KATEGORIKISHT TË REFUZOHET PLANI FRANKO-GJERMAN, SESPE KOSOVA NUK PËRFITON ASGJE DHE HUMBË SHUMË

0
230
Lajçak - Kurti - Vuçiq - darkë

Nga Binak MAXHARRAJ

/Nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirre me Kosovën brenda Kushtetutes së Serbisë, e as Asociacion një etnik në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës(

/Kosova nuk u çlirua për t’ia prerë krahët pas luftës/

/Gabriel Escobar: ”Kurti s’ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar me Asdociacionin/

/Çdo marrëveshje gjithëpërfirëshe, e cila arrihet nen presionin ndërkombëtar, me kercnime e shantazhe dhe nuk respekton integritetin territorial të Kosovës dhe pa njohje reciproke është fatale për Kosovën/

Javën e kaluar ndodhi zbarkimi i madh në Kosovë i pesë diplomatëve të shteteve perendimore. Me këtë rast i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo.

Temë e diskutimeve me Kurtin e Vuçiqin ishte formimi i Asociacionit nje etnik serb por edhe propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo.

Temë e diskutimeve me Kurtin e Vuçiqin ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

U mbajtën shumë takime si ne Prishtinë,poashtu edhe ne Beograd për te arrijetë një mareveshje gjithëpërfshierse midis dy vendeve sespe për këtë janë hudhë në pinion oferta dhe plane siç është ai franko-gjerman. Por temë e nxehtë ishte edhe formimi i Asociacionit një etnik serb në Kosovë si një obligim ndërkombëtar te nenshkruar me 2013/2015 nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, i cili doli te jetl ne kundlrshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Qeveria e Kosovës po merret me Asociacionin njl etnik serb, me këtë kopil qe ia lane te dera Thaçi dhe Mustafa ne kry ene vehte sepse ishin thjeshtë te shantazhuar nga Serbia. Por, megjithate ndërkombëtaret si ata te BE dhe te SHBA-ve po insistojnë qe te realizohet me çdo kusht anipse është antikushtetues.

Por qeveria e Kosobvës në krye me Albin Kurtin e refuzon kategorikisht themelimin e një Asociacioni nje etnik ne Kosovën miltietnike. Përpjekja e vazhdueshme e ShBA-së dhe e BE-së për ta detyruar Kosovën që ta pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes siç është Asociacioni një etnik serb sa për ta qetesuar vazalin e ngusht te Putinit Vuçiq është skandaloz dhe i papranueshëm, Albin Kurti thotë:
Kushtetuta jonë nuk e duron një asociacion një etnik. Unë jam për respektimin e të drejtave të komunitetit serb por nuk mund të ketë një asociacion një etnik. Kushdo që insiston që të ketë një asociacion të tillë dëshiron që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, por unë them se Kushtetua e Serbisë duhet të ndryshohet ku aty thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë”.

Porn ë lidhje me themelimin e Asiciacionit një etnik i deleguari special i DASH Gabriel Escobar ka një mendim tjetëer, i cili theksaon hapata, apo edhe e kercnon qeverin dhe ne veçanti kryeministrin Kurti se, megjithate Asociacioni serb një etnik duhet të ndoshë.Kjo është shumë e çuditshme kur dihet se Amerika ka luftuar për një Kosovë multetnike. Ai ka thënë se Asociacioni është obligim ligjor dhe do të krijohet.

Është obligim ligjor ndërkombëtar i Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, një palë dhe një person nuk mund të heqë dorë nga ai obligim. Kështu që Asociacioni do të krijohet dhe çështja është se si të arrihet më herët atje“, – është shprehur Escobar.

Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar… Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet”.

Kjo është një çaje skandaloze qe si ka hije një diplomati e sidomos kur vjen nga Amerika qe te mundohet te arrijë diçka antikushtetuese me shantazhnbe kercnime me qeverin Kurti duke vazhuar edhe me ashpër se “na do te gjejmë partner tjera alternative, shoqeri civile, shoqeri humanitare, etj, etj. dhe Asicacioni do ta formojnm. Unë nuk e di se a është ne tokë te bukës Gabriel Escobari, apo ka zbritë nga ndonjë planetë tjeter qe te mos di se çka ka ndhodhë ne Kosovë para 23 vjetesh kur Kosova ishte bërë hi e shkrum, ku ishin bërë krime, masakra dhe gjenocid i pa parapar mbi popullsin civile, ku ishin prëdhunuar mbi 20 mijë femra dhe debuar nga Kosoava mbi një million shqiptar.

Por ndoshta e Gabriel Escobar do ta këtë ne memorie se pse Intervenoj Amerika për ta çliruar Kosova nga shfariosja e shqiptarve A. Vuçiq pra me njeriun qe tani po bisedon me te, po i bënë lajka, thuejse se nuk ka ndodhë asgje. A nuk është kjo sjellja e jote një fyerje z. Gariel Escobar ndaj shqipaterve. Ti ne këtoa biseda me Serbinë as qe po guxon te ia përmendesh Vuçiqit këta heq Kosovën nga kushtetua e Serbisë, kurse nga ana tjeter kërkon Asociacion nje etnik për serbet ne Kosovë,e cila është një “Srpska Republika” brenda Kosovës nje soj si ajo ne Bosnje e cila po e defunksionalizon Bosnjën më kërcnim të ndarjes. Një gje te tillë po e duartroket edhe Vuçiq dhe Daçiq qe te ndodhë ne Kosovë.

Asociacioni pra është një bombë me sahat, e cila do të shpërthejë jo fort larg, pasiqë te formohet. Kësaj i drohet qeveria por edhe krejtë Kosova, qe sipas teje Asociacion nuk qenka çështje e një individi apo palëve, por e Kosovës, e partnerëve alternativë jashtë-kushtetute.

Kështu si Ju veproi edhe bashkëkombasi yt ish-ambasadori ne qeverin Trump Richard Grenell i cili ishte futur thellë ne skandalet për ndarjeën e Kosovës te cilën bash Albin Kurti nuk lejojë. Ai iu hakmura duke i urdheruar qe mbrenda 7 ditesh ta rrexoi qeverin Kurti i e cila edhe ndodhi. Me siguri edhe ju do te vepronit sikur Grenell, por rrethanat janë tjera qeverin Kurti tani askush nuk mund ta rrexoj, sepse është qeveri e popullit me mbi 50% te votuar. Insistimi i juaj qe Asociacioni te behet gjithesesi kur thoni: ”Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit”, ka thënë Escobar.

Mu për këtë arsye me siguri në bazë te insistimit dhe presionit te Gabriel Escobar qe me çdo kusht ta qojë përpara foemimin e Asociacionit nje etnik antikushtetues ambasadori i SHBA-ve ne Kosovë Jennfrey Honier për javen e ardhshme i ka ftuar në takim “palet alternative” qe të diskutojnë, për t’i ndegjuar shqetesimet dhe propozimet e tyre për formimin e Asociacionit një etnik serb por edhe për propozimet rreth arritjes se një mareveshje gjithëpërfshirese midis Kosovës dhe serbisë. Do te jetë kjo një bisedë konstruktive ne Ambasadën Amerikane me opozitën e cila sipas mendimit tim nuk kanë dallime esenciale me qendrimet e qeverisë Kurti, sespe formimi i Asociacionit ashtu siç e do Serbia dhe e ka nenshkrua edhe Thaçi dhe Mustafa është një bombë me sahat e cila me vonë do të tranditë Kosovën por edhe Amerikën.

Por mbetet te shihet se çka ka deshtë te thotë Honier me deklaratën e tij kur deklaroi se”javen qe vjenë kamë për te thane diçka te madhe”. Kjo mbetet të shihet?!.
Prandaj çdo gje duhet të zgjidhet në kuadër te kushtetuese, sespe i dine edhe vetë emisaret e amerikës se “partneret alternative” nuk aknë fuqi as juridike e as ligjore qe te merrën me punet e qeverisë dhe se as qe mund te formohet ndonjë Asociacion një etnik serb ne Kosovën shumë etnike siç e kërkon Serbia tash e 12 vjetë ne dialog me Kosovën.

Në vend qe ti bëhet presion Serbisë e cila përzihet ne punet e mbrendshme të Kosovës e cila minon çdo ditë shtetësinë dhe integritetin territorial e cila Kosovën e ka rrethuar me altileri,e cila vepron ne veri perms kriminelve dhe bandave te korruptuara për te vetmin qellimte destabilizoi Kosobvës, është krejtesishte e qartë qe Kosova i ka dyshimet e veta për themelimin e kërij Asociacioni apo edhe te ndonjëe mareveshje te imponuar gjithëpërfshirse.

Kjo do te thotë se Kosova nuk duhet ti lejoj vehtes një luks te till te formoj një Asociacion fantom i cili neser do ta këtë si partner ne çdo sfere te jetes deri ne shkeputjën e sajë. Kësaj i gëzohet vetem Serbia e Vuçiqit dhe Serpska Republika e Dodikut ne Bosnje por edhe Rusia e Putinit e cila është defakto e ndarë, çka tregon mareveshjen e deshtuar e Dejtonit kur një shtet multienik ndahet ne baza etnike me minishtete etnika. Kjo qonë në defunksionimin e shtetit, në mosmareveshje, skandale ne baza etnike e bile edhe deri te luftrat.

Ndonse sjellja e emisarit të SHBA Gabriel Eskobar rreth presionit dhe kërcënimeve ndaj qeverisë Kurti lidhur me mareveshjet e arijtura deri me atni te cilat shumicën prej tyre nuk i zbatonas Serbia, e te insistohet vetem në një mareveshje ne ate te Asociacionit antikushtetues është diçka e çuditeshme dhe skandaloze ndaj Kosovës e cila ishte viktimë e Serbisë me shekuj me radhë duke e debuar nga trojet e veta duke e vrar e presekutuar, kjo nuk është aspak e çuditeshme nga ana e BE, sespe dihet se në vazhdimesi Evropa ka qenë ndjerkë ndaj Kosovës, ka lejuar shpartallimin e saj duk e ndarë ne shumë shtete ne te kaluarën por as sot nuk pritet asgjë e mire nga ajo kur dihet se, edhe përkundrejt asaj qe ka shkaktuar Serbia pesë luftra ne ish-jugosllavi e sidomos në Kosovë ka bërë krime dhe gjenocodë asnjëherë pëe këto 24 vjetët e çlirimit nuk qe ne gjendje qe asaj te ia numron veprimet e saj kriminele ndaj Kosovës, por për te gjitha këto vite i del në krah Serbisë. Për këtë është vetë fajtore BE sepse ne dialog me Kosovës gjithëmon emeroi ndërmjetesues pro-serb duke filluar nga Mogherini, Borell e deri te Lajçaku.

Këtë me se miri e tregoi Lajçak i cili erdhi me peshën e madhe ne Kosovë me deklaratat e tij skandaloze pro-serbe, sepse sikur ndermjetësuesit e me parshëm edhe ka qe te gjithë ishin pro serb qe vinin nga vendet qe se kanë njfotë Kosovën. Skandaloze e qellimshme. Lajçak qenka çuditë me Kurtin kur ka thënë se “kemi pritur me shumë prej tij, me shumë mirkuptim, duke e goditue fortë qendrimin e kurtit (kur ai po e mbron vendin e vetë) duke i thane mbeshtetje Vuçiqit se ai qenka i gatshëm për kompromise e kurti jo,që sipas Lajçakut se gjoja Vuçiq ka treguar: “Qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira”. Në fakt, nuk është e qartë se për cilën apo cilat çështje Albin Kurti nuk ka treguar ‘mirëkuptim’, çfarë e ka tendosur Lajçaku.

Por për çfarë kompromisesh të Serbisë e ke fjalën o Lajçak dreqi, kur e din se Serbia nuk e heqë Kosovë nga Kushtetuta e sajë, kur e din se Serbia nuk heq dor nga veriu i Kosovës, kur e din se ajo për çdo ditë angazhohet për çnjohje të Kosovës, kërcënon me ushtri, me kriminel dhe banda të korruptuar ne veri te Kosovës, pengon Kosovën ne anëtaresimin e saj ne organizatat nderkombëtare, etj. etj. Thjeshtë mos rrejë z. Lajçak, ku mund tit e ia don te mirën Kosovës kur shteti yt nuk e njeh Kosovën si shtet e këtë për shkak te Serbisë.

Një fushë tjetër për te cilën u diskutua midis liderve të Kosovës dhe Serbisë ishte edhe mundesia e arrijtjës së një mareveshje gjithëpërfshirese midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e maredhënjeve midis tyre. Për ketet pati qe një kohe te gjatë ”non-papera” drafte e plani se sit e arrihet deri te kjo mareveshje.

Unë ksaj punë po i bie pak si trup e shkurtë duke e pyetur Gabriel EscobarinJoe Borellin dhe Miroslav Lajçak se një mareveshje për tu ndërtuar duhet te këtë bazamentin e vet, ashtu sikur shtepia nuk mund te ndertohet pa bazament, sepse shtepia nuk fillon se ndertuari nga kulme e tepishtë por nga baza. Ndërmjetesuesit e siprpërmendur marrëveshjën gjithëpërfshierse kanë filluar ta ndertojnë duke u nis nga kulmi. Turp e thjeshtë çdo kush e din edhe ai me mend por edhe ai i pa mend se shtepia duhet nis së ndertuari nga baza,nga temeli. Kështu duhet te nisë te ndërtohet edhe kjo mareveshje.

Kjo i bie se nuk ka dhe nuk mund te këtë ndonjë mareveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa e hjekë Serbia Kosovën nga kushtetuta e sajë, nuk mund te këtë mareveshje pa njohjën e Kososvës si shtet nga Serbia, sepse marevshja nuk do te ishte e barabartë kur shtetet nuk janë te barabarta, nuk mund te këtë marevshje gjithëpërfshirse midis Kosovës e Serbisë kur ajo e kërcënon për çdo dite me ushtri e cila e ka futë Kosovën nën rexhim te hekurt ku njeezit e saj shihën nëpër istikame shumë afer kufirit me Kosovën, nuk mund te këtë marevshje derisa Serbia i mbron kriminelt, bandat te cilat ajo i përdor çdo here si vegla puna për desatabilizimin e Kosovës, por edhe nuk mund te këtë asnjë marevshje gjithëpërfshirese kur Serbia nuk pranin se ka bërë krim dhe gjenocid te pa pare në Kosovë duke i vrarë mbi 15 mijë qytetar te pafajshëm, duke i përdhunuar mbi 20 mija vjazaj, nana dhe motrat tona dhe e ka bërë Kosovën hi e shkrum, pra tokë te djegur bile as kerkimfalje nuk pranon te këtë por për dp ditë o mohon krimet dhe viktimat. Ky, pra është bazamenti mbi te cilën duhet te ngritet një marevshje gjithëprfshierse midis Kosovë e Serbisë, pa te cilën nuk ka as mund te ketë ndonjë marevshje afategjate/

A thue a e di din te gjitha këto se çfare Serbia ka bërë gjatë luftes ne Kosovë për te cilat jo vetem qe nuk e akuzojnë, por as qe guxojnë te ia përmendin. Si kanë te drejtë BE por edhe Amerika përkundër asaj qe ka bërë Serbia ne Kosovë te veproi asisoi sikur ajo ska bërë asgje asnjë krim asnjë masakër, gjenocid atje, a janë këta njerzez ne rregull apo të ç’orientuar kur mbi gjakun e viktimave te ndertojnë mareveshje gjithëpërfshirëse duke ia fshirë, duke ia falë te gjitha krimet Serbisë qe ajo i ka bërë, kjo nuk është e ndërshme por aq me shumë është skandal me përfundim te më vonshmem te pasojave te pariparueshme.

Është në pyetja palni franko-gjerman prë noramlizimi e maredhë njeve midis Kosovës dhe Serbis, qe ashtu siç është e ka edhe përkrahjën e SHBA-ve. te cilave po u ngutet pëe arritjën e një marevshjeje për shkak te ndiirimit te situates gjeos strategjike me shkaktetimin e luftes midis Rusisë dhe Ukrainës. Por ky plane i ka defektet e veta thelbore, nuk përfshin njohjen e Kosovës ne qendër, nuk e ndihmon Kosovën në inkuadrimin në organizmat ndërkombetar, e aq me pak nuk është garanci se as pesë shtetet Evropinale qe se njohin Kosovën ta bëjnë këtë ne stilin sepse ato jaon shtete pro serbe dhe se pa njohjën e Kosovës se pari nga vet Serbia nuk e bejnë dot.

Pra, plani franko-gjerman është i mangët dhe totalisht i papranueshm për Kosovën, sespe nuk e mbron territorin e Kosovës, nuk është i qartë integrimi i Kosovës në struktuarat EURO-antlantike, në NATO, në marrjen e statusit te kandidat për BE.

Se fundi edhe sshumë njohes te çeshtjeve politike, juristët theksojnë se plani franko-gjerman nuk duhet paranuar sespe kështu siç ësht[ e dëmton Kosovën, është i rrezikshëm për Kosovën nuk garanton pace te përhershme por vetm një kamuflim te situates momentale e cila do te shprthej me vonë nga te gjitha anet. Këte model Kosova duhet ta refuzloi fuqishëm. Ky është një model pro serb për ta josh Serbin qe te orientohet nga Perendimi qe te shjeputet nga Lindja Rusia e Putinit.

Por nje gjë është e qartë se Serbia me zemer e do Rudin kurse i merr parat me mashtrime te përendimit, sepse perendimi e ka zor, qe t’i shkeput vlellazerit siames ruso-serb, kjo për ata qe marrin vesh u pa gjatë luftes ne Ukrainë kur Serbia u veçu duke mos vend sanksione ndaj Rusisë por ne vazhdimësi vrapan nga ajo, prandaj Evropa dhe SHBA-të e kanë zor qe Serbin ta nxjerrin nga këthedtar e sllavizmit, por me këtë rast me se shumti po peson Kosova tani kur po flitet për normalizim te maredhenjeve kur çartash shihet se bashkesia nderkombetare BE/SHBA po e ledhatojnë Serbisë, duke mos i krluar asnjë compromise kurse Kosovën e nashkalojn, bejnë trysni, presion, e kërcnoj duke ia ansshkaluar qeverin dhe kryeminstrin Kurti te zgjedhur nga populli me mbi 50% te votive, kurse përkrahate pinjolli i Millosheviqit, me te cilën Vuçiq ka vra e pre shqiptar gjatë luftes në Kosovë.

Prandaj,qendron konstatimi im i fuqishëm se nese nuk ka mareveshje gjithëpërfshirse midis Kosovs dhe Serbisë ne këtë vit nuk është kurrfarë fataliteti për Kosobvën por është shpetim i saj, sespe ajo shprton qe ti prehet krahet me këto marevshje. Nuk mund te këtë marrëveshje përfundimtare me Serbin shkurt e shqip pa heqjen e Kosovës nga Kushtetuta e Kosovës dhe pa njohjën e Kosovës si shtet Sovran dhe te pavarur nga Serbia. Ky është fundamenti, është baza mbo te cilat duhet ndërtuar një marevshje. Me kot krcnohet qeveria e Serbisë bil edhe duke e anashkaluar ate nga proceset e medha për Kosovën, sespe si BR/SHBA e dijnë fare irë se asnjë mareveshje nuk mund te arrihet me partner inegzisten alternative sepse çdo tentim do te jetë i deshtuar.

Prandaj edhe thirrja e kesaj alternative te Ambasadori amerkan ne Prishtinë pa prezencën e qeverisë dhe personalisht te kryeministri nga e Amerikës më tepër është një skandal sespe tentohet gte futet përçarje midis strukturave politike në Kosovë. Por një gjë është e rëndesishme se nuk ka birë nane, qe e ka te drejtën te neshkraujn mareveshje gjithpërfshirse, por edhe te nndonj Asociacion eventual antikushtetues pa miratimin e organeve legjitime te Kosoves te zgjedur nga ana e popullit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.