Nga: Binak MAXHARRAJ
/Kur Gazi i Pejes bëhët gazi i botës/
/Më këtë skandal të Gazmend Muhaxherit, nuk reagoj fare LDK, por as prokuroria e Kosovës për këtë vepër penale te llojit sui gnerisë/
/Ky akt skandaloz i Gazmend Muhaxhirit e poshtëron Policinë e Kosovës dhe e shfajëson sulmin terrorist te Serbisë ne Veri të Kosovës/
Siç dihet pas sulmit terroriste te Serbisë në Banjskë ne veri te Kosovës te dates 24 shtator 2023 me ç’rast u atakuar seriozisht sovraniteti i Kosovës në përleshje të armatosur me kriminelt dhe bandat kriminele te udhequr nga krimineli Radojçiq me skenar te Vuçiqit ku humbi jeten Afrim Bunjaku dhe tre terroristë serbë. Policia e Kosovës i mundi ata, të cilët u larguan nga Kosova te turperuar dhe te deshpruar. U fol shumë se si ata u larguan aq komodë nga Veriu, mendoj se pas kesaj qendron KFORI.
Pos këtij sulmi terrorist nga ana e kriminelve, çetnikë dhe fashisteve serbë, policia e Kosovës u mor me pastrimin e terrenit, me ç’rast u gjetë dhe u konfiskua nje arsenal i madh armesh te sofistkuar sa për një ushtri. S’do mend, se këto armë ishin futur nga Serbia pa u penguar nga askush, bile as nga KFORI.
Gjetja dhe konfiskimi i një arsenali kaq te madh armësh te sofistikuara – prodhime te Serbisë u komentua ne menyra te ndryshme. Egzistonte dhe tani ekgziston pajtim i përgjithshëm dhe i plotë se ato armë ishin sjellë permës rrugeve te nryshme ilegale nga Serbia. Policia ka zbuluar se ne Veri te Kosovës ka zbuluar 26 rrugë ilgale qe sherbenin për kontrabandë.
Por vetem një njeri i krisur si Gazmend Muhaxhiri, kryetar i Komuës se Pejes dhe nenkryetar i LDK doli hapatas këto ditë duke theksuar se një arsenal aq i madh armesh te sofistikuar ne një nivel te një ushtrie nuk ishte sjellë nga Serbia, duke e fajësuar Policinë e Kosovës se gjoja ajo vetë i paska mshefë aty në Bansjka. Ai thotë: ”I kanë mshefë vetë policia e Kosovës, e pastaj thonë ‘ja shkoni atje janë armet dhe merreni, qaty janë’”.
Më këtë deklaratë te Gazit te Pejes ai i shfajeson kriminelet dhe bandat kriminele te Vuçiqit se gjoja kjo nuk qenka vepër e Serbisë qe ashiqare i del ne mbrojtje Serbisë, donte te thotë sipas Muhaxherit se Serbia nuk ka bërë sulm terrorist, etj. Policia e Kosoves po bënë punë te madhe ne vendosjen e rendit dhe ligjit ne tërë teritorin e Kosoves e ne veçanti ne veri i cili sot është i ”çliruar” nga kriminelet dhe bandat kriminele te Vuçiqit ku çdo qyterarë i Kosovës shetit lirshëm me vesvese.
Kjo deklarat e Gazit te Pejes i cili edhe u be gazi i botes duke e poshtersuar punën e madhe qe po e bënë policia e Kosovës dhe duke e shfajsuar aktet terroriste te Serbisë është një skandal sui generisë I papërfillshëm por shumi i denueshëm i cili u denuar ashpër nga opinion i gjerë nga te cilët kerkohej qe ky njeri bastard te merret ne përgjegjesi. Por kjo nuk ndodhi, bile lidhur me rastin Muhaxheri fare nuk ragoi as LDK ku ai është nenkryetar e as prokuroria për ta marrë ne pyetje.
Qendrimi indolent i LDK është i pa pranueshëm, dhe se njerezit e tillë duhet te largohet ne postet përgjegjese. I bie barra edhe populates se Pejes se si e toleron bile edhe e voton këtë njeri për disa here me radhë, anipse ky njeri Pejes ia humbi edhe Çakorrin duke ia dhenë Malit te Zi, dhe i cili pat deklaruar se Çakorri kurr nuk ka qenë pjesë e Kosovës, duke mos harruar se Çakorri historikisht ishte pjesë e Kosovës dhe se ate me shekuj dhe dekada e kanë mbrojtë kreshniket e Rugovës për te mos ia lënë ne dorë Kral Nikolles e sa Mark Milanit.
Por dje policia e Kosovës pas hetimeve te saja dhe te AKI bëri përseri bastisje në Veri te Kosovës për dyshim te mshehjes se armatimit. ”Pjesë e këtij akcioni” të policisë ishte edhe Gazmend Muhaxheri për tu bindur ne vepër se a mos po “genjen”edhe kesaj here Policia e Kosovës si ne “rastin” Banjska. Sipas njoftimeve nga Policia policia veproi ne dy lakociane ne veri “mbrapa një ndërtese në një pusetë ka gjetur dhe ka sekusestruar tri armë automatike AK-47, dy karikator me nga 30 fishek te calibrit 7,62 mm, dy karikator te zbrazur.11 fishek te armës se gjatë, një këllef te një pistolete dhe nje çantë ushtarake”. Kurse ne lokacionin e dytë në një shtepi te pamabuar ne rrugën “Çeta e Minatorve” policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi te madhe armatimit të modeleve te ndryshme si dhe eksplozivit”
Të dy këto lokacione lidhën me emrin e terroristeve te Marijan Radojeviç dhe me emrin Zharko Cvetkoviç, pjestarë te terroristeve ne sulmin e Banjskës, të cilët janë ne kërkim te policies.
Pasiqe Gazi Muhxheri ishte “pjesë” e Policisë se Kosovës ne bastisjen e djeshme të këtyre dy lokacioneve ku u gjeten një arsenal i madh afmesh është mire te thotë se a ishin edhe këto armë te vendosuara ne këto dy lokacione nga ana e policise se Kosovs siç deklaroi ne rastin e sulmit terrorist ne Banjskë.
Mbetet te shihet reagimi i tij.
Por me shumë është e çudidteshmedhe skandaloz mos reagimi i LDK për kët skanadl te turpit te një njenkryetarit te saj. Është një thenje në popull se ”te mos reagosh do thotë te pajtohesh”. Vallë si është e mundshme qe LDK qe dkur hiqej si një parti institucinale te mos reagoj fare,ashtu siç nuk regaoi fare ndaj ish-kryetrit Isa Mustafa i cili e rrexoi LDK për tokë ne 12% dhe as kush nga LDK,as nga Kryesia e saj, as nga Këshilli i Përgjithshëm nuk guxuan as të hapin gojën e lere më te thonë dhe te veprojnë, bile paten guxim qe te bejnë një analyze lidhur më këtë, por përkundrazi Isa Mustafën e avansuan ne Krytar nderi te LDK. Vallë kah po shkon LDK.
Mbas mbetet te shihet se a do ta lartesoi LDK Gazmend Muhaxhirin për konstatimin e tij hapur dhe publikisht se armatimi i konfiskuar ne Banjskë qenka vendos aty nga policia e Kosovës, e jo vepër e sulmit terrorist te kriminelve dhe bandave kriminele te Radojçiqit te cilat i kanë sjellë aty për ta nisë ”luftën me Kosovën”, por fatëmiresisht ne bazë te përkushtimit, profesionalizmit te Policisë tone ata i ndoçen turpshëm përtej kufirit.