POZITA DHE OPOZITA E DITËS SOTME

0
52
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Përçudi, Shkupin Historik të shqiptarëve, Sot: e përmbyti edhe vetë Natyra. Jo, Zoti (Allahu). Nuk, e do as Zoti. Mëkot, i bllokuam rrugët e Shkupit me mjekërra, ferexhezeza dhe makina shktërraçe, se: nuk kemi xhami ku t’i falemi “Allahut” për çdo ditë me pesë “vakte”, dhe t’i lutemi për mëshirë. Përmëkeq, edhe në Shqipëri dhe Kosovë?!

Partitë politike shqiptare në pozitë, dhe opozitë, që pasmesnate na i lindin kopilat pas porte, i kanë me vete edhe “muslimanët” e Anadollit, këmbekrye në xhami. Fatkeqësisht, Sot: djemë e vajza të reja, dhe shumë pak pleqë. Që, vendin e kanë nëpër shkolla, universitete, dhe vende pune në shtetin e “përbashkët”, e jo në xhami.

Dikur, kur, unë ende isha fëmij mes livadheve të Babait, asaj kohe:  në xhami, shkonin vetëm pleqtë. Përçudi, Sot: i luten Allahut”, dhe shtrojnë “iftare dhe syfyre”, gjatë muajit të “Ramazanit” të rinj, fëmijë dhe pak pleqë edhe në rrugë, para zgjedhjeve lokale, presidenciale dhe parlamentare me këmbët dhe trutë ende në legen.

Rrallë, e sheh: ndonjë plak, që i lutet Zotit para këmbëve të Hoxhës “Allahut”. Edhe, mua një herë si fëmij më mori me vete Babai në xhami. Sot, e kuptoj pse ai më mori me vete në xhami, kur ai vetë nuk e donte Hoxhën e “Allahut”.

Unë, me disa shokë dhome si nxëxës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, në një banesë në lagjen e “Ҫairit”, kemi mbajtur edhe ”Ramazan”. Shkaku, se: asaj kohe nuk na dilnin paratë për ta kaluar muajin, dhe me “Ramazanin” ne, si nxënës kursenim para ta presim muajin tjetër të shkollimit, shpenzimeve materiale nga prindërit. Atëherë, kur Shkupi Historik i shqiptarëve, ende nuk ishte i veshur këmbekrye me ferexhezeza. Dhe, mjekra turko-araabe.

Sot, përmes partiave politike shqiptare në pozitë dhe opozitë, përpiqen të na bëjnë me dhunë “muslimanë” turko-arabë, mu si dikur”: kur, Serbia meTurqi. Përsëri, përmes xhamive duan të na përzënë si shqiptarë në Turqi me “Din e Iman”.

Qesharake, ë?! Edhe, Historike. Ende, me brekët nëpër këmbë. Jo, rastësisht pasmesnate në Shkupin Historik, papritmas shkrepi edhe rrufeja. Paralajmëroi, Dimrin e Madh. Politikanët, që ende turren me të katra pas posteve partiake, dhe pasurisë personale, familjare partiake. E, harruan arsimin, e kulturën shqiptare tradicionale me shekuj. Themelet e një populli Historik. Dhe, Shteti Shqiptar.

Edhe, Sot: pas zgjedhjeeve presidenciale dhe parlamentare, të gjithë janë “fituesë dhe legjitim”. Turren me të katra në qeveri pas posteve politike dhe pasurisë. Vetëm, populli shqiptar dhe Unë si shkrimtar humbës?! Fytas, edhe sotekësajdite rroken për pushtet para kamerave televizive: “o me paqe, o me luftë”! I madh, dhe i vogël “duan” të shkojnë në Bashkimin Evropian, por me këmbë e duar në pushtet dhe me kokat e tyre nën sjetulla.

Askushi, nuk e do opozitën, por pushtetin. Të gjithë pa punë duan pushtet, para, dhe poste partiake. Edhe, atë: kur në Ditën e Sotshme: nuk kemi barinj të deleve t’i kullosin maleve. Nuk kemi bujqër që t’i lërojnë arat pjellore të Babait t’i bëjnë ugare. Nuk kemi, as bozaxhi: gjithë, u bënë profesorë dhe doktorë të shkencave universitare, t’i mbjellin me thasë të grisur arnë përmbi arnë me grurë Arat e Babait: misër, dhe Bukë thekëre. As, kaçakë të maleve si Dje. Mos, e them edhe kaçakë Fushe.

Të gjithë, brenda një nate, dhe dite:  u bënë politikanë: presidentë, kryeminsitra, kryetarë të partive politike, ministra, zv/ ministra e drejtorë të institucioneve qeveritare. Turren, me të katëra bythekrye në qeverinë e “ vëllazërim-bashkimit”. Nuk e duan njëri – tjetrin si politikanë shqiptar “haramin”, por “hallallin”?! Shkak, që edhe kemi me vite vetëm pozitë, nuk kemi opozitë.

Sot, kemi universitete shtetërore dhe private shqiptare. Profesorë, dhe doktorë të shkencave me thasë, por nuk kemi nxënës dhe studentë. Nuk kemi opozitë. Nuk ka problem. Edhe, Sot:  më keni Mua Shkrimtarin, si opozitë ende pa Parti Politike Shqiptare: Verë, e Dimër. Përetej, Ditës Nesërme. Atdheu, ende më ka mua Sot, në Ballë: Opozitë. Edhe, Mëmëdheu i Ҫajupit, si shkrimtar pa parti ende politike. Siç dihet, i aramtosur deri në dhëmbë me libra  dhe, Penë. Gjithë jetën, në Vendlindje. Dhe, jashtë Atdheut.

Përçudi, ende, mbeta shkrimtar shqiptar me Tri Engjullesha Shqiptare (Meleqe).  Njëra, që më pri para, e Dy të tjerat më mbajnë përkrahu, në Luftën me Penë.

Lufta me Penë, vazhdon për në Liri…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.