POEZIA NUK LINDË ME ҪAJ RUSI

0
516
Sami Velçani

Sami Velçani në MKTN TAKIME NËN RRAP, duke rrëmbyer
Çmimin letrar në Letërsi për fëmijë: “Mehmedali Hoxha”
(2015 në Shkup dhe 2021 në Kërçovë).

IN MEMORIAM

(Mikut të Rrapit: Poetit Sami Velçani,
në vend të kurorës luleve mbi varr
).

NGA KALOSH ÇELIKU

Sami Velçani (… – 2021), poet i mirënjohur dhe avokat, është një zë i veçantë plot muzikalitet, rimë dhe ritëm. Autori ka një vizion të vetin mbi realitetin. Poeti në poezinë e tij shpalos besimin se duhet gjithmonë të përballet me sakrifica të ndryshme me durim dhe urtësi. Herë- herë poeti magjepset dhe përbetohet pas idealeve të mëdha, të cilave u thur vargje madhore.

Autori deri më tani botoi këto libra: Rrëfimet e Bahçe Shpejtanit (tregime), Kënga e Arabasë së vjetër (poezi), Regëtima e gjethes, Deti i puthjeve, Tymjakët, Statuja e Atletit, Arusha e pajetës, (poemë), Kontratë me ujkun (poemë), Ditari i së dielës (poezi) etj.

(Natën e Madhe të Vitit Ri 2022
laptopi im piu raki dëllinje
)

Natën e Madhe, të Vitit Ri 2022
«Hakerët», e sulmuan Laptopin?!
Me, metoda policore partiake.
Nuk mund ta hap, Sot: marr lajme:
Nga gazetat. Portalet elektronike.
Rrugë, Dalje, për shtigje. Edhe :
Sot, m’i fshinë shkrimet. Librat
Urimet! Nuk ka problem. Çeliku:
Përsëri, do t’i shkruaj ato Libra.

Urime, Nesër! Nese, jemi gjallë
Shkaku, se: i dhashë, raki Dëllinje
Natën e Madhe të Vitit Ri 2022:
Dhe, vdiq. Sonte, nuk merrte frymë.
Ditën e Nesërme, i them Djalit
Vdiq. Iku. Ka pi raki Dëllinnje?!…

(“Armiku padukshëm” me këmbët
dhe trutë në legen
)

“Armiku i padukshëm musliman”
I cili më izolioi me Gruan besnike.
Familjen. Miqtë. Dhe, Poezinë
I lutet Zotit në xhami.. Rrugë:
O Zot, kthem në xhami! Liri
Mes poezive. Grave besnike!

“Armiku i paadukshëm”, në xhami
Edhe, i lutet Zotit për mëkare:
Kalosh Ҫelikun te “Parku i Grave”.

Edhe, është plot mall. Dashuri
I përqafon gratë e mia besnike….

(Lufta ime e fundit mes librve
me “armikun e padukshëm”
)

Luftë, fytas me “amikun e padukshëm”
Në pabesi, më sulmoi një Natë Dimri.
Edhe, më, rrëzoi në shtrat. Dhomë
Betejë e përgjakshme pa rregulla lufte.
Nuk e donte mikun. Edhe, Miken
Që, deri Dje, u këndonte serenata:
Me ju, de dehem në gjumë. Shtrat.

Lufta dihet, qe: e pakokë. Paqësore
Megjithatë: Unë me vargje “erotike”:
E qetësoja. Ia mbyllja dritaren. Derën.

Lufta e fundit me “armikun e padukshëm”…

(Hajni i Grave besnike)

Mikja Di, me mesazh më shkruan:
Je, “HAJN. PSIKOPAT. Bërllok?!

I përgjigjem: Po, jam hajn i grave besnike
Por, jo : edhe parave pista. “Haramit”.
Dhe, i dua gratë besnike. Azganet
Burrave, me brekët mbi pantollona.

Gra, që, më japin gji. Fuqi për Luftë
Poezi. Dashuri. Liri, fushave. maleve.
Nuk ka problem, pse ato sot më shajnë
Portaleve elektronike. Dhe, Facebook:
“Tradhtar”. Shkaku: nuk jam miku tyre
Megjithatë, Unë si Poet: ende i dua!

Vitin e Ri 2022, pa zbukurime. Drita
Babadimër, në “Bit-Pazar”. Shkup:
E prita me grushtime të Babadimrit
Veshur me ferexhe të zeza, “artistike”…

(Tri Hojdodole* i rrëfehen
Gruas time besnike
)

Tri Hojdodole, më spiunuan në jetë
Epara: tek Gruaja ime besnike:
Duke e hequr veten si mike e saj?!
Edyta: rrufjane. Tek, burri saj hadum
E dalldisur. Dhe, arratisur rrugëve .

Rastësisht, e takova në Hotel “Grand”.
Edhe. më tha: Rrugaç, ki kujdes! Burri
Tek ti, ëshië paraqitur ne telefon:
Dihet, ka biseduar ne Gruan besnike.

Edhe, kur u ktheva në Shtëpi, Gruaja
Më tregoi për telefonatën. Pasmesnate,
Natën, vonë me telefon paraqitet burri:
Gruaja ime besnike, është te ju si mike?!
Jo, o burrë i përgjigjem. Nuk, është sonte
Po, si të duket: Gruan time, kërkoj te ti?!
Rastërisht, Xhadinë e takova në Prishtinë
Po, nuk ka qenë me Mua, as në “Grand”.

Etreta, Mikja Di: Pas një zënke xhelozie
Para syve sekretares, volli si e çmendur.
Se: Unë “Biserin” e kisha bërë bordel
Me gratë besnike të Nënës Parti Politike?!
Edhe, e “çmendura” m’i shau: Nanë e Babë.
Dhe, se do të ma djeg edhe “xhipin”
“Korando”, në kopështin përpara Shtëpisë.

Heshta. Ajo, edhe më shumë shpërthente
Si, e çmendur. Edhe, arrogante. Xheloze.
Po, kurrë! Asesi, nuk më shkoi mendja, se:
Ajo, do t’i rrëfehet edhe Gruas besnike.
Denoncimeve. Sharjeve, se: jam i poshtër
Dhe, me Të i kam shëtitur Trojet Shqiptare.

Gruaja, e kishte qetësuar. Askush, nuk e di
Cila, është Mikja e tij me Dy shtama verë:
Edhe, ishin pajtuar, mos më tregojnë mua.
Po, një mik i imi më thotë: Kalosh, e pash
Gruan tënde, me Miken Di të Poezisë?!
Iu përgjigja. Nuk di gjë. Heshtje, erotike.

Ditë më vonë, e gjeta rastin dhe i thashë
Gruas besnike: Keni pi kafe me Miken Di?!
Po, tha. Edhe, të ka sharë se: ti, je i poshtër
Mashtrues. Dhe, me ty ka shëtitur Ditënatën
Vendeve, hoteleve. Trojeve Etnike Shqiptare.
Mezi, në fund u pajtuam me takimin xheloz
Mos të të tregojmë ty. Dhe, i pagova kafetë…

1. Grua me të meta psiqike.

(Të dielat e Marsit)

O, këto të dielat e Marsit, këto të dielat e Marsit
Edhe, “xhumave”, në qytete. Kudo: në Shqipëri.
Dhe, të Prillit. Këto të dielave, post moniste,
Që. ecin rrugëve të qytetit tim, veshur me të zeza.
Këto të diela, kam frikë mos hyjnë në jetën time
Si Plakat e Marsit. Dhe, ma ngrijnë Pranverën.

O, i kam frikë të dielat e Marsit. I kam frikë
Edhe të dielat në kishë. Lutjeve para Krishtit.
Marsi, kur u hidhërua.,dhe, iu lutë vëllait prill:
Prill, bre vëlla! O, m’i jep Tri ditë hua!
T’i shuaj Plakatt, me gjithë çka kanë!

I ngriu Plakat me dhenë mes maleve
Diell. Shi. Stuhi. Borë. Dhe, akull.

Plakat, i gurëzoi te stanet, në Bjeshkë…

(Poezia nuk lindë
me çaj rusi
)

Dudumi, përballë shkrimeve publike
Poezive egra. Dhe, ëndërrimeve.
Frikë ka Sot, të dalë me emër
Dhe, mbiemër para lexuesve.
Protestojnë, dalin në publikë
Se: “poetët nëpër manifestime
Organizohen për përfitime”?!.
Dhe, jo për poezi “erotike”. Miqësi
Bashkëpunime artistike. Njohje. Liri.

Dudumin, Sot e trembë poezia
Liria. Rakia e rrushit: Dëllinja
Kokëmëkokë, në Takime poetike.
Rrufjani, që Dje i Shkruante pizi
“Vëllazërim-bashkimit”. Prijësit
Partiak. Përçudi, Sot i do “mevludet”
Gurë e dru, flukë mbi Takimet poetike?!

Poazia, nuk lindë me çaj rusi…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.