ESMERALDA I DËGJOI FJALËT TONA

0
369
Sali Leka

Poezi nga libri “ESMERALDA E DILONA NË EVEREST ARRIN JEHONA”

Sali Leka

Çohem shpejt ne agim e dal për ajrim.
Për në Dajt nisem me nxitim.
I ngjitem ahut si pëllumbi e skifteri fluturim.
Dilona vesh me triko me ben me isharet.
Me ballin ndrit e flokët gërshet.
Fustanin e shallin e valvit me lezet.
Ku po shkon pa mua o poet?
E fap si vetetima.
Hapi krahët si gjeraqina.
Me hov e vrull mbi gjoksin tim.
Unë i flas me poezi e debulesë.
Do të stolis me trëndafila e dafina.
Do të pajis me sekrete dituri e marifete.
Jeni studente e dalluar universiteti.
Unë do tu mësoj edhe dy fakultete.
Dilona përgjigjet me delikatesë.
Jam vet e stolisur e dalldisur.
Di vetë sekrete, dituri e marifete.
Si vlon peksimeti e sa shijon sherbeti.
Do të bëjm dashuri,shumë dashuri!
Aty tek pajna mulleza e blini.
Të maskuar e të mbuluar me gjethe frashini.
Jam Dilona e shkathëta guximtare.
Më e mira që ka Vlora, Korca e Tirana.
Unë I flas përsëri me poezi.
E di Dilona e di me saktësi.
Jeni puro Shqiptare Albaneze.
Më e bardha që ka Barcelona, Marseja e Lisbona.
Po unë dua të jeni mbi 20 milion femra angleze.
Edhe Spanjolle, Franceze e Portugeze.
Unë jam si falkoi në shpat mali.
Me dashuri si pjalmi e nektari.
U premtoj do tu dashuroj Dilona.
Por jo tani kur të bëhesh 27 vjecare.
Me aftësi vitale e dituri special.
Duroni edhe pesë vite duroni!
E pastaj 155 vite do të dashurohemi.
Cdo sekond e minut do të rehatohemi.
Të puthemi me kënaqësi e vitalizim.
Buzë më buzë si burimi pa shterim.
Dilona nuk duroi as pesë minuta.
E më puthi vetullat!
Unë i putha i thitha sqetullat.
O sa më shijuan!
Esmeralda I dëgjoi fjalët tona.
Oshëtiu e brohoriti me të madhe.
U diktova, u zbulova!
Jam Esmeralda 17 vjeçare.
Eci e shëtis në pllaja e livadhe.
Këndoj nëpër lugina e bregore.
Jam krenare triumfatore.
Mbi 40 milion femra ledhatore.
Edhe dashnore llastore.
Lart në Everest e Azi.
Flladin aroma e paraprin jehona.

Sali Leka, cel: 0683855304

Shënim specifik ekskluziv me fragmente prozaike.

Libri “ESMERALDA E DILONA NË EVEREST ARRIN JEHONA” ka shumë ngjarje, episode e kujtime që sa më shumë vitet zgjaten largohen, aq me shumë ngjarjet episodike afrohen, dalin e vezullohen përpara syve. Poezitë lirike, erotike, brilante, metaforike nuk i botuan as redaksitë e gazetave “Drita, Zëri Rinisë dhe revista Nëntori”. Dy censuristë, zuzaristë i kapa për zverku me i rrahur. Njëri më shpëtoi nga duart dhe u largua duke vrapuar.

Tjetri u fut në tualet, mbylli derën nga brenda i frikësuar. Me kërkesën e lexuesve të sotëm të apasionuar të vullnetësuar ditën tjetër do të tregoj akoma peripeci edhe për dy cencuristë të tjerë sharlanatanistë dhe rrakitistë të shtrembuar, maskarenjë të qelbëzuar të katrrahurës e censurës komuniste e jargosur që akoma dhe tani ne shekullin e 21 nuk pastrohen nuk shkëlqejnë nuk drejtohen por zhubrosen e kalbësohen.

Tiranë, janar 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.