TRE DITË PA ZI PËR ENVER HOXHËN ?!

2
349
Mitro Çela - me kolegë të ZP - e - Nexhmije Hoxhën

Mitro Çela

– 11 prill 1985. Vdiq Enver Hoxha. –

Punoja gazetar në “ZP”.
Ora 10.
Gazetarët në zyrë të shefit.
Kryeredaktori, Arshin Xhezo, me shpinë, vështronte nga dritarja.
U kthye. I përlotur. I ngashëruar tha:
– Ka vdekur shoku Enver!
Sofo Lazri…Këshilltar i Ramiz Alisë. Solli një nekrologji. Duhej botuar në faqen e parë. Nekrologjia ishte e gjatë.
Pyetën Sofon. Ai shumë indiferent tha:
– Pa problem. Shkurtoni pesë-gjashtë paragrafe.

12 prill.
U botua gazeta. Në faqen e parë nekrologjia dhe një portret i shokut Enver.
Në faqen e dytë ishin vendosur tre kronika nga ndërmarrjet që mbanin emrin e Enver Hoxhes.
12 prill. Mesditë.
Takova Agim Popën. Kishte qënë për 4-5 vite kryeredaktor i “ZP”-së. Punonte këshilltar i Ramiz Alisë.
– Nuk po kuptoj se çfarë po ndodh, – më thotë Agimi. – Isha mbrëmë tek shtëpia e shokut Enver. Ishte vetëm shoqja Lenka Çuko dhe familjarët.
– Lexova gazetën. U befasova. Artikulli që përgatitëm në Komitetin Qëndror ishte sakatosur!
– Po qarkullon një ide. – Tha Agimi. – Shoku Ramiz kërkon të sillet me Enverin, si Nikita Hrushovi me Stalinin. (Hrushovi ishte Sekretar i parë në Bashkimin Sovjetik.)
Hrushovi shkroi raportin sekret për Byronë Politike. U dënua kulti i Stalinit dhe krimet e tij.
Raportin e Hrushovit e “rrëmbeu” një agjent i Mosadit-Kundërzbulimi izraelit. E dërgoi në Amerikë.
E botoi së pari gazeta “New York Times”. Pastaj gjithë shtypi në botë.
Por unë nuk besoj, – më tha Agimi, – që Ramizi të imitojë Hrushovin.

13 prill. Mëngjes.
Gazeta vazhdonte të belbëzonte për vdekjen e Enverit.
Atë ditë kisha lënë takim me Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm. Mbulonte edhe ekonominë në Byronë Politike.
Duke pirë kafe e pyeta:
– Do ta bëjmë intervistën?!
– Pse jo? Jeta vazhdon. Shoku Ramiz na porositi: Ta kthejmë dhimbjen në forcë!

14 prill. Ora 18.
U mblodh Byroja Politike.
Në skenë dolli shoqja Nexhmije. Me “shpatë” në dorë.
Kritika të ashpra për këtë situatë edhe nga të moshuarit e Byros Politike: Manush Myftiu, Rita Marko, Spiro Koleka, Adil Çarçani.

Pas debateve të ashpra u vendos:
1. Në qëndër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan.
2. Do ndërtohej Piramida.
3. Shoku Ramiz u zotua të bënte librin: “Enveri ynë“.
4. U hodh direktiva:
Shoku Enver ka vetëm ditë lindje-16 tetor 1908-
5. Do shpallen 6 muaj zi.

15 prill.
U dha komanda.Populli nisi të vajtojë. Si robot. Rreshti për pelegrinazh gjarpëronte nga sheshi “Skënderbej” tek selia e Komitetit Qëndror.
Në gazetë vinin çdo ditë poezi. Mbi 6 mijë.

Dritëro Agolli bëri një poemë. U botua në dy faqe të gazetës.
I thanë të bënte një poezi edhe Ismail Kadaresë.
– Nuk gjej frymëzim, – kishte thënë Kadareja?!
– Nuk ka faj,- tha kryeredaktori, – i ka zënë e mira sytë: 300 metra katror shtëpi;më shpesh shkon në Paris, se në Gjirokastër?!

Morali:
Shqipëria nuk e kishte një Nikita Hrushov!

2 KOMENTE

  1. Mitro Celes mirenjohje per ate shkrim ne ate Vit ngjajre ajo Dhimbie sa, sjelle sot, Gazetes *Fjala e lire* per kete Botim 25 Prill 2023-… kujtuar 11 Prill e ndaries nga Jeta; e udheheqesit *I TRETI i verteti Enver Hoxha*. Historia nuk do ta harroje ate, për me teper *Veteranet e Pasardhesit* e atdheut tone. Sa Bota PERPARIMTARE qe e ka vleresuar… Pa tjeter; çdo Udheheqes ka mangesite e tij, diktuar kohe… Ju lumte .Une 87 vjecari: *Pasardhes-Veteran*!

    Dh. M. Xh.*Guri Naimit D*(emrin nipit vene).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.