BAMIRËSIA E KURBETQARËVE NË ZVICËR NDERON HEROIN RRUSTEM BRUQI ME NGRITJEN E SHTATORËS NË PEJË

0
463
Kurbetqarët në Zvicër - kontribut për shtatoren e heroit Rrusem Bruqi, Pejë

Një pamje e një pjese të Këshillit që sjellen të dhënat përfundimtare.

Abas FejzullahiPërgatiti Abas Fajzullahi

Në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës, më 3 Larcor (Mars) 2023 u mbajt takimi me kurbetçarëti thirrur nga kryetari i SHBK“ Salih  Çekaj“ në Zvicër Z.Saim Tahiraj i cili njoftoi të pranishmit se qëllimi i këtij takimi është: Themelimi i këshillit për të mbledhur ndihma në mjete financiare nga vullnetarët bamirës, për shpenzimet e punimeve të Shtatores së Heroit Rrustem Bruqi dhe vendosjen e saj në Pejë. U themeluar Këshilli kryesor prej 52 anëtarëve të cilët vepruan në terren.

Më datën, 22 Bleror (Prill) 2023, Këshilli u takua për herën e tretë në të njejtin vend ku dhe u themelua dhe nga të dhënat e veprimtarisë në terren u njoftuan të pranishmit nga nana e arkëtarit Z. Muhamet Krasniqi, se për punimin dhe ngritjen e shtatores së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë, ndihmuan 320  kurbetqarë. Pasi me sukses përfundoi mbledhja e mjeteve u dhanë të gjitha sqarimet për të pranishmit  dhe u vendos:

  • Të bëhet publike Regjistri me emra dhe mbiemra i të gjithë pjesëmarrësve, që ndihmuam dhe shuma secilit/ës me sasinë që ka ndihmuar.
  • Këshilli pushon së ekzistuari që nga data 22 Bleror (Prill) 2023, pasi që me sukses kreu detyren e pranuar dhe për këtë, kryetari i SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër Z. Saim Tahiraj, i falënderoi të gjithë anëtarët e Këshillit aktiv dhe kurbetqarët, që ndihmuan me mjete dhe jetësuan qëllimin e nisur më datën 2023-03-03.

Në vijim, Regjstri me 320 emra të cilët ndimmuan.

Lista e kontribuesve

Lista e kontribuesve

Lista e kontribuesve

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.