Lidhur me vizitën e “Listës Studentore të Serbisë” në Kosovë, kuptova vetëm pas reagimit të Burim Ramadanit (AAK), i cili, me vend kishte kërkuar sqarim nga institucionet e Kosovës për mënyrën e hyrjes në vend.
Organet shtetërore duhet të jenë serioze dhe të përcjellin të gjitha rrjedhat e tyre sipas detyrave që kanë. Në veçanti, duhet të përcillen hyrje-daljet mes Koasovës dhe Serbisë, pa lënë anash edhe me shtetet tjera, sepse mund të futet gjithkush e të dalë, prej nga do të kemi pasoja të ndryshme.
Pas zgjedhjeve në Serbi dhe fitores së “Listës Studentore të Serbisë” atje, qëndrimet e shtetit të Kosovës duhet të ruhen dhe të veprojnë në mënyrë shtetërore, e jo të bëhen lëshime. Nëse “Lista Studentore e Serbisë” kërkon bashkëpunim, ai duhet t’i ofrohet, por vetëm në marrëdhënie të barabarta shtetërore e jo ndryshe.
Para disa vitesh kam shkruar se edhe kërkesat për vizitë nga Serbia, duhet të bëhen njësoj si me vizitat nga shtetet e tjera, pa dallim. Këto do të priten nga organet e njëjta (analoge) të vizitorëve që vijnë nga Serbia. Nëse vjen kryetari i Serbisë, duhet të pritet nga kryetari i Kosaovës. Nëse kërkon të vizitojë Kosovën kryemninistri i Serbisë, duhet të pruitet nga kryeminsitri i Kosovës, nëse vjen cili do ministër i Serbisë, të pritet nga ministri adekuat i Kosovës. Pra, gjithsesi të shkojë sipas niveleve të vizitave edhe pritja e tyre nga ana e Kosovës. Vetëm kështu, do të tregohet se Kosova është shtet dhe se është për bashkëpunim. Vizitat të bëhen në mënyrë protokollare shtetërore e jo të luhet me të dhe të hyjë kush të dojë dhe të takohet me kë të dojë.
Edhe kur cilido vizitor nga Serbia vjen në Kosovë, le të pritet nga analogu i tij deri sa të përcillet për në Serbi, por gjithsesi, më parë duhet të bëhet kërkesa, t’i lejohet vizita në shoqëri me dikë nga Republika e Kosovës, edhe kur takohet me serbët e Kosovës. Rregullisht sa do kohë të gjatë të qëndrojë në vizitë.
Pra, duhet të sillemi si shtet e jo si qyqarë, jo të hyjë e të dalë kush si të dojë. E kur të dojë.
Mendoj se këto janë të rregulluara mirë, por vetëm duhet të zbatohen si duhet. Dhe se, në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet edhe me Serbinë. Në këtë mënyrë, edhe nga Serbia do të kujtoheshin më shumë t’ia mësyjnë vizitave në Kosovë, apo jo.
Kjo si ka ndodhur me vizitën e “Listës së Studentëve në Serbi” vërtet është tejet shqetësuese për organet shtetërore të Kosovës.











