Sokol Lekaj ka shkruar një novelë mbi një legjendë shqiptare, sipas së cilës diku në Malësi, në emër të mikpritjes, i ofrojnë këtij të fundit edhe një nga vajzat e shtëpisë…

0
1616
Sokol Lekaj - Mustafa Nano

Sokol Lekaj ka shkruar një novelë mbi një legjendë tërheqëse e “sëkëlldisëse”, sipas së cilës diku në Malësi, në emër të veneracionit për mikun, i ofrojnë këtij të fundit edhe një nga vajzat e shtëpisë, dhe me përjashtim të dikujt që është ndier i fyer, të tjerët e kanë përgëzuar autorin për gjetjen

Nga Babel.al, 17 janar 2022

Sokol Lekaj është një romancier i ri, por jo në moshë. Ai është një shkodran që ka kaluar një pjesë të madhe të jetës në Kuçovë, dhe për këtë arsye në studion e Arnautistanit, ku ishte i ftuar për të folur për librin e tij me novela, ra në sy për t’folmen “toske”. Kjo ishte gjëja e parë, me të cilën tërhoqi vëmendjen.

E dyta ishte fabula e njërës prej novelave të librit të tij “Dy ditë për një jetë”, në qendër të së cilës është një vajzë malësore dhe një austriak. Autori është tërhequr që herët prej një legjende të viseve të origjinës së vet, sipas së cilës miku, ky institucion i madh i jetës së malësorëve që është kodifikuar edhe në Kanunin e Maleve, është kaq i shenjtë sa mund të ndodhë që atij t’i ofrohet gjithçka që disponohet, t’i ofrohet edhe një nga gratë e shtëpisë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.