimit të Reich u dha komandantëve një koleksion të plotë të raporteve në lidhje me kampet ruse të përqendrimit. Këta përshkruanin me shumë detaje kushtet dhe organizimin e kampeve ruse, siç ishin furnizuar nga ish të burgosurit që kishin arritur të arratiseshin. Theks i madh u vu në faktin se rusët, me punësimin e tyre masiv të punës së detyruar, kishin shkatërruar popuj të tërë.”

Courtois, argumenton se krimet sovjetike, kundër popujve që jetojnë në Kaukaz dhe grupeve të mëdha shoqërore në Bashkimin Sovjetik, mund të quhen Gjenocid dhe se ato nuk ishin shumë të ndryshme nga politikat e ngjashme nga Partia Naziste e Adolf Hitlerit. Të dy sistemet komuniste dhe naziste e konsideruan “një pjesë të njerëzimit të padenjë për ekzistencë. Dallimi është se modeli komunist bazohet në sistemin e klasave, modelin nazist mbi racën dhe territorin.”

Ai më tej thotë: “Këtu, gjenocidi i një klase, mund të jetë i barabartë me gjenocidin e një race, uria e qëllimshme e një fëmije të një kulaku ukrainas si rezultat i urisë së shkaktuar nga regjimi i Stalinit, është e barabartë me uria e një fëmijë hebre në geton e Varshavës si rezultat i urisë së shkaktuar nga regjimi nazist.”

Shkencëtari politik Vladimir Tismăneanu, puna e të cilit përqendrohet në Evropën Lindore, shkroi se: “Libri i Zi i Komunizmit arrin të demonstrojë […] se Komunizmi në versionin e tij leninist (dhe, duhet të pranojë, ky ka qenë aplikimi i vetëm i suksesshëm i dogma origjinale) ishte që nga fillimi kundër vlerave të të drejtave individuale dhe lirisë së njeriut“.

Tismaneanu argumentoi se krahasimi që Courtois i bën komunizmit me nazizmin, ishte gjerësisht i justifikueshëm, duke shkruar se: “Një nga dallimet kryesore midis tyre janë sigurisht të rëndsishme, dhe nganjëherë Courtois nuk i thekson ato sa duhet. E përbashkëta e tyre është në aspektin e përbuzjes së plotë për borgjezët, shtetin dhe ligjin, të drejtat e njeriut dhe universalitetin e njerëzimit, pavarësisht nga racat dhe dallimet klasore. E njëjta temë është si tek Jeta dhe Fati, që përgjithmonë vazhdon.”

Atdhetari vatrist dr. Peter Minnar dhe Noli politikani enverist i dështuar

Peter Minnar nga qyteti i serenatave Korça, mori rrugën e vështirë të kurbetit për të ardhuar në ShBA. Ai u vendos në qytetin e Boston-it, Massachusets, ku kishte dhe shumë emigrantë të tjerë korçarë. Peter, njeh shumë mirë kolosin brilant Faik Domenik Konica, njohësin e 16 gjuhëve të huaja, njeriun e anatemuar gjatë diktaturës, sikurse letrarin peshkop Fan S. Nolin, me të cilët ka qendruar dhe biseduar nga afër për disa dekada brenda komunitetit shqiptaro-amerikanë, në kishën ortodokse të shën Gjergjit (1908) në Boston.

Duke shfletuar me kujdes librin e Peter Minnar-it me titull: Për Shqipërinë, çdo njeri krijon një ide të kjart mbi personalitetin atdhetar, baletmaestron, aktivistin e çështjes nacionale dhe bashkohësin e Konicës, Nolit, Çekrezit, Dakos etj.

Peter është krenar, që ka shërbyer si i pari Kryetar i Shoqërisë Letrare Amerikano Shqiptare me qendër në Boston, i cili, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, janë marrë rregullisht me çështjen e kundër komunizmit internacional dhe instalimit të degës më të egër barbare dhe shkatërrimtare në Shqipërinë fatkeqe.

Këtë gjë e vërteton më mirë sidomos mbrojtja, punësimi dhe vlerësimi i 1615 antikomunistëve shqiptarë të arratisur nga “lumturia” e rregjimit komunist të Tiranës së kuqe, gjatë viteve më 1952-1954.

Kur Konica ishte Kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra (1912) në qytetin Boston, baletmaestro ishte Kryetar i degës së saj, për qytetin Natick Massachusets.

Atdhetari Minnar, është vënë në shenjestër shpesh dhe nuk është lënë në heshtje, sepse në shkrimet e tij kritike ka pasur gjithnjë mendime të kundërta ose të diskutueshme për bashkëkohësin e tij peshkopin ortodoks imzot Fan Stilian Nolin.

Kundër shënimeve historike të Peter-it këtu në SHBA, janë hedhur në sulm mediatik plot fanatizëm studiuesit e shkollës së realizmit socialkomunist të Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha, ndihmësit besnik të idedologjisë komuniste të PPSH-së prof. Nasho Jorgaqi dhe ndihmësi i tij prof. Viron Koka.

I pari, ka shkruar një pamflet në fletushkën Ze(h)ri i Popullit dhe i dyti në një tribunë “demokratike” si Rilindja Demokratike, por që në vetvete të dy vijnë nga indoktrinimi dhe shërbimi që i kanë bërë sistematikisht për shumë dekada komunizmit të tyre.

Ndërsa i pari, qëndron në pozitat e një socialisti të konvertuar, i dyti i kthyer në formalisht me kostumin blu “demokrat”, çoroditi edhe atë pjesë të rinisë shqiptare, që pret realizëm, frymë kritike dhe freski në analizën e figurave të nacionit.

A mund të fyhet docenti Peter Minnar, Kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra (1909) për qytetet Natick Massachusets që nga viti 1923, President i Of Albanian American Literary Society, në vitin 1954, një studiues i Nolit dhe njohës i fotografive të bashkohësve të tij pse thotë mendime të ndryshme!?

Si ka mundësi që Nasho Jorgaqi, i ftuar disa herë në SHBA ndoshta për inerci të së kaluarës komuniste, të mos njohë atdhetarin e Vatrës Peter Minnar, që ishte padyshim një ndër kolonat më të fuqishme anti-komuniste në diasporën shqiptare në Boston, të SHBA-së. (Peter Minnar, “Për Shqipërinë”, Boston, USA, 1995)

Gjatë verës së vitit 1994, Minnar kishte planifikuar që sëbashku me fakte të pakontestueshme të vij në Shqipëri, për të tretën here, duke pranuar me kënaqsi një bisedë dyshe përballë ekranit të televizionit, për të njohur publikun shqiptar nga afër dhe realisht me faktet origjinale pa retushime mbi Nolin.

Peter Minnai thote se Noli si prokomunist (leninist) dhe politikan i dështuar. Bazohem në: Fan Stilian Noli – Album 2, prej Qerim Panaritit, f.75 ku thuhet: “Në fillim të dhjetorit, 1924, një mision Sovjetik nën kryesinë e N. Krakovietski arriu në Durrës …Noli një me një thirri mbledhjen e Kabinetit. Shumica e shokëve të Kabinetit shprehën mejtimin, që misioni sovjetik të mos pranohet në Tiranë (se në Shqipëri kishte hyrë?!).

Noli nguli këmbë, që “kjo s’është mënyrë fisnike nga pikëpamja diplomatike, që të pështyjmë në surrat një mision diplomatik të një shteti të madh si Rusia”.

Dhe më pas lexojmë në librin: Fan S. Noli “Rron or rron dhe nuk vdes shqiptari, mbledhur” nga Pirro Tako, f.33: “Vitet e emigracionit i hapën sytë Nolit në shumë drejtime dhe e bënë atë më të vetëdijshëm në luftën e tij. Në këtë transformimi ideor ndikuan disa faktorë, siç ishin: Takimet me udhëheqësit revolucionarë të popujve të ndryshëm; Njohja me shtypin komunist; Vizita në Bashkimin Sovjetik më 1927; Pjesmarrja në Kongres… 

Këto pikëpamje gjetën mishërimin e tyre edhe në Deklaratën e Komitetit të Çlirimit Nacional, të shkruar nga vetë Noli (e cila u botua në gazetën “Liria Kombëtare”, me 11 maj 1927.”

Gjithashtu, po lexoj thirrjen drejtuar popullit shqiptar, në emër të K. Ç. Nacional nga Kryetari i saj Noli, botuar në Liria Kombëtare, me 11 shtator 1928, ku mund të dallosh lehtë fjalorin komunist: “Shqiptarë! Koha e gjakpirësve imperialistë ka për shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë. Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t’i korrim me drapërin e t’i shtypim me çekanin, që t’i shuajnë një herë e mirë nga faqja e dheut”. (Wien, 3 shtator 1928, Për Komitetin e Çlirimit Nacional, Fan Noli)

Tronditëse, është “Letra e hapur” e profesorit shkodran, Mhill Marku, botuar në gazetën “The Albanian American”, tetor 1956, faqe 4, e shkruar shqip me titull: Mirësisë së Tij, Fan S. Noli (pra, kur Noli ishte gjallë), ku, thuhet:

Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në këtë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovojnë çka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojnë në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët… Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denjë me e qeverisë popullin shqiptar. Një ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të“.

Për këtë dëshmojnë shumë njerëz dhe artikuj gazete të asaj kohe, ku Fan Noli në kishë, bankete dhe piknikë krahasonte Enver Hoxhën me shën Gjergjin dhe Skënderbeun legjendar”.

Por më domethënës është libri: “Albumi Dyzet Vjeçar në Amerikë 1906-1946, i Hirësisë së Tij, Peshkop F. S. Nolit”, të cilin e botoj Vatra në Boston, më 1948, ku thuhet: “Kryetrimave që e çliruan Shqipërinë nga fashistët, nga nazistët, nga bejlerët u dedikohet ky Album.” (Pra, u dedikohet komunistëve dhe diktatorit otomano-arab Enver Hoxha).

Po artikujt e gazetës Pravda, datë 4 dhe 11 nëntor, 1927, ku jepet intervista e Fan S. Nolit, me rastin e 10-vjeçarit të Revolucionit në Moskë, ku u organizua një Kongres i miqve të Bashkimi Sovjetik.

Noli ishte Kryetar i Komitetit të Çlirimit Nacional dhe në Kongres mori pjesë si anëtar i delegacionit, që përfaqësonte popujt e Ballkanit.

Kjo gjë pohohet edhe në shkrim – përgjigje të Z. Viron Koka në RD, më 19 shtator 1993, ku thuhet: “Ai (d.m.th. Noli) shpresoi se Bashkimi Sovjetik dhe forcat e tjera do t’i shpëtonin popujt, pra edhe popullin shqiptar…”

  1. Koka vazhdon më tej: “Noli ishte nga të parët intelektualë të Evropës, që e braktisi të majtën Evropiane… ai u largua nga “KONARE” dhe shkoi në Amerikë!” (Hahahahahaha… Mashtrim dhe gënjeshtër e pastër tipike tipik neo-komuniste shqiptare).

Po, i them unë, autorit të shkrimit, Z. Viron Koka, se Noli që nga janari i vitit 1925, e deri në 1932, periudhë që jetoi në Evropë, gjeti një rehati dhe ngrohtësi financiare nga Konare në 8 vjet.

Këtë gjë e kemi thënë edhe më parë, se kalimi nga klerik në politikë dhe pastaj nga politika në klerik u bë si mjet jetese.

Pra, Noli i la mënjanë iluzionet e dikurshme mbi Amerikën, si një vend që gjoja ndjek politikë paqësore e të mbrojtjes së popujve të vegjël (lexo tel Liria Kombëtare, më 20 shkurt, 1929), dhe përsëri pas një dashurie me Konarenë e lë atë më 1932, duke iu drejtuar Amerikës së Ëilson-it të dikurshëm. Kësaj i thonë politikë dhe Nolit politikan!

Qerim Panariti, thekson në f.88 se: “Gjatë 10 vjetëve 1943-1953, Vatra, u bë për Nolin një koshere mjalti. Për nder të tij dha dy bankete madhështore për 40 dhe 50 vjeçarin e tij në Amerikë. Në këto dy ftesa, vatranët i mblodhën Nolit më tepër se $1,000 etj.”

Ka edhe shembuj të tjerë, si Reforma Agrare, por megjithatë…

Së dyti, Noli si klerik i dështuar dhe jo mikpritës. Për këtë problem do të vazhdoj të citoj Qerim Panaritin në faqet 89, 90, 92 si më poshtë: “Noli ish person sekretiv. Ishte e pamundur për të që t’i hapte zemrën njeriut pa rezervë.

Noli s’kish asnjë konfidencë, d.m.th. njeri që t’i hapte zemrën 100% kurdoherë ishte i rezervuar. Ndër shqiptarët e Amerikës, Noli e kish humbur besimin krejt. Të lënë të thosh si gunën e vjetër.

Ja dhe një përshkrim karakteristik për të: “Noli nuk ish mikpritës si Faik Domenik Konitza. Po të dilnje jashtë me të ishte e pamundur që të vinte dorën në xhep. Po ta vizitonje në shtëpi, s’të afronte asnjë kupë me ujë. Noli ish hamës i madh, kur gëzonte shëndet dhe plot humor dhe shakara.”

Ndër fshatarët e Shqipërisë kish një dashuri të madhe. Fshatari i thjeshtë thosh ka korruptuar komercializma dhe beson se s’mund të bësh dot tregti “me kryq në ballë“.

Për këtë z. Qerim Panariti shton: “Këto karakteristika i gëzojnë të gjithë njerëzit e lartë nga mendimet. Por në këtë rast, del akoma e qartë se çfarë kërkonte Noli me qëndrimin e tij me gjigandin F. Konitza, Konstandin Çekrezin, Kristo Dakon dhe dr. John Nase, kundrejt të cilëve mbodhi farën e grindjes dhe të urrejtjes, të cilat u trashëguan më pas në shumë shqiptarë të Amerikës“.

Nolit vetëm me Faik Konitzën (1942-1975) i haste sharra në gozhdë, sepse ky dallohej për karakterin, origjinën dhe kulturën e tij të gjerë.

Të njëjtat qëndrime pasqyroi edhe ndaj fesë, klerikëve dhe besimeve. Nolin të gjithë e nderojnë dhe e lartësojnë për përkthimin e liturgjisë së Shejtë në gjuhën shqipe. “Ky është shërbim i madh. Për ortodoksët shqiptarë, por nuk duhet harruar se Liturgjia shqip i shërbeu Nolit si mjet pune për shqiptarët.”, thekson Konitza

Me tre kisha orthodokse Noli e përçau komunitetin e Boston-it

Rezultati i punës së tij si fetar del krejt ndryshe. Ai e përçau komunitetin shqiptar të Bostonit, me qëndrimin dhe klerikët shqiptarë, duke bërë atë që përveç kryekishës së shën Gjergjit u ngritën edhe dy kisha orthodokse të tjera; ajo e shën Trinisë me 1921 dhe veçanërisht pas ardhjes së Nolit në Amerikë, u ngrit edhe kisha e shën Johan-it me 1934.

Kjo ka qenë edhe çudia më e madhe për një komunitet të vogël si ky yni në Amerikë, që në 800 metra të kemi 3 kisha. Këtë gjë, na e thoshin shumë amerikanë të tjerë duke qendisur: “Ah…, Ah ju ini pak shqiptarë që kini tre kisha në Broduej (Broadway) Street“.

Pra të dëgjojmë (lexojmë), se çfarë thuhet në Albumin 2, faqe 101, 102 e 104: “Të gjitha andrallat që pati Noli gjatë administratës si udhëheqës spiritual i kishës i pësoi nga një pjesë e klerit të pabindur.

Zënka midis Nolit dhe ekonom At Kris Ellisit (nga fshati Hoçishti, fshat në Korçë) hyn në tjetër kategori, të cilin pa dhënë hollësira, Noli e pushoi nga puna.

Pothuajse të gjithë miqtë e Nolit morën anën e Ekonom Ellisit… Në përgjithësi shumica e klerikëve s’ka qenë kurrë i bindur karshi Nolit. Në këtë rast shtoj, se Fan Noli nuk kishte kryer studimet për teologji, se u vetëshpall peshkop dhe se me përkthimin e Rubahirave të Omar Khajamit provoi atë se ai nuk mund të ishte kurrë fetar.

Për këtë çështje, mund të sqarohemi edhe nga shtypi i kohës në ato vite, si gazeta Drita e Vërtetë, Skënderbeu, Albanian American Literary Society, libri i zotit John McClain i vitit 1952 me titull: Albanin Expose. Po ashtu, vetë kam shkruar në gazetën: The Christian Sience Monitor, në një debat me Fan Nolin dhe Gjon Mech Lain që nga 14 gush 1953, deri më 17 prill 1954.

Ju zotërinj studiues, mund t’i keni lexuar! Me këtë rast, po ju drejtohem vetë fjalëve të Nolit marrë nga Albumi 2, fq. 77, ku thuhet: “Nëqoftë se emri im do të mbahet mend në të ardhmen, mund të rronjë vetëm në fushën e letrave“. Pra ky është edhe konkluzioni im për këtë çështje.

Së fundi, zotërinjve Viron Koka dhe Nasho Jorgaqi, ose shkrimeve të tyre ofenduese, po ju jap disa fakte, por të shoqëruara edhe me disa pyetje: Veprat, Bethoveni dhe Revolucioni Francez, si dhe Skënderbeu, janë botuar në të njëjtin vit më 1947 në New York nga F. S. Noli dhe mbajnë emrin e tij.

Këto dy vepra i dhanë F. S. Nolit gradën e beçelarit (Bachelor’s Degree) dhe të Doktorit (Doctor’s Degree) në vitin 1945, pra pas vdekjes së Faik Konicës.

Faik Domenik Konitza, ka vdekur me 15 dhjetor, 1952, në Ëashington D.C. Biblioteka dhe shkrimet e Konitzës vajtën në depot e Ëashington D.C., kundrejt një pagese mujore dhe me interesimin e Fan S. Nolit e të Qerim Panaritit erdhën në kishën e shën Gjergjit, në Boston ku janë edhe sot.

Këto shkrime lexoheshin, sistemoheshin, nga bashkëkohësit Fan Noli dhe Qerim Panariti në atë kohë, por më vonë studioheshin nga studiues të specializuar të regjimit të Enver Hoxhës, regjim që nuk i përmend as emrin Faik Konitzës dhe jo më të botonte shkrimet e tij.

Bethoveni dhe Revolucioni Francez dhe veçanërisht, Skënderbeu, kanë një stil të ndryshëm nga shkrimet e mëparshme të F. S. Nolit, bile tek Skënderbeu, shohim që përmbajtja, mënyra e të shkruarit dhe shumë datime të ndryshojnë.

Ky ndryshim ndihet aq sa ndryshon “mbreti” në Skënderbeu i vitit 1921 nga “kryezoti” i Shqipërisë në Skënderbeu i vitit 1947.

Përse nuk u botua Albumi 2 i Qerim Panaritit në Shqipëri ose të paktën përse nuk u ribotua!?

A mund të ketë njohës më të mirë se z. Qerim Panariti i biografisë së Fan Nolit? Përse në Albumi 2, nuk përmendet grada e Doktorit (Ph.D.), apo ajo e Bahçellarit? Nuk u gjenden dy rradhë në Albumin 2, që të shkruheshin dhe dy nga veprat më të rëndësishme si Skënderbeu dhe Bethoveni dhe Revolucioni Francez!? Mos vallë mendja e studiuar në Clark University në Wochester e Qerim Panaritit ja ka harruar këto dy vepra Fan S. Nolit!? Pse në Albumin 2, përmendet vetëm letra e shkrimtarit të famshëm Benard Shoë dhe pse cilësohet, që kjo letër është përkthyer nga vetë Fan S. Noli!? A mos vallë, pas vdekjes së Konitzës me 1942, nuk do të më mjaftonin tre deri në pesë vjetë për të përpunuar dy veprat dhe për të botuar ato, duke siguruar edhe titujt përkatës!?

Me 1947 botohen dy libra nga i njëjti autor. Kjo është karakteristike e shkrimtarëve të veçantë, apo shfrytëzimit të gjërave të gatshme!?

Po Benard Show, mos nuk ka të drejtë kur thotë: “U gabuat në zanatin kur u dorëzuat klerik“?

Po, Qerim Panariti a mund të shkruante kundër Fan S. Nolit në atë kohë? Kjo nuk mund të ndodhë kurrë, ndryshe humbiste gjithshka! Po e la amanet disa miqve të tij të vërtetën. Sigurisht kjo gjë më takon mua në gjyqin (e rekomanduar nga dr. Viron Koka) ta bëjë bashkë me Faik Konitzën në Forest Hills Cemetery pas vdekjes sime. Peter L. Minnar, Firma, Quincy Mass., Janar 1995

Ai ishte një njeri i zgjuar dhe ka merita. Kur flitet për letrarin shkruan: “Ju vazhdimisht flisni për Fan Nolin. Bukur ishte njeri i zgjuar dhe ka meritat e tij. Por historinë e diasporës nuk e bëri një njeri. Noli ka bërë shumë të mira, po ka edhe gabime. Faik Konica e Shahin Kolonja u hapnin sytë shqiptarëve. Asokohe shqiptarët nuk dinin të lexonin shqip. Konica e Shahin Kolonja i mësuan të lexonin me anën e një korçari tjetër, Kristo Dakos, i cili udhëtonte në rrethinat e Bostonit, që t’i mësonte shqiptarët të këndonin shqip e anglisht“.

Peshkop Noli, ishte i pa-aftë në politikë. Ai humbi të gjitha betejat politike, sidomos ndaj mbretit Ahmet Zogut (1895-1961), duke mos mundur të qëndroj më shumë se gjashtë muaj në pushtet, për shkak se anonte nga politikat e ekstremit të majtë bolshevik rus. Ai bëri fatkeqsisht që Parlamenti i Shqipërisë të mbante një minut zi, për ngordhjen e kriminelit Vladimir I. Lenin, i cili projektoi terrorin e kuq në Rusi etj.

Bashkëkohësit e tij tregojnë se gjatë protestave të rrëzimit të tij nga pushtetit në dhjetor të vitit 1924, ai ishte duke luajtur muzikë klasike me piano.

Mangësitë e tij në politikë, Peshkopi i Kuq, (siç njihej Noli), i ka grumbulluar në një autokritikë të shkurtër, të cilën e ka qajtur “Mosuksesi im në politikë”, si: I pafuqishëm për t’i imponuar njerëzit; Pazotësia për intriga; Lojalitet absurd përballë njerëzve të zgjuar dhe të mprehtë si Faik Konica etj.; Tepër fetar në një vend të pa fe; Ishte shumë letrar në një vend që s’këndon etj.

Kënetat Vatra dhe Dielli dje dhe sot simbole të globalizmit dhe komunizmit bolshevik në SHBA

Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Vitet kalojnë me shpëjtësinë e erës, por historia me të mirat dhe të këqijat e saj, duhet shkruar me sy kritik dhe thënë ashtu sikurse ishte, në të shkuarën e saj të palavdishme të Federatës Panshqiptare Vatra dhe shtypit të saj, gazetës globaliste komuniste veterane Dielli, të komunitetit tonë këtu.

Studiuesi veteran i komuniteti Idriz Lamaj, në një vështrim kritik të tij historik mbi ecurinë e lëkundur pro komuniste të simotrave Organizatës Federatës Panshqiptare Vatra dhe organit të saj neokomunist Dielli, nënvizon pa dorashka qëndrimin e gazetës Dielli ndaj qeverisë komuniste të Shqipërisë dhe diktatorit të egër Enver Hoxha dhe Qeverisë amerikane, gjatë viteve 1945-1955.

Nga ky këndvështrim real dhe kritik historik, del kjartë fryma dhe shpirti i thekur komunist i peshkop Nolit, i cili, pa suprizë shpaloset hapur në simpatinë histerike dhe dashurinë e pakufi, që ai kishte sistematikisht për elementët organik të kënetës globaliste dhe shqiptare, të mishëruar në epokën e errët të komunizmit, leninizmit, stalinizmit, bolshevizmit, revolucionit “kulturorë” të fletërrëfeve kineze, enverizmin dhe liderët e tij dje dhe sot.

Peshkopi orthodoks Noli, me gojën e gazetës pro komuniste si tribune e Internacionales Komuniste Shqiptare Dielli, proteston hapur dhe harbutshe kundër mosnjohjes së Qeverisë komunisto fashiste të Shqipërisë nga ana e vendeve perëndimore të Europës anti-komuniste dhe anti-bolshevike dhe sidomos ndaj SHBA-së, vendit kampion të demokracië botërore.

Asokohe në faqet e turpshme të gazetës propagandistike socialkomuniste Dielli shkruhet, se: “Çdo gjë në Shqipëri shkon në rregull. Enver Hoxha, gëzon mbështetjen e plotë të popullit shqiptar.” (“Dielli”, 7 prill 1945).

Nuk mendoj, se ka nevoj për koment, ky mashtrim dhe gënjeshtër e hapur mediatike e fletushkës apo e vetëquajturës gazetë dhe “gazetarucëve” komunistë, që fatkeqsisht jetonin në SHBA.

Autori mendjemprehtë dhe skrupuloz Lamaj, esencialisht na jep një situatë jo të këndshme të organizatës dhe organit të saj, kur me fakte historike na tregon se nga mesi i vitit 1945, kur UNRA pati dërguar, si ndihmë ushqimore 9500 tonë grurë dhe miell dhe pritej të dërgonte çdo muaj nga 10,000 tonë për popullin e varfër shqiptar, gazeta “Dielli”, duke i lënë në heshtje këto ndihma, fillon t’i japë një përkrahje të plotë Bashkimit Sovjetik. “Dielli” pohon i gëzuar se sovjetikët e diktatorit kriminel Stalinit, njohën Qeverinë e re shqiptare, ndërsa vendet perëndimore po e sabotojnë atë.

Udhëheqësit sadistë dhe antishqiptarë komunistë vlerësohen kështu: “Udhëheqësit e Shqipërisë së re janë anëtarë të partisë komuniste. Ata besojnë sinqerisht në revolucionin e tyre. Ata do të vendosin demokracinë, pa marrë parasysh format propagandistike që përdor qeveria e tyre.” (Glenn A. McLain, “Albanian Expose”, 1952, faqe 61)

Dhe sërisht fletushka propagandistike komuniste bolshevike shqiptaro-amerikane nuk ndalet me kaq. Histeria e saj arrin kulmin kur në nëntor, në Shqipëri bëhej propagandë mashtuese e madhe për zgjedhjet  “demokratike”, që do të zhvilloheshin më 2 dhjetor të vitit 1945, Dielli nolist i papërmbajtur nga gëzimi shkruan: “Le të mos dyshojmë aspak mbi demokracinë, shtypin e lirë dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Shqipëria kurrë më parë nuk ka pasur zgjedhje më të lira se zgjedhjet që do të zhvillohen me 2 dhjetor të këtij viti.” (“Albanian Expose”, f.61).

2 dhjetor 1945 komunistët e Nolit “fitojnë” zgjedhjet e manipuluara

Po cila është e verteta e zgjedhjeve “të lira” në Shqipëri më 2 dhjetor 1945, për të cilin Noli i kuq flet me siguri të lartë. Një vit pas çlirimit të vendit (28 nëntor 1944), Shqipëria mbajti formalisht zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare, ku komunistët e bënë të qartë se do të ishin ata zotër të vendit.

Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, garuan vetëm kandidatë nën siglën e Frontit Demokratik, që ishte në thelb një ambalazh i Partisë Komuniste.

Partitë e hershme Balli Kombëtar dhe Lëvizja e Legalitetit, u përjashtuan si parti fashiste, ndërsa edhe rrymat e tjera politike alternative me komunistët, nuk u lejuan të marrin pjesë. Arsyetimi zyrtar: Një opozitë nga partitë rivale, do të degjeneronte në një reaksion fashist! Të njëjtën propaganda këtu në SHBA, ka bërë edhe gazeta e majtë komuniste Dielli, duke i cilësuar me të njëjtat terma përbuzëse mbi partinë nacionaliste e Ballit Kombëtar dhe Lëvizjen e Legalitetit.

Shtetet demokratike si SHBA-ja dhe Britania e Madhe asokohe i drejtuan një mesazh të qartë diktatorit komunist të vetëquajtur general Enver Hoxhës (pa asnjë ditë në shkollën ushtarake), se: Qeveria e tij do të njihej prej tyre, vetëm nëse do të mbante zgjedhje e vërtetë të lira, të ndershme dhe demokratike me pjesëmarrjen reale e të gjithë forcave opozitare politike.

Ato vetëm të tilla nuk ishin. Për shkak të shkallës së madhe të analfabetizmit, disa dekada më parë u votua me gogla, që hidheshin në dy kuti për kandidatët e Frontit, dhe për kundërshtarët e tij. Në mënyrë tinzare, fundi i kutisë së dytë ishte prej metali, në mënyrë që të dëgjohej gogla që binte në të.

Kështu pas përjashtimit të kundështarëve, komunistët identifikuan edhe votuesit që ishin kundër tyre. Fronti Demokratik fitoi me 95 për qind të votave. Enver Hoxha iu përbetua gazetarëve perëndimorë, se fituesit përfaqësonin aspiratat e popullit.

Nga ana e tjetër Londra dhe Ëashington-i e denoncuan këtë farsë, dhe ndërprenë marrëdhëniet diplomatike. Duke pasur duart të lira dhe larg vëmendjes ndërkombëtare, diktatori nisi asgjësimin fizik të opozitës, duke vrarë dhe burgosur qindra intelektualë dhe klerikë katolikë, të diplomuar në univeristetet më të famshme të Europës Perëndimore.

Në kuadrin e propagandës për vendosjen e një sistemi politik, pluralist, demokratik, në mbledhjen e dytë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar në tetor të vitit 1944 në Berat, u hartua e u shpall deklarata për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ku midis të tjerave u theksua se lejohej formimi i partive politike, me përjashtim të Ballit dhe Legalitetit, që konsideroheshin si parti fashiste dhe profashiste.

Organizatat opozitare ilegale jashtë Frontit nuk mundën të dilnin legale e të paraqiteshin në zgjedhje me kandidatët e tyre, sepse nuk mundën të grumbullonin 70 firma sipas ligjit elektoral.

Kjo ndodhi si për shkak të trysnisë që ushtronte PKSH-ja ndaj kundërshtarëve politikë për të mos u organizuar në parti apo grupime politike, ashtu edhe nga dobësia e forcave opozitare përballë Frontit Demokratik, i cili për shkak të luftës dhe të fitores së tij mbi fashizmin, kishte fituar në popull simpati politike.

Meqenëse dita e zgjedhjeve po afronte, përfaqësuesit e kësaj organizate opozitare, ilegale si: Gjergj Kokoshi, Musine Kokalari, Sami Qeribashi, Suat Asllani etj., u kërkuan misioneve të huaja në Tiranë, që të ndërhynin pranë qeverisë së Enver Hoxhës, për të shtyrë afatin e zgjedhjeve, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Opozitarët ilegalë ankoheshin se organet ekzekutive nga lart poshtë, kontrolloheshin nga komunistët, se pushteti legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor ishin të pandarë dhe për rrjedhojë nuk kishte liri demokratike.

Noli leninist dhe gazeta bolshevike Dielli, duhet ti dij pasojat që kishin antarët e opozitës me arrestimin e tyre pas “zgjedhjeve” të vetëquajtura “demokratike”. Në këto rrethana, organizata opozitare ilegale, nuk mundi të dalë si opozitë legale dhe të shpallte programin dhe kandidatët e saj për në Asamblenë Kushtetuese.

Nga ana e tjetër organet e Sigurimit të Shtetit (spiunët), nëpërmjet rrjetit të tyre informative kudo, vëzhgonin çdo lëvizje, takim e bisedim të kundërshtarëve politikë, çdo tentativë të tyre, për të formuar parti opozitare.

Gjatë muajve janar-shkurt 1946 u arrestuan një nga një dhe, në qershor të atij viti, u dënuan si “tradhtarë, armiq të popullit e të partisë”. Kështu u dënuan opozitarët politikë antikomunistë: Sami Qeribashi, Qenan Dibra, Hivzi Gole, Shaban Balla, Ali Kavaja, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, etj. Të njëjtin fat pësuan më përpara anëtarët e organizatës opozitare ilegale “Bashkimi shqiptar” në përpjekje për të formuar grupe opozitare jashtë Frontit me qendër në Shkodër.

Në kushtet e survejimit e të burgosjeve të kundërshtarëve politikë, ata vendosën që të mos ekspozoheshin si grup, por si individë me shpresë se në të ardhmen do të krijoheshin kushte për opozitë legale, për të luftuar për një sistem politik, demokratik me orientim perëndimor.

Ata u likuiduan politikisht dhe fizikisht. Likuidimi i organizatave opozitare u tregoi kundërshtarëve politikë se në kushtet e vendosjes së diktaturës e kishin të vështirë të rigrupoheshin, madje të pamundur të krijonin parti politike.

Procesi gjyqësor ndaj tyre ishte një paralajmërim serioz për cilindo që do të guxonte të shprehte mendime të kundërta e që do të ngrihej kundër regjimit komunist.

Së fundi, Partia Komuniste shqiptare mbeti e vetmja forcë politike e vendit dhe, duke qenë kështu, ajo sundoi për më se 45 vjet. (Tirana Today, 03/12/2018, Gazeta Telegraf, 2 dhjetor 2015).

Noli e Panariti dhe simotrat komuniste Vatra e Dielli

Ajo që është pozitive mbetet fakti, se logjika e shëndoshë e studiuesit realist Idriz Lamaj, ecën në rezonancë me argumentin dhe faktet historike, se simotrat e infektuara marrëzisht me virusin vdekjeprurës komunist: ““Dielli” dhe “Vatra”, nuk kishin asnjë të dhënë se çfarë po ndodhte brenda në Shqipëri. Ishin të informuar vetëm nga të dhënat që u jepnin përfaqësuesit komunistë shqiptarë, që vepronin në Kombet e Bashkuara, pranë shërbimit jugosllav.”

Pra, asokohe sekretari i peshkopit leninist, editori komunist i Diellit, globalisti bolshevik Qerim Panariti me dijeninë dhe porosinë e drejtpërdrejtë edhe të Nolit të kuq, në mënyrë të tërthortë, e cilëson Ministrin e Jashtëm Amerikan (Sekretarin e Shtetit) si pro fashist dhe, për herë të parë, në rrugë të drejtpërdrejtë, fillon si zakonisht përkrahjen e Moskës, duke cilësuar politikën sovjetike ndaj Shqipërisë si politikë të një vendi të vërtetë demokratik. (!!!)

E kthyer verbalisht në një fletushë fletërrufe socialkomuniste politike apo fletërrufe muri kineze si makinë e madhe propaganistike non stop në formë rutine 100% komuniste, Dielli e mbyll vitin 1946, duke kritikuar fatkeqsisht Perëndimin në këtë formë:

Diell i flakët është guverna demokratike e Enver Hoxhës, e cila pa dyshim është e fortë si brenda si jashtë. Brenda, përveç veprave të tjera konstruktive, ka mundur të zbatojë reformën agrare me rrënjë dhe të transformojë Shqipërinë nga një çiflik bejlerësh në një tokë të fshatarëve dhe të punëtorëve. Jashtë, për here të parë në historinë e saj Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë dhe di t’ua jap xhevapin kapadainjëve që i bien në qafë, qofshin të humbur si Greqia, qofshin të mëdhenj si Anglia.” (“Dielli”, 27 nëntor 1946).

Noli si hipokrit e gënjeshtar i pamoralshëm, u thoshte shqiptarëve të robëruar dhe skllavëruar nga komunizmi i tij në vendlindje, që të mos kishin frikë, “se kanë djemtë në Amerikë!!!”. Këto “djem” (apo djalëria komuniste) si Noli, Qerimi, etj., ishi komunistë të devotshëm në mes të SHBA-së.

Atikujt e Nolit dhe gazetës komuniste Dielli, fatkeqsisht dhe mjerisht për disa dekada me rrallë ishin 100% në mbrotje të dhunës, persekutimit të përgjakshëm të rregjimit komunist dhe diktaturës  së Dullës.

Meqenëse shpesh fjala vret më shumë se plumbi, arsyetoj se gazeta ultra komuniste dhe pervese Dielli, me ndërgje të plotë antishqiptare shkaktoi dëmin më të madh në Shqipëri. Artikujt e saj kilometric me elozhe të pështirosura asokohe sikurse do t’i lexoni gjatë këtij studimi, theksoj se papushim nxitën shtypjen dhe gjakosjen, burgosjen, internimet e vijueshme të popullit tonë për 50 vjet.

Ato fletërrufe ndaj bijve më mirë të popullit shqiptar, që kishin vënë pasuri dhe pronën private me djersën e ballit, ishin burgosur dhe denuar me pushkatim nga propaganda bolshevike, që vinte e mbushur me një gjuhë dhe fjalor urretje edhe nga skutat e errëta të SHBA-së së Nolit të kuq, sot ngjasojnë me malin e kufomave apo krimet e zeza komuniste kundër njerëzimit dhe në radhë të parë në Shqipëri, gjatë harkut kohor 1944-1990.

Fatkeqsisht leninisti kokëfortë Noli, përdori vendbanimin dhe shtetësinë amerikane, për të urryer desidentët e rregjimit komunist, ish pronarët shqiptarë, intelektualët dhe patriotët e vërtetë, figurat e shquara të nacionalizmit në vendlindje dhe diasporë, klerikët e nderuar katolikë, muslimanë dhe orthodox, rrymat politike disidente dhe mendimin e lirë anti-komunist ndaj diktatorit injorant dhe perves Enver Hoxha dhe sistemit të tij gjakatar feudalo-otomano-socialkomuniste.

Noli i kuq, qeshte dhe gëzohej kur gratë, vajzat, fëmijët, burrat, djemtë me dhe pa nana torturoheshin 24/7 për 365 ditë të vitit e paraqiti me krenari kriminelin Hoxha në sy të SHBA-së dhe botës si njeriu më demokratik.

Ai i mbuloi përmes gazetës pervese Dielli, të gjithë krimet makabre të komunizmit nga viti 1944-1965, kur ai fatmirësisht mbylli sytë si një e drejtë e sistemit komunist, i cili po largonte nga komuniteti shqiptar të gjithë njerëzit e aftë dhe të emancipuar, që kishin kontribuar pozitivisht në të mirë të historisë dhe popullit shqiptar, në forma dhe rrugë të ndryshme brez mbas brezi.

Peshkopi fanatik orthodoks, paturpsisht dhe në formë fyerje të hapur me shkrim e krahasoi diktatorin e pangopshëm për lavdi dhe pushtet me shën Gjergjin dhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin. Ky i fundit asnjëherë nuk ka shtypur dhe dhunuar popullin e tij, sikurse ka bërë sistematikisht dhe pa ndëprerje Enver Hoxha, idhulli i orthodoksit leninist Noli.

Në kohën e kryetrimit të Arbërisë kishim shtet, kurse në vitet e zeza të pushtimit të ushtrisë partizane shtetit burg të Dullës u hapën vetëm burgje, mjerimi u bë pjesë e jetës shqiptare, de-shqiptarizim e kthyen në ligje majmunerie, lindi ateizmi leninist bolshevik (feja u quajt opinium për popullin dhe barinjë shpirtëror u vranë me dhe pa gjyq), komunizmi si makinë grirëse e mishit shtazor, u kthye si kopje e filmave amerikanë me zambi, ku njeriu ha njeriun për së gjalli etj.

Të krahasosh Enver Hoxhën me Gjergj Kastriotin është krim kombëtar, një fyerje e rëndë që s’ka nen të Kanunit që e fal dhe një ulje me përbuzje plot vetëdije të simbolit krenar të identiteti tonë kombëtar shqiptar ndër shekuj.

Komunizmi vrau lirinë e popullit shqiptar me armë dhe propagandë leniniste, kurse Noli dhe shtypi komunist i gazetës Dielli në SHBA e ndihmoi dhe luftoi me pendë dhe mendje për të mbajtur të shtypur popullin tonë në vendlindje, vetëm e vetëm që diktatori dhe sistemi i tij të sundoj për shumë dekada.

Gazeta globaliste proletare bolshevike Dielli e Nolit të kuq, sikurse simotrat e saj komuniste në Shqipëri asokohe: “Ze(h)ri i Popullit”, “Puna”, “Bashkimi” “Zëri i Rinisë” etj., me bijat e tyre komuniste në shumë qytete të Shqipërisë, ecën vijueshmërisht në një linjë dhe platformë të përbashkët, parapërgatitur si antinacionaliste, antidemokratike, antishqiptare etj., kur rihapin frontalisht një fushatë tjetër të ashpër përbaltje, shpifjesh, denigrimesh, polemizuese kundër nacionalistëve, klerikëve katolikë, kundërshtarëve të vendosur politikë të regjimit ateist dhe komunist.

Ndër të tjera asokohe editoriali (I hartuar nga bashkëpunimi vëllazëror komunist Noli-Qerimi) marksist e leninist, me arrogancë urretjeje brutalisht shkruan, se:

Si të gjith reaksionarët e tjerë në botë, ashtu edhe ballistët tanë, të emigruar në Itali e gjetkë, kanë marrë ofensiva, në mos me armë, po të paktën me pendë e propagandë. Si duket besojnë seriozisht që për së shpejti do të kërcas një luftë ruso-amerikane, e cila do t’i shpjerë nga syrgjyni në Tiranë. Shpresat e tyre duken fare të kota. Ballistët tanë kanë vdekur moralisht dhe nuk mund të ngjallën më. Nga ana tjetër, lufta nga e cila kanë shpresë të ngjallën nuk mund të ngjajë aq shpejt sa t’u hyjë në punë. Nuk ka shqiptar aq budalla sa të mos dijë se ballistët tanë vdiqën një herë e mirë, po sa falimentoi politika e tyre. Bashkëpunuan me fashistët italian dhe nazistët gjerman me shpresë që të fitonin luftën tok me ta. Me këtë taktikë jo vetëm vranë veten por vranë edhe Shqipërinë. Desh perendia, dualën në shesh partizanët me Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, po e vunë në radhën e të gjallëve pranë shteteve aleate. Guverna e Enver Hoxhës jo vetëm shpëtoi Shqipërinë nga vdekja po tani i vë themele të patundura shtetit me reformat dhe veprat konstruktive.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Urretja ndaj SHBA-së dhe Qeverisë së saj antikomuniste, nuk ka të sosur edhe pse editori i thekur komunist Qerim Panariti dhe vetë hipokriti leninist Noli i kuq, jetonin me të gjithë të drejtat dhe liritë e njeriut (duke përfshirë dhe ato fetare) në vendin kampion të demokracisë botërore.

Në editorialin perves të tipit bolshevik, Noli smirëzi kritikon hapur Doktrinën e Truman-it e cila ishte hapur kundër komunizmit të zi, që donte të shtrinte tentakulat e veta kancerogjene në Europën Perëndimore, Ballkan dhe botë.

Ai shkruan plot mllef urretjeje, me gjuhën e një leninisti dhe komunisti hipokrit dhe fanatic të sprovuar, se Doktrina e Presidentit amerikan Truman, është si “profkë për të fituar votat e reaksionarëve amerikanë, si manovër diplomatike e cila nisë në Greqi dhe në Turqi dhe një meze e vogël për fabrikat amerikane që bëjnë topa dhe xhephane për evzonët dhe anadollakët.” (“Dielli”, 26 mars 1947).

Republikanët në Kongres dhe Senatin Amerikan aprovuan dërgimin e 400 milion dollarëve

Doktrina Truman, ishte një politikë e jashtme amerikane, me qëllimin kryesor kundër përmbajtjes së pushtimit gjeopolitik komunist sovjetik në Europën Perëndomore, gjatë Luftës së Ftohtë.

Ajo u njoftua në Kongresin Amerikan nga demokrati i vërtetë dhe anti-komunisti i vendosur Presidenti i 33-të i SHBA-së Harry S. Truman (1884-1972) (Ëhite House biography, United States Congress. “Harry S. Truman (id: T000387)”Biographical Directory of the United States Congress. “Life Portrait of Harry S. Truman”, from C-SPAN‘s American Presidents: Life Portraits, October 18, 1999)

Më 12 mars të vitit 1947, dhe u zhvillua më tej më 4 korrik 1948 (Ditën e Pavarësisë së SHBA-së), kur ai u zotua të ndalojë kryengritjet komuniste në shtetet e Ballkanit si Greqi dhe Turqi.

Për të miratuar ndonjë legjislacion me efekt të fuqishëm anti-komunist, Presidenti demokrat Truman kishte nevojë për mbështetjen e kongresmeneve dhe senatoreve republikanë, të cilët kontrollonin të dy dhomat e Kongresit Amerikan.

Më 12 Mars 1947, Truman doli përpara një seance të përbashkët të Kongresit Amerikan. Në fjalimin e tij tetëmbëdhjetë minutësh, ai deklaroi:

Unë besoj, se duhet të jetë politika e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popujt e lire, të cilët po i rezistojnë përpjekjes për nënshtrim nga pakicat e armatosura ose nga presionet e jashtme.

Unë besoj, se ne duhet t’i ndihmojmë popujt e lirë të punojnë në fatet e tyre në mënyrën e tyre.

Unë besoj, se ndihma jonë duhet të jetë kryesisht përmes ndihmës ekonomike dhe financiare e cila është thelbësore për stabilitetin ekonomik dhe proceset e rregullta politike.”

Ndodhi ajo që pritej. Reagimi ndaj fjalimit të Truman ishte përgjithësisht pozitiv, megjithëse kishte kundërshtarë. Gjithsesi antikomunistët në të dy partitë mbështetën si paketën e propozuar të ndihmës së Truman ashtu edhe doktrinën prapa saj.

Disa “demokratë” si liberalë dhe duke qenë afër ideve socialkomuniste, nuk ishin partizan për të ndihmuar shtetet e rrezikuara seriozisht nga diktaturat e kuq bolshevike leniniste komuniste, që u ishte afruar në prag të derës hyrëse si Greqisë dhe Turqisë.

Forcat ushtarake amerikane nuk ishin të përfshirë drejtëpëtdrejtë në konfliktin civil grek të shkaktuar nga komunistët e nxitur dhe përkrahur nga ish Bashki Sovjetik.

Në këtë situatë të vështirë për popullin e lashtë helen Kongresi Amerikan asokohe aprovoi ndihmën e drejtëpërdrejtë financiare, për të mbështetur ekonomitë dhe ushtarakët patriotë anti-komunistë dhe pro demokracisë në shtet e Greqisë dhe Turqisë.

Tirana komuniste e diktatorit komunist Enver Hoxha mbasi kishte marrë pushtetin politik mbas zgjedhjeve fallco të 2 dhjetorit 1945, në rrafshin ndërkombëtarë bënte pjesë në kampin fashit komunist dhe përkrahte me të gjitha format dhe mjetet komunistët terroristë grekë dhe ishte bërë palë me sovjetikët, për të strehuar terroristët komunistë në territorin shqiptar, të kontrolluar nga rregjimi komunist.

Përgjithësisht, Doktrina Truman nënkuptonte mbështetjen amerikane për kombet e tjera, që mendohet se kërcënohen drejtëpërdrejtë nga oktapodi i zi komunist sovjetik.

Asokohe Doktrina Truman, u bë gurthemeli i politikës së jashtme aktive amerikane dhe çoi, në 1949, në formimin e NATO-s, një aleancë ushtarake që ekziston edhe në ditët tona. Komunistët nga ana e tyre, për t’iu kundëvu NATO-s, krijuan paktin e tyre ushtarak të Traktatit të Varshavës në Poloninë e pushtuar nga trupat bolshevike të ish B.R.S.S.

Historianët dhe studiuesit, shpesh përdorin fjalimin e Truman për të datuar fillimin e Luftës së Ftohtë.  Truman i tha Kongresit se “duhet të jetë politika e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur popujt e lirë, që po rezistojnë në përpjekjen e nënshtrimit nga pakicat e armatosura ose nga presionet e jashtme.”

Presidenti Truman pretendoi se për shkak se regjimet totalitare detyronin popujt e lirë, ata automatikisht përfaqësonin një kërcënim për paqen ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Ai bëri lutjen në mes të Luftës Civile Greke (1946–1949). Presidenti amerikan, argumentoi se nëse Greqia dhe Turqia, nuk do të merrnin ndihmën, ata do të binin në mënyrë të pashmangshme në komunizëm, me pasoja të rënda në të gjithë rajonin.

Meqenëse Turqia dhe Greqia ishin rivalë historikë, u konsiderua e nevojshme të ndihmoheshin të dy në mënyrë të barabartë edhe pse kriza në Greqi ishte shumë më e fortë.

Kritikët e politikës, kanë vërejtur se qeveritë e Greqisë dhe Turqisë ishin vetë larg demokracisë në këtë kohë dhe asnjëri nuk fuqi të përballej me përmbysjen e madhe sovjetike në pranverën e vitit 1949.

Historiani Eric Foner, shkruan se Doktrina “krijoi një precedent për ndihmën amerikane ndaj rregjimeve anti-komuniste në të gjithë botën, pa marrë parasysh sa jodemokratike ishin ato në ato momente, dhe për krijimin e një sërë aleancash ushtarake globale të drejtuara kundër Bashkimit Sovjetik.”

Për vite, Mbretëria e Bashkuar kishte mbështetur Greqinë, por tani ishte pranë falimentimit dhe u detyrua të ulë rrënjësisht përfshirjen e saj. Në shkurt 1947, Britania kërkoi zyrtarisht që Shtetet e Bashkuara të marrin rolin e saj në mbështetjen e qeverisë mbretërore Greke.

Politika fitoi mbështetjen e republikanëve të cilët kontrolluan Kongresin dhe përfshinë dërgimin e 400 milion dollarëve në para amerikane, por jo forca ushtarake në rajon. Efekti ishte t’i jepte fund revoltës Greke dhe në 1952, Greqia dhe Turqia u bashkuan me NATO-n, një aleancë ushtarake, për të garantuar stabilitetin e tyre.

Prandaj, një kërcënim rajonal i efektit domino drejtoi vendimin amerikan. Greqia dhe Turqia, ishin aleatë strategjikë të rëndësishëm edhe për arsye gjeografike, sepse rënia e Greqisë do t’i vinte sovjetikët në një krah, veçanërisht të rrezikshëm për Turqit dhe do të forconte aftësinë e Bashkimit Sovjetik, për të ndërprerë linjat e furnizimit aleat në rast lufte.

Doktrina Truman u zgjerua në mënyrë joformale për t’u bërë baza e politikës amerikane të Luftës së Ftohtë në të gjithë Evropën dhe nëpër botë. Ajo e zhvendosi politikën e jashtme amerikane drejt Bashkimit Sovjetik nga një aleancë anti-fashiste në një politikë të frenimit të zgjerimit sovjetik siç mbrohej nga diplomati George Kennan. Ai u dallua nga rikthimi duke toleruar në mënyrë implicite marrjen e mëparshme sovjetike në Evropën Lindore.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, Turqia u bë nën presion nga qeveria sovjetike për të lejuar anijet ruse të rrjedhin lirshëm përmes ngushticave turke, të cilat lidhnin Detin e Zi me Mesdheun. Ndërsa qeveria turke nuk do t’i nënshtrohej kërkesave të Bashkimit Sovjetik, tensionet u ngritën në rajon, duke çuar në një shfaqje të forcës detare në anën e ngushticave.

Meqenëse ndihma britanike për Turqinë kishte përfunduar në 1947, SHBA dërgoi ndihmë ushtarake për të siguruar që Turqia do të mbante kontrollin kryesor të kalimit.

Nga Kongresi dhe Senati Amerikan me votat e kongresmenëve anti-komunistë republikanë dhe demokratë Turqia mori 100 milion dollarë ndihmë ekonomike dhe ushtarake dhe Flota Amerikane i dërgoi menjëherë në ujërat e Detit Mesdhe aeroplanmbajtësit të klasit Midëay USS Franklin D. Roosevelt.

Efekti domino i komunizmit, mundësoi një prezantim të ndjeshëm ndaj medias të doktrinës, që fitoi mbështetjen dypartiake dhe mobilizoi fuqinë ekonomike amerikane, për të modernizuar dhe stabilizuar rajone të paqëndrueshme pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë ushtarake. Ai solli aktivitetet e ndërtimit të kombit dhe programet e modernizimit në ballë të politikës së jashtme.

Duke inkuadruar ndryshimet ideologjike në termat e jetës ose vdekjes, Truman ishte në gjendje të merrte mbështetje për këtë politikë me vlera njerëzore.

Nuk është e rastësishme, që kundër komunistëve të kuq të Vatrës dhe Diellit, që vazhdojnë të vegjetojnë për inerci të së kaluarës edhe sot në New York dhe jo Boston, intelektualët antikomunistë vijueshmërisht, kanë fshikulluar ashpër me pendë dhe mendje të hollë frymën e keqe dhe përvese globaliste komuniste noliste-leniniste të simotrave në fjalë.

Duke iu rikthyer kohës së shkuar disa dekada më parë dhe duke u mbështetur edhe nga burimet historike të pasura arkivore, që studiuesi serioz shqiptaro amerikanë Idriz Lamaj ofron për shqiptaro amerikanët dhe në tërësi për botën shqiptare, shohim se: “Në mars të këtij viti, fillon botimi i gazetës “L’Albanie Libre”, organ i Blokut Kombëtar Indipendent, e cila zhvillon një fushatë të aspër kundër “Diellit” dhe “Vatrës” për mbështetjen që i bëjnë regjimit komunist. Kjo gazetë nuk lexohej në Amerikë me përjashtim të disa personave dhe nuk kishte ndonjë efekt në komunitetin shqiptaro-amerikan, për arsye të mungesës së qarkullimit. Në të njëjtën pozitë ndodhej edhe gazeta e Ballit Kombëtar, “Flamuri””.

Në vazhdën e punës dhe misionit rutinë, të paramenduar komunist dhe neo-komunist, me ndërgjegjë të lartë vazhdimisht në faqet e saj bolshevike propagandistike gazeta Dielli, ka mbështetur kandidaturat socialiste globaliste, me pikpamje internacionaliste komuniste në SHBA.

Asokohe shumë dekada më pare, gazeta e majtë komuniste Dielli, një rendësi dhe mbështetje të hapur i dha kandidaturës së liberalit globalist ekstrem Henry Ëallace, i cili, ishte në garë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe në tre dekadat e fundit edhe me kandidaturat socialiste amerikane, si: Bill Clinton, Barack Hysen Obama (babai i të cilit ishte antar i partisë komuniste në Afrikë dhe SHBA), Hillary Clinton dhe sëfundi me familjen e korruptuar politike dhe financiare të Joe dhe Hunter Biden, ku hapur editori i kohës sonë jo rastësisht ecën në një linjë me para-ardhësin e tij vatrist bolshevikun dhe komunistin Qerim M. Panaritin.

Shkrimet e turpshme plot gënjeshtra, që bëhen sot për të vlerësuar dhe ngritur në maja të komunitetit tonë këtu për Nolin leninist dhe Panaritin bolshevik, nuk janë gjë tjetër veçse shpërlarje e trurit, sipas stilit modern që po u behet sot brezit të rinj naiv, të pa informuar saktë mbi veprimtarinë antikombëtare të dyshes së turpshme shqipfolëse, që kashkatërruar organizatën dhe organin e saj propagandistik.

Duke shikuar me shumë kujdes studimin serioz të veteranit të komunitetit tonë Idriz Lamaj, shohim se të gjitha problemet që trajton Dielli asokohe janë tipike komuniste globaliste, kundër politikës së jashtme të Qeverisë antikomuniste amerikane. E njëjta gjë ndodh edhe në vitet në vijim. Pra, Organizata Panshqiptare Vatra dhe shtypi i saj Dielli, në mënyrë sinkronike janë anti-amerikane edhe pse ndodhën rastësisht brenda tokës së bekuar amerikane.

Kështu komunistët peshkop Noli dhe Panariti propagandist e cilësojnë politikën e jashtme amerikan si ekspansioniste, ashtu sikurse ka thënë gjithnjë idhulli i tyre Enver Hoxha.

Ky i fundit, pra Qerim Panariti, në editorialet kilometrike pervese globaliste, shkruan përralla se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë paqe, sepse 10 deri 20 vjet paqe e shkatërrojnë ekonominë amerikane dhe ekonomia amerikane mbetet në vend, nëse Amerika nuk ndërlikohet në hapjen e luftave të reja.

Fantazia e shfrenuar e Nolit të kuq si hartues dhe korrektor dhe Panaritit si nënshkrues formal, të editorialeve histerike antiamerikane të Nolit, bëjnë që asokohe fletushka propagandistike Dielli, të kritikojë ashpër Ministrinë e Jashtme Amerikane (Sekretarin e Shtetit), duke theksuar se ka krijuar një qeveri në mërgim, nën udhëheqjen e mbretit Zog. Qeveria amerikane kritikohet edhe për konspiracion me Greqinë, për aneksimin e Shqipërisë së Jugut… (!!!!)

Njohësi shumë i mirë i historisë reale të komunitetit shqiptaro amerikanë dhe njohës gjithashtu nga afër (personalisht) i disa prej figurave të shquara të nacionalizmit në diasporën tonë këtu studiuesi Idriz Lamaj, ndër të tjera nënvizon, se:

Problemi tjetër që i del “Diellit” është ardhja e peshkop Mark Lipës në Amerikë, të cilit i hap një front të ri lufte dhe, thënë të vërtetën, luftën kundër tij e bën me mjaft sukses. Këto dy vite “Dielli” armiqësohet me gjithë botën, me “Zërin e Amerikës”, radio “Free Evrope”, Ministrinë e Jashtme Amerikane, me senatorë dhe deputetë të ndryshëm, të cilët përkrahnin luftën e ashpër kundër komunizmit global dhe ndikimit komunist në Amerikë.

Gjatë këtyre dy viteve, herë pas here, “Dielli” boton kritika të buta kundër regjimit të Tiranës, të cilat tingëllojnë më shumë si lutje sesi kritika. Për këto lloj kritikash, editori i “Diellit”, Qerim Panariti, shpallet tradhtar nga regjimi i Tiranës.

“Dielli” ngrihet haptas kundër luftës në Kore, duke e quajtur të padrejtë dhe si ndërlikim amerikan në punët e brendshme të një vendi pa interes kombëtar për Amerikën. Ai kërkon që të lihet rehat Bashkimi Sovjetik, duke pretenduar se sovjetikët nuk janë luftënxitës.”

Përgëzimet e leninistit Noli për idhullin e tij bisektual Enver Hoxha

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, prifti ortodoks komunisti dhe leninisti fanatik peshkopi Fan S. Noli, i dërgonte përshëndetje të zjarrta idhullit të tij të dashur Enver Hoxhës, duke i dhënë atij asokohe fatkeqsisht mbështetjen e madhe dhe bekimin e plotë shpirtëror si klerik apo peshkop i lartë orthodoks.

Noli ishte informator i drejperdrejtë i Enver Hoxhës, sepse e lajmëronte atë për emigrantët e rinj, që mbërrinin në SHBA dhe ata më pas futeshin në listën e zezë të Sigurimit të Shtetit komunist. Në këtë mënyrë të turpshme Noli rrezikonte jetën e tyre në SHBA, mbasi shpesh sigurimi komunist, që vepronte këtu organizonte vrasje, që të dukeshin si aksidente të rastësishme automobilistike, duke zhdukur fizikisht kësisoj kundërshtarët e tij.

Noli enverist, nuk kishte nevoj të ishte punonjës direkt i kualifikuar apo i paguar si fuks i Sigurimit të shtetit komunist në Tiranë, sepse këtë punë të spiunimit të hapur e bënte falas, përmes faqeve të “gazetës” bolshevike të  pamoralshme Dielli.

Pra, ai botonte here pas here emrave e saktë e të arratisurve nga ferri burg i Shqipërisë, që kishin mbërritur me stërmundime në tokën e ëndrrave të dritës dhe shpresës për një jetë dinjitoze më të mirë.

Sigurisht Noli i maskuar me petkun e klerikut e bënte falas rolin e spiunit apo fuksit komunist, duke treguar një pasionin të madh e të vijueshëm si militant proletar. Ai dhe fletushka komuniste “Dielli” (në thojza), ka marrë në qafë me qindra bashkëatdhetarë shqiptaro-amerikanë, për sa kohë sa i ishte gjallë.

Mbas vitëve 1990, është botuar një listë e gjatë me 380 emra, që Sigurimi komunist kishte hartuar për njerëzit e diasporës këtu, të cilët ishin shpallur persona non grata, për Qeverinë, diktaturën dhe diktatorin mashtrues dhe perves Enver Hoxha.

Për të parë listën e plotë kliko ketu https://www.amazon.com/Presidenti-Trump-k%C3%ABneta-globaliste-Albanian/dp/9928466750

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.