ARIF IMER BRAÇANI (1870 – 1913)

0
Bajram Çeliku - Bali

GJURMË TË KAÇAKËVE KËRÇOVËS

NGA BAJRAM ҪELIKU – BALI

Arif Braçani, lindi në fshatin Braçan të Kërçovës, i cili gjendej dikur në lindje të fshatit Tuhin, dhe rrjedh nga një familje bujare dhe e dëgjuar për trimëri, jo vetëm gjatë sundimit turk, por edhe në luftë kundër okupuesëve serb gjatë vitit 1913 –të. Vit tragjik, kur fshati edhe u dogj nga serbët deri në themele. Sot, ky fshat më nuk egziston, në vendin ku ai luftonte dhe qëndronte dikur krenarë në mes atyre maleve kreshnike. Mund të vërejmë vetëm gërmadha të mbuluara me dhe, e rrallë-rrallë mund të shohësh ndonjë murë shtëpie.

Fshati, që dikur ishte mburoje e fshatrave të Kërçovës, nga sulmet që vinin nga lindja, qoftë ato bullgare apo serbe, e më herët edhe nga turqit, gjatë vitit 1913 -të, u masakrua nga serbët nën udhëheqjen e kasapit të Brodit, Mihajlo Josifoski. Apo, Mikajli i Brodit siç që njihet në popull. Gjatë këtij terrori më rrëfente gjyshi im Emin Çeliku, shumë banorë u terrorizuan, dhe u vranë barbarisht. Fshati u dogj, e kush pati fat iku nëpër pyll kah sytë këmbët. Mezi arritën, të shpëtojnë vetëm disa familje në fshatin e afërt në Tuhin, disa të tjerë ikën edhe në fshatin Dërgomisht. E, disa të tjerë edhe në fshatin Shitovë, rrëzë malit “Ҫelvjollcë të” Kërçovës.

Edhe në kohën e Turqisë, më rrëfente gjyshi: Braçani, ishte tmerr panik për turqit. Prandaj, turqit i iknin rrezikut për t’u përballur me këto malësorë trima. E, nëse ishte nevoja për të mbledhur tagrat, angazhonin disa kaçakë nga fshatrat më të afërta, të pranuar edhe nga popullata e vendit të popullit shqiptar. Tre familje nga fshati Braçan, pas djegjes dhe masakrimit serb, vendosen në fshatin Tuhin të Kërçovës, ku edhe sot e kësaj dite jetojnë atje të pranuar me ngrohtësi, si vëllezër fqinj të nderuar nga banorët e Tuhinit.

Nga gjiri i këtij Katundi dolën shumë kaçakë trima dheu, të cilët në periudha të ndryshme pushtuese sa herë që ishte nevoja me armë në dorë i dolën në mbrojtje Atdheut, pa kursyer as jetën e tyre, sikur shqiponja që mbron folenë me zogjë. Të tillë burra Braçani i pati shumë, por nuk duhet harruar në veçanti trimat Selim dhe Arif Braçanin, të cilët me trimëritë e tyre i dhanë emër këtij Katundi historik, dhe emri i tyre do të jehojë sa të jetë jeta me jetu populli shqiptar.

E, tani të ndrisim me pak dritë veprimtarinë e këtyre kaçakëve kërçovar, dhe të flasim pak për jetën e trimit sypatrembur nga ky Katund Arif Braçanit. Në bisedë me disa banorë të fshatit Tuhin, e posaqërisht me banorë të shpërngulur nga Braçani, mësova se familja e Arif Braçanit na paska qenë nga më trimat nga ky Katund. Dhe, Arif Braçani trim mbi trima të cilin rrallë e lind Nana. Pasi rritet e bëhet burrë i vërtetë, prindërit vendosin të marrin një nuse për të, por ka qenë e vështirë për t’u gjetur një e tillë Nuse. Sepse: nuk kishin shumë pasuri e tokë pune. E, Katundi ishte malorë. Por, kur do fati me të ndihmuar, edhe ky problem zgjidhet lehtë. Trimit të Braçanit i ofrohet një mundësi që motrën e tij ta japi për Hamit Kaleshin, nga fshati i afërm Kaleshe aty mbi Tuhin.

E, Hamit Kaleshi të japi për nuse motrën e vet për Arif Braçanin, që në popull njihet si martesa me të ,,marrë e dhanë”. Pas mbarimit të kësajë ceremonie për këto dy familje fillon një “jetë e re”. Fushatë luftarake. Miqësia shkon si më mirë deri në një ditë, kur në jetën e tyre hynë një kaçak nga fshati Garanë me emrin Islam Garana, në kohë të mbarimit të Perandorisë osmane. Islam Garana, më rrëfente gjyshi: na paska qenë i emëruar nga pashai turk i Manastirit, që të mbëledhi tagrat nga fshatrat e Brodit, jo shumë larg nga Braçani. Këtë mision, rrëfente gjyshi e kishte ushtruar vite me radhë dhe pa probleme. I kishte kushtëzuar fshatarët e atyre fshatrave që të mbledhin shumën e caktuar në një ditë me afat të caktuar pagese.

Tënesërmen, dëgjon miku i Arif Braçanit, Hamit Kaleshi dhe shkon te ato fshatarë, duke u thënë atyre se: Islam Garana e ka dërguar atë, që fshatarët menjëherë të mbledhin shumën e caktuar, e t’ia jepnin atij si kaçak. Se, përndryshe: do të kalonin shumë keq me Turqinë. Fshatarët, të frkësuar ia mbledhin paratë dhe ia dorëzojnë Hamit Kaleshit. Babait të trimit Habib Kaleshi, heroit i cili dha jetën në Luftën Ballë për Ballë për çlirimin e Kërçovës gjatë vitit 1944 -tër. Pasi merr paratë nga fshatarët e Brodit, Hamit Kaleshi blen bagëti duke i kullotur nëpër lëndinat e pasura me barë të njomë. Pas një kohe, duke mos pasur dijeni, Islam Kaçaku i Garanës, shkon te fshati ku duhej t’i dorëzoheshin të hollat, por ata i tregojnë se të hollat në vend të tij ia kishin dhënë Hamit Kaleshit, i cili u kishte thënë kinëse ai e ka dërguar urgjent si besnik.

Hidhërohet Islam Kaçaku e rrëmben pushkën e drejtë e te Hamit Kaleshi duke iu drejtua me fjalët: Ose paret, ose kokën! Hamit Kaleshi i lutet që t’i japi pakë kohë, e të ia mbledhi paratë, por Islam Garana i jep kusht që përveç shumës të parave, si dënim të qepte edhe 13 -të palë veshje kombëtare shqiptare, e mbi to edhe një pushkë. Caktojnë edhe ditën e dorëzimit, dhe ajo ditë vjen, por Hamit Kaleshi nuk ishte kurkund me fjalën e dhënë: Besën. “Besë”, të cilën ende e kemi edhe Sot te partitë politike shqiptare për pushtet: poste politike, pasuri paresonale dhe familjare. Përinat, edhe: delë në një lëndinë malore të kosisë barë për lopët dhe bagëtinë.

Islam Garana i shkon atje në Katundin Braçan, dhe ia kërkon hakun, por haku askund. Thurë planin, dhe me një litarë e lidh për këmbësh Hamit Kaleshin, dhe i çon fjalë Arif Braçanit që të vinte në atë vend të caktuar, pra bëhet fjalë te një burim uji në Braçan, ku aso kohe ka pasur edhe një mulli uji për bluarjen e drithit, gjatë kohës kur ka pasur ujë përroska, ose lumi.

Arif Braçani me pushkën hedhur krahut shkon dhe sheh mikun lidhur këmbeduar me litarë, dhe bëhet gati të vrasë Islam Garanën, të cilin e kishte shëruar nga plagët që ia kishte dhënë atij kaçaku Osman Gjini nga Prapadishti. Islam Garana i thotë Arif Braçanit të përmbahet pak, dhe ia tregon rastin, se: është mirënjohës ndaj tij për ato gjashtë muaj qëndrimi në shtëpinë e tij, por haku është hak, ai duhet marrë. Arif Braçani, më rrëfente gjyshi është hedhur në këmbë herë në një anë e herë në anën tjetër, duke menduar sesi ta zgjidhte këtë problem shqiptar, e me vehte thotë: Hamitin e kam mik, më mirë ta vras Islamin.

Kaçaku i Garanës e heton rrezikun, dhe thotë vetëmevete: do të më vrasi çorri. Thuhet, se: kur ka qenë fëmijë Arif Braçani pa dashur me një gjilpërë ka dëmtuar syrin e djathtë, me të cilin nuk mundej të shihte asgjë, por përdorte vetëm syrin e majtë. Thuhet, edhee se: Islam Garana, me vehte ka pasur edhe dy dibranë, e pak më lartë afër malit Ujëmir, ka pasur edhe 11 -të, dibranë të tjerë me porosi se, kur të dëgjojnë jehonën e pushkës të zbresin për ndihmë. Arif Braçani duke ecur pranë Islam Kaçakut e shfrytëzon rastin, dhe me një plumb vret Islam Garanën dhe dy dibranët. Dhe, e zgjidh mikun nga litarët, mbërthyer këmbeduar.

Trupat e pajetë të Islam Garanës me dy dibranët i zbresin te oborri i xhamisë në Tuhin. E, prej atje i bartin te varrezat e fshatit Biçincë afër Kërçovës, ku edhe bëhet varrimi i tyre. Dibranët, të cilët kanë qëndruar në Ujëmir, thuhet se: nuk e kanë dëgjuar krismën e pushkës, dhe kur mësojnë për ngjarjen këthehen në Dibër. Për t’u marrë veshtë për ditën e gjakmarrjes. Por, edhe Arif Braçani nuk rri me duarët kryq në Katund, e lëshon Braçanin dhe blen një ranç (tokë punuese me një shtëpi), në fshatin Brajllovë të Prilepit. Hamit Kaleshi, blen edhe ai shtëpi dhe tokë punuese në fshatin Staroec afër Kërçovës, me preteks që t’i ikin rrezikut nga familjarët e Dibranëve, dhe ata të kaçakëve Garanës.

Fundi për jetën e këtyre dy familjeve shqiptare, nuk doli si e planifikuan ata: por, krejtësisht ndryshe. Viti 1913, qe viti i kobshëm për ata, iku Turqia dhe erdhi Serbija. Ndër shqiptarë bëheshin shumë të këqia: therreshin burra, gra e fëmijë, e digjeshin shtëpi. Një kob i tillë i kapi edhe këto dy familje, në Brajllovë të Prilepit u therë e u dogj familja e Arif Braçanit, me njerëz e kafshë, të njejtën e kaloi edhe familja e Hamit Kaleshit në Staroec të Kërçovës, përveç djalit nëndë vjeçarë të Habibit për të cilin ai i pagoi kasapit Mikajl Brodit, që të lëshonte djalin e mitur.

Habib Kaleshin, i cili me veshët e tij dëgjoi therjen e babait të tij dhe familjarëve të tjerë. Djali Habibi, për gjatë tërë natës përmes miqëve shkon te dajallarët e vet te familja Tika në fshatin Cërvicë, ku ndodhej edhe nëna e tij me dy vëllezërit. Ky trim nuk harroi tmerrin që kaloi, e kur u rritë, dhe u bë burrë gjatë vitit 1944, por edhe më parë mori hakun mbi “shka”, duke vra qindra “shki” barbarë me mitrolezin e tijë të famshëm.

Vlen të përmendet, sesi: bashkëluftarë të tijë gjatë kohës kur ai veproi me pushkë në dorë, mund t’i numrojmë disa prej tyre si kaçakë. E, në radhë të parë: Osman Gjinin, Ramazan Mahmudin, Kamerr Bllacën, Hamit Shitovën, Sadin Selmanin, Vëllezërit kaçakë të maleve Kalosh e Lazam Dani, dhe disa të tjerë kaçakë të maleve kërçovarë…

 (E përcolli për publikim: Kalosh Çeliku, shkrimtar).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.