APOTEOZË POETIKE – poezi nga libri, “Kanuni poetik” I dhe II

0
791
Grua me gjoks jashtë

Gratë janë dashuri të pandërprera. Janë dora që mbanë filxhanin dhe bukën. Janë të bukurat, të dashurat, të ëndërrtat. Janë nënat e fëmijve tanë. Janë dashuria dhe dhembshuria. Janë rrënjëzimi ynë, gjaklindjet e kombit.

Në Roganë, shpirti im ëndërron më tepër se në çdo vend tjetër. Ëndërron me lulet nëpër livadhe, me hijet e pemëve dhe të zabeleve, me mëngjeset, me qiellin që nuk ka fund.

Thela, ky ëndërrim i imi është kujtesë, ndërmendje e ardhë nga ato të prushit të zemrës. Kremte me flakë të fletës së mollës. E dashur, në çdo stinë të vitit je qershi e kumbull, je lule e qiellit me ré pranverash! Thela,
je shkronjë e vetëshkruar. Je motër e gjithsecilës germë, je dashuri dhe forcë, mbamendje kohërash, përqafim dhe gravitet. Je dhëndra dhe dhëndresha njëherësh!

Thela, jam i mërguar i vendit tim! Njoha vende, popuj dhe shumë kultura. Shpirt, dashurinë që më dhe është udha që ndjek.

Shpirt, për bukurinë tënde mendje s´ndryshoj. Ndiq udhën tënde! Çliroje veten nga mbetjet e së kaluarës. Je ind i së bukurës në qenien time, je dardane, ilire, pellazge, shqiptare, je e tëra dashuri.

Thela, fjala dhe dashuria rendin njëjtë. Që nga çasti kur unë e t´i u njohëm, dashuria ( herë-herë ) mendjen na e shkundë. Zemër, vetëm kur jam me ty libri më bie nga dora!…

Të gjithë jemi në kërkim të ëndrrës së bukur!
Të gjithë jemi për një kullim të dhimbjeve!…

Atdhe Geci

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.