A po rrezikohet koha e paqes në Evropë?

0
167
Skënder Mulliqi

Skënder MULLIQI

Fundshekulli i kaluar solli Evropën dhe Amerikën para një sfide të madhe dhe të rrezikshme për paqën botërore.Serbia e Millosheviqit nuk pranojë shpërbërjën e ish–Jugosallvisë në mënyrë paqësore. Ajo në synimin për formimin e Serbisë të Madhe vuri në ballë një ultranacionalist të tërbuar, Milloshviqin për të realizuar elaboratët shfarosëse serbe karshi shqiptarëve autokton. Lufta në ish-Jugosllavi solli viktima të shumta në njerëz dhe shkatërrime të mëdha materjale. Po bëhën 24 vite pas përfundimit të luftës në ish–Jugosllavi më Kosovën. Demokracia mori mbështetje në vendet lindore, e pritej që edhe Rusia të demokratizohej në një masë.

Bota Perëndimore ishte e hapur, për të gjithë. Por, që Rusia jo që nuk u demokrtatizua, por ajo fillojë më luftën më Ukrainë, që është bërë barrë e madhe e Evropës dhe Amerikës.Çështja e sigurisë ka qenë gjithmonë më e rëndësishme e çdo kombi dhe shteti, dhe duket tashmë së nuk është e mirë në këtë fillim shekull. Bota është bërë edhe më komplekse dhe brutale më luftërat në Ukrainë dhe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit. Për shkak të zhvillimeve të tilla, edhe Kosova duhet të bëhët gati për të gjitha sfidat. Normat ndërkombëtare po thyhen, duke marrë një përshkallëzim të rrezikshem për paqën në botë.Nuk po shohim një përfundim të shpejt më ndonjë marrveshjeve paqeje në mes Ukrainës dhe Rusisë.

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, përveq një armëpushimi nuk parashikohet që të ndalët shpejt, pavarësishte humbjës të shumë jetëve njerëzore. Paqën e mundshme në Lindjën e Mesme po e pëngojnë Irani dhe Rusia, kjo e fundit jetikishte është e interesuar që të gjuajë zjarrin e luftës në pjesën më nevraligjike të Evropës, në Ballkan, së pari në Kosovë për coptimin e saj ose edhe më shumë. Armët gjithnjë e më shumë po grumbullohen në Serbi, ku Dodik po kërcënon më shkëputjen e Republika Serpska nga BH-ja, së bashku më një zjarr politik në Mal të Zi, pas ardhjës në pushtet të Jakov Millatoviqit.

Vendi që më së shumiti po rrëzikohet nga shovenizmi ruso- serbomadh është Kosova, e cila që shumë kohë ju ka ekspozuar kërcënimeve më luftë, nga Putini dhe Vuqiqi, të cilët edhe morën një aksion terroristë në Banjskë të veriut të vendit, e që nuk ja arriten synimit. Qëllimi përfundimtar i Rusisë dhe Serbisë së bashku më Kinën është thyerja e fuqisë politike të Amerikës në Evropë dhe normave demokratike, për të kthyer Rusia e diktatorit, Vladimir Putin fuqinë e humbur që e kishte dikur, të ish Bashkimi Sovjetik.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.