BOTË E PASUR POETIKE-SHPIRTËRORE

0
10
Ismet Rashiti - Palca e gurit

Reçension

Nga: Isak A H M E T I

I. Si hyrje

Kohë më parë ka dalë në dritë libri:PALCA E GURIT, i poetit Ismet Rashiti. Ky libër poetik, i recensuar nga Rrahim Sadiku & Isak Ahmet ëshë shkruar me përkushtim dhe dashuri, gjatë periudhave të ndryshme. Është shkruar bukur, artistikisht dhe me elegancë nga Ismet Rashiti që tashmë ka një përvojë të pasur krijuese.

Ismeti, ç’është e vërteta, është një personalitet krijues i njohur në opinionin shqiptar edhe për faktin se ai, si njeri dhe si krijues, ka kontribuar në shumë fusha. Prandaj lirisht mund të pohohet që në hyrje të këtij shkrinmi se ky libër është shkruar me mendje, me shpirt dhe me zemër dhe si i tillë shpreh botën e pasur poetike të autorit i cili tërë jetën ka vepruar, me shumë përkushtim e dëvotshmeri, pa u lodhur, për Kosovën, për çështjen kombëtare në ç’drejtim ka lënë gjurmë të pashlyeshme.

II. Pak biografi për autorin

Ismet Rashiti, i lindur më 1956, në Sllatinë të Poshtme, Komuna e Vitisë, tash rezident në Zvicër, tërë jetën dhe veprimtarinë ia ka kushtuar Atdheut, Kosovës, kulturës shqiptare dhe humanizmit. Prandaj jo rastësishtl ai do këndojë:

Tërë jetën u dogja për Ty, Kosovë,
Me dhembje të mëdha në shpirt.
Për Ty, Atdhe, për tokën, fshatin, fushat,
për njeriun, malet, dritën dhe bukën
“…

Pas shkollës fillore në vendlindje dhe gjimnazit në Viti dhe Ferizaj, ai ka mbaruar Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shkak të represionit dhe përndjekjes nga pushteti serbo-sllav, ismeti ishte i detyruar ta braktiste Kosovën dhe të emigronte në Zvicër ku do të zhvillojë një sktivitet të dendur në shumë fusha si veprimtar i dëvotshëm dhe i pa lodhur i çështjes kombëtare, si gazetar dhe publicisst.

Ka botuar qindra shkrime interesante dhe me vlerë, është edhe autor veprash me vlera shumështresore. Poashtu Ismeti është i njohur edhe si autor i dhjetra filmave dokumentar si dhe autor i filmit të njohur dokumentar për Nënën Tereze, që është përkthyer në katër gjuhë botërore(anglisht, gjermanisht, frengjisht dhe italisht).

Vlen të theksohet se autori në fjalë, për kontributin që ka dhënë në shumë fusha, është lauruar me shumë mirënjohje dhe çmime.

III. Palca e gurit – poezi (2024)

Libri në fjalë është strukturuar në tetë cikle:

I. Palca e gurit,
II. Heronjtë e mi,
III. Heronjtë në këngët e kënduara,
IV. Yjet e lirisë,
V. Dedikim,
VI. Kultura dhe arti,
VII. Zjarri që djeg dhe diellin,
VIII. Revoltë.

Siç shihet nga titujt e cikleve dhe nga vetë titujt e poezive që janë përfshirë në këtë vëllim, kuptojmë se ato, ndonëse të shkruara në periudha dhe rrethana të ndryshme të jetës së autorit, që tashmë ka një përvojë letrare poetike mjaft të stabilizuar, karakterizohen nga një frymë e thellë patriotike dhe liridashëse. Kjo dëshmohet fuqimisht në poezinë: Palca e gurit, sipas të cilës autori me të drejtë edhe e ka pagëzuar librin, me titull mjaft intrigues për lexuesin dhe studiuesin.

Nga palc e gurit kam dalë,
E shkëmb në tokën time jam.
Nga vendi kurrë s’lëviz,
se akund s’peshoj më mirë!

Le t’më shkelin shekujt,
Era gjak le t’më vijë çdo stinë.
Unë kurrë nuk di të shkulem,
Gur përmbi gur, kala përsëri.

(Palca e gurit, Te Kalaja e Artanës, 2018).

Kjo poezi, sipas të cilës edhe është emërtuar libri, është programatike, shumë përmbajtësore dhe shenjëzuese e jetës dhe shpirtit krijues të poetit, i cili me shumë përkushtim, me shumë dashuri dhe elegancë poetike u ka kënduar figurave më të ndritura të kombit siç janë: Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Bekim Fehmiu etj. etj.

Është ky poeti ynë i dashur që tërë jetën ia ka kushtuar atdheut, Kosovës, dhe është djegur për të, prandaj shumë sinqerisht edhe këndon:

Tërë jetën u dogja për Ty, Kosovë,
Me dhembje të mëdha në shpirt.
Për Ty, Atdhe, për tokën, fshatin, fushat,
për njeriun, malet, dritën dhe bukën!
“…

Ç’është e vlrteta, me “PALCËN E GURIT” nënkuptohet Kosova, toka dhe atdheu që e ka lindur dhe rritur poetin, heronjtë dhe atdhetarët e saj që janë të shumtë e të cilët kanë luftuar për të ndër vite dhe shekuj duke e ujitur me gjak…

Në këtë vëllim poetik kemi plot vargje përkushtuese dhe përkushtimi. Kështu p.sh. poeti në fjalë u ka kushtuar vargje antologjike jo vetëm Skënderbeut, Hasan Prishtimës, Idriz Seferit, Ukshin Hotit, UÇK-së etj.por edhe figurave të mëdha të artit e të kulturës shqiptare siç janë:Lasgushi, Kadare, Qosja etj.

Ndërkaq te cikli i fundit, poeti ka shpalosur, jo rastësisht, revoltën dhe protestën e tij kundër dukurive negative në shoqërinë tonë…

IV. Krejt në fund

Le të theksojmë edhe njëherë krejt në fund të këtij shkrimi se në këtë vëllim poetik, autori ka shpalosur, mjaft bukur dhe me elegancë poetike, botën e tij të pasur poetike dhe shpirtërore. Kështu, prandaj, libri në fjalë, sipas vlerësimit tim, jo vetëm për shkak të përmbajtjes por edhe për shkk të vlerave që ka, lexohet me një frymë dhe si i tillë që është të krijon kënaqësi të veçantë estetike. Për këtë arsye dhe për shkak të këtyre vlerave shumështresore që ka ky libër, autori meriton një mirënjohje të veçantë!

Në Stubëll, korrik 2024.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.