“Unë kurrë nuk kam diskutuar, me djalin tim ose vëllain tim ose me dikë tjetër, ndonjë gjë që ka të bëjë me bizneset e tyre.” – Joe Biden, ish pensionist, ish zv/President dhe sot gabimisht kryetar shteti i SHBA-së
“Unë mendoj, se ky ishte treguesi im i parë, pse ndoshta FBI ishte më e interesuar për t’ia kthyer laptopin ish-pronarit dhe për të mbrojtur familjen Biden, sesa ata po më mbronin mua ose për t’a çuar këtë në kanalin e duhur. Unë, mund të them patjetër se ai (Hunter Biden) ishte i dehur. Kur kërkova mbiemrin e tij, pati një pauzë të gjatë. Dhe ai shtoi në mënyrë sarkastike Biden…” – John Paul Mac Isaac, teknik kompiuterash “The Mac Shop”, 12 prill 2019, Delaware, SHBA
Libër i ri: Shtëpia Botuese Amerikane “Marco Polo” në SHBA, publikoi një raport prej 630 faqesh mbi laptopin e djalit të ish zv/Presidentit në vitet 2008-2016 dhe sot sërisht (2020-2023…) në Shtëpinë e Bardhë Joseph Robert Biden Jr. “bisnesmenit” Hunter Biden, që dokumenton tërësisht 459 krime të kryera nga Biden-ët dhe bashkëpunëtorët e tyre. Ato përfshijnë: 140 krime biznesi, 191 krime seksuale dhe 128 krime droge.
“Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, dhanë 419 milionë dollarë përmes iniciativës së tyre Chan Zuckerberg për mediat. Të shitura si fonde zgjedhore jopartiake, për të ndihmuar bordet zgjedhore vendore, shumica e fondeve shkuan për qarqet demokratike. Kështu në shtetin Wisconsin, një hetim i mbështetur nga shteti zbuloi se rreth 10.3 milionë dollarë nga grupet ndihmuan në rritjen e votave demokrate në numërimin e shtetit, që Biden “fitoi” me 20,686. Grupet shpenzuan 45 milionë dollarë në Gjeorgji, ku Biden fitoi me 11,779 vota dhe 5,1 milionë dollarë në Arizona, ku Biden fitoi me 10,457 vota. Në disa zona anembanë vendit, financimi i Zuckerberg i shtyu shpenzimet për votë nga zyrtarët zgjedhorë në gati 5 dollarë në qarqet e fituara nga Biden, krahasuar me pak më shumë se 1 dollarë në qarqet e fituara nga Trump.” – Sipas një Raporti RealClearPolicy
Klajd Kapinova
Facebook ose FAKEBook, ka cënuar dhe shkelur hapur vazhdimisht Amendamentin e Parë të Kushtetutës Amerikane, duke fshirë (delete) miliona profile apo përdorues (njerëzve) të saj në SHBA dhe botë, të cilat opinione dhe ide nuk përputhen me platformën e pastër politike imponuese të majtë dhe pro qeveritare të administratës së papërgjeshme, anti-amerikane dhe supër korruptuar sot këtu (2021-2023).
Unë 3 herë kam ra viktimë e FAKEbook, duke më fshirë disa herë profilin personal të mëparshëm, vetëm për arsyen e thjeshtë politike. Rasti i parë ka ndodhur pas muajit nëntor të vitit 2020, kur publikova shtatë tabela përmbledhëse me fakte dhe mashtrime elektorale presidenciale, që ishin pjesë e një investigimi tim me këtë tematikë asokohe në SHBA, tashmë të botuar në librin: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Botimi i Parë, Shkodër, Albania dhe Botimi i Dytë në amazon.com, barnesandnoble.org etj., në SHBA).
Organizatat kriminale anti-amerikane Big Tech, Big Media, Deep State, Cabala, Klubi 300, arbitralisht dhe me mashtrime mediatike, (me çensurë totale, vota të vjedhura dhe manipulime organizuara në shkallë kombëtare), vendosën në Shtëpi të Bardhë Joe Biden.
Ish bossi i Twitter Jack Patrick Dorsey (1976)[1] dhe FAKEbook e kanë pranuar më në fund, para Kongresit Amerikan, se kanë bërë çensurë, sepse ishin të influencuar dhe manipuluar nga partia demokratike amerikane, fushata elektorale e ish kandidatit demokrat Joe Biden dhe posaçërisht nga FBI e CIA etj.
Ish-CEO i Twitter Jack Dorsey, pranoi më në fund se çensurimi i historisë ishte një “gabim total” i tij. Big Tech mashtruese dhe keqinformuese, u vu për 12 muaj para kritikave të forta nga populli amerikan, Senati dhe Kongresi Amerikan, për shkelje të përsëritura abusive të lirisë së shtypit, lirive dhe të drejtave të njeriut, çensurën dhe imponimin e politikave socialkomuniste globaliste popullit amerikan etj.
Kështu edhe në dëshminë para Kongresit dhe Senatit Amerikan, Big Tech pranoi se kishte gabuar dhe kishte qenë e njëanshme politikisht pro partisë demokratike dhe pro kandidaturës së Biden, por nuk kërkoj falje për këtë veprim anti-Kushtetutes, kur dihet se Big Tech nuk janë agjenci informimi, pra gazetarë karriere dhe nuk njihet të liçensuara si të tilla në SHBA.
“Jo, raportimi ynë, shpjegoi sesi gjithçka erdhi nga një laptop që Hunter e harroi në një dyqan riparimi kompjuterash, pronari i të cilit kështu fitoi të drejta të plota për kompjuterin e braktisur, skedarët dhe të gjitha materialet e shumta sensitive, që ishin brenda saj. As Biden nuk akuzoi The Post për hakim. Dhe CEO i Twitter Jack Dorsey, pranoi më ne fund, në një seancë Dëgjimore në Kongres se çensurimi i historisë ishte një “gabim total”.
Komunisti globalist Jack Dorsey, kishte gënjyer hapur dhe në mënyrë sistematike popullin amerikan, duke përdorur rrjetin e tij social papagall Twitter, si mbulesë për të fshehur dhe stimuluar korrupsionin galopant të familjes Biden, deri sa ai e shiti kompaninë e tij propagandistike.[2]
Në fakt, për hir të së vërtetës, duhet thënë se hakeri dhe ndërhyrësi sistematik i vetëm kryesor i dëmshëm për mospranimin e profilit tim (dhe të shumë përdoruesve të tjerë nëpër botë), është vetëm FAKEbook dhe bossi Mark, të cilët këtë taktitë dhe lojë e kanë bërë dhe e bëjnë vazhdimisht prej shumë vitesh ndaj biliona përdoruesve të tij.
Sikurse para 3 viteve edhe sot ky rrjet social globalist, ka rifilluar herët platformën e vjetër të fushatës elektorale, në mbështetje të korrupsionit kriminal familjar dhe shtetëror të boss-it real të tij, ish senatorit, ish zv/Presidentit të SHBA-së Joseph Robert Biden Jr. ose sikurse njihet si Joe Biden, i cili fatkeqsisht sot si shkaktari dhe rrënuesi i drejtpërdrejtë i vendit tonë.
I panjohur në postin e tij të vjedhur padrejtësisht mbi 75.000,000 patriotë konservatorë amerikanë tesh 3 vjet, Joe Biden 81-vjeç, ka shpallur hapur se do të kandidoj sërisht edhe për një mandat të dytë ku ai tash disa muaj nuk ka hapur ende zyrat e fushatës shtabit elektorale, dhe nuk ka bërë asnjë takim me elektoratin demokrat.
Nga ana e tjetër, lëvizjet reformuese anti-komuniste dhe anti-Biden brenda partisë së tij këtu, janë shfaqur hapur publikisht kundër tij, duke shpallur hapur kandidarën apo sfidën zyrtare, duke filluar takimet me elektoratin e tyre për primaret brenda vetë partisë. Kështu tre kandidatë të tjerë, janë futur në garën presidenciale, midis të cilëve edhe nipi i ish Presidentit demokrat John F. Kennedy (1917-1963) (i vrarë fatkeqisht nga një antar i partisë demokrate amerikane), Robert F. Kennedy Jr. (1954)[3] [4] ka sfiduar politikisht direkt dhe hapur Joe Biden dhe partinë e tij komuniste të korruptuar.
Media dhe Big Tech (ku më e pasionuar në çmendurinë e tij është FAKEbook dhe bossi i saj), kanë kohë që kanë rifilluar të bëjnë lojën e vjetër të mbështetjes së Joe Biden edhe për një mandat të dytë edhe pse publiku amerikanë masivisht, sipas anketave të pavarura janë shprehur hapur kundër në masën 70% nga ana e elektoratit demokratë dhe 95% nga ana e votuesve konservatorë republikanë amerikanë, për rikanditimin e tij të dytë, së pari, për arsye të moshës madhore dhe së dyti për arsye të korrupsionit galopant të shekullit, që ka shperthyer dhe po i vjen era e keqe në siperfaqe me prova dhe fakte të zbadhura nga tashmë edhe nga vetë media e tij ektreme ultra e majtë.
Nga ana e tjetër dihet historikisht, se dyshja e pandashme FAKEbook dhe sleepy Biden, kanë çensuruar popullin amerikanë, për të thënë e publikuar të vërtetën mbi vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve pesidenciale të vitit 2020, duke fshehur hapur me paramendim korrupsionin dhe mohuar fituesin real dhe popullor të zgjedhjeve presidenciale amerikane, që ishte Presidenti Donald J. Trump. (TRUMP WON)
FAKEbook dhe FBI mbuluan në emër të “vërtetës” Laptopin prej Ferrit të Hunter Biden
Të njejtën mision negativ dhe rutinë anti-amerikan FAKEbook e ka bërë edhe për Laptop from Hell (gjatë muajve Tetor-Nentor, 2020), të djalit të Joe Biden, duke bashkëpunuar hapur me FBI, për të penguar dhe çensuruar gazetën më të madhe konservative amerikane New York Post, e cila kishte filluar ciklin e shkrimeve dhe botimin e dokumenteve origjinale nga ky kompiutër.
Këto media të korruptuara dhe Big Tech, paturpsisht bënë fushatë elektorale të sinkronizuar me familjen Biden, duke i fshehur me paramendim popullit amerikanë të vërtetën mbi laptopin e parë dhe të tjera të Hunter Biden.[5]
Ky mbulim me paramendim i korrupsionit shtetëror ngre pyetje të shumta, si:
- A ka Joe Biden konflikte interesash që rrezikojnë interesat kombëtare amerikane!?
- A ka përfituar Joe Biden financiarisht nga këto marrëdhënie?
- A është Joe Biden i cënueshëm ndaj shantazheve nga armiqtë e Amerikës?
- A mund të shpjegojë kjo disa nga veprimet e tij të dyshimta gjatë kohës që shërbente si zëvendëspresident apo president sot!?
I ndodhur përpara presionit popullor dhe nga ardhja në Kongresin Amerikan të republikaneve patriotë konservatorë, Mark-u këtë çensurë totale të vendosur nga FAKEbook e ka ripranuar vetë publikisht, se ai personalisht ka bashkëpunuar (me biseda të rregullta me FBI) dhe mediat e majta globaliste, për të fshehur me çdo kusht krimin e Hunter Biden dhe ndihmuar atë dhe babain e tij Joe Biden, për mos shpërndarjen e informacionit të saktë dhe origjinal mbi laptopin e Hunter Biden, duke mbështetur gënjeshtrën e përhapur me qellim publikisht me 51 firma nga agjentët e CIA dhe FBI, se ai (laptopi) është dezinformim dhe “sajesë” (krijese) e shërbimit sekret rus…
Sipas agjencive të ndryshme të lajmeve dhe gazetave presigjioze amerikane, britanike dhe australiane, me kërkesën e djalit të tij zv/Presidenti i SHBA-së, vetë asokohe zv/Presidenti i SHBA-së Joseph Joe Biden Jr. u takua miqësisht për bisnes me Vadym Pozharskyi, një këshilltar i firmës energjetike (gaznxjerrëse) ukrainase Burisma, e cila punësoi Hunter Biden si anëtar të bordit të lartë eksekutiv, të paguar shumë mirë nga $80,000 deri në $120,000 në muaj dhe $1,500.000 në vit, pavarësisht mungesës së përvojës së tij zero në energji të Europës Lindore, mungesën e njohjes së gjuhës ukrahinase etj., etj.[6]
Mirëpo më vonë u zbardh, se FAKEbook me Big Tech, ishin pjesë e lojës apo puçit elektoral, ku ndihmuan me heshtjen dhe mbytjen e zërit të së vërtetës në vjedhjen masive të zgjedhjeve presidenciale të vitit të zi 2020.[7]
Tashmë, është vërtetuar fatmirësisht, se nëse FAKEbook, etj., media të majta amerikane dhe globaliste komuniste, do të kishin lejuar shpërndarjen dhe botimin e informacionit të saktë, që qarkullonte asokohe gjithkund mbi Laptopin from Hell të Hunter Biden, sipas sondazheve të bëra në popullin amerikan, del se mbi 75% e votuesve amerikanë do të kishin ndryshuar votën dhe nuk do të kishin nxjerrë kurrsesi si fitues gënjeshtarin serial dje dhe sot, të përfjeturit në këmbë Joe Biden.
Fatmirësisht, për këtë dhe veprimtari të tjera korruptive dhe manipulative të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, me shkelje të përseritura qëllimisht të Amendamentin të Parë të Kushtetutës Amerikane, FAKEbook dhe bossi i saj Mark Zuckerberg, sot është në hetim masiv nga Kongresi Amerikan dhe në gjyq me disa nga shtetet amerikane.
Tregimet faktografike, tepër të detajuara të gazetarës Miranda Devine për përmbajtjen skandaloze të laptopit të Hunter-it, shërben si një libër shoqërues konkluzioni, i cili thekson përpjekjet e së Majtës Ekstreme Komuniste këtu, për të mbrojtur me çdo kusht dhe mënyrë Joe Biden, për të rifituar kështu frenat e pushtetit.
Elon Musk në X nxori lakuriq puçin më të madh kriminal elektoral të organizuar në historinë e SHBA-së kundër Presidentit Donald J. Trump
Me publikimin e dokumenteve origjinale të brendshme në X nga bossi i ri Elon Musk (që mbulojnë çensurën e mbulimit të tetorit 2020 të New York Post të laptopit të Hunter Biden), vendosa se ishte koha të lexoja librin e Devine, të cilin e kisha blerë së fundi.
[1] Sot rrjeti social X, me pronar Elon Musk (1971)
[2] New York Post, 13 Tetor, 2021
[3] Robert Francis Kennedy Jr. (lindur më 17 janar 1954), i njohur gjithashtu me inicialet e tij RFK Jr., është një avokat, politikan dhe shkrimtar amerikan mjedisor. Ai është i njohur për mbrojtjen e informatave të sakta kundër vaksinave të lidhura me shëndetin public amerikan. Ai është kandidat për nominimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Që nga viti 2005, ai ka promovuar pretendimin e saktë tashmë të provuar shkencërisht për një lidhje midis vaksinave dhe autizmit, dhe është themelues dhe kryetar i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një grup mbrojtës kundër vaksinave vrastare sot. Që nga fillimi i pandemisë së virusit kinez Covid-19, Kennedy është shfaqur si një përkrahës kryesor i informimit të saktë të vaksinës vrastare në SHBA. Pjesa më e madhe e kritikave dhe shkrimeve të Kenedit për shëndetin publik kanë synuar me të drejtë “figura” gënjeshtare (të provuar edhe nga Kongresi Amerikan në vitin 2023) të diskritituara publiksiht, si: Anthony Fauci, Bill Gates dhe Joe Biden. Ai ka shkruar libra duke përfshirë librat e fundit të tij më të shituara best seller, si: Robert Francis Kennedy Jr., “Anthony Fauci i vërtetë”, botuar në vitin 2021 dhe librin tjetër: Robert Francis Kennedy Jr., “Një Letër për Liberalët”, botuar në vitin 2022. Sikurse dihet avokati Kennedy, është djali i Prokurorit të Përgjithshëm dhe senatorit të SHBA-së Robert F. Kennedy dhe nipi i presidentit të SHBA John F. Kennedy. Pasi u rrit në zonën e Washington-it, DC dhe Massachusetts, ai u diplomua në Universitetin e Harward-it dhe mori gradën e doktorit si Juris nga Shkolla e Drejtësisë e Universitetit të Virxhinias. Ai, filloi karrierën e tij si ndihmës avokat qarku në qytetin e Nju Jorkut. Në vitin 1984, ai iu bashkua Riverkeeper dhe Këshillit të Mbrojtjes së Burimeve Natyrore (NRDC) në vitin 1986, dy organizata jofitimprurëse të fokusuara në mbrojtjen e mjedisit. Ai u bë Profesor ndihmës i së drejtës mjedisore në Shkollën Juridike të Universitetit Pace në 1986. Në vitin 1987, ai themeloi Klinikën Mjedisore të Çështjeve Gjyqësore të Shkollës Juridike Pace, ku mbajti postin e avokatit mbikëqyrës dhe bashkëdrejtorit deri në vitin 2017. Ai themeloi grupin mjedisor jofitimprurës Waterkeeper Alliance në 1999, duke shërbyer si president i bordit të tij.
[4] Robert Francis Kennedy Jr., “The Real Anthony Fauci”, USA, 2021
[5] ‘Is He Corrupt Or Not?’: GOP Lawmaker Hammers Joe Biden And Hunter Biden Over Business Dealings. At a House Oversight Committee hearing last week, Rep. Pat Fallon (R-TX) spoke about Hunter Biden. https://www.youtube.com/watch?v=Z8zh0MWoAqM
[6] ‘Do You Agree That The Hunter Biden Laptop Was Not Russia Disinformation?’: Blackburn Grills Wray. At today’s Senate Judiciary Committee hearing, Sen. Marsha Blackburn (R-TN) grilled FBI Director Christopher Wray. https://www.youtube.com/watch?v=ayjA31-0yPQ&
[7] Shih, The New York Times, Washington Post, USA Today, Los Angelos Times, Boston Globe, CNN, ABC NEWS, BBC, EuroNews, Sky News etj.