Shtetet terroriste dhe terrorizmi botëror

0
57
Masive shooting - Moskva

Skënder MULLIQI

Shpesh aktet terroriste e kan tronditur boten demokratike. Më shumë se 80 persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe të paktën 120 u plagosën në një sulm te ri terrorist të premten mbrëma në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë. Sipas një dëshmitari okular, pesë sulmuesit filluan të qëllonin para dhe në sallë para fillimit të koncertit. Këtë akt e dënuan shumica e botës demokratike. Edhe Shtëpia e Bardhë shprehu ngushëllimet e saj. Sigurishtë së një terrorizëm ushqën terrorizmin tjetër. Që dy vite Rusia e diktatorit Vladimir Putin hyri në historinë e rrënimit ndaj popullit të Ukrainës. Luftimet për të pushtuar këtë shtet sovran shkaktuan shumë viktima të pafajshme.

Ndaj këtij sulmi ogurzi të Putinit, Ukraina po mbrohet, dhe në këtë vend po mbrohet paqja në Evropë.Nuk dua ta justifikojë sulmin terrorist në Moskë, por që sigurisht për një akt të tillë fajësohet lufta në Ukrainë dhe populli rus i cili po e lartëson politikën terroriste të Putinit. Kjo është arsyeja pse adhurimi i këtyre figurave të rreme në fushën e politikës, po manifestohet më fort në brohoritjen e këtyre udhëheqësve. Një udhëheqës tjetër terroristë në Ballkan ishte Millosheviqi, dhe tash është Vuqiqi.Na kujtohët tubimi i madh në Gazimestan në vitin 1989, në festimin e Betejës në Kosovë, ku Millosheviqii brohoriti me entuziazëm shovinizmit serbomadh për luftë. Ajo brohoritje solli mijëra viktima në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar dhe shkatrrime të mëdha.

Dhe, nuk ka dyshimim së daullet luftës jehojnë kudo me të njëjtin ritëm.Kjo frymë millosheviqiane po përshkon edhe luftën në Ukrainw. Rusia po thyen rekorde në krimet e agresionit dhe krimet e luftës. Çfarë mesazhi iu dërgua shtrohët pyetja terrorizmit dhe terroristëve tjerë në botë? Sigurishtë së përcolli mësazhe nxitëse të terroristëve, për të vra njerëz të pafajshem. Ka të gjitha mundësitë që në periudhën e ardhshme Rusia të shpallet shtet terrorist. Shpallja e Rusisë si shtet terrorist do të degradojë ndjeshëm besueshmërinë ndërkombëtare që është tronditur në këtë mënyrë.Por, kur jemi këtu kemi edhe në krye të Serbisë një regjim terrorist, i cili duhet të izolohet nga bota demokratike. Pas aktit në Moskë, Vuqiqi urgjentisht thirri tubimin e Këshillit Kombëtar, së e dinë mirë së qka ka bërë Serbia në vitet e 90-ta, ku pjesmarrës ishte edhe vet.

Dhe, ky njeri nuk po heq dorë nga aktet terroriste, as në kushtet e brishta të paqës, siq ishte akti terroristë në Banjskë ku mbeti i vrarë një pjestër i policië të Kosovës, dhe siq po kërëcenon në mënyrë permanente për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, Malin e Zi dhe BH, më logjikën terroriste për vrasjën dhe zhdukjën e popujve të tjerë në rajon. Terrorizimi i përmasës më të vogël ose të madhe mbetet terrorizem, e sigurishtë së më i rrezikshem është terrorizmi shtetëror sepse sjellë viktima shumë të mëdha në njerëz dhe sjellë shkatrrime të mëdha edhe të të mirave materjale. Bota demokratike, pas qdo akti tërrorist, lutët që mos të përseritën më aktet e tilla shumë të ulëta dhe të liga, të cilat të këqia të mëdha po i sjellin njerëzimit. Sulmin e pranoj se e ka kryer ISIS. Ekspertët perëndimorë thonë se ky grup ka kundërshtuar presidentin rus Vladimir Putin vitet e fundit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.