LËVIZJA PËR ILIRINË

0
172
Atdhe Geci

LËVIZJA PËR ILIRINË

Atdheu thërret t’ia kthejmë emri, Iliri

Pellazgia jeton te të gjithë shqiptarët
është gjak Shqipërie në trojet Ilirisë
në shqip shkruanin pellazgë-arbëror
në shqip shkruante edhe Homeri ynë.

Nuk ka një gjuhë tjetër perëndie, si
shqipja jonë, si gjaku i saj gjuhësor
si dielli ynë dhe hëna shkëlqimtare
si katër mollat e kuqe të Shqipërisë.

Ashtu si era që ndryshon drejtimin
ashtu dhe shumë kahe vetndryshojnë
ç´bën historia nëse ne nuk veprojmë,
Atdheu na thërret të thërritemi, Iliri!

Jam në Kodër të Brijës në Roganë
ndryshimi kufirit s’është i pamundur
të kaluarën e keqe ne po e shembim,
qëllimi ynë kurrë s ́ka qenë më afër!

Atdhe i të gjithë shqiptarëve, lëviz
merrja tokat tona grekut edhe serbit
marsho udhës së popullit, hap rrugë
kombi të thërret me emrin e vet, Iliri!…

Atdhe GeciRoganë, 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.