Gjergj Kastrioi Skënderbeu – si Rama – shtatore në Itali, për arbëreshët.
Arben Çokaj
Si ia jep tjetrit natyra, rrethanat, politika e rastësia të gjitha tiparet?!
More e bën Skënderbe (Elisa) dhe shkojnë dhe e vënë te arbëreshët në Itali si shtatore.
More e ke Ali pashë Tepelenë, bektashi, që sundoi me të bijtë pothuajse gjithë Greqinë në kohën e tij… tani don të bëjë edhe shtetin Bektashi, në modelin e Vatikanit në Tiranë!
Ali pashë Tepelena, sundimtar osman i Epirit dhe Greqisë.
More e ke Ismail Qemal, more e ke Rilindas, ky është poliedrik, ne i thonim Enverit poliedrik, por ku krahasohet Enveri me këtë?! Ky është universal! Ky është gjeni, i gjithëanshëm!
Ismail Qemali – themeluesi i shtetit shqiptar, 1912.
Katolik po, nga gjyshja, ortodoks nga i ati po, me brekushe si bektashi po, lider musliman po, e shok i Erdoganit, ky i ka të gjitha, janë mbledhë të gjitha filozofitë politike e fetare në një person, klloun!
Enver Hoxha, udhëheqësi komunist, që e drejtioi Shqipërinë me dorë të hekurt.
Thonë se kur i ke të gjitha nuk ke asgjë, por jo në këtë rast! Ky i ka të gjitha, e lum ne që e kemi, se nuk din çfarë bën…
Çmimet në treg i kemi më të lartat në rajon, por s’e ka fajin ky! Faji mbetet kopil, se ky po merret me ndërmarrje të mëdha si Sunderi! Assso…
Ky është 10 hapa para nesh… – tha një vajzë e re. Dy ditë më vonë e bëri zv.ministre!
Ky e ka shtetin me luajtë harushë, me plotësua tekat e tij. Prandaj thonë se skizofreni i ka të gjitha tiparet e sëmundjeve psikike!
Një shkrim shumë i mirë, i shkurtër, i kuptueshëm dhe krahasuesë më figura emblematike që ja vlen të lëxohet, bësa edhe të komentohet njeriu poliedrik univerzal. Respekt për autorin e shkrimit.