PUSHTETI I SË KEQES

0
Izy - karusel

Arben Çokaj

(The Power of Evil)

Izy, makrofagët e fuksave të kanë kapur
E po té dëmtojnë keq
Si gjithnjë
Në përpjekjen e tyre për të dëmtuar mua…
Po të përdorin, shpërfytyrojnë
Mos luaj me veten!

Mbahen si agjensi inteligjente
E bëjnë veprime të ulëta, bajate
Për të treguar pushtet
Me mendjen e tyre të varfër
Poshtërsinë e quajnë inteligjencë!

Çfarë të kanë premtuar vallë?
Të ulin nga mali?
Një punë në qytet?
Leshtë kanë për të dhënë
Premtime të rreme…
Si të tjerëve para teje!
Po të përdorin,
Po të poshtëojnë…

Po ta dish, pse më janë vënë pas
Habitesh, thua s’ka mundësi
Thjeshtë, të më vjedhin…
Po, ka kohë, që u shërbejnë serbëve
Herë Saliut e herë shën Pal Gjatojës…

Atë punë kanë ata, parazitët
Hanë bukë me turp
Në bythë të të tjerëve
Duke bërë keq, vetëm poshtërsi

Njerëz të liq
Mos prit shumë prej tyre
Largohu sa më parë
E shpëto veten, ose jeto
Me premtime të rreme…
Në një jetë, ku do e urresh veten…

Ata të dëmtojnë,
E zgërdhijnë dhëmbët
Kujtojnë se kanë pushtet
Duke dëmtuar të tjerët
Sikur të kishin pushtet vërtetë,
A do merreshin vallë me punë të tilla?
Jo, prandaj, ruaj veten!

Fuksat janë qenie të ulëta, në këtë rast,
Të pështira,
U shërbejnë serbëve
Zgërdhijnë dhëmbét e prishur
Në poshtërsinë e radhës
Ka kohë që mendoj,
Si e durojnë dot veten?!

Po ja që ka hale shumë kjo botë,
Ti, ruaj veten!
Se një lugë çorbë e prishur,
Të bën të vuash gjithë jetën!
Izy, tregohu e fortë, si unë,
Mos i lër ata zogj kurvash,
Të fitojnë mbi fatkeqësinë tënde!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.