Vjeshta

1
1185
Fatmire Duraku

Fatmire Duraku

Trioletë

I
E kujt është kjo ombrellë
E hapur në ballkonin tim
Rrotullohet e më vjen të vjell
E kujt është kjo ombrellë

Gjethet ikin, krijojnë shtjellë,
Flatrojnënë ajër me nxitim
E kujt është kjo ombrellë
E hapur në ballkonin tim

II
Erë e egër prek hapësirën
Bie në dritare me rrëmbim
Diku atje larg e dëgjoj lirën
Erë e egër prek hapësirën

Ky peizazh e zgjon të mirën
E zgjon ditën plot kuptim
Erë e egër prek hapësirën
Bie në dritare me rrëmbim

III
Shiu, frutat e gjethet në erë
E bëjnë më të gjallë vjeshtën
Retë qëndisin pa ndërprerë
Shiu, frutat e gjethet në erë

Hija e ftoit shpërndanë merë
Ylberi harkon mbi kreshtën
Shiu, frutat e gjethet në erë
E bëjnë më të gjallë vjeshtën.

1 KOMENT

  1. Kete lloj te poezive me kaq mjeshteri e shkruante vetem Lasgushi, Tash Po e lexoj ne portal in tuaj nga kjo autore e cila ka nje rrjedhe dhe nje stil te veçantë. Shpresoj se do te vazhdojë te shkruajë edhe me tej poezi – triolete e me to, te na e kujtojë Lasgushin

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.