Hoxhë, a t’ka met edhe najsen tjetër pa thân?

0
160
Rexhep Berisha

Rexhep Berisha (lindur me 06. 07. 1936, në Turjakë)

– Hoxh-a, a kam najsen mu unë e ti?
– Sytë e mi e tut, kurr mu mas u pafshin!

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Krejt dhâmt i kam”, 19 mars 2024

Pjesa e gjashtë (6)

Rexhep Berisha, i mahallës së Goqëve (Turjakës) e kish marr hoxhën për Ramazan e për iftar e thirr edhe Rexhep Jupën e Sylë Sahitin t’mahallës së Madhe (Turjakës).

Baca Rexhep, pa duhan, nuk mujke me nejt sa peshki pa ujë. Si bâjnë iftar, me të tana t`mirat si për t`shtata t`davletit, me të gjitha llojet e ushqimit, baca Rexhë e dhez ni cigare e nuk han bukë. Hoxha menihrë i shtin me falë akshâmin. Masi e falin namazin e akshâmin, e masi e falin, e knojnë ni mevlud*), po nja dy sahat. Apet baca Rexhë nuk mundet me pi duhan. Meniherë mas mevludit, vjen vakti mi falë Taravitë, bashkë me namazin e Jacisë, edhe ato ngat dy sahatëve. Vjen syfyri pa pi duhan baca Rexhë. Baca Sylë e sheh sa â sahati (shprehje popullore) e i thotë bacës Rexhë, hajde hecim por baca Rexhë nuk e ngon. E hanë syfyrin e hala pa e pi ni cigare, hoxha iu thotë:

– Vakti me falë sabahin, merrni abdes*) dhe bacës Rexhë i shkon nata pa pi duhan veç tuj u falë e lut për t’dekun.
N`sabahn baca Rexhë qohet i mrrolun me shku n’shpi pa shti gjum n’sy e pa pi duhan. E shtramnon kapuçin e i drejtohej hoxhës:
– Hoxhë mara, a kum najsen mu me ty?
– Jo Rexhep aga, pse?
– Kurrë sytë e mi me tu mas u përpjekshin!

*) MEVLUD
ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE
HONOLULUMYSLIMANIZMI
Mevlud (arabisht)
Vendlindje, ditëlindje; festimi i datës së dymbëdhjetë të muajit rebiul-evel, dita e lindjes së pejgamberit të fundit, Muhamedi a.s.; manifestimi fetaro-kulturor me të cilin shënohet ditëlindja e Muhamedit a.s. Lidhur me këtë manifestim, në gjuhën shqipe janë hartuar shumë tekste të veçanta në poezi për jetën e Muhamedit a.s., të cilat recitohen me këtë rast. Mevludi te ne ka luajtur rol tejet pozitiv në ruajtjen dhe kultivimin e ndjenjave fetare islame. (mevlid)
Besimi — Mysliman

*) ABDES m. fet.
Riti i larjes së duarve, të këmbëve e të fytyrës nga myslimanët para lutjeve. Marr abdes.

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 23 mars 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.