Kam kohë që s’të shoh

0
18
Leonardo Nika - yellow

Kam kohë që s’të shoh
Pa ty as dielli nuk më ngroh
Ti nga malli seç më trete
Po i lutem zogjve të më marrin me vete

Të më sjellin atje tek ty
Që ti puth ata dy sy
Ndjehem i lodhur i këputur në bel
Çfar ka hëna që nuk del

Ndoshta për mua po vajton
S’e sheh shpirtin tim që dashuron
Vetëm zoti e di si është puna
Ngjaj si anija e lodhur nga furtuna

Kam menduar s’e si të të kërkoj
Të kam nisur një pëllumb me një letë në gojë
Ku aty brënda shkruhet të dashuroj

Shpresoj që letra të vij tek ty
E kam shkruar me lot në sy
Mbese do rreflektosh
Mua të më dashurosh

Dua shumë të të takoj
Një shportë me trëndafila të ta dhuroj
Ditë e natë në krah t’ju mbajë
Ti këndo s’e unë do të qajë

Po të lutem në emër të perendisë
Ti përgjigjesh ndjenjës sime të dashurisë
Pa ty kam kohë që jam i brengosur
Në det të pafund jam fundosur

Pa ty shpirti nuk gjen qetësi
Peshqit në det më bëjnë shoqëri
Të lutem të përgjërohem
Më fal veç pak mua dashuri

(Autori i poezisë)
(Leonardo Nika)
(Datë 14 shtator 2024)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.