18.6 C
Tirana
E hënë, 19 Maj 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

NDËRGJEGJIA AUTORITARE – a e dini çfarë është?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Arben Çokaj

Është kur vartësit e mbështetësit e dikujt mendojnë automatikisht si mendon shefi i tyre.

Psh. s’e ka qejf Rama Albinin, mbështetësit e Ramës kudo ku janë, në Romë, në Londër a në Pukë, e shajnë Albinin, që t’i hyjnë në qejf shefit Ramë, etj.

Dhe këtë pastaj e shihni edhe te vartësit e Saliut, te simpatizantët e mbështetësit e tij, etj.

Kështu që nëse vëreni reagime instinktive të dikujt e jo mendime autentike, e të arsyetuara, këto reagime vijnë nga ndërgjegjia autoritare. E ata që e nanifestojnë këtë dukuri, kujtojnë se edhe ti je si ata.

Unë psh. e kritikoj Ramën për punét që mund të bëhen më mirë në këtë vend, për çmimet e larta, për “dëbimin” e shqiptarëve, për normalitetin që i fusin çdo gjëje anormale në këtë vend, etj., ndërsa mbështetësit e Ramës kujtojnë se unë po e bëj këtë në favor të Saliut. Por jo, po e bëj në favor të Shqipërisë e shqiptarëve që meritojnë mundësi më të mira në jetë! Se ndryshe pastaj, nuk ndryshojnë punët për mirë! Dhe nëse Rama nuk punon si duhet, humbet edhe zgjedhjet! Apo jo?!

Unë nuk kam ndërgjegje autoritare, them ato që mendoj, e nuk e lavdëroj një person gjithmonë, nëse ai nuk punon si duhet!

Më shumë shkrime

2 KOMENTE

  1. Me sa kam mësuar unë,
    1. Ndërgjegjja është aftësia njerëzore për të përvetësuar diturinë në mënyrë të vullnetshme.
    2. AUTORITAR: Ai që kërkon nënshtrim a bindje të verbër e pa kundërshtim ndaj pushtetit dhe autoriteteve.
    Por Ju e keni përshkruar dhe ilustruar me shembuj (emra) konkret; bile kritikoni Ramën për punét që mund të bëhen më mirë në këtë vend, dhe shtoni se “Unë nuk kam ndërgjegje autoritare, them ato që mendoj, e nuk e lavdëroj një person gjithmonë, nëse ai nuk punon si duhet!”
    *
    Ju lumtë për guximin!
    Mendoj se tri gjëra janë të vështira për njeriun:
    1. Të dëgjosh,
    2. Të shohësh,
    3. Të hështësh.
    Ju nuk po heshtni, po e thuani të vërtetën, edhe nëse nga ajo e vërtetë tash për tash nuk keni ndonjë dobi. Por më vonë dosido!
    *
    IMH

    Shënim: Nëse lexon psikanalistin Erich Fromm, e gjen diku këtë në veprat e tij…

  2. I nderuari Arben Çokaj!
    1. Të faleminderit për publikimin e komentit dhe vlerësimin…!
    2. Të jam shumë mirënjohës për udhëzimin që të lexoj për Erich Seligmann Fromm. Hulumtova në “google” dhe gjeta të dhëna mbi filozofin… psikanalistin Erich Seligmann dhe shkrimin e Prof. dr. Eshref Ymeri, të publikuar në “Bota sot”, 16 maj 2016, ndaj po ju shkruaj:

    Ëndrra të ngelura në udhëkryqet e jetës
    NGA: PROF.DR. ESHREF YMERI MË: 16 MAJ 2016 (“Bota sot”):

    “Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Nacional” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim një vepër të re të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, Mjeshtre e Madhe e Penës. Vepra është e gjinisë së prozës së shkurtër dhe titullohet “Dashuria plagoset.., por nuk burgoset”
    *
    Erik From (Erich Seligmann Fromm – 1900-1980), sociolog, filozof, psikolog, psikanalist, njëri nga themeluesit e neofrojdizmit, thotë:
    “Dashuria është një ndjenjë e përbashkët e dy njerëzve që dashurojnë, së paku, deri atëherë kur ekziston lidhja mes objektit të dashurisë dhe Unit personal të njeriut. Dashuria e vërtetë është shprehje e formimit të individit, ajo presupozon përkujdesjen, respektin, përgjegjësinë dhe njohjen e njëri-tjetrit. Dashuria nuk është emocion dhe as afekt, ajo është një pikësynim aktiv për madhështimin e njeriut të dashur dhe për lumturinë e tij, pikësynim që e ka fillesën në aftësinë e të dashuruarit për të dashuruar”.
    *
    “…mund të hiqet një paralele mes një regjimi fashist dhe një regjimi komunist.
    Musolini (Benito Amilcare Andrea Mussolini – 1883-1945) thotë:
    “Për një fashist, gjithçka ndodhet brenda shtetit dhe asgjë njerëzore ose shpirtërore nuk ekziston dhe, aq më tepër, nuk ka vlerë jashtë caqeve të shtetit. Në këtë kuptim, fashizmi është totalitar, po ashtu, edhe shteti fashist, si sintez dhe unitet i të gjitha vlerave, shpjegon dhe zhvillon gjithë jetën e popullit, madje e përshpejton ritmin e saj”.
    *
    IMH

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit