“Psycho II” roman shqiptar i shkruar nga Ilir Muharremi. Mund të cilësohet si romani më provokativ shqiptar qoftë në aspektin erotik e qoftë estetik. Romani trajton direkt çdo element erotik, madje e shpreh ashtu si ndodh në të vërtetë. Është roman plot epsh dhe dashuri. Preferohet për moshën mbi 18 vjeç, arsyeja se ngërthen imazhe të cilat janë shumë të rënda si në aspektin erotik po ashtu edhe kriminal. Ngjarjet e personazhit kryesor dhe ndodhitë e tij aty për aty janë shumë provokative.
Fragment nga ky roman:
“Ta lëmë këtë bisedë, zonjë, p.sh., kriminelët a janë të rrezikshëm? Natyrisht që jo zonjë, janë njerëz shumë të mirë, këtë nuk po e them ngaqë unë kam vrarë shumë homoseksualë ose gra, por jam sinqerisht i bindur në këtë nga thellësia e shpirtit. Paramendoje sa mirë është, e vret dhe vetë zgjedh aksionin, viktima lirohet dhe çliron shoqërinë, sepse po ta lëmë të lirë, ai ose ajo në vetvete do të shtrydhë helmin, zonjë. Sa i përket ikjes tënde nga kjo banesë, atë e vendos unë, mos ki merak, ulu afër meje, ashtu, zonjë e bukur…”