Studentët shqiptarë në shumë fusha në shërbim të atdheut

0
361
Studentët shqiptarë në Shtutgart

Shoqata-Studentët Shqiptarë Stuttgart-, në Liederhalle me 03.02.2023
Pamje e pjesshme nga salla

Xhafer LeciNga Xhafer LECI

Organizuan një mbrëmje madhështore me moton:” Gala e donacioneve”.

Një ardhmëri për fëmijët – Spendengala 2023

Pamje nga kryesia e punës

Pjesëmarrja ishte shumë e madhe, disa qindra pjesëmarrës, në mesin e tyre edhe gjermanë/e, kryesisht, rini djem e vajza, hyrja e pranueshme mbi moshën 18 vjeçe.
Flitej shqip e gjermanisht dhe përkthehej…

Morën pjesë personalitete të shumta, kryesisht, shqiptarë/e, por edhe gjermanë/e si:

Konsullja e Përgjithshme, në Stuttgart, Lumturie Lipoveci, e cila foli për kontributet e mëdha të Mërgatës shqiptare, në përkrahje të përhershme në shumë fusha të popullit dhe vendit tonë.

Zonja Isabel Fezer, kryetare e Bashkisë së kryeqytetit Stuttgart, e cila foli për mundësitë e jetës, punës, shkollimit të shqiptarëve.

Pjesëmarrës ishin edhe konsujt Benik Miftaraj, Gramos Berisha dhe zyrtari Fehmi Koci; prifti Don Albert Krista, imami Hazbi Sylejmani. Përfaqësues të Shoqatave, Xhevdet Syla, Shoqata “Pavarësia” Stuttgart; Baki Mustafi, Ansambli “Pavarësia”Stuttgart, Gjylije Lecaj, sekretare „Qëndra Kulturore Shqiptare“ Stuttgar; Xhafer Leci Kryetar Nderit dhe Taxhidin Bakija, kryetar, Shoqata,”Kadri Zeka “në Nürtingen.

Ne nga shoqata “Studentë dhe Akademikë Shqiptarë Stuttgart e.V.” ju ftojmë, përzemërsisht, në galën e mbledhjes së fondeve të organizuar nga ne nën moton “Një ardhmëri për fëmijë” – “Një e ardhme për fëmijët”

Me gala, ne dëshirojmë të mbështesim organizatat që promovojnë mundësitë dhe kushtet arsimore për fëmijët dhe të rinjtë në vendet shqipfolëse – në frymën e Shoqatës sonë.
Programi i mbrëmjes ka në fokus kulturën shqiptare.

– Muzika tradicionale Çifteli
– Film i shkurtër i shoqatës ASAS e.V.
– Shfaqje me poezi
– Duke kënduar
– performancë kërcimi
– Ekspozitë arti…

Wendlingen, 05.02.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.