DEXHALLI  “ALLAHUT”

0
280
Kalosh Çeliku

(Myftiu i BIK-ut Naim Tërnava:
“Kush
s’mund mi pa xhamitë,
le t’ia mësy
në Beogradit”)?!…

NGA KALOSH ҪELIKU

Gjysmëhëna, një poete shqiptare, autore e disa librave me  poezi dhe tregime në një shkrim publicistik të publikuar në mjetet e informacionit, shkruan për Kryqin grandioz në malin “Vodno”. Dritat, që shpenzojnë rrymë elektrike më shumë se gjithë lagjet e braktisura shqiptare. Qeveria e shtetit të “përbashkët”, përmes reklamave propagandistike i bënë thirrje popullit: kurseni energjinë elektrike! Kriza ekonomike na troket pas porte.

Këmbonat e kishave dhe altoparlantët e xhamive me flamuj të huaj në minare paralajmërojnë luftë fetare. Gjysmëhëna trembet nga kryqat e kishave nëpër qytete, dhe shpërthimet e tyre si këpurdhat pas shiut majëmaleve, por edhe me gjysmëhënat e xhamive turko – arabe me flamuj të huaj në minare. E, “Allahu Akber”, përmes altoparlantëve, që trumbetojnë nateditë përralla turko-arabe në Shkupin historik shqiptar! Njëra palë me kryqin gjikand edhe maleve për robëri të popujve brenda mureve kishave për Shtet të “përbashkët”. E, tjetra me  këmbët dhe trutë edhe sot e kësaj dite në legen për robëri shekullore.

Kohë, kur “kryeministri i tretë shqiptar” Dritan Abazoviqi i Malit të Zi, duke rrezikuar postin e kryeministrit, e nënshkruan marrëveshjen publike para kamerave televizive me Kishën Serbe?! Përinatë, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i përgjigjet me shamitë dhe ferexhetë e zeza duke na i futë mesdite edhe nëpër institucionet shqiptare: çerdhe të fëmijëve, shkolla dhe universitete. “Veprim strategjik – politik”. Unë, them: Gabim historik shekullor.

Edhe, sot po na i kthehen dhuratë ne shqiptarëve shamitë e Dexhallit. Ferexhet e zeza krahëve. Hoxhallarët me “Din e Iman” në minare me flamurin “musliman” me gjysmëhënë. Porosinë e Hoxhës “Allahut”, në portale elektronike, Facebook dhe YuoTube: “haram, është të përmirni më këmbë”?! Patjetër, duhet të uleni në guacën “muslimane”, pranë me një xhygim turku me ujë. Jo, në atë birucën e babait natyrore tradicionale pas shtëpie më këmbë, edhe nxirrni Kryengritësin te pragu i derës, shtatë sahat larg ta flukni shurrën. Edhe, do të nderoheni me shpërblime të perandorisë me pashallarë dhe agallarë neokomunist: kryeministra, ministra, zv/ ministra, deputetë e drejtorë partiak në Qeveri.

Shkupi Historik mes kryqave dhe minareve me gjysmëhëna vazhdon ta pres Vitim e Ri 2023 pa zbukurime festive, drita e me grushtimin e Babagjyshit si i dërguari Shejtanit. Interesant, Babagjyshi ka pasaportë diplomatike (sa për sy e faqe), dhe nuk ka kufinj politik nëpër botë si te ne shqiptarët. Mirë, do të ishte këtë pasaportë diplomatike ta kenë artistët, po ja që pak veta e kanë deri në Ditën e sotshme. Pajtimi ndërkombëtar, krahas politikanëve, mirë që e ka Babagjyshi. Edhe, mirë që nuk e kanë këtë dhuratë politike ndërkombëtare bashibozukët.

Shkaku se, në Shkup do të mund të hynin me këtë dokument udhëtimi përveç artistëve të vërtetë, edhe të rrejshmit me kësula lecka e shalla të larmë turko-arab përqafe. Dudumë, që kohën e fundit kur e gjejnë veten nëpër shkrimet e mia publicistike, tërbohen dhe marrin guximin të dalin me emër e mbiemër dhe anonime me kërcnime. Mendja i rren se, unë do merrem me ta si haxhuze të dalldisura “Bit-Pazari” që i ka falë Zoti, humbë kohë me shpifjet e tyre dhe sharjet e nënkryeme teknefese.

Pavetëdije, të shkretët mbyten në hurdhë rrënjëve të shelgjeve të Lumit malor. Nuk e dinë se, nga kemi ecur kemi lënë gjurmë aq të thella, që nuk i fshinë dot asnjë stuhi, borë e madhe. Shtrëngatë. Herë duan të duken shkrimtarë, kritikë letrar, fetarë e herë psikologë të “Shtëpive rehabilituese”. Diagnozën e tyre shpallin haptas për mua si shkrimtar “i çmendur” në rolin e “mjekut specialist”, nguten të ma nxjerrin nga xhepi grisur partiak – fetar me “korrupsion”, pa u trokitur kurrë në “Ordinancën” e tyre private për ndihmë mjeksore.

Megjithatë, aspak nuk u hidhrohem kalorësve të arratisurve politik, kur i shoh kaq “trima” mbi gomarë me kunguj Stambolli në kokë si mburoje të strukur nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët”, që plasën të më dalin në dyluftim në fushën e mejdanit, t’i masim forcat krijuese. Ose, siç thotë këngëtari popullor: Hutat t’i puthim gushë më gushë. Hë për hë, nuk kam kohë.  Nesër, ndoshta gjej pak hapsirë në Shtëpinë Publike. Po, ato më do të jenë të vdekur, pushojnë në “paqe” mes varreve.

Hi-hii-hiii… Ujku, sot për sot nuk merret me këlyshë me zgjebe që i lehin me vite pas shpine, dhe kur e kthen prapa kokën, i sheh aq të mjerë e përjagur me një asht në gojë, vazhdon rrugën për në Baba Tomor. Malli më ka marrë për ujqër të maleve! E, jo për Këlyshin me zgjebe të gazetës “Vëllazërim – bashkimit”, dhe Shkollës fillore “LIRIA” në Shkup, asaj kohe kur m’u ndërsye me shokë pas shpine me një asht në gojë. Heroikisht, si personazh letrar, hyri në librin tim me drama (satirë groteske): Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000).

Numri 2 i “Ditëve të Naimit”, prej nga ku një ditë e përzunë me të gjitha “plaçkat kulturore” arnë përmbi arnë matanë Vardarit në fshat, jetojë mes kontenierëve të bërllokut. “Burrërisht”, edhe sot me gjithë asht në gojë t’i turret përmbrapa DoktorZiut si dhelpëra dinake pas herdheve të dashit duke i fshi gjurmët me bisht, mos diku pas kërcimit të gardhit do t’i bien udhës.

Përsëri, kam frikë se nuk më kuptoni, nuk dini të më lexoni mes rreshtave. Shkaku, se: vërtetë, më dhimben si buba rruge me bishtin ndër këmbë e gjuhën e nxjerrur jashtë dypëllëmbë nga vapa e madhe në Shkup. Prandaj, do të përpiqem t’ju ndihmoj pak në këtë shkrim profetik për Ditën e Nesërme. Kurrë, nuk e kam pasur torbën me taxhi përqafe, që t’u ndërsehem personaliteteve shqiptare sa herë që Qoftëlargu të ma bëj me gisht i fshehur pas porte. Tjetër punë është ajo se, Haxhuzja e ka mizën në kësulë. Male të larta kemi në mes njëri – tjetrit si krijuesë shqiptar. Larg jemi me qindra kilometra. Baba Tomori, Mali i Perëndive nuk zbret në “Vodno” të Shkupit, po “Vodno” duhet të hipë në Baba Tomor.

E them këtë se, Vitin e Ri 2014 iu muarr para syve të botës në kufi pasaporta edhe Babagjyshit. Edhe atë, në kufirin natyror me lumin Vardar, që e ndante Shkupin shqiptar në dy pjesë: anën maqedonase dhe anën shqiptare. Shekuj me radhë që i lidhte vetëm Ura e Gurit. Përmëtepër, edhe e sulmuan me grushta nëpër afishe në “Çair” dhe “Butel” të Shkupit. I thanë: mund të vijë Car Dushani, po të dojë në Shkup, Erdogani edhe Millosheviqi, po jo ti me thesin plot dhurata Natën e Vitit Ri. Ne, na sjellë dhurata Ferexhja e zezë islame Natën e Vitit Ri, kur Azreti Muhamedi a. s. u shpërngul nga Meka në Medinë (9 nëntor si festë myslimane).

Përinatë, “vëllezërit” e Njerkës e ringjallën lugat, dhe e sollën natën Car Dushanin në Shkup. Shqiptarët, në vend të duartrokitjeve frenetike dhe luleve, e pritën me çekiç druri, simbol komunist. Drapëri mungonte dhe ylli i kuq komunist: me çekiç shtyp, dhe me drapër korrë! Trupërojen, falë “patriotizmit” euforik të shqiptarëve, Car Dushani e ka edhe më në nivel se gjatë pushtimeve dhe sundimit të këtyre trojeve me shekuj: policinë e shtetit të “përbashkët”, nateditë të maskuar brigjeve të Vardarit.

Haxhuzja, pas teravisë shpërnda dhurata thirrje (afishe) “revolucionare” para syve të policisë të Shtetit ligjor “demokratik”, Partive politike maqedonase e shqiptare. Vitit të Ri, i vë kufi politiko – fetar duke u fshehur nën petkun politik-fetar antishqiptar. Askushi nuk guxon t’i ndalë veprimtaritë “humanitare” nëpër trojet etnike shqiptare. Dhuratat e Vitit të Ri, thirrjet (afishet) e shpërndara me Babagjysh duke e grushtuar në mes të ditës në “Bit-Pazar” të Shkupit para syve të policisë Shtetit, që synon nesër të shkojë në Evropë. Njësoj si Haxhuzja “shehite”, që delë me emër e mbiemër nën shkrimet e mia profetike dhe kujton, e rren veten se është “Hanëm Haremi”, torbën me taxhi përqafe dhe ferexhenë e zezë krahëve.

Gomarin me samarë, në të cilin mezi e hipën Partitë Politike Shqiptare në pushtet, e kanë shaluar me të katra nëpër “Bit-Pazar”. Shtetin “demokratik”, ku mund të hyjnë të gjithë edhe me qerre, po jo edhe shqiptarët me kësulën e bardhë dhe veshje kombëtare. Tashti, merreni me mend kur Babagjyshit i ndalohet shfaqja në Shkup me veshje festive e thesin në shpinë për t’u shpërndarë fëmijëve dhurata si Babagjysh i Vitit të Ri.

Ose, me një shfaqje teatrore – argëtuese – kulturore për fëmijët e vizitorëve të “Qendrës Tregtare”, ndalohet dhe më pas dhunohet para syve të botës nga një grup “muslimanësh”. Dudumët e ndaluar nga policia kanë deklaruar, se: “Babagjyshi i Vitit të Ri, si e ka pranuar dhe shkenca Islame, është i dërguari i shejtanit dhe për këtë duhet luftuar në çdo shfaqje të tij, në Shkup”.

Përçudi, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi nga Forumi i të Rinjve mysliman të cilët në një deklaratë për shtyp kanë theksuar, se: “në zbatim të marrëveshjes së Ohrit, policia duhet të arrestojë të gjithë personat e maskuar si Babagjyshi i Vitit të Ri, duke i dhënë kështu fund provokimeve që çdo vit i nënshtrohen myslimanët”.

Duartrokitje meriton distancimi i Bashkësisë Fetare Islame, në Shkup: “Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, distancohet nga kjo thirrje, duke thënë që feja islame nuk promovon dhunën. Neve si myslimanë kemi festat tona që duhet t’i festojmë, por tani kemi fatin që të jetojmë në një shtet multikonfesional, por megjithatë ne nuk duhet t’i fyejmë, por t’i respektojmë, madje edhe të ju urojmë festat e tyre. Feja jonë nuk promovon dhunën”, tha Abaz Islami, zëdhënës i BFI -së.”

Ose, në prag të vitit Ri 2023 Myftiu i BIK -u Naim Tërnava: “Kush s’mund mi pa xhamitë le t’ia mësynë Beogradit”. Edhe, atë: Vitin e Ri 2023, kur Mitrovica është e ndarë me barikada në Veri të Kosovës. Deklaratë, të cilën nuk do ta thoshte asnjë myfti patriot e atdhetar, por për Tërrnavën nuk vlejnë këto atribute, sepse nga qielli shihet kujt i shërben ky person, dhe për cilat xhami e ka fjalën dihet, me siguri jo për Xhamitë Shqiptare. Xhamitë me flamurin e huaj me gjysëmhënë në minaret, që e pushtuan Kosovën e pasluftës, të cilat me dy e katër minare u ndërtuan nëpër fshatra e qytete të Atdheut. Xhamitë, ku imamët nga të cilët kurrë nuk është distancuar Myftiu Tërrnava: predikohet Incesti, Pedofilia, Albanofobia dhe Dhuna fetare.

Vetëm në luftën e Sirisë, qindra të rinjë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nxitën nga imamët nëpër këto xhami, pastaj përdorën platformat online propaganduese për ligjërata të çmendura, dhe si rezultat qindra familje u shkatërruan, u vranë e mbetën në Siri, meshkuj dhe femra të manipuluar nëpër kampet e mbushur me fëmijë jetim. Veprime antishqiptare, për të cilat nuk ka folur asnjëherë Myftiu Tërrnava e as BIK-u.

Toka e Kosovës, Dardanisë antike mbanë ende aromë gjaku, dhe ëndrrat e shqiptarëve nuk kanë lidhje me Ferrin e kësaj bote me të cilin i kërcnoheni popullit shqiptar, në botën tjetër me lule. Mesazh deklarate në një Festë Krishtlindjesh?!.. Edhe, kush: Tërrnava me njërën kambë në Beograd e tjetrën në Stamboll.

Merreni me mend, çka do të ndodhte nëse Babagjyshi hynte në Shkup me veshje kombëtare shqiptare, xhamadanin vija – vija, kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë?! “Nagëntin” në brez me fishekë. Sahatin me çustek përqafe. Mos e dhashtë Zoti me Millosheviqin mbi kalë me shalë. E pasqyrë në ballë për freri duke e tërhequr Haxhuzja me ferexhe të zezë, pasmesnate të na e fusë tinëz në qytet. Qindpërqind, do të niste Lufta e tretë botërore.

Parashikimi për Ditën e Nesërme: Edhe gjatë kohë, nuk do të ndodhë kjo dhuratë e Zotit “musliman”. Shqiptarët, luftë t’i shpallin Car Dushanit në prag të Vitit Ri 2023, që na erdhi në Shkup pa thesin me dhurata e jo Babagjyshit, sipas tyre të dërguarit të Shejtanit. Shkaku, se: shqiptarët, ende e luftojnë armikun me grushta, hu gardhi, gurë, sëpatë, çekiç druri e çaj rusi. Haxhuze, me një torbë taxhi përqafe.

Kohë kjo, kur në Ditën e sotshme këto armë të ftohta moti kanë dalë nga përdorimi i luftërave ballkanike. Ditën, kur shqiptarët do t’i ndërrojnë armët e luftës, atëherë edhe do të ndodhin çudirat mistike (ndryshimet politike) ballkanike. Shqiptarët do t’i dalin zot pragut të Shtëpisë. Momentalisht, e kanë vështirë mes këtij bërlloku para dere, kur në mes të Lëmës i kanë të gjitha gjallëresat me dy e katër këmbë.

Përçudi, në prag të Vitit Ri 2023, Babagjyshi me thesin plotë dhurata në shpinë nga dhuna fetare – politike u shpërngul me shtëpi nga Shkupi edhe në Tiranë. Kryeqytetin e Shqipërisë, ku edhe këtu në mes të sheshit e grushtuan para kamerave televizive si i dërguari i Shejtanit?! Përmëkeq, Ditën e Samitit të Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor, që për herë të parë u zhvillua në Tiranë.

Nesër?! Nesër, dihet: nis Dita e Re, që shqiptarët e presin me shekuj. Shpallja e Xhamisë Shqiptare me flamurin kombëtar kuqezi në minaret e xhamive. Bashkimi kombëtar. Koha është, t’i dalim para Babagjyshit me koçi, sipas zakoneve tradicionale. Pushkë të qesim në Katund. Lodrat dhe dajret t’i bëjmë copë-copë. Nusen me këngë e valle ta zbresim në Lëmë.

O, bini burrat e mejdanit, zot t’i dalim “Vatanit”!…

Shejtanarapë të partive politike, këmbekokë, edhe ndonjë ditë vishuni me të zeza! Në shkollë, institucione fetare hyni me shami në kokë! Ferexhe të zeza. Edhe, nëpër institucione të shtetit të “përbashkët” krah për krahu para kamerave televizive.

“Allahu”, Nesër me siguri do t’ju shpie në Evropë.  “Xhehnet” mes luleve dhe grave…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.