HISTORIA E CLAUDIA MORIT DHE ADRIANO CELENTANOS: “KUR E NJOHA, AI ISHTE ASKUSHI…”

0
297
Celentano - Mori

ObserverKult.com, 13/11/2022

Claudia dhe Adriano janë njohur në kushtet, kur asnjë nga të dy nuk ishte i njohur apo i pasur, por sërish kanë arritur t’i rezistojnë vite të tëra bashkë. Shembuj të tillë janë të shumtë…

Fjalët e Claudia Morit:

Quhem Claudia Mori. Kam dashuruar shumë dhe vazhdoj ta dua Adriano Celentanon. Jemi martuar 56 vite më parë dhe nëse nuk do të ngeleshim si dy persona të ndryshëm në çift, unë ndoshta nuk do të jetoja më në këtë jetë. Nuk kam dashur asnjëherë të dilja nga hija e tij, por as të strehohesha tek ai. Jam madje e bindur, se as ai nuk do të kishte dashur që unë ta bëja.

Dashuria bëhet më e fortë, nëse nuk heq dorë nga defektet e tua. Kjo edhe sepse kur e njoha, ai ishte askushi. Jam martuar me një të panjohur. Prej tij dhe me të, kam kaluar gjithçka, që mund të kalohej në 50 vite e kusur, duke përfshirë edhe momente tepër të trishtuara. Por gjithsesi, kemi pasur respekt, dashuri dhe pasion për njëri-tjetrin”.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.