POPULLI JETON TEK GJUHA

0
250
Atdhe Geci - Bruksel

POPULLI JETON TEK GJUHA

Fitorja më e vogël është më me vlerë se humbja
A. Geci

Që nga njohja me tokën, qiellin, dhe njeriun
unë përpiqem që poezia ime t´i ngjaj kohës
figurës së Zeusit, Dhemetrës, Ilirit e Pirros
gjithë të mëdhejve: Gjergjit e Adem Jasharit.

Ky çast me atdhe më shpie në Iliadën time
aty ku liria jonë dëgjon çdo pëshpërimë, që
heshtja e gjatë për origjinën pellazgë-ilire
të mos bëhet kërkesë e harruar dhe pa vlerë.

Fol populli im i lavdëruar, fol shqiptari im
populli jeton tek gjuha, shkrimi dhe flamuri
heshtja kur bëhet e gjatë dhe e neveritshme
ca pjesë humbasin, si Iliria nën emrin Itali.

Çamëria e di udhën e Kadmit dhe të Ilirit
i thoshte sot Janina, Tiranës dhe Prishtinës
bashkimi ynë do ndodhë atë çast, kur kombi
ynë ia kthen Atdheut emrin e vetë në Iliri.

Lavdi rilindësve për idetë e dhëna atdheut
lavdi të rënëve të kombit për këtë kauzë
është koha që tua thyejmë drynin arkivave
se ky çast me atdhe është Iliada shqiptare!…

Atdhe GeciDortmund, 12.01.2024 /
P.sh. Fotoja është bërë në dyshemenë e BE-së në Bruksel

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.