Zelensky dhe Binushi – dy heronj të kohës sonë… Po e fituan luftën/betejën, bëhen Skënderbej

0
391
Forca policore në kufi me Serbinë

Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar
Arben Çokaj

Pse filloi lufta në Ukrainë? Sepse Ukraina donte të anëtarësohej në NATO. 3 vjet para se lufta të fillonte, këtë luftë e parashimonte këshilltari i Zelenskyt, Oleksij Arestovych, në njē intervistë në TV. Pra, ukrainasit e dinin se do të përballeshin me një konflikt të egër me Rusinë, por ata vazhduan. Kjo ēshtë përpjekja e këtij vendi për liri romantike nga Rusia.

Intervistë e egër – Këshilltari i Zelenskyt e parashikoi në detaje luftën tre vjet më parë

Edhe Binushi e dinte se të vendosësh reciprocitet me Serbinë e të merresh me njē punë pa përfitim ekonomik për Kosovën, është si të krijosh tensione me Setbinë, pa ndonjë arsye të madhe.

Aq më tepër që tjerët para tij nuk ishin marrë me këtë punë, por Binushit i kishte mbetur fiksim, ose targat RKS për setbët që hyjnë në Kosovë, ose rashë e vdiqa. E gjithë Kosova merret me këtë marri. Nuk e gjen një njeri të zgjuar e racional në atë vend. E ka bërë serbi, ec ta bëjmë edhe ne. Mos t’u duket çudi, ata po merren me leshin e harapit pa asnjë përfitim, e nuk po merren me targat e përkohëshme?

Binushi në vend që ta kopjojë Setbinë në prodhim, vazhdon importet nga Serbia me mbi 500 milion Euro në vit. Të gjitha kursimet e emigrantëve kosovarë, që i sjellin si remitanca në Kosovë, shkojnë në Serbi. E si më tha njëri, ‘Kosova i ka punët mirë…’ Po mirë i ka, po i kopjojnë serbët si turqit në marri. Kujt i hyjnë në punë ato targa?! Vetëm me krijua sherr e pengesa.

Situata mund të eskalojë në konflikt por po shohim se si janë planet, pasi në këtë kohë lufte, mundet se Rusia synon ndoshta ta hapë edhe një konflikt tjetër nē Kosovë. Dhe njerëzit mezi presin…

Ndërsa Ukraina e dinte dhe hyri me vetëdije në luftë me Rusinë për t’ia thyer hundët asaj e për ta rrëzuar Putinin nga pushteti, shumica e kosovarëve janë me Ukrainën dhe presin kur ajo po fiton…

Me këtë mentalitet janë shumica e kosovarëve edhe me Serbinë, atë po duan, që Serbia të kruhet dhe e hëngri, mund t’ia çojnē kufirin deri te molla e kuqe! – më tha njëri. E ku e merr më mirë?! Ia kajmë nanën Serbisë!

Uroj që Zelensky e Binushi t’i fitojnë betejat e nisura dhe t’i edukojnë këta diktatorë të Rusisë e Serbisë! Përdetisa fitoren e kanë të sigurtë, pse jo? Lufton njeriu efhe pêr qejf, nganjëherë… (hajde mendje hajde!) Lufta ështē qejf i madh sipas disa mendjeve të nxehta e fitimtare…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.