— Figurat politike të cilat e drejtuan shtetin e ri të Kosovës, nuk u treguan të zotët për shtetndërtim dhe mirëqenje të duhur. Shumë nga politikanët tanë rastësisht dhe pa përgatitje profesionale iu futën profesionit fisnik të politikës. Kjo edhe bëri që të kemi një gjendje përmanente të krizave politike, të cilat ndikuan keq në zhvillimin e ecurive ekonomike dhe sociale, dhe që shumë sisteme të funksionojnë më defekte. Pasurimet e paligjshme janë product i pa zotësisë së tyre, janë product së pushteti u vu para interesit të shtetit…
Skënder MULLIQI
Është për të ardhur keq që pas dy dekadave e gjysmë, kur morëm shtetin, humbëm mundësin për të ndërtuar stabilitet politik dhe institucional, dhe forcën kulturore që mund të ishte ndërtuar në kontestin e demokracisë perëndimore. Kështu linden antitalentët të cilët iu përulën vetëm një vetëdije ideologjike më shumë nga mbetja e regjimit të mëparshem. Nuk u zbatuan politika të mira dhe frytëdhënëse në ekonomi, sistemin arsimor, kulturë e shëndetësi, si dhe në kulturëN mediatike. Mbetjet dhe logjika e funksionimit të politikës dhe shumë çka tjetër ishin më shumë të tipit autoritarë, që natyrisht nuk kan lidhje më demokracinë liberale. Figurat politike të cilat e drejtuan shtetin e ri të Kosovës, nuk u treguan të zotët për shtetndërtim dhe mirëqenje të duhur. Shumë nga politikanët tanë rastësisht dhe pa përgatitje profesionale iu futën profesionit fisnik të politikës.
Kjo edhe bëri që të kemi një gjendje përmanente të krizave politike, të cilat ndikuan keq në zhvillimin e ecurive ekonomike dhe sociale, dhe që shumë sisteme të funksionojnë më defekte. Pasurimet e paligjshme janë product i pa zotësisë së tyre, janë product së pushteti u vu para interesit të shtetit. U krijuan pasanikë mbrenda natës më korrupcion dhe krim të organizuar, të cilat fenomene po i shkaktojnë dëme të mëdha në vazhdimësi Kosovës. Dukuritë negative krijuan pabarazi sociale, ku shumica nuk po jetojnë mirë. U krijua pa përspektivë për të jetuar në Kosovë. Largimet masive të të rinjve nuk po ndalen, qe është dëmi më i madh që po i shkotohet vendit jo vetëm në pikëpamje demografike. Kurrë deri më sot unë nuk kam pa dhe as ndëgjuar së kjo temë është vu në rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës. Mos të harrojmë së dëme të mëdha vendit i shkaktuan edhe vrasjët për motive të ndryshme.
Organët e drejtësisë ishin hallka më e dobët e pushtetit. Nuk u zbatua procesi i Vetingut moti i proklamuar. Prandaj, natyrisht së nuk mund të kemi shtet ligjor dhe funksional, të barabartë për të gjithë. Nese kemi njerëz të pa përgatitur për politikëbërje, nuk është e thënë që pas të tillëve të shkojmë gjithmonë. Populli nuk financojë në pa korrektësinë politike. Politikat jo parimore dhe hileqare shkuan në kurriz të popullit. Njerëzit e pa dobishem me aftësi të kufizuara intelektuale ishin shkaktarët e ngecjës të të gjitha proceseve në Kosovën e pas luftës. Një ndryshim i madh pozitiv shumë i duhet Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi kudo në trojet etnike. Mos puna e mirë i referohet vetëm shkatërrimit të shtetit dhe pavarësisë të Kosovës. Mendoni faktin se njerëzit e tillë në të vërtetë vënë në dyshim ekonominë, kulturën dhe artin dhe çdo vlerë tjetër shtetërore dhe kombëtare…


