Ishte pasagjere, dalin detaje nga aksidenti, ku humbi jetën vajza e Vangjel Tavos

0
210
Evanthia Tavo

Dita, 29 nëntor 2023

Zbulohen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë, që i mori jetën vajzës së ish deputetit Vangjel Tavo, Evanthia Tavo.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të 28 nëntorit 2023 në në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, në Maqedoninë e Veriut.

24-vjeçarja ka qenë pasagjere në makinën Audi me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), kur mjeti doli nga rruga.

Mësohet se e reja ka humbur jetën në vend, dhe mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e saj, ndërsa shoferi 40 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.

“Me datë 28.11.2023, në ora 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, në rajonin e fshatit Llaskarcë, automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shqipërisë, që po drejtohej nga shtetasi shqiptar V. M. (40), ka dalë nga rruga.

“Nga plagët e marra në aksident, pasagjerja E.T. (24) nga Republika e Shqipërisë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Ndërsa, i plagosur rëndë ka mbetur shoferi V.M.”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.

j.l./ dita

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.