NJË LEKSION DIPLOMATIK NGA ILIR META

0
392
Ilir Meta
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Ilir Meta (foto lart) tregon:
Kur isha ministër i jashtëm me kryeministrin Berisha, vendosëm të heqim vizat me Serbinë. U thamë serbëve, a i heqim vizat? Ata thanë jo. E ne u thamë, atëherë po i heqim vizat ne, në mënyrë të njëanshme.

Bëhej fjalë për popullin e Luginës së Preshevës, të cilët për të ardhur në Shqipëri, u duhej të shkonin në Beograd dhe të merrnin vizë në ambasadën shqiptare. Më vonë i hoqën vizat edhe serbët…

Tani nëse e marrim këtë shembull dhe e krahasojmë me politikën e Albin trimit në Kosovë. Çfarë po bëjnë kosovarët? Ata i thonë Serbisë, ti nuk na njeh ne, e ne nuk të njohim ty. Reciprocitet.

Serbia i detyron mjetet e Kosovës, që kur hyjnë në Serbi, të marrin nga një targë të përkohëshme serbe. Kosova me Albinin është zotuar të bëjë të njëjtën gjë. Parimisht duket e drejtë, por ajo që më habitë me kosovarët e zgjuar, pse more ata vetëm marrinat serbe marrin?! Meqë Albini do reciprocitet, pse nuk e shtrin këtë edhe te prodhimi. Serbët prodhojnë, furnizojnë edhe Kosovën, pse nuk fillon edhe Kosova të prodhojë më shumë si Serbia?! Por mendjen te marritë serbe. Serbi po më bllokon mua, hajt pra, se po ta tregoj unë, edhe unë ty të bllokoj. Lojë karaduzash, lojë fëmijësh… E këta të japin edhe mend…

Një kosovar po i thoshte Albinit me një postim në FB: “mos e prano Zajednicën, se po e pranove, ne bëjmë luftë…” Unë e pyeta: “a më mirë Zajednica, apo ikja e veriut?” Në mijëra vjet Kosova ka qenë e pushtuar – në 600 e sa vjetët e fundit nga Turqia, e më pas nga Serbia. 20 vjet liri kanë, si more nuk u shkon mendja ta gëzojnë këtë liri e të jetojnë si njerëz, por kunjin me serbët e mendjen te lufta e kanë?! Mendjen gjithmonë te dyfeku…

Kosova nuk mund t’i mbajë serbët me zor në Kosovë, ashtu si nuk mundi Serbia – edhe pse më e fortë – ta mbajë Kosovën me forcë. Kosova duhet ta gjejë një gjuhë komunikimi me serbët e Kosovës dhe të ketë një mirëkuptim mes palëve, e jo t’i shesin loqe njëri-tjetrit. Kjo është marrëzi. E kjo marrëzi mund të çojë në trazira, si me dt. 31 korrik 2022 dhe ndoshta një ditë edhe deri te humja e veriut prej Kosovës.

Kosova nuk është në kushtet e shitjes mend ndaj Serbisë, normalisht se meriton të respektohet nga Serbia, por nëse kosovarët tregohen të zgjuar, janë më të predispozuar të fitojnë më shumë me diplomaci e zgjuarsi edhe nga Serbia, se sa me forcë. Ndiqni më mirë leksionin diplomatik të lir Metës… sesa demonstrimin e forcës, që po bën Albini…

Kosovarët duhet të kenë parasysh, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo nuk futet në BE. E nëse Kosova vazhdon kështu me Serbinë, ajo nuk mund të hyjë askund, as në NATO e as në BE, e as në Partneritetin për Paqe të NATO-s, ku është edhe Serbia… Pra, shikoni o vëllezër kosovarë, tregohuni më të matur e më të zgjuar, se edhe unë shpeshherë kam shprehur mllef ndaj jush, ndaj marrive tuaja, por kjo sepse nuk dua t’ju shoh keq! Se jeni keq ju, na ndikoni edhe ne, e jo të gjithë e kanë durimin të merren me ju gjithë kohës, si me një pacient.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.