ASOCIACIONI RRËMUJË PARA STUHISË

0
143
Serbët në manastir - Banjskë

A I DUHET EVROPES NJË “HAMAS” BALLKANIK

Binak MAXHARRAJ

/Asociacioni nuk u duhet serbeve për një jetë me të mirë, por për mundsinë e ndarjes se veriut/
/Nuk ka Asociacion pa njohjën e Kosovës, te tjerat të çojnë në tredheti kombetare.Nese kjo ndodhë me presionin e ndërkombetarve ata bëhën pjesëemarres i tradhetisë se Kosoves./
/Asoiacioni është një maskë e kamufluar me shumë vrima, është thikë pas shpine në sovranitetin e shtetit te Kosovës, është goditje e drejtpërdeejtë kundër Kosoves që ka për qellim bllokimin e ardhmerisë se Kosovës/

Dialogu me Serbin nuk është i ditëve te sotit,më Serbinë është diagoluar që 12 vite.Nuk është arrijtë pathuaj asgje pos disa mareveshjeve paçavra qe e poshtersojnë Kosovën.Dhe kjo për fajin e vetë liderëva qe ishin ne pushtet ne ate kohë te cilet ishin te “shantazhuar, të zënë robe” dhe te nenshtruar nga Serbia gjatë gjithë këtij procesi te diagolomit bile rreshqiten edhe ne pazare te rrezikshme duke dal jasht vijezimit te dialogut për te bërë pazare edhe për kufinjet e Kosoves me mundesi deri ne ndarje.Që nga viti 2018 nisi kalvari midis trojkes Vuçiq,Thaçi dhe Rama për mundësin e ndarjes apo te korixhimit te kufinjve nen slloganin se “veriu na qenka një dhurat e kriminelit,masakruesit dhe përndjekësit te shqiptarve Aleksander Rankoviqit”.

Serbia ishte ajo qe fare nuk ishte e interesuar për dialog e me se paku për përmiresimin e pozites sociale te pakices serbe ne Veri.Kjo nuk ishte qellimi qe Serbia hyri ne dialog,por ishte diçka me shumë,ajo Veriun e kishte dhe e ka interes nacional dhe kombetar.Për këtë interesë nacional te Serbisë,sepse sipas kesaj trojke veriu I praruar ne ar e argjend qe nuk gjendën askund ne botë,nuk na qenka interes”nacional I Kosovës”por I Serbisë.Bile kjo katrahurë rreth ndarjes se Kosoves shkoj shume larg deri ne Shtepin e Bardhë perms “tradhetisë” se ish-ambasadorit Richard Grenell çdo gje ishte gadi qe Serbisë ti jipej veriu.Por,dikush I ra “ziles”,u turbullu qielli,erdhen fortuna dhe stuhi te forta te cilat e detyruan një avion qe te këthehet,most e shkoj ne Shtepin e Bardhë dhe kështu shpetoi Kosova nga ndarja.

Thjesht Serbia për dy dekada e kishte”pushtetin”ne veri,bente çfare donte, asaj i duhej veriu e jo pozita e një grusht serb ne veri,por ata i ka si vegla pune,për manipulim me ta sa here I duheshin ne mesin e te cileve zgjodhu kriminel dhe banda kriminelesh për te destabilizuar veriun çfare ndodhi disa here kur kriminelet dhe bandat kriminele në krye me Rajdiçiqin dhe banden tij benë protesta,bllokuan rruget duke venë barikada e deri ne sulmet fizike ne policin e Kosovës,gazetaret e aq me keq edhe deri te poshtrimi I KFOR-it(NATO-s)të cilit I rrahën dajak duke u shkaktuar lendime mbi 100 pjestarve te KFOR-it .
Por ajo me tmershmja ndodhi me 24 shtator të krtij viti kur këto banda kriminelesh te armatosur me armatim te sofistikuar te marra nga depozitat e armates serbe,me siguri me dijen e vete presidentit Vuçiq, kryen mbenda Kosovës aktin me te turpshem terrorist duke i cenuar kufinjet e Kosoves duke e sulmuar policin e saj dhe duke e lëne te vrara Afrim Bunjakun.Por dhjemt trima te policis se Kosoves e moren se shpejti situatën ne dor duke I vrar,arrestuar dhe ndjekë nga territori i saj si qent e terbuar.

Dhe përseri edhe përshkak te këtij akti terrorist te papresedan BE dhe Amerika ndejën me duarkryq duke bërë seri dhe sehire duke mos e sanksionuar por vetem me ndonjë vrejtej sa për te larë gojën.Pra,a është e mundshme,dhe si eshtë e mundshme qe terroristet I lejoj KFOR-i uke mos reaguar fare ,por i lane terroristet lirshem te hyjnë dhe te largohën.Por edhe me drastike është fakti se u shukatën deri ne poshtersinë e tyre qe, as BE e as Amerika nuk i vuan kurrfarë sanksionesh Serbisë për çfarë u çuditë e krejtë bota por edhe me tutje perms Borellave,Lajçakave dhe Eskobarvae filluan te lepijnë dhe ta përgëdheëin Vuçiqin,I cili për shkak të ketij përqafimie Vuçiq po merrë hove po tallej me ta.Por se shpejti ne vend te rremujes do ta kënë edhe stuhin sespe ret e zeza për rreth asociacionit veç po vringllojnë ne qiell.Radojçiqi është duke e pregatitur palnin me ndihmen e banditeve Rus Wagner,me kriminelet e deshtuar me pare,me pjesemarrjën edhe te ushtrisë serbe,më “lista srpska”me “mbrojtjen civile””brigade e veriut”në Rashkë e gjetiu po pregatisin skenar për një sulm te serishem ne Kosovë

Megjithëse situata e sigurisë mbetet e brishtë, duke e pas parasysh situatën “ngreh e mos keput” përgjatë ketyre 12 viteve ne dialog pa dialog te vertetë,çor por me ndermjetesues proserb si me Borellin dhe Lajçakun qe vijnë nga shtetët qe se njohin Kosoven,por edhe me prosebin Gabriel Escobar i cili familjarisht është ne miqesi me Serbin.Gjatë dialogut 12 vjeçar janë errijtë mbi 33 mareveshje siç thuhet paçavra te cilat nuk vlenin as për ti fshier duart nga te cilat gadi asnjë prej tyre nuk janë realizuar,sespe siç theksova me lartë Serbia nuk e kishte synim dialogun por përmiresimin e gjendjes sociale te pakicës se sajë në Kosovë por diçka tjeter,pra interes i sajë është ndarja e Kosoves anipse ka deshtuar por sillët ne mendjen e ultra-fashizmit ne Serbi por qer tani kjo ide te sillet dhe mbeshtillie perms Asociacionit te komunave me shumicë serbe,te cilën lideret e më parshem Hashimi dhe Mustafa ia lane si kopil Asociacionin antikushtetues te nenshkruar nga ata me 2013/2015.për te cilin bashkesia Nëdrkombetare kërkon më ngullim qe te formohet Asociacioni I komunave me shumicë serbe.

Kulaçin që se bënë vetë ta bejnë të tjeret?!

Qe dy vitet e kendej prej ardhjes se qeverisë Kurti kjo çështja e formimit te Asociacionit të komunave me shumicë serbe u be shumë aktuale pati edhe presione nga nderkombetarët(BE/SHBA).U përmenden mbi 30 modele te Asociacioneve nga mbarë Evdopa,ai i ekipit menagjues,ai i Kroacisë i cili edhe ishte i pelqyer nga Kurti,por ne këtë punë u përzi pa te drejtë edhe santrapi i Shqiperisë Edi Rama me draft-statusin e vetë te cilin Kosova e injoroi bile as qe e lexoi.U bënë presione nga te gjitha anët qe draft-statusin te shkruaj vetë qeveria e Kosovës çfarë ishte edhe detyrë e sajë.Por nuk ndodhi kjo.Vetë Kryeministi Kurti bëri eskivazhe te ndryshme me qellim qe ti ikë.Por,nuk thotë populli kotë kulaqin qe se bënë vetë ta bejnë te tjeret të pelqej apo jo.

Pra, duke e patur parasysh se dialogu me Borellët,Lajçaket e Escobarët po shkonte keq pasi qe te tretë keta ishin proserb dhe anonin kah Serbia u desht te përzihet një nivel pak me i lartë për te arrijtë nje marevshje të mundshme..Kështu ne skenë dolen tre kreret e shteteve me te fuqishme të Evropes Koncelari i Gjermanisë Olat Scholz,Presidënti i Frances Emmanuel Marcon dhe Kryeminisrja e Italisë Gerogia Melon moren përsiper hartimin e një marevshje midis Kosovës dhe Serbisë duke e hartuar ate ne bazë te Planit Franko-German se pari ne Bruksel më 27 shkurt 2023 me një document bazë dhe me 4 shkurt 23 ne Ohër me një shtojcë për implementimi e kesaj marevshje.Kjo marevshje sipas asaj qe shkruhet ne te nuk e ka njohjën de jure te Kosovës,ky nuk ishte gabim i Kurtit sepse te medhënjet vendosen kështu,por kjo marevshje e Brukselit dhe e Ohrit sikur e ka mbrenda njefarë njohje de fakto ku shihet perms pranimite te dokumenteve,simboleve e shumë çka tjetër.Këtë marevshje ne parim e kanë pranuar,njohur edhe Kosova dhe Serbia, por derisa kreministri i Kosovës insistonte qe kjo marevshje për te qenë valide edhe nderkombetarishtë insistoi edhe te neshkruhet nga te dyja palet, por këtë e refuzoi presidenti i Serbisë Vuçiq,i cili me pastaj edhe deklaroi haptas se këtë marevshje nuk e ka nenshkruar dhe se për Serbinë ajo është inegzistente(e pa qenë),çfare edhe e rfuzoi ate për qellimet e tij sespe gjithëmon ai insistonte ne refuzimin e njohjes se Kosoves ne çafërdo forme qe të vjen ajo.

Gabimi i madh dhe deshtimi i pafalshem këtu qendron te vetë ndrmjetesusit dhe nderkombetarert si BE/SHBA te cilat e benë te pa falshmen qe nuk u insistua qe këto mareveshje te nenshkruhen sespe marevshjet ndërkombetare te pa nenshkruara ligjet dhe juridiksoni nderkomnëtar nuk i njeh si te vlershme.Nëderkombetarët si nga BE perms Borellit dhe Lajçakut dhe SHBA perms Gabriel Escobarit se bashku edhe me deklaratat e ambasadorve te Amerikes Hovenier në Kosovë dhe Hill ne Serbi e vunë opinionin ne lajthitje se marevshjet nederkombetare edhe te pa nenshkruara janë valide, çfarë nuk është e vertetë.është një mashtrim nga ana e tyre sespe çdo marevshje e panenshkruar nderkombetarisht nuk njifen,janë inegzistente.Këtë e theksojnë edhe shumë opinionist,jurist te shquar nga vendet me te fuqishme te botes si nga BE dhe SHBA.Vlenë te theksohet me këtë rast se këto marevshje e Brukselit dhe Ohrit janë inegzistente te pa pranueshme,te pa qendrueshme qe do te thotë se ligjet dhe juridiksioni nderkombetar nuk I njehë si të tilla dhe çdo gjykat nderkombetare as qe pranon ti shqyrtoi.Por,Ballkani përendimor e ne veçanti BE dhe SHBA pasiqe e i sollen këto marevshme incognito dialogu po vazhdon ne bazë te marevshjes se Brukselit dhe te Ohrtit te punuar sipas Planit Frank-Gjerman.

Pikërishtë me këtë rast ne pikën 7 te kësaj marevshje “flenë lepuri”.Behet fjalë se ne këtë nen është inkorporuar edhe nevoja e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe qe sipas mendimit tim është hapi i parë i formimit ne veçanti te etnitetit serb qe i bije ne kundershtim me Kushtetuten me karakter shumë etnik.Ky draft-statut i Asociacinit i cili është rezultat e pesshes nderkombetare qe kohë me parë e vizitoi Serbin dhe Kosovën është bërë “moll sherri”mes opozites dhe pozitës ne opinionin publik,nga fakti se po mbahet secret.Mbajtja secret te këtij draft-statuti nenkupton se një”dreç i madhe është futë mbrenda ne te” nga ana e ndërkombetarve dhe e prnimit të këtij”dreçqi”eshe nga ana e Kosovës.Pse.po mbahet secret ky draft-statut të cilin se ka hartuar Kosova po sjell huti,lajthitje ,dyshime se çfarë “dreqi mshifet mbrenda tij”qe i ka berlë aq kurioz opinionin te dijnë diçka me shumë për te.

Por, kryeministri Kurti këto ditë doli me deklaratën në një intervistë për mediat austriake,TV Thek ku tha se sipas këtij drft-statuti tha se nuk ka”shansa për Republikë Serbe në Kosovë”,kurse Ministrrja e punëve te jashtme Donika Gervallaprwsidentja e Kosovës Vjosa Osmani ne deklarimet e tyre për media tha se”drafti i Asociacionit i punuar nga BE/SHBA nuk është shumë i mire ka mjaftë sfida,por nuk ofron asnjë autonomi për serbet e Kosoves”.Por edhe Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani nuk e la pa e permend këtë Asociacion në një deklaratë te saj “tha se ne këtë draft-statut te BE hasen dy kuptimesi te fjalive te cilat me vonë mund te keqkuptohen dhe keqinterpetohën qe Kosovën do ta sjell në telashe.

Te nxirret nga”erresira,nga arresti shtepiak”ky Asociacion.

Që te mos vihet deri te këto telashe BE duhet te nxjerr nga erresira apo nga “arresti shtepiak” këtë draftë-statut e ta bejë public,kjo është detyrë e BE e jo e qeverisë se Kosovës.Por,qeveria e Kosoves ,poashtu edhe presidenca por edhe Parlamenti i Kosoves e kanë për detyrë immediate qe posa te publikohet ky draft-statut nga BE,le ti lenë të gjitha punet e “shtepisë anash”,siç thuhet ne popull,e te merret ekskuzivisht ne te gjitha nivelet deri ne Parlament,me pozitë dhe opozitë te bëhën bashkë dhe te debatojnë për këtë draftë statut sepse nga kjo qethje dhe krehje e këtij draft-statuti mvaret edhe e ardhmja e Kosoves e ne veçanti veriu i sajë.Ne veçanti duhet rreth kesaj çeshtje te akordohën pozitë dhe opozitë.sespe ky është interes nacional,e jo me pastaj të mundohën te ia lenë ngile njera tjetres,ne stilin e Isa Mustafës “jo unë se bera Asociacionin ,por e beri para meje Hashim Thaçi”.

Dhelpra Lajçak ne Kosovë me strajcën tij?!

Por, kohë me parë qendroi ne Kosovë dhe pro Serbi ndrmjetesuesi sllovak Mirosllav Lajçak I cili ndersjetull e kishte pasë edhe këtë draft-status te BE qe ende po mbahet në”arrest shtepiak”.Në takim me opozitën ua përplasi këtë draft-statut Ramush Harajdinajt të AAK, Memli Krasniqit te PDK dhe Lumir Abdixhikur te LDK.

Dhe këtu filloi pisllaku midis ktyre t opozitese kur janë ne pyetje çeshtjet madhote për shtetin.Më trimja u tregu AAK. Burim Ramadani mori guximin dhe kurajon qytatare e bejë public për opinionin e gjerë,pa pritur qe ate te bënë BE se pari.Sipas indikacioneve thuhet se ky draft-statut është ai i verteti. E lexuan apo se lexuan këtu tani vjen[ ne shprehje kopilia e opozitarve si Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhiku te cilët për opinionin filluan e gjuajn spica jo se kam perë, jo se kamë lexuar,krejtë sipas stilit te tyra prej rrencave dhe mashtruesve ordinar.

Por ne vazhdim po sjelli edhe disa opinione te ndryshme nga analist,opinionist lidhur me ate se si e kanë pa,si e kanë lexuar këtë draftë-statut i cili është “Alfa dhe Omega” për ardhmerin e Kosovës.

Nga mediat në Kosovë por edhe me gjerë ky draft-statut u bombardua ashpër i cili u lnurë dhe u be lesh nga te gjitha anët, nga të gjithë ata qe marrin vesh në ketë punë.Çështja e parë është se si na piku nga qielli apo nga erdhi,pse erdhi bash nga ata nga te cilët nuk duhej te vinte.Apo aq me keq a mos jemi aq analfabet ne këtu ne Kosovë sa qe nuk po “dijmë”te marojmë një draft-statut dhe u sillem rrotull e çrrotull siç thotë populli rreth”dardhes se ahmatit”sa qe të presim qe këtë draft status te ne e bejnë te tjerët te cilin nuk po e bejnë publik hala për opinionin,por tinzishte ia futen ne strajcë ndërmejtesuesit pro serb Miroslav Lajçak qe te shkoj deri ne Serbi e Kosovë qe draftin te ua kallxon për nuk ua jepë.Në bazë te të gjitha këtyre marifeteve mediat dhe portalet analist dhe opinionist vershuan me mendimet dhe qendrimet e tyre te duke e lavderuar apo dhe më shumë share këtë draftë-statut.

Gadi te gjithë analistet dhe opionistet ne mesin e te cileve jamë edhe unë,pike se pari gadi te gjithë pajohen me se tëpërmeni ne dy çeshtje te cilat janë gaca te ndezura qe mund te shendrrohën me vonë në flake.

Non sensi idioteskt i ndërkombetarve hartues te këtij draft- statute?!

Se pari, te gjithë pajtohën se çka kërkon qe ne preambulë pos te tjerave te futen pa shkas edhe Rezoluta 1244 e KS te OKB.Sipas kësaj Rezolute 1244 e cila është ende ne fuqi sot e klësaj dite Kosovën e trajton si pjesë e teritorit te ish-RFJ-se qe nenkupton edhe si pjesë e Serbisë.A nuk ëshët ky një non sens idioteskt i hartuesve te këtij draft- statuti qe me këtë Rezolutë done me ja lidhe kambet Kosovës.Pse, këta kopila hartues ne këtë preambulë nuk e fusin edhe Vendimin e GJND te drejtesisë te vitit 2010 ku theksojnë se shpallja e pavaresisë se Kosoves është legjitim ne tërë terirorin e saj,është në përputhje me te gjitha konventar dhe ligjet ndërkombetare.

Se dyti, Ç’kërkon qe në këtë draft-statut te figuron edhe çështja e Arbitrazhit.
Te gjithë analizuesit e këtij draftë-statusi pajtohën se çeshtja e Arbitrazhit nuk ka vend ne këtë draft dhe se është si një qelizë kanceri i cili do te merrë metastaza me vonë.Ky fare arbitrazhi e venë ne pozitë te njejtë Kosoven me Asociacionin si gadi dy shtete I bie sikur Asociacioni po del si pale e jashtme.Pra,Arbitrazhi është antikushtetues i paparapar me asnjë ligjë e as me kushtetutën e Kosovës i cili e cenon drejtë për drejt sovranitetin e Kosovës.Arbitrazhu si i till është antikushtetues të futet nëe këtëe draft-statut I cili Asociacinin e nxjerrë si pale te posaçme karshi shtetit te Kosoves jo vetem qe duhet por sipas te gjithë analisteve nuk guxon te figuroi ne tekstin final te këtij drafti,këtë duhet ta heq edhe Kushtetusja kur drafti ti kalon asaj.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin Përendimor dhe profesor ne Universitetin amerikan Johns Hopkins,Daniel Server i cili qendron gjithehrë ne ballë te analizave për Kosovën,edhe kesaj here lidhur me draft-statutin për Asoiacionin qe Kosoves ia shkruan te tjerët,sikur I kundrvehet ambasadorit amerikan ne Kosovë Jeffey Hovenier i cili pat theksuar se Asociacioni nuk do te ketë”kompetenca ekzekutive dhe i njejti do te jetë ne përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”,sipas Serverit nuk po delë ashtu.Po,pse,sespe Server nuk bazohet ne deshirat e polikanve nderkombetar te cilët”deshirojnë “lavdishëm” ta kryejn punën e tyre dhe te fryhen si quranat, e për pasojat ata me pastaj nuk lodhën fare.Daniel Server si një njohes I thellë I çështjeve dhe problemeve me te cilat ballafaqohet Ballkani përendimor e ne veçanti Kosova ne këto vitet e fundit i beri një analizë te thuket këtij draft-statuti i cili privatisht u publikuar kohet e fundit ne shqip dhe anglisht.Server ka pohuar se përmbajtja e draft-statusit ëashtë forte i ndërlikuar dhe se ekziston”mundesia e pranimit te kompetencave ekzekutive ne fushat e përgjegjesiv komunale tashme ekzistuese për serbet e Kosoves”.

Pastaj Server vazhdon se ai e ka parë shumë problematike,(pos arbitrazhit dhe Rezolutes 1244 te KS te OKB)edhe aspektin e mbeshtetjlës finaciare nga Qeveria e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pa u”s’çaruar fare se ai financim duhet te rrjedhë perms qeverisë se Kosovës,e jo drejtppërdrejte nga qeveria e Serbnisë siç theksohet ne draft-statut duke theksuar se kjo paraqetë “ ka te bejë me kompetencat ekzekutive qe përfshihën ne këtë mekanizem”.Duke vazhduar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund te miratoi vendime,deklarata,rregullore dhe udhezime .Kjo dispozitë,thekson Server,parasheh qartë kompetenca ekzekutive .Qeveria e Sebisë permës Asociacionit mund te ndihmojë sherbime ne sferen e arsimore,shendetesore,por gjithënjë duhet te kaloi pëmes qeverisë se Kosovës,e jo veçmas e ndarë nga sistemi arsimor,shendetesor te Kosovës,ne te kunderten këto segmente janë jashtë ligjeve te Kosoves me”kompetenca ekzekutive,thekson Server më plotë te drejtë.

Por në këtë kontekst te draft-statusit nuk qendron hiç me larga as prof.universitar dhe analist spikatur Enver Bytyqi i cili e leshon alarmin se ky draft-statut është”goditje e drejtpërdrejtë kundër Kosovës, është problematik i cili shkon përtej kornizave kushtetuese te Kosovës”.Bytyqi thekson se me Planit te Ahtisarit i cili edhe është përfshij edhe ne Kushtetuten e Kosoves serbet e Kosovës kanë me shumë te drejta se shumë pakica tjera ne Evropë”serbet e Kosoves e kanë te drejten e bllokimit te ndryshimeve kushtetuese,por edhe i kanë te rezervuara edhe dhjetë vende te rezervuara”. Kjo nuk ndodhë askund.Por me këtë draft-statut kanë edhe autonomi me te gjerë ne fushën e kultures, arsimit, shendetesisië, planifikimit urban, investimeve ne ndërtimtari,por edhe ne fushën e sigurisë si ne polici dhe gjyqesi.

Më këtë draft ata mund ti përforcojnë edhe politikat e kolonizimit pa dijen e organeve qendrore,te ndaloj këthimin e shqiptarve ne shtepit e veta te ndekur gjat luftes,por edhe ti deboj ata përtej ures se Ibri kut te ju tekett”.Kjo do te thotë se sipas këtij draft-statuti ekziston mendesia qe Serbia jo vetem te largohet por edhe jetë akoma me e prnishme në Kosovë”.Duke i pas parasysh te gjitha këto shqetësime Byqyqi thekson se mundë te anashklohet autoriteti i organeve qendrore dhe se Asociacioni mund te veproi jashtë kornizave te organeve qendrore.Prandaj ai leshon alarmin se duhet te kihet kujdes kur ky status te delë ne diskutim qe te menjanohën te gjitha këto te meta qe e tejkalojnë kustetuten qe te mos demtohet pavaresia e Kosovës te cilen edhe e deshiron Srbia.Por,professor Bytyq preferon qe gjatë diskutimit te këtij draft-statusi duhet te shtohën edhe këto primes ate cilat hartuesit e jashtem i kanë lane anash më qellim.

Ai shton se”Pvresia dhe shtetesia e Kosoves duhet te përmendet ne statut dhe te pranohet nga bashkesia e komunave serbe.Zbatimi i Kushtetuets e respektimi i saj duhet te jetë ne folus te ketij draf-statu dhe këtë duhet garantuar me document te posaçm.Angazhimi për ta respektuar shtetin dhe institucionet e Kosovës duhet te jetë pjesë e këtij projekti.
Por,është e nevojshme qe këtij draft-statusi ti vihet vegsa.limiti se deri ku mund te shkojë me zbatimin e Asociacionit,ne te kunderten kjo vegës duhet qartë te theksohet mbrenda ktij draft-projekti se organet qendrore e sidomos Kushtetuta e Kosoves edhe pa miratimin e organeve te Asociacionit duhet te anuloj funksionimin e metejm te Asocoacionit gjithëj kur Kosoa e shehë rrezikun permanent te devijimit të këtij Asocoaciini nga qeelimi për te cilin është themeluar.

Edhe shunmë analist tjera janë marrë me këtë draft-statut te cilet e konsiderojnë sit e rrezikshem për Kosovën.Ndonjeri prej tyre thekson çartë ky”Asociacion sipas struktures organizative hiq nuk ndryshon nga struktura e shtetit: te ketë Kuvendin,kryetarin nenkryetarin,ktyeshefin e e Egzekutivit(kryeministrin)Bordin(Qeverin).Keshillin Kleshilldhënes,buxhetin,flamurin,skemen,Kryeqytetin,buletinin zyrtar.Pra një “mini shtet”mbrenda shtetit të Kosoves,ka te drejt te pranoj grante,ndihma,mbeshtetje financare jasht vijes qendrore institucuonale nga Serbia”.Pastaj ne këtë draft-statut përmendet edhe leshimi I “diplomave me dizajn te dyfishta si anomali siu generisë.E njeta diploma për përdorim me dizajn te Kosoves,kurse duplikati me dizjan te Serbisë”.Një propozimi te këtillë I thonë fashizëm diplomati,kut nje diploma jipet me dy fytyra qe është jashtë kushtetutes.

A do te ndodhë edhe në Kosovë një ”Hamasi Ballkanik?!

Thuhet se situate e sigurisë ne Kosovë është e qetë por jo stabile.Këtë jostabiltet po e krijon qe mbi 20 vitie vet Serbia në krye me kryetarin e saj profashistin Aleksandër Vuçiq i cili i përket kastës neofashiste e cila ne thumbë e ka urrejtjën ndaj popujve tjere,gllaberimine e tokave te tyre siç ka ndodhë me shqptarët ne te kaluarën kur trojet e tyre mizorisht u glaberuan dhe u pushtuan,Kështu Shqiperia etnike nga 98 mijë kilometra katror ra ne 28 mijë.Aspiratat shoveniste te Serbisë për te krijuar”Botën Serbe”po vazhdojnë ende perms formave te ndryshme,protestvae,barikadave sulmeve te vazhdueshme te pjestarve të KFOR-it,policies se Kosoves perms falangave shoveniste serbe te drejtuara nga kriminel dhe banda kriminelesh te tipit Raodjçiq e Veselinoviq e shumë te tjerve tash e disa vite,jo për te tentuar qe te përmiresohet gjendja e serbeve te veriut por për diçka tjeter,për marrjën apo ndarjën e veriut ashtu siç ishin marrë vesh me liderët e mëparshme te Kosovës.Por,kjo mrekullisht u deshtoi.

Por ”mrekullia e dreqit” po vazhdon edhe me tejë permë formave te ndryshme te presionit dhe rebelimit mbi serbet e veriut.Serbet e veriut nuk janë ne zor nga shqiptarët por nga vetë serbet kriminel dhe banda kriminelesh te orkestuara nga Beogradi qe te krijohet një situate e tillë gjoja për gjendjen e tyre te padurueshme ne veri.Ata nxirren me zorë ne protesta,bllokojn rruget me barikada,sulmojnë çdo serbe qe deshiron jetë te çetë ne veri.Për këto njezet vite veriu i Kosovës ishte ne vorbullën e sundimit te kriminelve, bandave kriminele.

Në maj te këtij viti u rrah me hujë KFOR-i u plagosen mbi 90 veta, por as BE e as Amerika nuk regaun siç duhet bile as qe e sanksionuan Serbin por vazhduan te ledhatojnë edhe me tutj, ta përgedhelin si derrin derisa ajo ua ketheu boomerang 24 shtatorin 2023 kur në Kosovë ashiqare ne pike te dites u futen banda kriminelesh,terrorist me armatim te sotisfikuar qe i ngjante një armate paramilitaresh me qellim qe sipas planit te tyre te përfitojnë territor për veprime te metejme qe për qellim kishte ndarjën e veriut te Kosoves.Por deshtoi me turp duke u mundë siç thuhet”thias”nga djemte trime të policis se Kosoves.Dhe ja kanë kaluar dy muaj nga ajo ngjarje,nga ai sulm terrorist dhe BE/SHBA përseri nuk reagojn hiq pos me fjal boshe dhe Serbia edhe me tutje deri me sot nuk ndeshkohet për sulm terrorist i cili sipas shumë eksperteve te siguris mund te përseritët.

Dhe duke e pasur për bazë situatën kogja te brishte te sigurisë kercnimi nga ana e Serbisë nuk ka te ndalur sidomos tani kur janë ne diskutim Marveshjet Brukselit dhe Ohrit si dhe rreth draft-statutit te BE për Asociacionin e komunave me shumicë serbe I cili anipse nuk është poublkuar ende zyrtarisht nga BE ësthë mjaft diskutabil dhe i cili sipas shumë analisteve I ka kaprcyer caçet e Kushtetutes për te cilat bera fjalë ne këtë shkrim më parë.Sot sipas vleresimeve te sigurisë Kosova është ne rrethim te hekurt,rredhe sajë janë te stacionuar mbi 48 pika qendrimi te armates dhe xhandarmaris serbe te gatshme për sulm eventual në Kosovë.Kjo e bënë situatn e brishte te siguris ne Kosovë.Situaten e till e paralajmerojn edhe Agjencia Intelegjente e Kosoves por edhe kryeministri I Kosoves duke theksuar se Kosova është ne ankthë nga sulmet eventuale te serbisë perms bandave dhe krimineët ne krye me Radojçiqin qe sipas infarmatave ai ne Rashkë veç ka filluar, me pelqimin e Vuçiqit,te pregatitet për ndonjë sulm eventual.

”Rusia po nxitë luftë ne ballkan?!

Lidhur me këtë këto ditë e leshoi kushtrimin se Ballkani Përendimor është ne rrezik edhe kryetari i Ukraines Volodymyr Zelensky duke deklaruar haptas para krejtë botes se:”Rusia po nxitë luftë ne ballkan,ne menyrë qe nje shtet(Serbia)të sulmij një tjetrë(Kosovën).Me besoni thekson ai se Rusia ka një plane se pas luftes midis Izraelit dhe Hamasit shqetesimi I dytë do te jerë Ballkani.Zelensky si duket informatat I ka te sakëta sepse ai I ka “vedhur”nga inelegjenca tuse e sigurisë.

Ne vijë te këtij deklarimi vjenë edhe ai i Minstrit te mbeojtjes Ejup Maqedonci I cili ka deklaruar se”Serbia e ka rrethuar Kosovës me 48 baza ushtarak dhe se pop resin një moment te volitshëm për mësymje.

Por.këto ditë edhe Ministria e Mbrojtjes e Serbisë dhe Forcat e Armatosura bënë thirrje te rinjeve te Serbis te moshes 19-30 vjeç për angazhim ne armaten e Serisë për vitin 2024.Këte me se miri e thotë edhe vetë neofashisti Vuçiq kur deklaron se ne vitin “2024 do te jemi ne situate shumë te veshtirë” dhe mu për këtë arsye ai ne zgjedhjet e 17 dhjetorit me siguri do te beëj koalicion me drazhistin Voislav Sheshel dhe Nikoliqin qe kjo tregon çartë për planet ugurzesa qe mund te ndermarrin këta tre neofasht,gjakesor ne vitin qe vjen

Ky vendim, i shoqëruar nga shpërthimi i retorikës nacionaliste nga politikanët serbë si dhe ndryshimi konstant i dinamikave gjeopolitike ndërkombëtare rrezikon të ndikojë në eskalimin e mëtejshëm të situates.

“Ky vendim, i shoqëruar nga shpërthimi i retorikës nacionaliste nga politikanët serbë si dhe ndryshimi konstant i dinamikave gjeopolitike ndërkombëtare mundëson teren te përshtatshëm për trazita dhe luftë qe rrezikon të ndikojë në eskalimin e mëtejshëm të paqes rajonale. Siç thonë nga Instituti “Octopus” tëra kjo shoqërohet me një kërcënim publik çdo herë e më të madh duke vënë në dukje kapacitetet ushtarake, stërvitjet dhe manovrimet provokuese në kufi më Kosovën, dhe retorikës malinje për përdorimin e forcës ushtarake”. Ky institut thootë se këto zhvillime i sheh në kuadrin e një indoktrinimi në rritje të militarizmit, dhe shpërfaqjes së shovinizmit ekstrem dhe autoritarizmit që po etablohet në Serbi. Militarizmit, si glorifikim i fuqisë ushtarake dhe besimit se forca është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve; shovinizmit, si shpërfaqje e urrejtjes ndaj vlerave demokratike dhe të paqes rajonale; autoritarizmit si akumulim i pushtetit nga Aleksandar Vuçiqi, duke asgjësuar opozitën, mediet dhe shoqërinë civile”.

Por për te gjitha këto mbesin për vetem andrra te pafund te një neofashisti dhe çetniku serb I etur për gjak. Presidentin Vuçiq.duhet te di se Kosoava sot nuk është ajo e dikurshmja ka nje force ushtarake dhe polici profesionale e pajisur dhe strukturuar mire e cila se bashku me popullin mund te ju bëjë ball te gjitha ktrahurave qe vijnë nga Serbia.Por edhe përkundrjetë terl kesaj Serbia sikur ka harruar se mbrenda përmbrenda Kosovës ne sherbim te paçes janë edhe KFOR-I i cili më një urdher te NATO-s mund ta çojë Serbin në shkrum e hi.KFOR-I kohet e fundit po e monitorin situatën ne veri KFOR. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka thënë se” është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare”.

I shqetesuar nga situata e brishte e sigurisë Kosovën këto ditë e vizitoi edhe sektetari i NATO-s Jens Stoltebbërg për te bërë te qartë përkushtimin e NATO-s për paqë dhe stabilitet.Ai e vizitoi Kosoven.Malin e Zi Serbin dhe Bosnje Hercegovinën duke lenë mesazhe mbreslendsese dhe mbeshtetese për r Ballkanit Përendimir e ne veçanti për Kosovë,Kjo visit e keut me te lartë te NATO-se erdhi pas paralajmerimit nga Ukraina se RUsia synon te nxisë konflikt ne Ballkanin Përendimor.Ishte interesante edhe përplasja e Stoltebergur me Vuçiqin kur ai kërkoj nga Vuqçit te te largohet ushtria e stacionuar në 48 punkte përreth Kosovës te largohet sipas parametrave te përcaktuar me konvente e Kumanoves fill pas luftes kur Serbia e Millosheviqit u gjunjezua turpshem.Përgjegjeja e neofashistit dhe çetnukur Vuçiq se”askush nuk mund te më detyroi se në ç’vend dhe ku Serbia do I vndos endos armaten dhe forcat e sigurisë”.Ishte ky si një krcnim I llojit te vetë sui genrisë,mbrapeshti dhe edukat qetnikesh.

Dhe vertetë problemi i madh është se veriu i Kosovës a do të jetë një ‘Hamas ballkanik?!
I sigurtë jamë se nuk do te këtë luftë frontale ne Kosovë qe do te thotë te hyrjes se ushtrisë serbe.Serbia këtë nuk mund dhe nuk guxon te ia lejoj vehtes sespe do te shkon ne shkaterrimdhe ne ferr.Kjo nuk do te lejohet,mund te këtë përplasje,mund te këtë qe përseri kriminelet dhe bandat kriminele te ia mësyen përseri Kososves nen drejtimin e çetnikut Milan Radojçiq.Por edhe mund te ndoshë edhe ajo me e keqëja.Por,ne Kosovë nuk do te ndodhë “nje Hamas Ballkanik”sespe këty rrethanat janë kejtë tjera,

Por nese Vuçiq do te insistoj ne autonomin e Kosovës do te nisl efekti domino edhe ne Sanxhak. Nëse synon të bëjë luftë, Perëndimi është gati, e në këtë rast forcat serbe jo vetëm që nuk do të hyjnë në Kosovë, por do të ndiqen përtej Sanxhakut por mund te ndiçen edhe deri te Molla e Kuqe kun ë vitin 1878 ishti kufiri mes Kosove e Serbisë.Por edhe nese Radojçiq do te luaj”luften e lojes se fëmijve”do te shkaterrohet qe se bashku me flakën do digjet ne ajrPor nese edhe Beogradi nisë lojën e lftes duke sulmuar Kosoven Serbin dhe Vuçiqin do di përbijë ferri.

Dhe për ne fund ky draft-statut ashtu siç e elaboruam ne këtë shkrim është një thikë me dy teha qe po rrinë mbi shpatulla Kosoves qe sa kohë.Sipas leximit tim dhe te shumë analisteve dhe opinonistve dhe vrejtjeve te tjara nga shumë anë, sipas mendimit tim kështu siç është maruem nga te huajt nga BE?SHB nuk duhet te pranohet,Kosovën e qonë një një qorrsokak,në nje te ardhme te zymët pa perspaktivë. Asociacioni i çfarëdo forme të jetë me kompetenca ekzekutive ose edhe pa to perms formave, qoftë vetëqeverisës, menazhues apo autonomi, e ka bishtin e rrezikshëm prapa, që don të thotë fazë përgatitëse për ndarrjen e Veriut të Kosovë.Përndryshe, me formimin e Asociacionit, pa kaluar shumë kohë, Kosova jo vetëm që do të tradhtohet nga ndërkombëtarët te cilet me shum na kanë rrejte e mashtuar se sa qe ua kemi pa hajrin për gjat këtyre 12 viteve ne dialog shterp.= por nuk është miër ten a çojnë edhe neve deri në tradhti kombëtare, e cila do të jetë e pakthyeshme dhe do të qojë përfundimisht në ndarjen e vendit tonë, ku natyrisht, rol në ndarjen e saj, do të luajnë edhe ndërkombëtarët. Prandej te ia ndrrosh fytyrën Kosovës për hater te nderkombetare,për hater te interesav te tyre gjeostrategjika është edhe me keq,kjo konsiderohet edhe tradheti kombetare.

Por, tani shtrohet edhe një pyetje tjetër a ka garanci ky Asociacion nga ndoklush se nuk e prishë ne te ardhmën sovranitetit e Kosovës.Unë më plotë gojën dhëmë se nuk ka garanci nga askush pos fjaleve boshe qe I merr era siç ndodhi ne Bosnje,kur ne Konferencen e Dejtonit me 1995 me insistimin e Millosheviqi Bosnja u nda ne baza kombetare,nacionale etnike,Edhe atje pati fjalë qe garantojnë për funksionimin e Bosnjes te ndarë etnikisht ne tri republika.Po ku është sot Bosnja është berë një shtet moçal ku askush kushin nuk e pyet.E erdhi rebelimi i Miloraf Dodikut me lidhje te forta me Serbnoin dhe Rusin dhe e bënë kaos Bosnjen dhe Hercegovine, janë shkeput raportet midis këtyre tri republikave interne.Republika Srpsa e Bosnjes tani është si një jo republic por si një shtet i cili me ndihmën e Serbisë dhe Rusisë po tenton te ndahtë. E, pra ku janë, ku mbeten garancit e marra ne Dejton. Askud kanë humb.Bile kreatori i atehershëm i Konferences se Dejtonit Richard Holbrooke deklaroi se”rregullimi i tillë i narjës se BH ne baza etnike ishte gabimi me i madh i Amerikës” garancitë e se ciles i mori era.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.