Dr Ibrahim Rugova, të arriturat e tij Politike

1
656
Rugova - Clinton

Të arriturat më të mëdha të Dr. Ibrahim Rugovës sipas mendimit tim janë:

Themelimi i lëvizjes kombëtare të Kosoves për liri me emrin LDK

Paraqitja e kërkesave për status të avancuar politik të Kosovës, në tavoline, respektivisht bartja e aktivitetit politik prej rrugës në tavolinë negociatash.

Në rrugë apo në protesta, përveç kërkesave legjitime dhe njerëzore të protestuesve patriotik, gjithmonë bashkangjiteshin edhe forca tjera që e devijonin kërkesën për liri dhe status politik, në kahje tjera që i konvenonin okupatorit.

Pra në rrugë dilnin përveç patriotëve, edhe shërbimet sekrete që e devijonin protestën.

Arritje madhështore është bashkpunimi dhe besimi në shtetin më të mirë në historinë e njerëzimit AMERIKA, me të cilin shtet Dr. Rugova arriti miqësi fantastike.

Krijimi i raporteve shumë të mira edhe me Britaninë e Madhe shtetin e dytë për kah rëndësia politike në botë, që poashtu ishte arritje e madhe e Dr. Rugovës.

Krijimi i miqësisë me shtetin e Francës që ishte edhe shteti ku Dr. Rugova kreu specializimin e tij në profesionin e tij të kritikut letrar.

Krijimi i miqësisë me Italinë, shtet me rëndësi të madhe politike, i cili shtet shumë here i doli në ndihmë kombit Shqiptar.

Miqësia personale e jashtzakonshme me liderin shpirteror Katolik, dhe kreun e Vatikanit Papa Pali II, me të cilin Dr. Rugova kishte raporte të mrekullueshme dhe me të cilin e lidhte beteja kundër komunizmit.

Në aspektin e politikës së mbrendshme Kosovare, Dr Rugova arriti të unifikojë pothuaj të gjitha forcat politike, dhe me zemërgjërësi i pranonte të gjitha kritikat që i drejtoheshin nga disa politikanë dhe shkrimtar, që kryesisht ishin gjeloz në popullaritetin dhe respektin që e gëzonte Dr. Rugova prej shumices absolute te banorëve të Kosovës.

Dr. Rugova ne kongresin Amerikan, dhe në biseda me personalitetet tjera relevante politike të Amerikës përdorte fjalor të thjeshtë, të spjegimit për atë se qka po ndodhë momentalisht në Kosovë

Dr. Rugova nuk humbte kohë në spjegime të historisë, por mirrej me kohën prezente dhe propozonte zgjidhje të qështjes politike apo të të ardhmes politike të Kosovës, e cila ndodhi ashtu siq e projektonte Dr. Rugova.

Për dallim prej shumë politikanëve tjerë nga Kosova, Dr. Rugova i kushtonte tërë qenjen e tij ekskluzivisht qështjes së Kosovës dhe nuk mirrej me qështjet tjera. Nuk mirrej me asnje shtet të ish RSFJ, apo me lindjen e mesme, apo me cilin do problem tjetër në botë.

Dr. Rugova dhe politikanët tjerë të bashkuar të Kosovës, arritën që të bindin forcën më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit NATO që të intervenoj për herë të parë që nga themelimi i kësaj organizate më 1949.

NATO e shpëtoi kombin Shqiptar në vitin 1999, në Kosove, e paoshtu në Maqedoni, Mal të Zi, dhe Serbi, sepse pa NATO edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia(Lugina e Preshevës)do të mbeteshin pa Shqiptar.

Me të gjitha këto të arritura madhështore Dr. Ibrahim Rugova pozicionohet si një ndër figurat më madhore politike të kombit Shqiptar të shekullit 20, krahas Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës(Kongresi i Manastirit)Ahmet Zogut, Hasan Prishtinës, Mithat Frashërit, Ernest Koliqit, ndërsa me rezultate politike ua tejkalon të gjithë politikaneve Shqiptar të shekullit 20, pa asnjë dyshim.

Rezultatet e deritashme janë:
Kosova e lirë dhe shtet i pavarur, dhe nën perkujdesjen e NATO-s dhe Amerikës & Britanisë së Madhe, Shqipëria në NATO, Maqedonia në NATO me Shqiptar të barabart në Maqedoni, Mali i Zi në NATO me Shqiptar në Malin e Zi, Sërbia me Shqiptar në Sërbi.

Të gjitha këto të arritura janë rezultat i politikës të urtësisë së Dr. Ibrahim Rugovës dhe politikanëve tjerë të Kosovës të cilët ndikuan në rezultatet e lartëpërmndura.

Besim Prishtina

1 KOMENT

  1. Falimindërit Z. Prishtina për shkrim mbi Presidenti historik Ibrahim Rugova, thjeshtësi në shpjegimin e problemve të mëdha të shqiptarve në Ballkan ishte madheshtia e tij.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.