NGA KALOSH ÇELIKU
“Fitore Historike” Sot, kur zjarr na digjet mbi krye si shqiptarë me armikun historik me gjithë këto parti politike shqiptare: ë?! E, Xhadia historike me kopilat e saj edhe sotekësajdite në djep me Ninulat e Nënës Shqiptare, por ende me pak shpirt me një këmbë në varr. Përkundjeve komuniste ish jugosllave: “biro, flejë se mirë të bënë gjumi”! E cila në prehër të Njerkës, që nateditë para pasqyrës krihet, pispiloset dhe i përdredh bythët e mëdha si palare në Dasëm të shkojë Nuse te armiku historik?! Dhe, shkatërrojë Shqipërinë e Ditës Sotme?! Nuse, ende pashterkëkuqe pa koçi me krushqi të ngrirë mes maleve. Zjarrit, duke i hudhë benzin. Që, ma përkujtuat Xha Habibin me flamurin kombëtar kuqezi në duar para hyrjes në Katund para koçosisë me Nuse dhe krushqëve:
Haj, haaj! Kasolla me kashtë
Sot, një javë nja pesa gjashtë!…
Përmekeq, kur ato shkolla në Gjuhën Shqipe, mezi i hapëm me luftë dhe gjak nëpër shekuj. Dje, me “protesta paqesore të flamingove”. Sot, me protesta “paqesore studentore” dhe partive politike, që vetë ia vunë zjarrin Shqipërisë. Përpjekje revolucionare nën nivelin e Rilindasëve Shqiptarë. Herët e kam thënë në shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: Arsimi dhe Kultura janë themelet e një shoqërie, shteti demokratik përtej Ditës Nesërme. Partitë politike shqiptare, fatkeqësisht nuk u morën me politikë madhore, por u morën me arsim dhe kulturë. E shkatërruan arsimin dhe kulturën.
Vetë, me pushtet dhe opozitë e sollën në këtë gjendje katastrofale me disa universitete shtetëror dhe privat nën nivelin e sistemit komunist me fabrikimin e diplomave universitare, duke shitur diploma dhe tituj shkencor. Gati të gjithë politikanët u paisën me diploma universitare dhe tituj shkencor, duke u strehuar me poste partiake si profesorë nëpër universitete. Studentët, u ndoqën dhe edukuan me ligjëratat e tyre partiake – politike – trusakate. Dhe, Sot: publikisht, vetë ato janë faktori kryesor shkatërrues me dhunë i Shtetit Shqiptar. Që, përpiqen me “protesta paqesore” zjarrit duke i hudhur benzin t’i mbyllin dhe heshtin, edhe me dhunë “paqesore” partiake për pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe partiake.
Fati i njëjtë e pret edhe Republikën e Kosovës, e cila posa doli dhe “shpëtoi” nga protestat “paqesore” të partive politike shqiptare pa dhunë në Prishtinë me zgjedhjen e Presidentes të Kosovës. Që, sipas thirrjes të një proteste “paqesore” në mjetet e informimit për dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhuna nuk është Larg Shqipërisë. Paraljmërim i kobshëm edhe për Kosovën, se: e pret fati i Shqipërisë me gurë dhe djegie të institucioneve dhe pasurisë. Radhën, nesër e ka para dere edhe Maqedonia e Veriut me Ligjin e Gjuhës Shqipe, dhe ministër të drejtësisë shqiptar. Mallkim histrotik, që shqiptarët i ndjek me vite e shekuj nga pushtuesit e huaj dhe “vëllezërit” nëpër Botë.
Unë, asaj kohe si parashikues për Ditën e Nesërme me një shkrim publicistik e paralajmërova ardhejen e “Shpëtimtarit” të Shqiptarëve në pushtet me dy breshkat e tij mbi tavolinë. Luftën e tyre politike për pushtet dhe pasuri. Gurë, e dru hudhët mbi mua si shkrimtar shqiptar me reagime, komente e sharje teknefese, i dolët zot Xhadisë me dimia pas mullarit “Bit-Pazarit”. Njëra breshkë (patrioti i vonuar), Sanço Panço i Shkupit hipur mbi gomar, udhëheqës i protestave paqesore “Monstra” me flamuj turko-arab dhe “Pranverë arabe”, në Shkup.
E kaloi kufirin politik shqiptaro-shqiptar, dhe doli lakuriq pa ferexhenë e zezë në Shqipëri pas Don Kishotit shqiptar të Tiranës për Xhadinë. I cili gjoja e “do mëmëdheun”, por nuk e do Atdheun?! Breshka tjetër Sanço Panço, “Baba” i Prishtinës hipur mbi gomar e ka radhën ta kalojë kufirin politik shqiptaro – shqiptar, hudhë ferexhenë e zezë krahëve dhe t’i shkojë përmbrapa Don Kishotit Shqiptar të Tiranës. Dhe, e gëzofshi në Ditën e Sotme “fitoren”, duke e djegur dhe shkatërruar Shqipërinë. Ringjallëjen e vëllavrasjes kaluar mes shqiptarëve. Pak i keni gurët si politikanë. Nesër, nuk është çudi të hani edhe plumba nga populli shqiptar. Siç, duket Xhdia: kjo armike historike, padashtas e “shpëtoi” Sot Shqipërinë.
Nuk, ka problem “artistik” politik, i gëlltita ato reagime, komente anonime e sharje publicistike në mjetet e informacionit anembanë Atdheut. Edhe, e vazhdova Luftën me Penë. Asaj kohe, nuk kam qenë kundër “Shpëtimtarit” të shqiptarëve me dy breshkat e Don Kishotit Shqiptar mbi tavolinë. Përpjekjet e tyre për tu “ringjallura” sot nga varri për Xhadinë e Tiranës me këmbët dhe trutë në Legen. Vetëm, e kam parashikuar një Ditë të Nesërme. Edhe, ajo Ditë e Nesërme ja erdhi pas kaq viteve, Sot: në vitin 2026. Vit, kur ju si politikanë shqiptar me poste partiake dhe pasuri, me dy – tre shtete shqiptar në Ballkan, ende pa një Shqipëri Etnike përfunduat si të tërbuar me protesta “paqesore” dhe dhunë e brohorotje maratonike njëri kundër tjetrit rrugëve të Tiranës, duke i nxjerrë në rrugë edhe fëmijët, nxënësit dhe studentët për shkatërrimin e Shtetit Shqiptar.
Shqipëria e Ismail Qemalit në Vlorë (28 Nëntor 1912), nuk lindi nga rruga me protesta “paqesore” maratonike, por lindi nga Lufta me Penë dhe pushkë e vite maleve. Krah për krahu me Bajram Currin, Isa Boletinin, Azem dhe Shotë Galicën nga Kosova. Rilindasët Shqiptar. Kaçakët e maleve. Dhe, Sulltanë Qafën nga Kërçova. Që, ju si politikanë shqiptar e zbritët fushave duke ia vënë Sot zjarrin Shqipërisë.
Edhe, Shqipëria e Mbretit Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha kundër pushtuesve lindën me Penë dhe pushkë maleve. Kosova me Maqedoninë e Veriut me UÇK -ën, zbritën nga malet. Nuk lindën fushave. Jo, me protesta “paqesore”, brohoritje dhe “ravolucione”, që ende nuk dihet, se kush, qëndron pas tyre në krye: “miku”, apo armiku historik. Ose, prapa tyre të kësaj lufte mes partive politike “paqesore” maratonike për pushtet dhe pasuri me bomba ballantovi, autobotë me ujë shpërndarës, gaz lotësjellësi dhe plumba gome. Historia, po i përsëritet popullit shqiptar, që nga Perandoria Osmane, “Serbia e Madhe”, dhe sistemi ish jugosllav i “vëllazërim-bashkimit”.
Qeveria e Fan S. Nolit u ngritë përmes Revolucionit të Qershorit, dhe drejtoi Shqipërinë nga 16 qershori deri më 24 dhjetori 1924. Nuk lindi nga partitë politike, por nga Rilindasët Shqiptar me Penë dhe pushkë. Ajo, mbetet një nga periudhat më vizionare dhe demokratike në historinë e Shtetit Shqiptar për Ditën e Nesërme. Edhe pse: edhe këtë Qeveri demokratike asaj kohe e para në Evropë, e rrëzuan vetë shqiptarët.
Rrëzimi i Qeverisë demokratike të Fan S. Noli më 24 dhjetor 1924. Qeveri demokratike si shtet shqiptar, kur vetë Ballkani asaj kohe nuk e kishte një shtet demokratik në Evropë. Edhe, atë shqiptar. Shkak, që dhurimi i “Shën Naumit” dhe i Vermoshit për pushtet, është një akt i lartë tradhtie i ish – mbretit Zog. Ndodhi, kur ai u kthye prej emigrimit politik nga Beogradi. Në dhjetor 1924, Manastiri i “Shën Naumit” si shpërblim iu lëshua me vullnet të lirë politik ish Jugosllavisë së parë, në vitin 1925. Dhe, kjo është një nga pjesët më të ndërlikuara të caktimit të kufijve të Shqipërisë. Një proces që copëtoi trojet shqiptare e që daton me Kongresin e Berlinit.
Ahmet Zogun, i cili ia fali “Shën Naumin” shtetit të ish Jugosllavisë. Arsyeja, politike personale: me ndihmën e vullnetarëve të mbëledhur shqiptarë të Kosovës, dhe atyre të Maqedonisë jugosllave pas dy javëve e rrëzoi Qeverinë demokratike të Fan. S. Noli në Shqipëri. Dëshmi historike, është edhe plumbi që e shkrepi Ahmet Zogu nga revolja gjatë qëndrimit në fshatin Sërbicë (Kastriot) të Kërçovës, në Maqedoni. Plumb historik famëkeq, të cilin pronarët e shtëpisë të atij fshati si kujtim nga “mysafiri” e ruajnë edhe sotekësajdite në tavan.
Rast historik më i freskët ende rebelimi i popullit shqiptar, janë edhe ngjajret e vitit 1997, kur populli rrëmbeu armët dhe doli në rrugë duke shkatërruar Shtetin Shqiptar. Nuk janë larg asaj situate edhe protestat e sotme “paqesore” maratonike, duke i manipuluar fëmijët, nxënësit dhe studentët, nga rruga të dalin nga kontrolla dhe të përfundojnë me shkatërrimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Historia, u përsëritet shqiptarëve.
Edhe, atë: Ende, në kohë lufte, kur Kosova martire gati dy vite ishte pa institucione shtetërore, Maqedonia e Veriut me probleme shoveniste politike antishqiptare me Ligjin e Gjuhës Shqipe, së fundi edhe me ministër shqiptar. Dy – tre Shtete Shqiptar, që nuk e dinë as vetë, se: ku e kanë kokën, e ku bythën. I treti, në radhë si Shtet Shqiptar. E, në anën tjetër me veprime politike përzihen në zgjidhjet partiake politike të Shqipërisë pa e pastruar oborrin e vet të Shtëpisë.
Përsëri, Unë, Sot e them: nuk jam kundër këtyre Partive Politike Shqiptare dhe personaliteteve tyre partiake, që ju si popull shqiptar i lindët si këpurdhat pas shiut brenda një nate në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Aqmëpak, për “protestat paqesore”. Vetë i sollët në pushtet me fushata parazgjedhore, dhe vetë mund t’i përzeni kur të doni me vota të lira demokratike. E, jo me “protesta paqesore”. Politikë, e juaj parashikuese partiake historike, përtej Ditës Nesërme. Prandaj, unë Sot plotë gojën e them: E hëngëshit “hallall”, ose, “haram”! Edhe, për hajër përqafe si “hajmali” (nuskë), këmbonë dashi me shëndet në Qeveri! Arsyeja, se: Shqipëria, Sot flakë digjet, këmbekrye?! I madh e i vogël në rrugë pakrye me protesta “paqesore” e thirrje dhe brohoritje: “Shqipëri e Re’! “Rama në burg”! “Sala në burg”! “Revolucion”!
Fatkeqësisht, këto protesta “paqesore” në Ditën e Sotme ma thotë mendja, se: janë në bashkëpunim partiak për pushtet, të organizuara nga Partitë politike shqiptare në pushtet, dhe opozitë për ta mbajtur veten ende gjallë me pushtet dhe opozitë gjithë jetën me poste partiake dhe pasuri. Dihet, në dobi të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Sot, në dëm të Shtetit Shqiptar, Shqipërisë. Padyshim, jetën duke ua zgjatur ende me pushtet dhe pasuri këtyre Partive Politike Neokomuniste. Viktimat, populli shqiptar dhe “fitoret” e partive politike. Sot për Sot, në shërbim të armikut hsitorik. Xhadisë.
Edhe, në Ditën e Sotme në “Liri”, pak veta me punë dhe politikë për Shqipërinë. Aqmëpak, për Kosovën, që i shkoi gjithë jeta në luftë, herë me Krajl e herë me Mbret në Robëri: Turqi, “Serbi të Madhe” dhe Jugosllavi komuniste. Kohën e fundit, edhe me Luftë mes vete: vëllai me vëlla të Partive Politike Shqiptare, që i pollët vetë brenda një nate me thasë të grisur: në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, dhe Çamëri. Zgjedhje marotonike të përsëritshme brenda një viti mes Partive Politike Shqiptare në Kosovë (2026), ende edhe sotekësajdite pa një Shtet Etnik Shqiptar, e me dy – tri shtete shqiptar në Ballkan. Nuk është Larg, as edhe Maqedonia e Veriut, në rolin e Sanço Panços hipur mbi gomar pas Don Kishotit Shqiptar, me një kalë topall pa shalë në Luftë me mullinjtë e erës për Xhdinë e Shkupit, përtej Ditës Nesërme.
Pavetëdije, se: vetë shqiptarët, me votat e tyre të “lira demokratike”, duke luftuar me mullinjtë e erës si Don Kishoti Shqiptar me dy Snaço Pançot e tij përmbrapa i sollën kalorësit e arratisur dhe dalldisur në pushtet, edhe i mbajtën gjallë me vite në Qeveri me poste partiake dhe pasuri si Don Kishotë, dhe Sanço Panço shqiptarë me “foltore” dhe ligjërata “patriotike”. Vite, ende në Luftë për “Liri” me mik e për “armik”, që i hipën vetë shqiptarët në pushtet, dhe Sot: duan t’i zbresin nga pushteti me protesta “paqesore” dhe dhunë rrugëve të Tiranës?! Vërtetë, vonë u doli gjumi si popull shqiptar.
Hi-hii-hiii: Bukur, u mungon duartrokitja ime si “fitore” politike, kur i luani rolet “patriotike” – luftarake me maska në Teatrin e kukullave politike, duke ua tërhequr penjtë Xhadia para kamerave televizive, dhe syve të popullit shqiptar. Nuk dihet ende, se: kush ua tërheq penjtë si politikanë në prapaskenë, vetëm për një shfaqje para publikut shqiptar me duartrokitje frenetike: poste partiake, pasuri dhe veprime armiqësore kundra Shqipërisë. Pajtohem me policinë e Shtetit Shqiptar, ato e mbrojnë Shqipërinë. Por, nuk pajtohem me protestuesit që e djegin Shqipërinë.
Padyshim, nuk i shpëton dot Sot: as, “Diella” e Edi Ramës, as foltorja e Sali Berishës, e as IA. As, protestat maratonike “paqesore” në Tiranë. Reklamimit të tyre “patriotike”, veshur me flamurin kuqezi të UÇK -ës, dhe amerikan para kamerave televizive. Durtrokitjet e tyre teknefese të morrave, ende pa kurriz shqiptar, veshur me kostume e lidhëse kuqezi përqafe vetëm për një skenë teatrale me maska për një publik teatror të rrugëve me politikanë e pak artistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Flamurin kuqezi kombëtar me shqiponjën dykrenare në ballë. E ka pasur lehtë Shekspiri në kohën e tij të gjysëmanalfabetëve, por nuk e kam lehtë Unë në Ditën e Sotme mes kaq shumë hajdutëve, politikanëve, ministrave, doktorëve të shkencave dhe analistëve politik. Perveçse, Vetëvetja si popull Shqiptar.
Popull shqiptar, që Sot: me vite dhe shekuj ka probleme edhe Sotekësajdite me Vetëveten. Dhe, jo me armikun historik: i cili, ende është gjallë, dhe Sot i kërcnohet me luftë armiku historik. Edhe, pse: këto politikanë “demokratë” shqiptar me brekët e arnuara nëpër këmbë, janë nën nivelin e sistemit egër komunist diktatorial të Enver Hoxhës. Nuk dua t’ia përmend emrin as Shokut Tito, por ja: ia përmenda përgjumëshi para Agimit të Ditës Nesërme. Shqiptarët, nuk kanë pasur as edhe shtet të “përbashkët” jugosllav, por historikisht kanë lindur, vdekur dhe vdesin ende në një Shtet Shqiptar Neokomunist me brekët e arnuara ende komuniste nëpër këmbë, duke përbaltur flamurin kombëtar shqiptar, dhe përdredhur bythët para kamerave televizive.
Ende, si popull shqiptar kanë probleme me Vetëveten, se: këto politikanë ende neokomunistë, vetë me votën e tyre të lirë “demokratike” i sollën hajdutët në pushtet dhe Qeveri. Që, Sot: e hanë njëri – tjetrin për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Edhe, duan neokomunistët t’i përzënë me protesta “paqesore” nga pushteti dhe Shqipëria. E, jo me votën e lirë të popullit shqiptar. Publikisht, Sot: ua them haptas: mua, si shkrimtar shqiptar, ende pa Shtet Shqiptar Etnik, nuk më keni pas vetes në protesta “paqesore”, dhe “revolucionare”: as, në Tiranë, as në Prishtinë. E, as në Shkupin Historik, Maqedoninë e Veriut. Lufta, vazhdon me Penë për Atdheun, Shqipërinë.
Popull shqiptar, që gjithëmonë me vonesë i delë gjumi pas Robërisë shekullore. I pëlqen, ëndërrat me lugetër, armiqë shekullor, kulshedra dhe drangoj para Agimit rrugëve Historike të Shqipërisë. Problemet politike shtetërore t’i zgjidhin në gjumin Dimëror, dhe jo në institucionet e Shtetit Shqiptar me tru në kokë. Nuk rrëzohet pushteti me “protesta paqesore”, djegien e institucioneve të shtetit dhe pasurisë me brohoritje euforike në rrugë me valvitjen e flamujve shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare, Simbolin e UÇK -ës, flamurin amerikan e pankarta, brohoritje skizofrenike ditenatë deri në mëngjes para Kryeminstrisë dhe rrugëve të Tiranës për një “Shqipëri të Re”?!
Edhe, atyre të Kosovës me zgjedhje të përsëritura brenda një viti (2026). Shkaku, se: vetë ua keni dhënë votën për pushtet dhe hajdutëri. Atdheu, kur ishte në rrezik! Ikët, me të katra këmbët nga sytë – këmbët. Sot, doni të këtheheni në Atdhe me protesta “paqesore” dhe dhunë për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Asesi, me politikë “madhore” trusakate, këthehuni me para dhe punë! E kënaqën paraardhësit e juaj gjatë këtyre viteve në “Liri”. Tashti, u ka mbetur radha edhe ju ta shpëtoni Shqipërinë, dhe Kosovën nga pushtuesit historik. Edhe, Maqedoninë e Veriut. Që, Dje i sollëm nga malet. Dhe, Sot: me pak shpirt i latë në baltë. Dhe, pamëshirë i digjni flakë.
Ecni në Atdhe me para dhe tru! Jo, me protesta “paqesore”, flamuj kuqezi, dhe pankarta, brohoritje vajtimi me lotët rrëke përfaqe për Atdheun: “Rama, jepë dorëheqje”! “Rama, ikë”! “Rama, në burg”! “Sala, në burg” me vajtime politike të nënkryeme! Protestën e 130, 2026 para Kryeministrisë me përforcime edhe nga diaspora edhe me thirrjen para kamerave televizive dhe botës: “Po, ku je ore Albin Baba”? E, harruat dhe një parullë antologjike, t’ia shtoni thirrjes partiake – politike të “protestave paqesore”, mes “Sheshit të Dëshmorëve”, në Tiranë: Merreni me vete edhe Patriotin e vonuar të Maqedonisë Veriut përmbrapa si Sanço Panço mbi gomar në Histori!
Dhe, kush do të mbesi në “Liri” t’i dalë Zot Atdheut, Shqipërisë?! Kalorësit e arratisur dhe dalldisur të partive politike, apo Heronjtë Historik, mes varreve, në emrin e të cilëve thirreni, Sot si politikanë shqiptarë: Skënderbeu, Sami Frashëri, Dervish Cara, Bajram Curri, Shotë Galica, Isa Boleti, Sulltanë Qafa, Adem Jashari me kaçakët e maleve apo Ibrahim Rugova dhe Rilindasët Shqiptarë. Që, i prisni të zgjohen përsëri nga varret. Popullit shqiptar, t’i prijnë për në Liri, Shtet Shqiptar?! Sot, i shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”. Edhe, t’u çlirojë me protesta “paqesore”, flamuj, pankarta, brohoritje dhe “revolucione” në rrugë nga vetë shqiptarët.
Edhe, atë: përderisa, politkanët kanë qenë në pushtet me vite dhe pasuri, e kanë rrjepur të gjallë popullin shqiptar. Sot, ejani merreni pushtetin me tru në kokë! Vota të lira demokratike, e jo me bythë pa brekë përmejdani nëpër botë! Brekë të grisura të arnuara me arna përmbi arna për pushtet dhe pasuri.
Koha është Sot, o kurrë: kur, Atdheu është në rrezik, t’i dalim Zot Shqipërisë!…
1. Kurvë, me të meta psikike mendore.











