RRETH TESTIT PISA

0
114
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Për mua asgjë e papritur! Do i bie shkurt dhe thjesht se përse është pritur ky test jo i mirë:

  1. E mbani mend kur Këshilli i nxënësve marshon me moton: ”S’po shkohen n’shkollë”?!

Nuk ishte një grup nxënësish ky, ishte “Këshilli i nxënësve” dhe i qe dhënë publicitet në formë përkrahjeje, jo në qortim apo vërejtje se janë gabim, se duhet të shkohet në shkollë dhe të mësohet. Ishte kjo, nëse nuk e kam harruar, më 19 prill 2022. Madje, ishin për bisedë nga ky Këshill edhe në RTK, nga ora 8:50 në mëngjes deri në orën 9:00.

  1. Mbani mend pas grevave të mësimdhënësve në ahtator të vitit 2022, kur Ministria e Arsimit pati përpiluar orarin e mësimeve gjatë të shtunave. U çuan prindërit bashkë me SBASHK-un e ndërhynë, se po u merret e drejta e pushimit, e drejta e vikendit, madje lidhej edhe me ndërhyrje në të drejtat e njeriut! Prindërit nuk i dërguan fëmijët e tyre në mësimin plotësues për grevën e mbajtur nga mësimdhënësit, se duhej të pushonin!

Po ne që kemi shkuar në shkollë edhe ditën e shtunë rregullisht nga klasae aprë deri kemi kryer shkollimin e mesëm, kurrë nuk n aka shkuar mendja për t’u ankaur, as si nxënës e as si prindër.

  1. Gjithashtu, edhe SBASHK-u pati kundërshtuar vijimin e mësmit të shtunave, për çka, unë në vitet e mia si punëtor arsimi, nuk mbaj mend se Sindikata, po edhe prindërtit, kanë ndërhyrë në orarin mësimor të nxënësve në shkollë. Orari vazhdimisht ka qenë nga shkolla, por për ditë mësimi kur të mbahet ai e kur jo, ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.
  2. Sot më shumë ka të drejtë nxënësi në shkollë se sa mësimdhënësi. Nuk jam kundër, por cili është më i vetëdijshëm dhe cili për cilin shkon këtu në shkollë? A shkon nxënësi për të dëgjuar mësimdhënësin e për të mësuar, apo mësimdhënësi shkauka për të dëgjuar nxënësin?
    Nuk ka në klasë dhe në shkollë të bëjë nxënësi si të dojë. Në çdo grup, në shoqëri me këdo, diçka duhet të sakrifikohet nga vetja, nga dëshirat, nga ato që ne do donim të bënim, ndoshta. Ka rregulla kudo, pra edhe në shkollë.
  3. Si është e mudur të marrë notë pozitive në shkollë ai që nuk di të lexojë, pa marrë parasysh klasën në të cilën është? Nëse u dashka të përcillet nxënësi nga klasa në klasë, le të përcillet me nota negative, me sa e meriton, por jo me nota positive kur nuk e meriton. Por pengesat do duhej t’i paraqiten atij nxënësi më vonë, kur të vijë rreshtimi në regjistrimin e shkollimit të mesëm. Ai nxënës, do duhej të marrë vetëm ndonjë zeje, jo në arsim, pse nuk di të lexojë.
  4. Edhe një here po kthehem tek prindërit. Ata, me përjashtim të ndonjërit, nuk shkojnë në shkollë gjatë gjithë vitit të interesohen për suksesin, besa edhe për sjelljet e fëmijës së tij deri në fund të vitit shkollor. Edhe atëherë, ai shkon për të intervenuar që fëmijës së tij, t’i jipen notat kaluese (pozitive) e disa kërkojnë edhenota sa më të mira, se po ia humb perspektivën për të ardhmen, pa menduar se atë perspektivë, nëse nuk ka mësuar, ia ka humbur vetvetes nxënësi.
  5. Këtu, ka diçka edhe tek motivi për mësim. Kur nxënësi (edhe prindi) sheh një motiv për mësim? Vetëm atëherë kur çmohet e vlerësohet i dituri, që sot tek ne, është e kundërta. I dituri nuk vlerësohet, nuk zgjedhet askund, sepse ai është vetvetja e tjerët duhet ta zgjedhin, por që nuk e zgjedhin se ia rrezikojnë vendin atij në krye, I dituri bëhet edhe i padëgjueshëm ndaj liderit partiak e të tjerëve, prandaj mbetet jashtë lojës. Duke mbetur jashtë lojës, ai është shkelur, po edhe pagën do ta ketë më të vogël. Po i jipet hapësirë të dobëtit e jo të mirit, pse i dobëti edhe vetë të imponohet, të mirin duhet ta lypësh, t’i shkojë vetë televizioni atje ku është. Ai vetëm punon.
  6. Kam bindjen se ka diçka edhe nga disa mësimdhënësit që nuk e marrin punën në arsim me vullnet të mjaftueshëm, nuk punojnë sa duhet, nuk angazhohen mjaft, orën e kalojnë me disa nxënës më të mire, tjerët mbesin. E, angazhimi duhet të bëhet që nga klasa e parë.

Prandaj, krejt kjo për mua ishte e pritur, dhe deri sa të shkojë kështu, pritet edhe në të ardhmen, fatkeqësisht.

 

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.