ELENA E BUKUR

0

Zymer Mehani - podium Zymer Mehani

I
Thuhet se Troja u dogj për një grua,
për flokët e artë si fushat me grurë,
për sytë që ndrisnin në muzg si yllësi,
për buzën që fletën e paqes patën shkri’.

Elena, mbretëresha e bukur e Spartës,
si hije e ëmbël, si mallkim i qartë,
shkeli në Trojë me të lehti. hap të saj,
dhe zemra e Parisit u bë zjarr i gjatë.

U ngritën mbretërit, burrat me lavdi,
me anije të mëdha, me shpata në gji.
Jo për ar apo tokë, për kurorën, trofenë,
po për një fjalë nderi, për gruan Elenë.

Homeri e këndoi në vargje të lashta,
Akili u ndesh me hijen e fatit të paparë,
Hektori ra me nder para portës së prapë,
dhe Troja u shua nën flakë dhe në gjak.

Por a ishte faji i saj që s’kishte menduar?
Apo burrat e luftës që mbretëritë sunduan?
Në trupin e saj u përplasën perëndi,
dhe fjala “dashuri” u bë tragjedi.

Elena – e bukura, ikona, vetë pengesa,
midis dy botësh, si ëndërr, vetë ndjesa,
ajo mbeti në shekuj kujtim e mallkim,
si Troja që u rrëzua për një çast n’trishtim.

II
Nëpër shekuj, emri im kaloi si erë,
nga vargjet e Homerit te netët e gjata,
legjenda me lavdi, ku meshkujt rrëfejnë,
dhe gratë heshtin vetë nën hije të arta.

Unë vetë jam Elena – jo thjesht bukuri,
por pasqyrë ku bota pa veten vërtet.
Në trupin tim ndërtuan një tragjedi,
por në shpirtin tim… në të valëve det,
kishte vetëm kërkim për paqe në jetë.

S’e zgjodha këtë fat, s’e thura këtë këngë,
por tani, pas shekujsh, ta them vetë unë dua,
jo ç’ndodhi me Trojën, po ç’ndodhi me mua.

Unë, Elena
Nuk kërkova të jem flakë që djeg qytete,
as hije që ndan burrat në vetvete.
Unë linda me fytyrë që të tjerët s’më panë,
por e panë një ëndërr që dot më s’u ndal.

Në pasqyrë pashë veç veten – një grua,
por bota më pa të çmendur e furtunë mua.
Ata thonë se për mua nisi lufta e gjatë,
por kush pyeti ç’ndieja unë n’atë të zezë natë?

Kur më ftoi Parisi, isha grua e një mbreti,
por s’isha vetvetja – isha emër në pritje.
Ai më foli jo me fjalë, por me dëlirësi si drita,
unë, që s’u ndjeva e gjallë, me vërtik vetë ika.

Jo për dëshirë, po për ëndrrën që s’kthehet,
jo për dashuri, po për veten që humba.
Pastaj – zjarri, anijet, koret e vdekjes.
Troja u shemb, dhe unë mbeta prapë… grua.

Një grua që u quajt me faj, u quajt fajlindëse,
e bukura që solli fundin e një epoke historike.
Por askush s’e pyeti Elenën a pati ndjesi
kur panë që Troja u kthye në shkrumbnajë e hi.

Unë jam më shumë se një fytyrë në histori,
më shumë se një emër që poetët përkëdhelin shqim.
Jam ajo që mbajti barrën e një bote pa dyshim,
që tërë bukurinë e saj e ktheu në mallkim.

Pas Trojës
Mbeta gjallë mes rrënojave të lavdisë,
me flokë të puthur nga tymi i stuhisë,
me duar që s’dinë më të prekin butësisht
dhe me një heshtje që flet porsi lufta mizorisht.

Të gjithë ikën – burra, mbretër, shpresa –
dhe unë, që isha shkaku, porsi hije mbeta.
Më kthyen në Spartë si plaçkë e fituar,
por sytë e Menelaut s’ishin më t’prushëruar.

Fytyra ime
A ishte fytyra ime ajo që lëvizi anijet?
Apo ishte oreksi i botës për mitet?
Unë s’isha heroinë, as nga shenjtoret,
isha vetëm një grua, e lodhur nga rolet.

Në çdo pasqyrë kërkova të gjej vetvetin,
por shihja vetëm Elenën e tjetrit.
Një herë pyeta Afërditën për zgjedhjen,
Ajo qeshi… dhe u zhduk bashkë me erën.

Drejt Olimpit
Tani që jam vetëm, rend drejt perëndive.
Jo për lutje, por për hir të llogarive.
Zeusi, që s’flet kurrë, do të më dëgjojë,
Hera fare pa xhelozi do të më shikojë.

Më deshët frymë e zjarr për legjendë,
por unë desha thjesht të jem njeri vetë.
Ju më bëtë ikonë të ndarjes së paparë,
ndërsa unë doja një jetë të pandarë.

Në fund
Në fund mbeten vargjet dhe pluhuri, asgjë tjetër
emrat që i këndojnë poetët e verbër.
Por mes të gjitha këngëve, një dëshirë kam:
jo si bukurinë që solli luftë të egër,
të më shikojnë mua,
por si zërin që legjendës kurrë s’iu nënshtrua.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.