26.6 C
Tirana
E shtunë, 5 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Kur bilbilat marrin udhë

Kur bilbilat marrin udhë

2
Arif Ejupi

Kur ikin korriku e gushti,
së bashku me ta
ikin edhe lulet.

Ditët fillojnë të shkurtohen,
dielli humb fuqinë,
barinjtë zbresin më herët
bagëtitë nga stanet.

Zogjtë shtegtarë largohen
drejt vendeve të ngrohta,
atje ku ditët janë më të gjata
dhe dielli, me rrezet e tij,
ndriçon e ngroh më fuqishëm.

Ata sikur thonë:
“Rrofshin korriku dhe gushti,
muajt më të këndshëm të vitit!”

Kur ikin korriku e gushti,
më pak zogj e bilbila
shihen në fusha.
Drurët humbin gjethet,
natyra humb gjelbërimin,
kurse fëmijëve
u përgjysmohet loja dhe gëzimi.

Kur korriku e gushti ikin,
natyra bie në heshtje.
Ardhjes së vjeshtës dhe dimrit
u gëzohen vetëm
lakuriqët e natës
dhe arinjtë gjumashë.

Do të ishte një mrekulli e rrallë,
sikur të kishim gjithnjë behar
e të mos përballeshim kurrë
me shtrëngata dhe acar.

Arif Ejupi
Gjenevë, 31 gusht 2026

2 KOMENTE

  1. Tungjatjeta!
    Ju lumt për këto vargje që shkaktojnë nostalgji dhe më rikthyen të vargjet:

    O ju gjethet e vjeshtës,
    që larg ju tretë era,
    që muajin tetori filloni me ra,
    ju do të ktheheni prapë kur të vie pranvera
    por mue të ngrati më gjeni tuj qa!

  2. I nderuar z. Hasani, ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për vlerësimin tuaj dhe për vargjet që sollët si një rezonancë të bukur ndërtekstuale me frymën e kësaj poezie. Është nder për autorin kur fjala poetike arrin të zgjojë kujtesën estetike të lexuesit dhe të krijojë, përmes ndjeshmërisë së përbashkët, një dialog të heshtur mes vargut, kujtimit dhe përjetimit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.