25.4 C
Tirana
E enjte, 30 Korrik 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj RRENAXHIA I MADH i Syri TV

RRENAXHIA I MADH i Syri TV

0
Pesa e Ramës

Arben Çokaj

Syri TV e zbuloi: “Gënjen Rama gazetaren angleze” – tha.

Gjelooooja e Muuuuusa e Ibrooooja… u bënë keq: “a Syrin TV të Zenit beson ti a?!”

Rama ka dhënë leje ndërtimi në Zvërnec, por e mohon atë. Kaq keq e mohon, sa ti ke dokumentin në dorë e ta mohon para syve. Unë e kam parë Ramën disa herë në video, edhe pas fillimit të protestave duke thënë: Priojekti në Zvërnec do të bëhet. Tani ai e mohon atë… E si besohet ky njeri?!

Gazetarja e TCH, Sidorela, u habit kur e mori në intervistë Ramën dhe i tha: “e kam Lejen e ndërtimit në Zvërnec në dorë…” ndërsa Rama i thoshte: “nuk ka leje ndërtimi!” Kështu e rrejti edhe gazetaren angleze: “po unë e kam parë lejen me sytë e mi”, i tha ajo. Por Rana ia mohoi kategorikisht atë. Ec e besoje!

Nadir Murra e ka zakon e pyet me stil: “ju çfarë mendoni? Gënjen Rama, apo jo?!” Se unë e di, nuk pyes, Rama është gënjeshtar patologjik. Të rren e të lë me gojë hapur… Por ç’ti bësh? Gjelooooja, Muuusa e Ibrooooja e besojnë!

Rrej sa të duash o Rame, ka njerëz që ende të besojnë… kështu e ka kjo punë, ky ështe perceptimi publik për qeverinë – thotë Muuusa, se Musa vetë bazohet mbi fakte. Ti e ke faktin në dorë, por për Muuuusën është perceptim… 😛 Pastaj i quajnë ‘specialista’, se rrejnë bukur, në vend të ‘socialista’. Rama në fund do të përfundojë te PESA, se burgun nuk e pëlqen… PESÊ-s ia ka zënë dorën…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.