Ne nuk kemi bërë asgjë, askënd, vetëlavdërohemi kot, pa bërë veten tonë!

1
695
Bajram Kabashi

Bajram Kabashi

Miku im (dhe i juaj), Prof. Dr. Eshref Ymeri në përkujtim të Gjergj Kastriotit dhe veprës së tij gjigande për AtMëmëdhe, më kishte dërguar një analizë perfekte që ia botova dje, ku intelektuali në zë i kritikonte me të drejtë ata që vajtojnë pandërpre se këtë na e ka bërë Serbia, Greqia, apo Turqia e PO më herët.

Me fjalë të tjera, Eshref Ymeri e kishte gjetur diagnozën prej së cilës vuajmë ne që nga koha kur vdiq Gjergj Kastrioti: ne nga atëhere filluam të zhbëhemi me Islam duke e zbehur identitetin tonë që na shquante për ditë e më shumë, deri sot. Eshref Ymeri kishte thënë një të vërtetë që ose se thonë ose e fshehin të tjerët: Ne jemi popull i pangjizur.

https://drini.us/17-janari-ne-nderim-te-skenderbeut-emocione-dhe-trishtim/

Pastaj del e bërtet e “këndon” si gjeli maje plahut se ne i kishim kaq e kaq udhëheqës të Perandorisë Romake, kaq “sadriazema” (kryeministra) në perandorinë Osmane, se ne “e bëmë shtetin grek”, atë “serb”.

Ne, në të vërtetë, s’kemi bërë asgjë: Ata që kanë formuar shtete të huaja, ishin shërbëtor të huaj, qoftë me vetëdije apo pa të.

Kelmendasi Petar Karagjorgjeviq e ka udhëhequr Kryengritjen e Parë Serbe, kryengritjen e Misolongit e udhëheqën shqiptarët në Greqi por ata, zotërinj, e bënë Greqinë e Serbinë.
Ti lëmë përrallat se u bëmë përrallë … Shihnie Republika Srpskan dhe ushtrinë e policinë e saj, për ta pa vetën si në pasqyrë.

Ne nuk duam ta pranojmë por si shpirtlënduem duam ta bëjmë tonin atë që s’do të jetë vetja. Jo “sadriazemët”, Jo Karagjorgje, jo ai, jo ky ishin “shqiptarë”. Ata ishin “shqiptarë” të idesë së madhe greke e serbe. Pikë.

Sikurse që ishin “shqiptarë” tre shqiptarët më antishqiptar të Crna Gores (Malit të Zi) në histori …

Pra, ata që njihen si: Tre shqiptarët e crnagorizuar, me vepra mizore ndaj shqiptarëve: Mark Milani -Malësi, Ilija Plamenac -Ulqin e Tivar dhe Avro Cemi në Plavë e Guci!

https://revistadrini.info/tre-shqiptaret-e-crnagorizuar-qe-kryen-vepra-mizore-ndaj-shqiptarev-mark-milani-malesi-ilija-plamenac-ulqin-e-tivar-dhe-avro-cemi-ne-plave-e-guci/

Pastaj “del e thue” ne jemi krenar se “kurrë në historinë tonë se kemi pushtue askend”?!
Pushton i forti, jo i ligu, “arnaut” …Nuk ka pushtue e s’mund të pushtoj kurrë askend ai që ikën nga vetja e vet.

Por, natyrisht, “ne” nuk kemi nevojë ta pushtojmë askend, por ta mbrojmë vetën e vetja mbrohet me Shqiptar e jo me “arnaut” që vetasimilohen.

Shënim: Prof. Dr. Eshref Ymeri duhet ta ketë tepër të rëndë situatën, me mbajtë një emër turk mbi vete, kur gjërat i shikon kaq qartë dhe e di se pushtimi osman dhe islamizimi e shkatërruan kombin shqiptar. Sot nuk mund të bëjmë shumë, historinë e hidhur të kaluar s’e ndryshojmë dot, por të tashmen e të ardhmen mundemi. Emrat gjithashtu! /AÇ

1 KOMENT

  1. Keto probleme te se kaluares jane tjera qeshtje. Ato kane perfunduar.

    SOT…… ne kohen e tashme pra…..me 17 Janar 2022 kryeministri turkoshak islamkomunist AK, per here te trete me rradhe nuk e perkujton GJERGJ KASTRIOTIN……sepse eshte politikisht i kontrolluar nga Tirqia.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.